Vetëm dashuri nën Ritmet Ballkanike në Londër
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7715_22-12-2011-grubb-520x346.jpg?itok=6W33Ugtu)
Këtë fundjavë isha për të dytin vit radhazi në Balkan Beats, një mbrëmje me muzikë ballkanike e mbajtur në një gjysëm-garazh të improvizuar si pab në Haknei, një lagje jo dhe aq luksoze e Londrës lindore.
N.q.s. m`i lejoni stereotipet, mbrëmja të jepte eksperiencën e plotë të kulturës ballkanike. Birra të lira, çuna të bërë dru që kërcejnë në grup dhe përqafohen gjatë gjithë kohës, vajza tepër të bukura për standartet e Londrës, një këngëtar leshator me theks evropiano-lindor që i lëshon “hajde-t” pa kursim si dhe një numër instrumentesh etnike. E vetmja habi krijohej nga një vajzë e bandës, gjithashtu tepër tërheqëse që i binte shkëlqyer klarinetës. Më quani “gjysh” po të doni, po për mua klarineta dhe bukuria femërore janë dy gjëra që nuk do kisha menduar ndonjëherë se do i përfshija në të njëjtën fjali.
Gjatë koncertit muzika është e larmishme, mungon ajo turke dhe greke po unë dalloj disa orkestrale dasmash shqiptare. S`e di nëse ato luhen edhe në dasmat e fqinjëve tanë. Ndër këngët me tekst – më thonë – janë disa me fjalë vërtet të ndyra që në industri tani njihen si “explicit lyrics” (tekste troç), por mua aq më bën. Të vetmet fjalë që di në Serbo-Kroatisht janë “disko disko Partizani”. Ne si gadishull mund të jemi shquar për shumë gjëra, por kurrë për “saktësi politike” në komunikim.
Në fillim mendoj se unë jam në të vetmin grup shoqëror ndërkombëtar, por shpejt dalloj që në fakt kështu janë shumica. Gjuha që flitet është më së shumti anglisht dhe ngadalë shikoj se si shqiptarët, grekët, serbët, bullgarët, turqit, maqedonasit janë të gjithë shokë aty dhe s`e vrasin mendjen për historinë e përgjakshme dhe vëllavrasëse të kombeve tona gjatë shekujve. Në Londër të gjitha këto harrohen dhe njerëzit kuptojnë që nuk ka kuptim të paragjykojmë njëri-tjetrin për mëkatet e gjyshërve tanë. Vijnë aty për një fillim të ri të lodhur nga polemikat boshe të ministrave të jashtëm dhe përqafohen e pinë të ndërgjegjshëm që aq kilometra larg nga vendlindja, vlerat që i bashkojnë janë më të fuqishme se mëritë që i ndajnë.
Urrejtja për shkak të kombësisë është një koncept po aq primitiv sa dhe gjakmarrja. Siç po përpiqesha t`i shpjegoja një ish-deputeti britanik javën e kaluar, përveç kosovarëve dhe boshnjakëve që e kanë parë luftën me sytë e tyre, unë, si shumica prej jush, thjesht kam dëgjuar histori nga njerëzit që kam takuar ato pak ditë që shkoja si vullnetar në një nga kampet e improvizuara të refugjatëve kosovarë 12 vjet më parë. Historitë janë rrëqethëse dhe ne kurrë nuk duhet të harrojmë, por nëse duam të jemi në Evropë, duhet të mësojmë të falim dhe të ecim përpara me sytë nga e ardhmja.
Për fat të keq, ndjesia që të krijohet në Tiranë, Beograd, Athinë etj. është që nuk ka rëndësi sa herë presidenti apo kushdo tjetër bën thirrje për dialog dhe mirëkuptim, duket sikur asgjë nuk ndryshon, përveçse ai që bën thirrje për paqe do akuzohet si “tradhëtar” apo se “ka diapazon me vetëm 100 fjalë”. Këto thirrje tingëllojnë si fjalë diplomatike të shkëputura nga realiteti që askush nuk i merr seriozisht. Aty ku njerëzit nuk komunikojnë dot as me njëri-tjetrin vështirë të kesh bashkëpunim të sinqertë pa prapaskena me fqinjët. Kjo mbrëmje më provoi që ne në fakt jemi të aftë ta duam fqinjin si vetja, por duhet ta bëjmë këtë në një klimë tjetër. Jo domosdoshëmrisht në Londër, por sigurisht jo në Ohër dhe jo në Rambuje. Shpesh njerëzit e thjeshtë tregojnë që janë më të urtë se diplomatët dhe diplomat e tyre shkëlqyese në shkenca politike. Ne s`kemi dhe aq nevojë për shkencë sa kemi për dashuri, madje ndonjëherë gjithçka kemi nevojë është pak dashuri.
P.S. Në shfaqje ka dhe italianë, rusë etj. Ata kënaqen nga muzika. Me arsye, sepse folklori ynë është i gjallë, është i gëzueshëm dhe rrezaton një energji pozitive që Lady Gaga s`do ta arrijë kurrë! Nuk ka rëndësi kush e fiton “The Voice”, ai/ajo nuk do shesë kurrë aq disqe sa shet Sinani, këngët nuk do i këndohen në dasma dhe asnjë nga furgonat e Laçit s`do ia luajë kasetën. Le ta shajnë ekspertët muzikën e këngëtarëve që s`dinë ç`është çelësi Sol. Ajo që ka rëndësi ngelet shija e publikut të gjerë. Ne duhet të jemi krenarë për një trashëgimi kulturore kaq të pasur në muzikë dhe jo t`i etiketojmë “kat`nar`” ata që dëgjojnë me zë të lartë këngë me dajre nga makinat tek u japin në sheshin “Skënderbej”.
Comments
''''Shpesh njerëzit e

''''Shpesh njerëzit e thjeshtë tregojnë që janë më të urtë se diplomatët dhe diplomat e tyre shkëlqyese në shkenca politike. Ne s`kemi dhe aq nevojë për shkencë sa kemi për dashuri, madje ndonjëherë gjithçka kemi nevojë është pak dashuri.''''

Kete e ka pasur ne thelb te doktrines se vet Jezu Krishti para 2 mije vjetesh, po ç'ti besh qe njeriu eshte mekatar, gjithsesi rrofte dashuria mes njerezve.

Une me mire iki ne nje feste

Une me mire iki ne nje feste me ballkanas se sa ne 1000 festa me amerikane dhe angleze.

Edhe une jam shume dakort,

Edhe une jam shume dakort, por pa shume shqiptare.

Plako, i di ti si behen festat e shqiptareve ne Amerike???

Vjen ftesa per 300 veta dhe ne salle behen 100 veta. Paguan 200-300 dollare per njeri, dhe te vjen nje ushqim skandaloz, shikon njerez qe vishen shemtuar, dhe muzika eshte banale. Degjon kengen do marr ciften do dal per gjah, dhe ne salle do luhen vetem kenget qe ka zgjedh ai qe ka organizuar mbremjen.

Nga mesi i mbremjes kupton qe nga mbipopullimi ske ku leviz, i ke njerezit siper kokes. Pasgtaj fillojne dhe hedhin dollare ne shesh, nje zakon tgeper i shemtuar i shqkiptareve te viteve te fundit.

Ne te tilla party, une nuk shkoj, ashtu sic shume shqiptare te qyteteruar qe jetojne ne Amerike.

O ja rrush ti Gjyke Bajrushit

O ja rrush ti Gjyke Bajrushit se e paske larë me këtë "bunch malarkey"! E pastaj narroshin edhe ballkanasit si ty.

Ti qe ke bere kete

Ti qe ke bere kete artikull je nje njeri me te vertete sylesh --Me te vertete ti ke qene ne lokal sllav ?-

- Une punoj me keta ballkaniket, i kemi zyrat prane e prane : serbe ,bullgare, greke ,etj sllave --Ata mund te shkojne me njeri tjetrin, por per shqiptarin urejjtja e tyre eshte e pafund

--Une nuk e kuptoja urrejtjen e tyre --por duke biseduar me nje Bullgare , ( e cila edhe ajo i urrente shqiptaret ne kulm) me tha se:"...ju shqiptaret jeni te arhur aty ne Ballkan nga Azia,ne kohen e Turqise "--I them po ti ku e ke mesuar kete lloj historie ?--Ajo thote :Kete e kemi mesuar ne shkolle,

-Dhe kete opinion e kane te gjithe fqinjet tane --- Shto ketu urrejtja e tyre ndaj nesh nxitet edhe nga kisha e tyre

----Mirpo duke qene se fqinjet tane jane shtete me theks fetar-, atehere urejtja e tyre ndaj shqiptareve eshte extreme

-----Por sidomos urrejtje extreme ndja nesh kane Sllavet ,te gjithe paperjashtim--Me ta ti behesh shok vetem nqs pranon te jesh i perulur para tyre, ndryshe ata nuk te bejne shok

------Shqiptaret duhet te kene nje gje parasysh se fqinjet e tyre jane Armiq te betuar te shqiptareve ,

ndaj gjithmone duhet te kene shume, shume kujdes kur te jene ne shoqeri me ta -

-Me mire eshte te mos shoqerohen fare me ta ,por jeta e emigrantit te hedh kudo ndaj duhet kujdes

Jashte jemi te gjithe te

Jashte jemi te gjithe te huaj, ne krahasimin me vendasit, prandaj dhe marredheniet i kemi te mira midis nesh TE HUAJVE. ky koalicioni "yne" kryhet instiktivisht, kjo i ben politikat ( e bashkimit) e panevojshme.

komplet tjeter gje, ne vendet tona respektive. atje po instikti na shtyn ta urrejme fshinjin e politikat duhen vetem per te mbajtur etiken. gjithashtu mos kujto se te huajt duhen midis tyre (megjithese duken te bashkuar per momentin) si me te regjur ne politike ata vetem se i fshehin ndjenjat me mire nga ne ballkanasit.

O Raimond Me ca kam pare

O Raimond

Me ca kam pare serbet kane nje urretje per shqiptaret. Une nga bullgaret nuk kam pa urrejtje.

Biles bullgaret per mua jane njerezit me te njerezishem ne ballkan. Isha ne bullgari per pushime ne vere dhe do iki se sben veres qe vjen. Sofia me pelqeu po qytetet ne detin e zi ishin shume speciale per pushime. Dhe cdo gje lire. Sidomos krahasuar me shqiperine.Me ameriken po se po.

Shume pak flisnin anglisht. Me pyesnin nga jam...Albania i thosha un...te gjithe ne qejf. Me ka befasuar ai popull.

Kush te thote se shqiptaret jane nga Azia thuaji qe dhe sllavet jane nga Azia.

Po ne greqi shqiptaret diskriminohen po dhe ne greqi greket njerezit mu silleshin me xhentilese. Isha ne autobuz rruges per ne selanik. Nuk kisha cel po duhej te beja nje telefonate. Nje zonje greke me dha cel e vet. Rrezikoja te humbja autobuzin per ne Bullgari dhe te rrija nje nate kot ne Sel. Mos ca koke tha se ka motele plot. Me pyeti dhe per shqiperine. Te vetmit qe silleshin keq ishin policet shqiptare te korruptuar te Kapshtices.

kaq kisha

Add new comment