A i duhet ndonjerit eksperienca?...

JOHN VASILI/
Qeveria e re u krijua dhe të gjithë po prisnim të dinim se kush do të drejtonte institucionet bazë të këtij shteti "të rilindur". Dhe kryeministri i ri pa vonuar fare (nuk them dot pa u konsultuar fare se nuk e di), caktoi një numer drejtuesish në drejtoritë më kryesore të këtij vendi. Midis tyre më terhoqën vëmendjen tre emra në moshë shumë të re. Aq të re (te të njëzetat) saqë kanë tërhequr po aq shumë edhe vëmendjen e medias dhe të publikut. Pa marrë parasysh fare gjininë apo prejardhjen dhe pa dashur fare tëparagjykoj asnjërin nga ta, nuk mund të rrija pa u kuriozuar të dija se çfarë aftësish dhe kapaciteti gjenial mund të kenë këta drejtorë kaq të rinj, që nuk i ka ndonjë Shqipëtar tjetër i mirëedukuar brënda apo jashtë kufinjve, për t’i vendosur në poste kaq të rëndësishme drejtuese, në një vend si ky i yni që ka njëmijëenjë probleme. Dhe nuk kemi probleme pak të vogla e të thjeshta për tu zgjidhur, por probleme me aq peshë të madhe, saqë me eksperiencën e tyre edhe vet Kongresi Amerikan apo Këshilli Europës të vinte e ti merrte përsipër, zor se do i kishte zgjidhur dot pa djersitur mirë nja 4 vjet e kusur dhe pa i dhembur kockat nga pesha.
Kështu që menjëherë të shkon mendja të mendosh se këta drejtorë drejtorish kaq të rinj, përveç talentit, do kenë një ekperiencë pune të shkëlqyer dhe një Resume (CV) të mbushur plot me suksese. Por kur dëgjon se njëra drejtoreshë përmendet vetëm si përkthyese në kuvend, tjetra vetëm se ka qënë antare e Asamblesë Kombëtare të PS dhe tjetri vetëm se ka studiuar Inxhinieri Elektronike, atëhere mendova që këto emërime s'kanë të bëjnë fare me aftësitë e tyre profesionale, sepse të treja Resumet e tyre duket se përmbajnë vetëm një fjali me tre fjalë: "Antar besnik Partie". Kaq. Por a mjafton vetëm kaq për të marrë pozicione të tilla drejtuese?
Jam dakord të pranoj se ashtu si cdo president apo kryeministër në botë edhe Rama do mbledhi rreth vetes njerëzit e tij më të mirë e më të aftë të partisë që e mbështet. Biles një udhëheqës me vizion dhe në kërkim të suksesit zgjedh ndonjëherë për të mirën e punës edhe më të mirin në fushë edhe pse ndoshta ky më i miri mund të mos ketë aderuar ndonjëherë në strukturat e partisë së tij. Por s'ja ka kërkuar njëri Ramës këtë, sepse e dimë shumë mirë që është herët akoma në Shqipëri për të marrë shembuj të tillë, edhe pse ish-kryeministri Nano bëri pikërisht këtë me Ramën dhe ndoshta është gjëja e vetme e mirë që ka bërë për këtë vend edhe pse jam i sigurt që nuk e kishte menduar deri në këtë pikë. Por pa u hapur shumë, le të mbetemi tek vathi shqiptar i çudirave. Kaq e varfër për njërëz me eksperiencë e intelektualë të zot na qënka "Aleanca për Shqipërinë Europiane" saqë nuk paskan burime më të mira dhe njërëz më të pregatitur për të drejtuar me eficencë, përderisa u paska dashur ti hedhin sytë tek mosha njëzet vjecare? Këtë pyetje unë do ta bëja për këdo njëzet e kusur vjeçar që do ishte në vend të tyre, sepse të jesh i interesuar për prosperitetin e vendit tënd është së pari një detyrë qytetare e çdo individi që e dashuron vendin e tij, dhe këtë pyetje mendoj se i pari duhet ta kishte bërë Kryeministri Rama përpara se të bënte emërime të tilla. Akoma më të nevojshme pastaj bëhen këto pyetje në një kohë që degjojmë të na thonë se "ky është shansi i fundit i mirë që keni".
Une mbaj mënd veten time dhe moshatarët e mij kur ishim njëzeteca vjeç dhe nuk di asnjërin prej nesh (as edhe disa të talentuar dhe me medalje ari) që të ishin në gjëndje të merrnin detyra shtetërore kaq madhore për t’i mbajtur mbi supe. Se edhe shtëpinë tonë po të na e linin në manaxhim prindët, zor se do ja kishim dalë. Përkundrazi na thonin "kur të dalësh në jetë do mësosh më shumë nga eksperienca gjatë punës sesa ke mësuar nga shkolla". Dhe mbaj mënd që ishte fat i madh për ata që i dërgonin të punonin pranë ndonjë "ustai" të zot nga profesioni. Koha tregoi që kishin të drejtë. Nga eksperienca personale dhe me sa kam parë e kam dëgjuar, ashtu si të gjitha qëniet frymore në këtë tokë (përfshi këtu edhe kafshët), më i zot dhe më i aftë është ai që ka më shumë eksperiencë.
E s'ka se si mos të duket e çuditshme dhe pak si e lehtë emërimi i këtyre drejtorëve kaq të rinj, kur vet kreu i ekzekutivit Rama, vetëm një ditë më parë në konferencën e bërë në Twitter na premton konkurse dhe zotësi në përzgjedhjen e jo vetëm drejtuesve, por edhe të administratës që do drejtohet nga këta drejtues. E them këtë sepse nuk e kuptoj dot çfarë nënkupton Rama kur përmend fjalët "konkurs", "konkurrim", "zotësi", "meritë" apo "aftësi". Këto janë fjalë që të mbushin me shpresë, por në këtë rast, kur më shumë se kurrë është e domosdoshme ti gjesh njëriun e duhur punës dhe jo thjesht vetëm t’i gjesh punë njëriut, më duket pak si kontradiktor ky lloj qëndrimi dhe kjo lloj përzgjedhje, sepse konkurimin unë e kuptoj kështu: Kam 10 kandidatura dhe zgjedh më të aftin, më të mirin dhe që ma bën punën më mirë se kandidatët e tjerë. Po a e kishte Rama një listë të tillë kandidatësh (sikur edhe në mëndjen e tij)? Po të na e kishte treguar, atëhere do ishte më i besueshëm në këtë përzgjedhje, sepse do e justifikonim të gjithë duke i dhënë të drejtë për këto emërime. Pra, kush ishin këta pesë apo dhjetë kandidatë të mundshëm në listën e Ramës nga e cila përzgjodhi 20-vjecarët pa eksperiencë? Sipas llogjikës së përzgjedhjes, i bie që të ketë qënë një listë e mbushur më 10 vjecarë, nga ku Rama i detyruar për të mos vendosur një femijë 10 vjec si drejtor dogane psh na ka përzgjedhur nja dy më të rritur që i kanë kaluar të njëzetat. Çfare vëndesh do japi me konkurs Rama atëhere, nqs drejtorët i vendos pa kriterin bazë të eksperiencës dhe të pjekjes në punë? A nuk do ishte edhe në nderin e cdo konkurenti fitues të kishte si kundershtar në konkurim konkurentë të fortë? Po edhe për ata që nuk do e merrnin atë pozicion pune, do ishte nder të humbnin para një konkurenti të tillë. Por të satët mund të dilnin në konkurim këta drejtora për postet që janë emëruar përkatësisht? S'ma merr mendja kurrë se do dilnin të parët, sepse experienca zero në ato poste flet vet. Po atëhere për çfarë vëndesh në administratë e ka fjalën Rama kur flet për zotësi dhe konkurse? Për pastrueset e spitaleve, apo për rojet tek dera e institucionit? - pa dashur ti nënvleftësoj edhe këto poste të denja për cdo njeri që punon, sepse edhe ketu duhet eksperiencë. Po çfarë konkurrimi do jetë ai ku institucioni i cili përcakton kriteret e konkurimit drejtohet nga një njëri pa eksperiencë? A mos vallë një nga kriteret do jetë që konkuruesi duhet të ketë më pak eksperiencë se vet drejtuesi i institucionit? Sepse përndryshe, si do mundet një intelektual të drejtohet e të marri direktiva në punë nga drejtori kur intelektuali vet mund të ketë po aq vite eksperiencë në punë saç ka moshën vet drejtori. Kësaj i thonë - Hajde baba të tregoj arat! Ose përndryshe fituesi do vazhdojë të përzgjidhet akoma një i afërt ose një bythëlëpirës i rastit që për të mbajtur vëndin e punës do i thotë gjithmonë "lepe-peqe" drejtorit edhe në rastet kur drejtori vijon shtrembër. Edhe ndeshje futbolli të ishte kjo e shkreta qeverisje, prap si mund të fusësh ti në lojë një lojtar që s'ka prekur top me këmbë e ta vësh të drejtojë një ekip të tërë në një ndeshje finale, thjesht sepse është tifoz i thekur i ekipit? Po a nuk shkarkuam qeverinë paraardhëse ne vetëm sepse e mbushi administratën me tifozë të thekur?
Ndoshta dikush mund të thotë që u përzgjodhën si njërëz "të papërlyer". Por edhe kjo nuk kapërdihet kollaj, sepse ofendon së pari ndonjë kandidat tjetër për ato pozicione dhe gjithashtu ata mijëra e mijëra intelektualë të zot e të ndershëm (të moshës mbi 30 vjeç), të cilët kanë preferuar të punojnë me ndershmëri me një rrogë minimale simbolike ose që kanë qënë të papunë fare, vetëm sepse kanë refuzuar të preken nga llumi i përlyerjes, që në Shqipëri e gjen me shumicë ne çdo cep të çdo zyre e të cdo institucioni.
Si përfundim, duke qënë se për mua personalisht këto emërime mbajnë era shpërblim (partiak ose jo), i drejtohem Kryeministrit të vendit tim z.Rama mos përsërisë gabimet që kanë bërë paraardhësit e tij vetëm për faktin se ka një shumicë dërrmuese në parlament, sepse nga këto veprime përfiton vetëm dikush. Dhe ai dikush është pikërisht djalli me fytyrën e njeriut që e solli Shqipërine në këtë derexhe nga e cila nuk e dimë akoma nëse do dalim apo jo dhe si do dalim po qe se dalim. Për atë dikush, cdo hap I pamatur mirë nga ana juaj z.Kryeministër është ushqim që e mban gjallë dhe i shton jetë. Në errësirën ku ndodhet, ky dikush, së bashku me laraskat dhe lakuriqët e natës që e rrethojnë, duket se lumturohen nga gabimet e qeverisë suaj dhe mezi presin dhe luten për dështimin. Dhe jo vetëm tuajin, por të gjithë atyre 1 milion shqiptarëve që ju besuan frenat e trenit që ju morët përsipër ta drejtoni.
Ndërsa unë duke ju uruar sukses do ju drejtoja një lutje të vetme. Mos ja ktheni Shqipërinë djallit, sepse nuk ka më kohë populli për të provuar alternativa të paprovuara dhe as kohë për eksperimente dhe kalitje në punë.
Comments
Ke shume te drejte, ne kete

Ke shume te drejte, ne kete analize, por kam bindjen se kjo analize nuk eshte e panjohur edhe per ata qe kane marre keto vendime. Ajo qe une ndjej ne kete situate eshte "era e barutit"; e shoh si nje shpallje te "gjendjes se luftes" ne ato sektore. Standartet normale te tregetise dhe te edukates se detyrimit ndaj shtetit e punblikes, jane ne "llampe te kuqe", ndaj nderhyrja do ndihet e forte dhe do krijoje tensione (perkohesisht). Duke marre kete si premise edhe zgjedhja e individeve pa "te shkuar" te atakueshme, por edhe te pa mesuar me konjukturat e funksionimit te kalbur te skemes, tregon avantazhe ; per me teper qe jane teper te ndikueshem nga vullneti i kreut, dhe te pandjeshem ndaj kercitjeve momentale ne marrdheniet me administraten apo subjektet. Shkurt kjo eshte zgjedhje per momente shkundjeje dhe ndryshimi ne koncept (dhe une Ramen per te tille e njoh). Ne analizen qe autori ben, kriza shihet ne permasa te tjera, dhe mjetet e zgjidhjes mendohet se duhet te jene sipas nje shteti normal. Rama (me thene te drejten jo vetem ai, biles edhe une) nuk e sheh keshtu. Te shohim! Ky perceptim me vjen, nga sa kuptoj e perfytyroj.

Autori thote se keta qe u

Autori thote se keta qe u zgjodhen , u zgjodhen sipas parimit :...Besnike te Partise ..'......._-Ne fakt keta skopionsat qe u zgjodhen ne krye jane zgjedh sipas parimit :....Besnike te Edushkes"....Jo besnike te Partise , pavaresisht se keta jane njerez te partise ........Eshte fyerje per masen e madhe te kuadrove me eskperience ne PS , te zgjedhesh keta pioneret , qe duhet ti quajme :....Pioneret e Edushkes ---Keta pioneret po te ishin jashte , as roje tek dera nuk i emerojne se keta jane me eskperience pune zero , ndersa ne Shqiperi i vendos Edi ne krye te vendit --Skandal !

Keto emerime te njerezeve

Keto emerime te njerezeve "gjenial" ne fushat perkatese te anetareve besnik te partise, jane thjesht emerime marionetash qe rama, meta, etj.... do ti perdorin si te duan per te bere ata, ato qe ato duan dhe pasi te vjedhin mire nja tre kater vjet te gjitha palet dhe keto njezet vjecaret te behen zengjin, do te zevendesohen nga njerez me me "experience" dhe gjithe humbjet e shtetit do ti faturohen punes se keqe te tyre, por asnje nga keta si nga ata qe iken kurre nuk do ti gjej gje dhe do vijne kendej nga amerika per ndonje master ose PhD, ku studentat e tjere do "mahniten" nga postet qe paskan mbajtur keto gjeni ne atdheun e tyre, dhe do vrasin mendjen pse paskan ardhur keto "gjeni" ketu. Por cdo popull ka ate qeveri qe meriton, meta vodhi sa deshi, shau ramen sa deshi dhe me nje manipulacion fare te hapur nga frynte era kaloi me ramen dhe u "pastrua" dhe populli idiot/bageti i votoj dhe tani po shef se cfare frytash po i dalin, ju befte mire dhe hajde prap ta votojme, salen, ramen, meten, dhe cilindo injorant/partiak, ex komunist qe na del perpara, o sa mjere me qen Shqiptar oe oe oe........

nejse, padyshim qe ka

nejse, padyshim qe ka argumenta te drejte, por e ke sterholluar shume o shoku. Per vete u lodha dhe me durim te sforcuar arrita ne fund te shkrimit...

Analiza eshte e drejte nese

Analiza eshte e drejte nese flitet per nje vend ku gjerat rrjedhin normalisht. Ne nje vent te zhutur ne korrupsion per 20 vjet kushdo qe do vihej ne ato poste do shikohej me skepticizem. Disa per eksperiencen a meparshme ne keto lloj punesh, ku probabiliteti eshte shume i larte te kene qene te perlyer; disa per mungese eksperience. Une do te preferoja mungesen e eksperiences per karshi eksperiences se meparshme ne ato institicione qe kane qene te korruptuara ne 20 vjet. Shpresoj qe keta te rinjte te mos korruptohen... Natyrisht mosha e re perben nje problem sepse eksperienca ne jete te meson shume gjera te ndryshme nga ato te shkolles. Por le tia leme kohes... Gjithashtu, me vjen mire qe jane vajza se ne pergjithsi grate jane me te drejta se burrat - hiq Josefinen...

Te me falni por po ve dy

Te me falni por po ve dy fjale te urta. Nga Kruja "Nje mulli qe nuk ka punuar kurre nuk punon me dy pika shurre" dhe nga Kolonja "Po vure prapanicen te gatuaj dihet çfare gjelle do bej"

Dhe historia vazhdon edhe me

Dhe historia vazhdon edhe me rende akoma. Sot mes emrave te zevendes ministrave shikoje njerez besnik qe si lidh asgje me idealin. Si dritan Hila ,burri i Rudina Xhunges ( Top Channel), djali i Filip Cakullit emerohet nendrejtor tek Lojrat e Fatit ( Top Channel) gruaja e Balles drejtoreshe tek Agjencia ajrore(Top Channel)... Pra tani qeveria filloi te shperblej edhe media e historia do te vazhdoj. A mundet me Top Channel te demaskoj gje ...Jo ...Shtypi i lire u kthye ne shtyp partiak...media e lire u kthye ne TVSH.... administratori i Kocos kontrollon naften (dmth Koco prape ne skene) kurse per LSI-ne me mire mos flas se te njejtat letra prape ne skene dhe ne poste te rendesishme... ku jane parate e medha dhe njeriu me fytyre djalli do te kete me shume te flase neser...

Tre anetare te Komisionit te zgjedhjeve qe donin te na bindnin se iken per drejtesi- more thela te majme... Te shkolluarit ne shkollat me te mira brenda dhe jashte... nga qe i qendrojne larg politikes mbeten perseri me gisht ne goje...

Sistemi nuk nderrohet duke hequr LEnen e vene Prelen....

Asgje sme bind se do te ndryshoj. Endrra eshte e bukur po e shohin vetem idealistet...

argumentat jane logjike,por

argumentat jane logjike,por po te bej avokatin mbrojtes do sillja disa argumente pro emerimeve.Psh,kemi foluir qe ekzistonte prej vitesh qeveria-hije,dmth,pak a shume Rama nuk doli diten e fundit te kerkonte trotuarit mes kalimtareve ke do emeronte.Ishin caktuar disa piketa,ndofta prej nje viti e me shume.Tjetra,eksperienca.Eshte sikur te zgjedhesh presidentin e Amerikes,Obama psh,duhej te kish qene president gjekundi?Ne mos i Amerikes,te kish qene president i McDonald's,apo jo?Ose,midis Obames dhe keshilltarit personal,une do vija bast qe keshilltari eshte ku e ku me i zgjuar se Obama vete,sepse hamendesoj qe misheron inteligjencen,efikasitetin,eksperiencen,e shume veti te tjera qe i misherojne keshilltaret,kot nuk quhet keshilltar.Ministrat jane figura politike,ka vdekur ky argument dhe mos e kap hiç o Xhon djali!Po deshe te behesh minister zotrote,pervish menget dhe bej ca"gavete"partiake,por s'deshe te behesh pis me mitingje e varje pankartash,merru me punen tende!Keshtu eshte ne tere boten,se vaj halli te merrej Steve Jobs me Doganat apo me drejtorine e hipotekave,nuk do kishim Apple,dhe sikur Thomas Edison te ishte president i Amerikes nuk do linte Westinghouse te fuste ne rrjet rrymen alternative.Nuk ka ndodhur ne bote dhe as po ndodh qe me te zgjuarit,gjenite te behen ministra dhe kryetare shtetesh,ata paguhen ku e ku me shume te shpikin gjera qe vlejne me shume se nje mandat deputeti e mbesin me gjate ne histori nga ç'pretendon Rama.Sepse eshte bere fiksim ky revanshi per tu bere"figure"nuk e kuptoj.Keta te rinjte drejtora,mendoj une,jane ne nje tension te papare dhe kam frike se Edi sikur i ka futur per prove 1 vjeçare,se prova eshte thike me dy presa.Mund t'u thote neser,qe ja,ju provova por nuk ishit te zote,dhe kjo eshte metode diabolike qe njihet.E perdorin edhe"te jashtmit"("pernimoret",ata qe po na mesojne si behet shurra)per te hequr qafe rivale dhe figura emergjente,duke i diskretituar nen pergjegjesi te tilla.Prandaj,mendoj se ky debat mire eshte qe behet,por nuk mund te veme Ramen prift dhe pastaj t'i rruajme mjekrren vend e pavend.Ai fitoi mandatin qeverises,ai vendos edhe bashkepunetoret.Jo,po t'i a sugjerojme ne?Ja psh,po te me pyese mua,une ne liste te parin kam veten time -nuk shoh burre me te mire rreth e rrotull,perfshi edhe Ramen -pastaj kusherinjte,shoket,miqte e Facebook-ut;pse ore,keshtu behen punet?

RP, Do te isha kurioz te me

RP,

Do te isha kurioz te me beje listen e asaj qeverise hije, per te pare kush ka mbetur nga ato ministrat hije.

Krahasimi me Obamen me duket pavend pasi Obama nuk vinte i sapo dale nga bankat e shkolles por nga nje ekperience politike dhe nga nje gare primaresh pra nuk ishte "buzequmesht" ne politike. Sigurisht keshilltaret mund te dine dicka me teper ne fushat specifike por kjo nuk do te thote qe Obama mund te flase brockulla ose te jete fyell sepse ka keshilltaret qe i zgjidhin problemet.

Ministrat jane figura politike,ka vdekur ky argument dhe mos e kap hiç o Xhon djali

Kush tha te kunderten? Problemi qendron tek aftesite dhe eksperienca per te mbuluar nje rol drejtues. Me kete logjiken tende i bie qe me kot lodhen njerez te tjere qe merren me politike apo shkollohen e bejne eksperienca pune kur neser nje Edi Rama mund te te zgjedhe ne krye te istitucioneve njerez qe nuk kane bere gje hic.

Po deshe te behesh minister zotrote,pervish menget dhe bej ca"gavete"partiake,por s'deshe te behesh pis me mitingje e varje pankartash,merru me punen tende!

Me zgjedhjet qe beri Rama hodhi poshte edhe kete teze tenden prandaj perpiqu te gjesh dicka me bindese.

Sidoqofte ate qe ti quan "gavete partiake" une e shqiperoj ne "servilizem ndaj shefit".

Mos u ngaterro me shume "sikura" dhe me emra te perveçem, por shihi gjerat konkretisht dhe me kembe ne toke. A me sjell ndonje shembull te tille qeveriberje nga bota? Nese ti do te kishe nje nderrmarrje tenden a do te merrje ne pune nje grup drejtues me eksperience zero apo dike qe njeh punen?

Kushedi sa te kenaqur do te kene mbetur gjithe ato qe i dorezuan me besim CV-te Rames.

Une dua te merrem me punen time por kur politika i fut hundet edhe ne punet e mia atehere si t'ia bejme, te kycim gojen? Kritika ndaj politikaneve eshte e drejte e cdo qytetari dhe baza e demokracise, ne rast se kjo ty nuk te pelqen ky eshte problemi yt, jo imi.

Gjon,nuk them se gabon

Gjon,nuk them se gabon autori,gabon ti apo shume kritike te tjere.Tek e fundit debati sjell progres dhe kjo as diskutohet.Me duket Popper shpjegon fazat e tensionimit te nje problemi dhe zgjidhjes se tij,qe gjithmone sjell nje teori te re,qe nga ana e saj mund te qelloje serish e gabuar.Krahasimi me Obamen dhe te gjithe politikanet eshte analog sipas meje,se edhe Spiropali per te folur flet bukur.Gaveta partiake per mua nuk eshte servilizem,eshte ngjitje e shkalleve,por ca i bejne nga nje,ca nga dy,ca me hater kalojne pese bashke;ndodhin edhe keto.Postet jane politike,sistemi aktual eshte i tille,kur te vije koha qe te zhduken partite ndoshta do fitoje meritokracia,por une mendoj se njeriu eshte ngjizur makine difektoze dhe kjo s'do arrihet kurre.Ne krye do arrijne gjithnje karrieristet,finoket,ciniket;gjeneralisht i quajme inteligjente sepse na mungon kurajoja t'i themi hapur mendimet tona.Oppenheimer thote bukur qe fizika ecen perpara se nuk gabon dy here me te njejten menyre.Une mendoj,dhe shpresoj natyrisht,qe Rama ka nje problem me startin,qe basketbollisteve nuk u shkelqen shume.Te presim dhe t'i japim kohe,tek e fundit,nje hap eshte bere.Ti do shembuj qeverisjeje ne bote?Po sa te duash ka,psh qeverisja italiane e Berluskonit pati plot ministra e ministre,psh ajo e Arsimit ishte me nota shume te dobeta ne shkolle.Por edhe e majta kishte te tille,sado Prodi ishte profesor tamam,jo fallso si Berisha.Edhe ne France kam degjuar xhevahire te tilla,ne Gjermani ministri fallsifikoi disertacionin,por edhe ne Japoni nje e tille identike.Ne Greqi ka dinasti familiare qe e kane kapur politiken per fyti,Stefanopulos,Karamanlis,Papandreu,etj,e nuk besoj qe femijet jane aq te zote sa prindet,por ja qe u hapet rruga.Une di raste plot kur"shpiken"studente me dhjeta,di plot raste kur shpiken menaxhere te zote;pas fasades qe duket qelbin ere kufome.Une s'pretendoj qe shtetthi yne varfanjak te behet papritur i drejte,i sakte apo engjellor.Bertrand Russell me kujtohet qe thoshte,po te zhduket varferia,e qysh do dallojne pasaniket?Ne fund fare,e vertete qe une kam problemet e mia dhe ne fakt duhet te merrem me ato,qe jane jashte kufijve te ketyre debateve,jashte kufijve demagogjike,jashte kufijve te Shqiperise biles.Une si individ me gjithe familjen jam nje hall me pak per qeverine,biles ajrin qe do thithja e me takon me kushtetute po ia fal ndonje familjeje te varfer,e ka qyl nga mua,pa kontrate tek noteri.Me shume se kaq s'bej dot!Por nuk mund te hesht para ketij"kryqezimi"masiv mbi eksponentet e nje qeverisjeje,qe akoma nuk ka leshuar frymemarrjen e pare.Ne rregull,une ca alibite e mia ti sqarova.Tani,a me thua dot,nga keta ministra e drejtora me soj e sorollop,a ka ndonje qe ia vlen?Ndonjeri qe ben mo burre i dheut...Te tere"koqe kandari"qenkan keta?

RP, Nuk e kuptoj perse ke

RP,

Nuk e kuptoj perse ke tendence t'i marresh problemet larg e larg duke i rene nga Popper, Oppenheimer , Russelletc.

Nuk ve ne dyshim qe edhe gaboj por konkretisht, fjalimi i Spiropalit ishte fjalimi i nje militanteje dhe jo i nje drejtoreshe te porsaemeruar, tonet ishin ato te nje perfaqueseje te nje force ne opozite kur ne te vertete tashme duhet te qeverisin. Per vajzen tjeter eshte me mire te hesht. Ku shkoi meritokracia e premtuar???

Askush nuk po i "kryqezon" por eshte evidente qe ka shume gjera qe nuk shkojne, ndersa pritej nje ndryshim po rrihen gjurmet e qeverisjes se meparshme.

"Shqiperimi" ose me mire varianti shqiptar i "gavetes politike" eshte servilizmi edhe pse mund te teorizojme gjere e gjate, praktika shqiptare e ka treguar qarte, perndryshe je "out"

A eshte e pranueshme per nje kryeminister te beje ate prezantim te dy drejtoreshave (pa femije, pa burra per tu kujdesur etj), apo t'i pergjigjet si karagjoz gazetareve, a nuk bart kjo menyre e te konceptuari shume probleme ne vetvete.

Ne gjermani ministri qe fallsifikoi dha doreheqjen jo si ketu tek ne .

Nese Russell do te kishte jetuar ne vendet nordike ndoshta do ta kishte kalibruar me mire thenien :)

Te jetuarit jashte Shqiperise nuk do te thote "jam nje problem me pak per Shqiperine" apo "le te bejne c'te duan se nuk kam c'ti bej", perndryshe kot qe diskutojme.

Jam dakord qe cdo fillim ka dhe gabime fiziologjike por nuk eshte rasti i Rames. Gabimet e Rames jane patologjike, njesoj si ato te Berishes, ndoshta me pak me teper butafori.

Sigurisht qe nder keta ministra ka persona te vlefshem, ajo qe nuk shkon eshte menyra si u katapultuan (vete the ministrat vijne nga politika) dhe cfare kontributi kane dhene ne politke. Shume prej tyre vijne nga shoqatat e Sorosit e kjo nuk me duket nje koincidence. Por kryesorja eshte shkalla e autonomise qe do te kene per te shprehur potencialet e tyre kur cdo gje do te filtrohet nga nje komision etik qe ka te drejten e "jetes" a te "vdekjes" mbi cdo minister qe devijon nga "diktati" i Rames. Me nje fjale Rama shkaterroi nje gardh fizik per te vene nje tjeter gardh me te rrezikshem virtual me publikun. A te duket se Rama po respekton premtimin mbi trasparencen e veprimtarise qeveritare?

Dicka tjeter qe me ra ne sy ishte katapultimi ne mase i biznesmeneve ne politike, vertet duhet te besojme se e bejne te shtyre nga dashuria per atdheun?

Per mua mund edhe te presim per te bere bilancin pas 4 vjetesh por nga gjasat duket se do te jete nje bilanc i hidhur.

Gjon,une i bie larg,pasi nuk

Gjon,une i bie larg,pasi nuk jam afer.Nuk i di gjerat afersisht,ne rrethin e ngushte,nuk jam ne koken e Rames qe te shpjegoj pse ben kete zgjedhje apo jo.Di qe çdo zgjedhje e tij nuk do jete perfekte,por anija nuk gjykohet pa dale akoma nga porti.Bejme diskutime hipotetike dhe krahasojme me te tjeret.Une nuk di me shume se Popper,apo Russell,por ky i fundit ka qene kampion i mendimit te lire.Po,kete sjelljen ne evidence te te llastuarve te Soros e kam lexuar.Ne kane te verteta keto zera,jam dhe une ne listen e te indinjuarve,ne mos me shume nga ty.Une mendoj se qeveria duhet te sjelle fryme te re shqiptarie,vetem kjo justifikohet me Rilindje,kurse slogani i Rilindjes nuk me pelqeu per inkoherencen dhe demagogjine qe mbart ne kohet tona.Gjon,biznesmenet do kene gjithmone interes tek qeverisja,tek vendimarrja;ky eshte sistemi dhe nuk eshte aspak premtues,nuk kemi force ta prishim.Marksi e kishte nje ide,por njerezit mesatare sot duan xhinse,divane dhe televizor me 500 kanale,mundesisht me filma dhe Big brother.Edit i pelqen protagonizmi,batutat;me nje fjale detajet vizuale,qe sipas studjuesve jane armet e ftohta te personazheve publike.Sikur Skenderbeu te niste lufterat keshtu,nuk do shkonte 65 vjeç,sepse njerezit duan shembullin personal dhe jo skenografite.Nejse,te shohim!

Kjo pune filloi me

Kjo pune filloi me zgjedhjet.Ne komisione ca 17 vjeçare qe nuk kishin idene e listes se votuesve,(ne njesine 5) por ne punuam vete pavaresisht ketyre ndryshimeve ,por ja na doli se keta 17 deri ne 25 vjeç ne komisione do na dilnin drejtore ,gjithsesi inatin e kishim me saliun ndaj nuk u terhoqem ,tani.... skemi rruge tjeter .

Add new comment