Vendi i Nënë Terezës urren Romët

Nuk ja vlen të shpjegojmë se çfarë janë mediat sociale dhe cili është roli i tyre. Dhe pikërisht nga Facebooku mund të nxjerrim një pasuri të tërë lidhur me mendësinë dhe paragjykimet që na gëlojnë në kokë. Dhe një paragjykim i tillë, i shprehur haptas e pa dorashka, është urrejtja që kemi për romët, ndërkohë që mendojmë se jemi shumë tolerantë kundrejt tyre. Kjo urrejtje është individuale, kolektive dhe institucionale.
Njerëzit, individualisht, nuk kanë droje fare të thonë se “romët duhen djegur”, se “ata nuk janë njerëz ngase ata detyrojnë fëmijët të lypin”, se “ata janë kundër ligjit, sepse ata vetë nuk duan të regjistrohen, nuk duan të shkojnë në shkollë, nuk duan të paguajnë taksa”, “se janë parazitë, pijanecë e bixhozxhinj”, “se nuk duhet të lindin nga shtatë fëmijë”, se “janë njerëz që vjedhin”, se “shesin bilbila”, se “kanë zgjedhur vetë të jetojnë kështu”, se “ka shumë gjëra për të protestuar dhe protesta për romët është e fundit në radhë”. Këto mejtime shprehen edhe nga njerëz të njohur publikë dhe gjejnë lehtë rrugën e botimit, madje po këta njerëz publikë bëjnë thirrje për ndëshkim ligjor të të gjithë romëve. Pra, jemi në një terren të brishtë, ku njerëzit kanë ngurtësuar stereotipin e tyre lidhur me pakicat, dhe nuk japin shenja ndryshimi.
Urrejtja merr përmasa kolektive në dy mënyra: së pari, kur numri i rasteve të përndjekjes së romëve, të rasteve kur banesat e tyre digjen dhe ata keqtrajtohen, është shtuar shumë; së dyti, në mungesën totale të solidaritetit me romët, në mosdaljen në krah të protestave të tyre, pra në mosmbështetje. Kjo e fundit është shumë më e rrezikshme se sa e para, sepse në shoqërinë tonë ekzistojnë me qindra njerëz të spikatur, me mend e penë, që mund të shkruajnë, të flasin e të veprojnë në mbrojtje të romëve, e megjithatë, kjo nuk ka ndodhur.
Po edhe kjo nuk është gjë. Ajo që të shqetëson pa masë është fakti se shumë njerëz që kanë marrë para në emër të romëve, shumë personalitete që nderohen nga organizmat ndërkombëtare dhe nga publiku për veprimtarinë e tyre lidhur me të drejtat njerëzore, e mbi të gjitha, shumë Ambasadorë të vullnetit të mirë – të emëruar po nga organizmat ndërkombëtare, nuk ishin në protestën e romëve, protestë model dhe një nga më të mirat të organizuara vitet e fundit, qoftë për nga numri, qoftë për nga cilësia e komunikimit.
Urrejtja merr dhe forma institucionale. Pozicioni i Bashkisë së Tiranës, tash së fundi ka marrë forma ekstreme. Mungesa e përgjegjshmërisë ndaj komunitetit rom, e manifestuar qartazi për muaj me radhë, duke mos u dhënë zgjidhje problemeve të tyre, është hiçgjë në krahasim me deklaratën e fundit zyrtare të institucionit. Gjuha e përdorur në këtë deklaratë nuk është e denjë për vendin e Nënë Terezës apo për vendin më të ri të NATO-s. Deklarata zyrtare e Bashkisë ishte ngjyrosur me mendësinë e institucionit politik që përfaqëson kreu i Bashkisë.
Si duket deklarata është përgatitur nga e njëjta dorë që përgatit deklaratat politike të forcës politike përkatëse, duke harruar se përballë nuk kishin një forcë politike kundërshtare, po njerëz nevojtarë që nuk dinë ku të përplasin kokën. Madje ishte krejt njëlloj me shkrimet joprofesionale dhe antikushtetuese të botuara në disa gazeta opozitare ditët e fundit, që cenojnë hapur autoritetin kushtetues të Avokatit të Popullit, i cili përballë problemit në fjalë ka treguar përgjegjshmërinë, që nuk po e tregojnë gjithë institucionet e tjera.
Do të mjaftonte që Bashkia të tregonte të njëjtën vendosmëri ndaj romëve, sikundër tregoi në përvetësimin e një godine publike. Po Bashkia e kishte me kollaj të lante gojën me përbetime të romëve kundër kreut të saj, se sa të tregonte angazhimin që vjen nga detyra që i kanë caktuar qytetarët, ku një pjesë e votave që e çuan në detyrë, ishin dhe votat e romëve. Dhe kemi mbetur në këtë pikë: romët të tradhtuar nga media, nga shoqëria civile, nga institucionet dhe nga ambasadorët. Vetë integrimi evropian i Shqipërisë duket i tradhtuar.
Shqiptarja.cm
Comments
...romët të tradhtuar .....

...romët të tradhtuar ..... se pari nga vetvehtja.

Paul Tedeschini.....

Paul Tedeschini..... (deleted). Te lutem hiq dore nga keto komente (deleted) qe ben ketu.

Duket nga banalitetet dhe

Duket nga banalitetet dhe fjalori, niveli shume i ulte i jot qe ke marre nga familja.

Kurse ti Paul Tedeschini je

Kurse ti Paul Tedeschini je nje racist i paster e per kete fjalor do te denoheshe atje ne Gjermani apo ne çfaredo lloj vendi te Europes qe konsiderohet si demokratik.

Perveç kesaj, menyra jote e te argumentuarit tregon qarte ne te njejten kohe nje cektesi mendimi te ciles edhe nje nxenes filloreje do t'ia kalonte. E zeme se historia jote eshte e vertete. Po sa te bardhe ka qe kryjne krime nga me monstruozet ne bote ?

Se fundi desha te uroj autorin per analizen e qarte te kesaj situate alarmante qe kerkon nje zgjidhje urgjente. Pavaresisht se mendoj se zgjidhje nuk do te kete, pasi nje njeri si Basha qe ka dhene prova se nuk heziton te jape urdher te qellohet mbi te pafajshem siç beri ne 21 janar e PER TE CILEN DUHET TE JAPE LLOGARI, nuk mendoj se ka aq ndjeshmeri sa te vrase mendjen per te ndifmuar romet. Jam dakort me ju : NENE TEREZES ME TE CILEM KERKOJME TE MBURREMI NE BOTE? DO T'I VINTE TURP ! Prandaj ju uroj juve nje pune te mbare ne misionin tuaj fisnik per emancipimin e kesaj shoqerie e sa me shume shkrime te tilla ! E mos harroni, shumica e njerezve te emnacipuar te ketij vendi jane me ju ! Faleminderit !

Personalisht nuk i urrej

Personalisht nuk i urrej aspak romet.Ata jane qytetar te ketij shetit qe nuk eshte shtet, qe duhet te ken te drejtat dhe tu respektohet dinjiteti ashtu si cdo qytetari tjeter.Racizmi ne Shqiperi eshte fenomen i perhapur, jo vetem ndaj romeve, por edhe ndaj ''verioreve'', ''jugorve'', ''malokeve'', ''labeve'', ''laluceve'', ''ateistave-te pafeve'' etj etj.Ne shqiptaret fatkeqsisht akoma nuk kemi arritur te pranojme diversitetin, te drejten e tjetrit per te jetuar ashtu sic deshiron , dhe mbi te gjitha konceptin qe ''te gjithe njerzit jane te barabarte ne dinjitet dhe ne te drejta''. Fatkeqsisht koncepti i superioritetit eshte burim jo vetem i racizmit, i urrejtes per ''te ndryshmin'' por edhe shprehje e nje ''bote te ngushte''. Racizmi buron nga injoranca, eshte shprehja me tipike e injorances, e frikes nga e ndryshmja dhe e inferioritetit. Ashtu si te gjitha institucionet e tjera as ato institucione qe merren me integrimin e romeve nuk funksionojn,pervecse per te vjedhur financimet qe vijne nga BE.Basha vrau me 21 janar qytetar te pafajshem ne mes te Tiranes, eshte logjike qe nuk i behet vone se cfare ndodhe me romet, por as per njerzit e varfer te ketij vendi.

Te drejtat ligjore dhe

Te drejtat ligjore dhe detyrat ligjore jane te barabarte per te gjithe njilloj.

çka merreni me nji grusht

çka merreni me nji grusht romsh ne Shqipni qe s'kan fare randesi kur bota e muslimanve te Muhametit vlon prej luftes, ku muslimant shiit mbysin me gaz nervin muslimant sunnit. Sherri i tyne rezikon nji lufte globale. Muslimant sunnit shqiptar luftojne krah sunnitve turq kundra muslimanve shiit sirian dhe kundra muslimanve shiit te Iranit.

Alqaeda aleance me Izraelin kundra shiitve sirian. Kulmi.

Fale Allahut qe per disa kohe Alqaeda e Arabasise Saudite sunnite terrorizon muslimant shiit sirian (dhe kundra muslimanve shiit iranian) keshtu kena nji fare periudhe qetesie.

O Zot çfare mentaliteti ! Dhe

O Zot çfare mentaliteti ! Dhe s'ka asnje lloj droje per ta shprehur !!!!! Ai grusht romesh jane njerez si une e si ti more zoteri e s'ka pse te jetojne si qen e t'u mohohet deri edhe e drejta per te bere hije mbi dhé !

Do kisha qejf te te beja nje

Do kisha qejf te te beja nje statuje ty Paul ku te shikoja Pellumbat duke te bere glasen e tyre siper kokes tende.

O Tedeschini, (deleted) boll

O Tedeschini, (deleted) boll me keto se nuk i plasi njeriu as per shiitet as per sunitet. Do zoti vriten me njeri tjetrin dhe zhduken nga faqja e dheut. Sa me pak aq me mire. meqe ti je dhe kosovar, keta shiitet dhe sunitet qe shqetesohesh ti ishin te gjithe pro Serbise. Ata tahlebanet nga Kosova qe Kane vajtur te luftojne atje, uroj qe te rrijne atje e mos kthehen me.

Add new comment