kacifas
Banorët e Bularatit reagojnë për “vetëvrasjen” e Kacifës
Një ditë pasi Prokuroria e Gjirokastrës njoftoi mbylljen e hetimeve për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2018 ku mbeti i vrarë Konstandino Kacifas, MCN ishte në fshatin Bularat, në Gjirokastër. Prindërit e tij nuk pranuan të jepnin prononcim mbi përfundimin e dhënë nga organi i akuzës.
Fqinjët e familjes Kacifas por edhe banorë të tjerë të fshatit, thanë se Kostandino Kacifan e kanë vrarë dhe jo të ketë vrarë veten.
Versioni zyrtar: Kacifas vrau veten me dy plumba
Kostandin Kacifas, shtetasi shqiptar me kombësi greke që më 28 tetor 2018 ditën e dëshmorëve të Greqisë, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës, sipas ekspertizës ka rezoltuar të mos jetë vrarë nga forcat e RENEA-s, por të ketë kryer vetëvrasje. Një konstatim i tillë është kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, ku dosja prej muajit janar 2020 është transferuar pikërisht në këtë prokurori.