Versioni zyrtar: Kacifas vrau veten me dy plumba
Kostandin Kacifas, shtetasi shqiptar me kombësi greke që më 28 tetor 2018 ditën e dëshmorëve të Greqisë, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës, sipas ekspertizës ka rezoltuar të mos jetë vrarë nga forcat e RENEA-s, por të ketë kryer vetëvrasje. Një konstatim i tillë është kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, ku dosja prej muajit janar 2020 është transferuar pikërisht në këtë prokurori.
Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër ka në pjesën e gjoksit.
Nga të gjitha konkluzionet e ekspertizave të administruara në këtë dosje, prokurorët thonë se Kostandinos Kacifas, ka kryer vetëvrasje. Kjo pasi ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qënë me puthitje, duke argumentuar se ka qënë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.
Kacifas, është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat. I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirjeve të vazhdueshme me autoporlant nga negociatorët e RENEA-s, Kacifas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje. Prokurorët argumentojnë se ai ka marë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.
Pritet që në muajt në vazhdim prokuroria e Gjirokastrës të marë një vendim përfundimtar për këtë çështje, duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se vetë personi Kostandinos Kacifas, i rrethuar nga policia ka qëlluar veten me automatik, duke kryer vetëvrasje.
Comments
Dac beso dac jo, kjo eshte e verteta
E ca doni me tregu me numrin e plumbave me te cilet ka vrare veten ky shtetasi shqiptar me kombesi greke? Nuk besoni me demek?
Vallahi para reformes nuk do
Vallahi para reformes nuk do e besonim. Por pas reformes nuk kemi me dyshime te tilla. Numri i plumbave eshte me.shume si bicim kurioziteti. Mund te ishin edhe tre, njeri dixhital.
Duket si autogol i qellimte!
Duket si autogol i qellimte! Me nje fjale, po japim nje version vetdemtues! Pse?...
Dy plumba -veshtire te besohet per vetvrasje! Aq me teper qe njeri plumb i qenka drejtuar gjoksit, (ku, ne zemer, apo ku?), dhe tjetri ne nofullen e poshteme! Goditja me plumb ne nofull nuk ndodh kurre ne vetvrasje! Njeriu ose e fut revolen ne goje, ose qellon ne temtha! Plumbi i nofulles ku ka dale?
Add new comment