Emigranti në Tiranë

Postuar në 01 Shtator, 2013 03:22
Eda Derhemi

Vera po ikën dhe emigrantët e lënë Shqipërinë në grupe, duke u shpërndarë në drejtime të paparathënshme kollaj. Është vera emigrante që i jep qendrorësi Shqipërisë më shumë se gjithçka tjetër. Por as nuk e bën dot europiane, as ia zgjidh dot problemet që ka. Sidomos tani që remitancat emigrante bien rregullisht çdo vit. Shqiptarët, siç pritet, ndryshojnë, brenda e jashtë Shqipërie. Largësia reale dhe e perceptuar mes dy grupeve po ashtu rritet; e bashkë me të edhe profilizimet paragjykuese që secili grup ngre për tjetrin.

Kujtoj që një gazetare e mprehtë e jona shkruante para pak vitesh për ta, me përçmim të kontrolluar e duke ndier gjynah të dukshëm: emigrantët që kthehen në Tiranë se si janë, se si duken, se si vishen… Dhe kish pjesërisht të drejtë, sido që, konstatuar dhe lënë me aq, nuk u bën drejtësi as emigrantëve e as atyre që nuk emigruan. Mjafton të bredhësh me sy hapur nëpër Tiranë (sidomos nëpër një pjesë të caktuar Tirane), që të vëresh se gazetarja ka vrojtuar dhe hedhur në letër një të vërtetë, por ama, që ka nevojë të analizohet, se ka brenda po aq të vërtetë, sa të pavërtetë.

Denigrimi i emigrantit në vendin pritës është universalisht i njohur. Më pak i njohur e i diskutuar është  përçmimi i tij në vendin e origjinës. Është i njohur p.sh. nënvlerësimi që shpreh italiani i mesëm (ose mikroborgjez) ndaj italo-amerikanit, shijes së tij të keqe, kuzhinës së përçudnuar, sjelljes së padenjë në nivel banaliteti, mungesës së sqimës e rafinimit. Nuk e dija më parë, por më ka qëlluar të dëgjoj gjuhë tejet përbuzëse nga gojët e kinezëve nga Kina Kontinentale ndaj atyre që kanë emigruar nëpër botë, për fshatarësinë e botëkuptimit të tyre, paaftësinë për të shijuar jetën, mentalitetin komunist e konservator në raport me kinezët modernë të zhvilluar “natyrshëm” në Kinën Popullore kthyer kapitaliste. Një amerikano-indiane ardhur në Shtetet e Bashkuara para dhjetë vjetësh për t’u martuar me një PhD Indian në fizikë, kur e pyeta si mund të gjeja një fustan të bukur Sari, më tha: “Mjafton të mos shkosh ta blesh në lagjet indiane të Amerikës. Shija e tyre ka ngelur 60 vjet mbrapa, dhe vishen e jetojnë siç bënin në kohën kur emigruan. Të vjen turp t’i shohësh e t’u rrish afër nëpër festa.” Ndërsa një shoqe në Prishtinë më thoshte se nuk jetohet në Prishtinë në verë, ngaqë e sulmon bagëtia e emigracionit nga Gjermania dhe Zvicra.

Emigracioni shqiptar (nga viset e Shqipërisë) është ende i ri e s’i ka bërë as 30 vjet. Megjithatë emigranti shqiptar është i kudogjendshëm nëpër botë, ka bërë eksperianca intensive ekzistenciale, dhe ka krijuar ndërkaq një profil të vetin, që herë përkon e herë jo me profilin që i vishet në Shqipëri. Si shihet ai brenda Shqipërisë sot? Po skicoj këtu disa besime themelore (të lehta e bisedore, jo bazuar në vjelje sistematike) sidomos brenda kryeqytetit shqiptar, lidhur me emigrantin, sido që disa janë kontradiktore mes tyre.

1. Janë injorantë dhe s’kuptojnë nga jeta.
2. Janë më të varfër edhe se ne.

Përgjithësimet paragjykuese më lart nënkuptojnë një raport të perceptuar të pabarabartë ku emigranti është nën nivelin e jo-emigrantit. Në çdo marrëdhënie shoqërore, një nga faktorët themelorë që krijon përçmim social është varfëria (dhe, si pasojë, pamundësia për edukim dhe rafinim). Një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë janë me origjinë nga fshati, dhe nga pjesa më e dërrmuar e fshatit socialist e pas-socialist. Sido që jashtë mund të kenë gjetur punë dhe një strehë të jetueshme, emigranti mbetet i varfër dhe i vuajtur, dhe jo vetëm për vendin e huaj, por edhe për Shqipërinë. Sado që emigranti shqiptar është marrëzishëm kursimtar kudo që jeton, kamja i mbetet gjithnjë ëndërr. Jo-emigrantin shqiptar paragjykues që në fakt pret instinktivisht të shohë një “të jashtëm” nëpër rrugët e Tiranës, me lëkurë të kuruar, të sigurt ekonomikisht e të rafinuar në stil, pamja e emigrantit të ardhur në Shqipëri për pushime apo për hall, e befason, madje edhe e irriton. Sigurisht që jo-emigranti nuk bën krahasime me gjendjen paraprake të emigrantit. E pse t’i bëjë?! Ai ka sy në ballë dhe realiteti flet vetë! Atij vetë brenda Shqipërisë i duket se ka përparuar më shumë, ka një dyqan që e jep me qera, sido që vetë s’ka punë, ka shoqëri, kafen e mëngjesit e pi në klub, nuk para lodhet fort, është rrumbullakosur, dhe nga pasqyra i duket se rrobat firmato i rrinë shkëlqyeshëm. Po ky dreq emigranti, si s’u bë njeri pas kaq vjetësh jashtë?! Pse shkoi fare jashtë?! Jo-emigranti ka të deformuara jo vetëm pritshmëritë ndaj emigrantit, por edhe perceptimin për veten.

1. Është bërë kurrnac.
2. Janë fundi i kandarit atje ku janë, por vijnë këtu e të shesin edhe mend, pale!
3. Janë më keq se këta çeçenët e këtushëm.

Të treja shprehjet e kanë bazën në keqperceptimet që përmenda më lart. Emigranti që e fiton me shumë mundim paranë, e ka edhe më të mundimshme ta prishë atë; dhe emigranti e di mirë se, po të mos kishte nevoja të caktuara që e bënin të vinte në Shqipëri, as nuk do i diskutonte fare pushimet. Disa nga argëtimet e emigrantit, sido qoftë, nuk e marrin parasysh këtë konditë. Patriarkalizmi dhe provincializmi vdesin të fundit. Ndaj kur emigranti nga fshati djeg shaminë jashtë dritareve në vargun e makinave të dasmës që derdhen me hare kitsch nëpër rrugët kryesore të Tiranës me kameramanin që filmon harenë nga mbrapa, qytetari i Tiranës fyhet edhe më shumë sesa nga cingunllëku i emigrantit.

Për tiranasin, qoftë edhe atë që sapo është rehatuar në Tiranë, emigranti i ardhur që “ta shpif” me performancën e vet katundareske, është zaptues, s’ka vend në qytetin tonë kozmopolit. A nuk mund t’i ndalohej fare hyrja në të? Mentalitetet ndryshojnë tepër ngadalë, nga të dy krahët. Po të udhëtosh me emigrantë nëpër avionë e autobusë, e dallon menjëherë origjinën e emigrantit, dhe jo vetëm nga gjuha, por edhe nga sjellja e nga pamja. Emigrantët e vonë dhe ata më pleq, e tregojnë këtë “moshë” në çdo lëvizje. Brezat e rinj, sidomos ata që shkollohen mirë apo që lindin fare larg fshatit të vuajtur të origjinës, e tregojnë më pak ose aspak.

1. Shqipoja e ruan gjuhën e traditën!
2. Është ftilluar, edukuar, zbukuruar dhe ke qejf ta dëgjosh kur flet… është bërë për së mbari!
3. I ka në terezi ai punët e veta. Ka ikur e ka shpëtuar… Ç’të bëjmë ne, thuaj!
4. Është bërë ndryshe, si i hutuar e sikur ka rrëshkitur pak!

Ndërsa ky grupim jo dhe aq homogjen, ndryshe nga dy grupet më parë, nënkupton ose barazi në nivelin e emigrantit dhe jo-emigrantit dhe një farë solidarizimi, ose perceptim të emigrantit si superior që herë shprehet me admirim e herë si sulm paksa inatçor ndaj tij. Nga ky vështrim, psh, tradita shqiptare që emigranti vazhdon ta mëtojë nga larg, jo vetëm shihet si pozitive, por akti i emigrantit vlerësohet si superior, idealist e atdhetar.

Por, tamam këtu emigranti shqiptar duket se nuk e justifikon besimin e jo-emigrantit.  Pavarësisht se emigrantët ruajnë lidhje të ngushta me familjet brenda Shqipërie, personalisht mendoj se jemi një grup lehtësisht i asimilueshëm sot. Ndryshe nga grupe të tjerë emigrantësh, si p.. kinezët që bëjnë një jetë kolektive etnike shumë intensive, shqiptarët e Shqipërisë nuk janë aq të lidhur dhe nuk i mbledh dot si grup as një institucion fetar. Lexoja një studim ekstensiv krahasues sociolinguistik të kryer nga Guus Extra dhe Kutlay Yagmur për minoritetet imigrante në Europë, nga i cili rezulton se minoritetet që e kanë ruajtur më pak gjuhën e vet në emigracion, janë: polakët, në vend të parë, dhe shqiptarët, në të dytin. Unë sinqerisht u befasova nga e dhëna, sido që arsyet që është kështu nuk mungojnë.

Rastet kur emigranti shihet pozitivisht e si i prosperuar lidhen me faktin se një pjesë e mirë e emigrantëve kanë punë në vendet ku janë, kanë një lloj sigurie financiare e shëndetësore, dhe pensione, sido që modeste. Ata sot i kanë fëmijët të shkolluar apo nëpër shkolla, gjëra që jo-emigrantit në Shqipëri i japin halle të vazhdueshme. Shihet në këtë mënyrë sidomos emigranti shqiptar që la Shqipërinë, sidomos qyetet e mëdha, duke lënë aty një punë shumë të mirë, një edukim të admirueshëm dhe kushte materiale të rehatshme (e raste si këto ka plot, sido që nuk janë masive). Ky lloj emigranti, normalisht, ka tani në botë një punë dhe kushte edhe më të mira sesa ato që la në Shqipëri. Admirimi prej jo-emigrantit dashamir ndaj emigrantit, bazohet  sidomos në dinjitetin njerëzor real apo të perceptuar që bart ky lloj emigranti; përndryshe, këtij grupi qëllon që i përplaset në fytyrë fakti që po të mos kish emigruar,  në Shqipëri do kishte prosperuar më tepër. Parë ngushtë, kjo ide e jo-emigrantit mund të jetë krejt e saktë.

Por ky vështrim pozitiv prej jo-emigrantit më analitik, i drejtohet pjesërisht edhe emigrantit të varfër që deri para emigrimit jetonte në fshat, ruante e kujdesej për bagëti apo jepte mësim në shkollën e fshatit, i mungonte uji dhe banja brenda shtëpie, nuk imagjinonte dot as mundësinë për t’iu afruar Tiranës, e jo më kryeqyteteve të botës. Plot prej tyre sot punojnë fort në Amerikë e Evropë, ndihen krenarë për punët që bëjnë edhe kur janë të thjeshta, kanë shkolluar fëmijët dhe kanë avancuar në klasat e mesme të shoqërisë, dhe reflektojnë një respekt të ri e të risemantizuar ndaj vetes dhe shoqërisë.

Pakënaqësia ndaj emigrantit të këtyre grupeve shprehet ndonjëherë edhe si një farë admirimi xheloz ndaj fatit të mirë të tjetrit “që ka shpëtuar” përballë fatit të keq të jo-emigrantit, dhe herë të tjera si kritikë ndaj një mënyre të re të sjelli të emigrantit, një lloj distancimi nga ngjarjet apo njerëzit përreth, një lloj psikopatie apo ikjeje nga fiqiri. Besoj se këto lloj sjelljesh janë të shpjegueshme me një lloj ndryshimi real të emigrantit nga influenca e mënyrës së re të jetesës në vendin pritës, me faktin që në vendin e ri shqiptari mësohet për herë të parë me vetminë dhe idenë e të qenit askush, ide që nuk e njihte as në lagjen e fashatit e as në atë të qytetit ku jetonte, ndaj edhe mëson të distancohet nga tjetri dhenga një lloj diskursi ngjitës. Pork y ndryshim nuk kalon pa u vënë re e gjykuar nga jo-emigranti. Por mund të jetë vërtet edhe rast i një lloj rënieje në depresion apo  “shkarjeje” psikologjike. Jo të gjithë emigrantët kanë jetë të qeta e të lumtura, rrethe sociale, dhe, në emigracion atë lloj jete do ta përballosh e do t’i gjesh zgjidhje në vetmi e pa ndihmë nga farefisi apo miqtë.

Nuk ka dyshim që përgjithësimet mbi emigrantët shpesh janë të pasakta ose vetëm pjesërisht të sakta, dhe pikësëpari, sepse nuk bëhet fjalë për një grup aq homogjen sa pritet e perceptohet, dhe, pikë së dyti, sepse mënyra se si perceptohet emigranti,  është shpesh e painformuar dhe e pathelluar. Sido qoftë, të karakterizuarit e grupit të emigrantëve si të tillë, është në vetvete faktor unifikues, dhe dëshmon krijimin e dy entitetve me distancë në rritje mes shqiptarëve emigrantë dhe jo-emigrantë.  Teksa pritet që kjo distancë reale dhe e imagjinuar të rritet, ndërsa ndërkëmbiment social-kulturore mes dy grupeve të vazhdojnë, është mirë që mediat dhe institucionet të drejtojnë kulturën kolektive në kanale me sa më pak cliché e sa më shumë informacione shpjeguese konkrete, të ilustruara, por të palustruara.

Marrë nga Peizazhe të Fjalës

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ah moj Eda,

kur njerez nga provinca gjykojne ata qe kane dale neper bote atehere s'ke ci thua me kesaj pune.  Tirana i ngjan nje fshati te madh mesjetar, me njerez idiote, me zakone idiote, me njerez qe vijne era.  Dhe per gjithe keto arsye Europa do te kete gjithmone njerez te eger qe vijne nga Shqiperia si emigrante.

Submitted by katarakti (not verified) on

Shkrim qe ka me shume gjeresi se thellesi. Prandaj ka edhe pasaktesi. Kur dola ne Europe para me shume se 20 vjetesh vura re shqiptare nga "diaspora e vjeter" qe kishin ngelur vertet ne "epoken e gurit". Koha per ta kishte mbetur ne vitet '40. Por emigracioni i ri, i pas renies se komunizmit, vuajti shume gjate viteve 1990 - 2000, por tani e ka kapur veten. Eshte ambientuar me realitetin e ri. Kane marre "letrat" si thone kosovaret, punojne, kane blere shtepi, femijet i kane ne shkolle. Dhe keta te fundit me mire flasin gjuhen e vendit prites se ate amtare. Njoh emigrante shqiptare qe rralle vijne ne Shqiperi per pushime, por preferojne Barcelonen, Parisin, Vjenen. Njoh edhe te tjere qe ketu ne Perendim jane "ngujuar ne kullat" e tyre dhe i vetmi moment kur ata e ngrejne "kurrizin" eshte kur kthehen ne Shqiperi per te bere zengjinin dhe te gjezdisurin. Por pergjithesisht emigrantet shqiptare e konsiderojne veten superiore karshi atyre te mbetur ne Shqiperi. Jo per merite te tyre sesa per merite te vendit ku jetojne. Ku ka rregull, pasterti, siguri, kulture, mireqenie etj etj. Miqte e mi kur shkojne ne Tirane per ndonje hall ose per te takuar te afermit, mezi presin qe te kthehen. Te gjithe me thone e se e ndjejne veten me te huaj ne Tirane se ketu ne qytetin ku jetojne. Prandaj ne shkrimin e Edes ka sa klishe, aq edhe per te marre dhe per te lene.

Submitted by zeni (not verified) on

Tema eshte punuar shume pak ne shtypin shqiptar, por ky shkrimi ka shume mangesira. Qasja e duhur mbi temen bazohet ne keto fakte:

1. 80% e emigrantve postkomminst shqiptar jetojne ne 2 vendet fqinje, Itali dhe Greqi.

2. "Performanca" e emigrantve duhet pare ne kontekstin e shoqerive ku jetojne.

3. Arsimi dhe formimi i emigranteve.

...parashtrimi i thjesht i 10 paragjykimeve nuk e ben te rendesishem si shkrim.

Submitted by Anonim (not verified) on

Shkrim as mish as peshk. Nuk e meritonte të botohej pa një rishikim dhe redaktim të thellë. Pretendimet e autores janë aq të mëdha kurse ajo çfarë ofron shkrimi mund të thuhet që është gati zero. Një renditje jologjike dhe paragjykuese e njohurive të paardhura si brumi i bukës pogaçe së autores, qofshin ato sociologjike, historike, antropologjike dhe kulturore. Paragjykimet nuk shpjegohen e as ndryshohen me paragjykike si këto të znj. Dërhemi. Një ndër shkrimet më të dobëta që kam lexuar ndonjëherë në ResPublica.

Submitted by Artur (not verified) on

Emigrantet tane ndahen ne 4 kategori:

1) JORGOT-Ata te Greqise.Jane me te lodhurit, me te shfrytezuarit, me te keqtrajtuarit e keqpaguarit. Ardhja ne atdhe u duket si dalje nga kafazi.Ketyre u duhet ndaluar ardhja me makina ne atdhe se nuk ia kane haberin fare qarkullimit.

2)PEPET-Ata te Italise.Keta jane dicka me lart se Jorgot ne trajtim e ne te ardhura por u vret shpirtin ai emri apo mbiemri qe i ben te degjojne shprehjen"Ah, ma non sei italiano?C'nuk do te jepnin qe te quheshin Mario, Emilio etj.Te gjithe punojne drejtora, apo kane bizneset e tyre.Largohen me turma fundjaven e trete te gushtit(mbarojne "feriet" se hapen fabrikat).

3)KRIMINELET-Ata te Britanise, Belgjikes etj.Vrases, trafikante droge, tutor prostitutash, mashtrues te shteteve ku jetojne duke u hequr si kosovare, apo bashkime familjare per perfitime pensionesh.Ketyre u duket vetja se jane pronare te Shqiperise.Larg nga ta.

4)LLOSHAT-Ata te Amerikes dhe Kanadase.Nuk njoh asnje qe te ket bere prokopi.Te gjithe justifikohen jo po kam blere shtepi e paguaj 2000 dollare kredi ne muaj, jo po shkolla e vajzes me shkon 30 mije dollare ne vit.Punojne si skllever dhe parate ua ha Terkish Eirlajn me 1400 dollare bileta nga Njy Jorku.ahahahha

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Ne rregull Turo......Znj. Derhemi sipas takatit intelektual eshte perpjekur te kategorizoje emigrantet shqiptare, dhe sic e kam thene ne komentin me poshte ka deshtuar teresisht, por te pakten ajo eshte nisur nga qellimi i mire.

Ky komenti jot eshte nje parodi edhe me e dobet dhe do thosha idioteske e shkrimit te Znj. Derhemi.

Se pari: Komenti jot eshte i mbushur me mllef, percmim dhe perbuzje per emigrantet shqiptare. Mllefi ndaj nje personi eshte pasqyrim i zilise qe buron nga pamundesia per te qene si ai/ajo. Percmimi dhe perbuzja jane refleks i injorances dhe shume shpejt kthehen ne racizem. Konkluzioni: Ti Turo nuk je vecse nje injorant qe po plas nga zilia qe vete nuk mundi te emigroje, ose qe emigroi po doli huq dhe u kthye shpejt ke ija (nona) ne Tirone.

Se dyti: Nuk po flas per te tjeret, por vetem per LLOSHET. Nese "LLOSHI" ankohet se paguan 2000 $ ne muaj per shtepine dhe 30000 $ ne vit per shkollen e femijes, i bie qe te paguaj 54,000 $ ne vit vetem per keto. Po t'i shtosh ketyre edhe te pakten nja 20,000 ne vit per te rrojtur na behen 74,000$ ne vit, qe per derisa i paguan dmth qe i ka, edhe meqe i ka i bie qe keto t'i nxjerre me pune. Une nuk e di cfare kupton ti me prokopi, por mua nuk me duket edhe kaq keq.

Se treti:Emigranti kudo qofte perfiton nga te gjitha epersite e infra dhe superstrukturave te vendeve ku jeton ne krahasim me ato to Shqiperise.

Se fundi: Ka shume shqiptare ne Shqiperi, po e perseris shume ( jo te gjithe dhe as shumica) midis te cileve duhet te jesh edhe ti qe une do i fusja ne kategorine "doodley-do-nothing". Po nuk e more vesh cfare do me thene, pyet ndonje nga ata LLOSHET qe njef ti se ta spiegojne ata.

Submitted by Artur (not verified) on

Zili?Une?Jam nje nga shqiptaret e pare qe u arratisen ne Itali ne shkurt-mars 1991.Nga 1996 deri ne 2003 kam qene i martuar me nje vajze italiane.Ate vit vendosa te kthehem ne Shqiperi e te investoja kursimet.Sot kam nje sipermarrje timen dhe punesoj 5 vete.Ju keni marre familjet dhe nuk do vini me ne Shqiperi?E ku do t'i kaloni pushimet?Me 1 mije euro rroge ne muaj vetem ne Rimini mund te shkoni 10 dite.I bukur eshte edhe Rimini vetem se duhet dizinfektant per papastertite.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

E cfare te thuash. Shkrim tipik i Znj. Derhemi qe sic e kam thene edhe ne nje koment te nje shkrimi te meparshem te saj, kerkon ta beje kafshaten me te madhe se ç'e ka gojen.

Pa pasur pergatitjen e nevojshme filosofiko-sociale nuk mund te pergjithesohen karakteristika kaq te larmishme te emigracionit shqiptar, shkurt po te perpiqesh ta besh vrapin me te madh se ç'e ke çapin, pa tjeter qe do te rezohesh.

Shkrimi eshte siperfaqesor i pa mbeshtetur ne material faktik, por vetem ne persiatje enderrore te zonjes qe eshte vete emigrante (sic!) dhe per pasoje nuk mund te kuptoje plotesisht se cfare ndodh ne Shqiperi sado gazeta te lexoje, apo sado blogje te shkruaje. Meqe ra fjala, te gjithe mund te marrin kurajon e te llafollogjisin neper blogje, rreth lloj-lloj temash, pas pasur pergatitjen e duhur, ose madje edhe arsimin e nevojshem.

Pritet nje reagim nga mbesa e Znj.Derhemi qe i shpjegon te gjitha reagimet realiste ndaj pacavureve qe shkruan halla (apo tezja) e saj me remineshenca sexiste muslimane-komuniste, bah....

Submitted by Rrushit Bilbil ... (not verified) on

Edhe nje here per studjuesen dhe publicisten me shprese se moderatori kesaj rradhe do te me japi kenaqesine duke cfaqur edhe komentin tim.

Se pari duhet te ndihesh krenare mbasi komentuesit tuaj kane kulture dhe bejne analiza serioze dhe dinjitoze per opinionin tim. Pa perseritur verjtjet e tyre une desheroja te shtoja se ne tere shkrimin tuaj ndihet shume dora femerore ku grimcohet pambarimisht me "analiza" te vogla, kur mbasi e ke mbaruar leximin e tij ke haruar gjithcka.

Submitted by lavdosh (not verified) on

Shkrim shume i keq i mbushur me racizmin kunder jje pjese te popullsise (fshatare) we me thene te drejten ka qene burim financimi (reminitancat) e ketyre qe sot e quajne veten qytetare dhe vendalinj qe nuk kane emigruar

Realiteti eshte qe sot ne vitin 2013 kudo neper Shqiperi (qytet-fshat) ka me mijra te rinj qe duan te emigrojne sepse kjo shoqeria jone nuk ju jep shance te gjitheve (racizimi eshte shprehje e kesaj gjendje)

Submitted by robocop (not verified) on

@ Artur.

Si the o? "Pepet" c'nuk do te jepnin te queshin Emilio dhe Mario!!! Qenke budalla total lali. Kur vij ne Tirane, cdo here shpresoj te jete bere qytet, por me pikellim konstatoj se akoma ka mbetur fshati me i madh ne bote me 1 milion banore.

I kujtoj Arturit se ne saje te remitancave te "Pepeve"  ka mbijetuar ky vend mizerabel qe quhet shqiperi, nuk jane pak, jane dhjetra e dhjetra miliarda euro. Tani qe kemi marre dhe familjet ketej aty te ngordhni, plehra mosmirenjohes.

Submitted by leku (not verified) on

pse me kaq përbuzje dhe ti? zotrote personalisht ke derguar miljarda? me ca je marre ti, me droge? Apo ti fluturon, nga Firence dhe nuk e ke marre ndonjeher Tragetin nga Bari? Ka lloj, lloj njerzish miku im, dhe nuk ngordhet kollaj.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ata qe emigruan, emigruan. Tani emigracioni u mbyll. Qendrimi ne Shqiperi ka vetem nje perspektive. Te behesh hajdut....

Kjo eshte e mira e fundit e liberalizimit te vizave. Nese para vitit 2010 mund te largoheshin shume te paligjshem ne cfaredo menyre dhe nga te gjitha drejtimet, duket se liberalizimi i vizave i dha fund ikjes masive te hallexhinjve ne kerkim te nje pune. Keshtu qe s'kemi nga ja mbajme. Behemi hajdute ne Shqiperi...

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Shkrimi ishte aq lemsh, sa pata veshtiresi te gjej nje kategori ku te perfshija dhe autoren  emigrante !

Submitted by Asterisk (not verified) on

Shkrimi shume i ceket dhe qe bazohet ne fjale muhabetcinjsh kafenesh. Ne Shqiperi i bie qe cdo familje ka nje emigrant direkt (ne mos qofte djale a vajze te pakten moter, vella, kusheri, etj), keshtu qe nuk ka sesi shqiptaret te kene nje mendim kaq negativ per emigrantet. Keto qe jane thene ne shkrim jane me teper mendime te papuesh qe mbushin kohen klubeve e mejhaneve te Tiranes me ndonje makiakto a gote ferneti perpara.

Se pari, nese shkrimi do ishte thelluar ndopak do te kishte ndare edhe kategorite e migranteve se pari ne te brendshem e te jashtem (emigrante). Se jo per gje po shumica e banoreve te qyteteve kryesore te Shqiperise jane per vete migrante (dhe mund te thuash qe shumica nuk jane nga ata te suksesshmit qe "ka një dyqan që e jep me qera, sido që vetë s’ka punë, ka shoqëri, kafen e mëngjesit e pi në klub, nuk para lodhet fort, është rrumbullakosur, dhe nga pasqyra i duket se rrobat firmato i rrinë shkëlqyeshëm" . Shumica rropaten per vete gjithe diten per buken e gojes dhe kur kane nje pune stabel i marrin neper kembe "pronaret" si rrecka te pavlera. E keta nuk besoj se kane kohe te paragjykojne.

Se dyti, emigrantet nuk ndahen thjesht ne pepino, jorgo apo pallosh e kriminel sic ben nje komentues me lart (qe nga thellesia e shkrimit duket se lekundet ne nivelet e injorances). Ashtu si ata qe jetojne brenda Shqiperise nuk i ndan dot kollaj ne dy apo tre nengrupe ashtu jane dhe emigrantet. Te shumllojshem ne natyre por te gjithe te permalluar per token meme e per njerezit qe kane lene pas. E kane qene keta emigrante motorri i rritjes se Shqiperise por edhe pasqyra e Shqiperise ne bote (me te gjithe te mirat e keqijat qe kane marre me vete). E keqja eshte qe me te miret integrohen dhe nuk dallohen nga vendasit e huaj ndersa me te keqijte shkelqejne si parja e kuqe.

Gjithsesi, autores nje 2-sh me hater per shkrimin dhe respublices nje keshille per te mos botuar cfare i vjen per duarsh.

Submitted by AFA (not verified) on

Ore jeni ne terezi ju, cfare behet me kokat tuaja?

Kur nuk u pelqen shkrimi mos e lexoni!

Per me teper si ka mundesi qe nuk pertoni me pas beni dhe kritike komplet jashte temes dhe cdo etike dhe normale.

Nuk e kuptoj nga ju vjen kjo ligesi dhe ky eshte fenomen ne vete!

Zonja Derhemi eshte absolutisht nje nga penat me te mira sot.

Problemi juaj o vellezer eshte se jeni mesuar te lexoni publicistike te rendomte, jo shkrime me profil akademik.

Urejtja per intelektualet ne pergjithesi eshte fenomeni me i frikshem shqiptar. Jani mesuar t'u shiten si intelektuale gazetaret apo disa personazhe folklorike dhe i jepni te drejte vetes te vini dhe nota per shkrime te te tjereve. Nqs nuk u pelqen shkrimi apo qendrimi i dikujt, pergjigjuni me nje shkrim vete. Mund edhe te polemizoni por ama kur nuk keni gje per te thene dhe nuk dini cte thoni mos flisni fare.

Kini pak me shume respekt per njerezit e mendimit edhe nese nuk u pelqen cdo gje qe ata thone apo menyra dhe stili i tyre nuk eshte ne shijet tuaja.

Zonja Derhemi lutem mos u ligsht e dekurajo nga budallalleku dhe banaliteti i te keqes. Ka njerez qe u lexojne me shume deshire e gezim.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Z/Znj AFA eshte e drejta juaj ta pelqeni ate qe shkruan Znj. Derhemi, sikurse eshte e drejta e dikujt tjeter ta shikoje me sy kritik ate qe shkruan ajo. Per punen e te pertuarit, edhe ju dukeni shume puntor (e) kur gjeni kohe dhe e lavderoni.

Te mos jesh dakord, ose te veresh dobesite e Znj. Derhemi dhe t'i komentosh ato nuk domethene aspak te nxjerresh ligesi ndaj saj, ose ligesi ne pergjithesi.

Nese ky shkrim ty te duket AKADEMIK, une po te them se kerkesen per nivel AKADEMIK zotrote e paske teper te ulet.

Ju vazhdoni ta lexoni Znj. Derhemi me deshire, gezim e madje edhe me lumturi. Kjo nuk do te thote qe gjithe te tjeret duhet patjeter te perjetojne keto ndjenja kur lexojne ndonje "paçavurre" te Znj. Derhemi.

Submitted by AFA (not verified) on

Cen, shkrimi nuk eshte akademik i mirefillte, pasi duket se ka karakter publicistik dhe eshte botuar me pare ne nje blog.

Autorja, nga ana tjeter eshte njeri i botes akademike. Kjo nuk do te thote te kemi respekt apriori per cdo akademik ne bote, por ne rastin e shkrimit me lart dhe te komenteve tuaja, ne me te pakten e rastit, jane komente te cilat demotivojne njeriun te shkruaje, sado supermen dhe mbinjeri te jete njeriu dhe mos i beje pershtypje se cmendojne te tjeret apo disa.

Ndonjehere ne komente qe bejne njerezit rrembimthi apo te ngarkuar emocionalisht per x apo y arsye, harrojne per efektin dhe pasojat qe komentet kane sepse te gjithe jemi njerez.

Une mendoj se Znj Derhemi duhet te vazhdoje te shkruaje ne publicistike, dhe tek ne ka shume pak zera te tilla, qe sido qe ta mendojne, mire apo keq sipas njerit apo tjetrit, eshte mire te jene aktive ne jeten publike.

Bera thjeshte nje lloj verejtje per pak me shume njerezillekne komunikim. Shijet patjeter jane te ndryshme ashtu si dhe mendimet dhe kjo eshte gjeja me e mire qe kemi sot.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Ne rregull AFA....

Submitted by Stefan H (not verified) on

E ku eshte ky shkrim akademik? Ka mjaft botime sociologjike per emigrantet shqiptare ne revista te mirefillta shkencore, por ne kete shkrim nuk fryn aspak nje ere e tille akademike. Me shume kemi te bejme me pershtypje personale te saja nga kontaktet qe ka ajo ka me ndonje emigrant dhe nuk eshte e thene domeos qe keto pershtypje personale te pergjithesohen ashtu arbitrarisht. Prandaj shumica e kritikave te ketij shkrimi theksojne se emigrantet , duke jetuar ne vende me strukture dhe superstrukture me te mire se ne  Shqiperi jane adoptuar ne nje menyre jetese te tille qe kur vijne ne Shqiperi ju duket vetja si i huaj dhe aspak e lehte per tu riadoptuar. Shume prej emigranteve te kthyer ne Shqiperi per shkak te krizes ne Itali dhe Greqi, po rilargohen per shkak te pamundesise per te zbritur ne nje nivel e menyre jetese qe atyre ju duket arkaike. A e merni me mend qe nga vlora ne orikum nuk gjen asnje cope te lire plazhi per tu lare pa paguar ? Ne asnje vend te botes nuk ndodh nje gje e tille. Vertet ka plazhe private, por ka po aq plazhe publike. Madje plazhet private nuk mund te zene gjithe hapesiren e nje zone plazhi, jane detyruar te lene te lire nje pjese te zones qe kane okupuar. Pergjithesisht zhvillimi ne Shqiperi eshte kuptuar per se mbrapeshti. Doemos qe kendveshtrimi i zonjes Derhemi ka kufizimin e "habitatit" qe e rrethon

Submitted by Bard (not verified) on

Akademizmi shqiptar vuan nga mungesa e koncizitetit dhe qartesise. Nje ide qe mund te formulohet me nje fjali, ketyre u merr paragrafe te tere te permbytura me lloj-lloj arsyetimesh pa lidhje. Perveç Mustafa Nanos e Lubonjes, Koloreto Cukalit e Ardian Ndreces,Artan Lames e Agron Tufes(per kete te fundit, vleresimi eshte thjesht per stilin, jo per ate qe mbron), publicistet e tjere mezi e marrin nje pese te çale. Sugjeroj qe te hapet nje votim online per te shpallur publicistin me te keq te te gjitha koheve. Po e hap une votimin: Arjan Vasjari..

Submitted by amy (not verified) on

Alfred Lela; ide jo, logjike jo e jo, strukture jo, stil jo........ Bravo i qofte per kurajon, si marrin guximin e shkruajne keta njerez!

Submitted by RP (not verified) on

ka pak nga te gjitha,permbledhje paragjykimesh,perplasje gjykimesh dhe domosdo nje koncept mbi emigracionin e perbotshem.Mua shkrimi me pelqeu,autorja me aq sa ka mundur ka sjelle opinionin e saj dhe pergjithesisht te shqiptareve qe rrine ne Shqiperi ndaj atyre qe kane ikur dhe anasjelltas.Ne fakt,te tera qendrojne.Ka shqiptare qe i merr malli,qe s'i merr malli,qe shesin mend pse jane emigrante e qe turperohen pse jane emigrante,shqiptare qe shesin mend pse kane bere prokopi ne Shqiperi(epo shyqyr me ne fund)dhe nga ata qe ankohen pse nuk kane bere prokopi,etj.Nje artikull sado kilometrik nuk mund te mbeshtjelle ne vetvete universin e dinamiken e nje shoqerie,ndaj habitem sesi ka mundesi qe lexues te gazetave ti sugjerojne stafit se çfare duhet te publikojne ose jo,e aq me keq,kur shkrimi sjell me vete polemiken,qe ne vetvete eshte qelllimi i çdo eseje apo persiatjeje ne nivel opinioni.Kam idene se pergjithesisht emigrantet nuk do kthehen me ne Shqiperi.Kaluan shume vjet,femijet linden dhe u rriten atje,per tipa snobe dhe fodulle qe perfaqesojne Shqiperine e diplomave fallso dhe"pronarine" e re skllavopronare te kapitalizmit rrampant(dhe rumpalle)shqiptar kjo asqe perben problem,por une mendoj se ky eshte nje problem.Ata qe iken emigrante ishin kryesisht te rinj qe tani jane ne 40-50 vjeç dhe kane posedojne miniera eksperience dhe dijesh,perfshi femijet e tyre.E vertete qe Shqiperia eshte vend vital e ka shume njerez praktike,por nuk do ishte keq kontributi i emigranteve.Mua me qelloi te isha ne nje dasem luksoze shqiptare,ku vura re se tavolina kishte aq shume gota sa nuk kisha vend ku te vija pjaten.Kur u mbyll dasma dhe fola me"menaxheren"ajo me shpjegoi ca me eksperiencen e ca kurseve amerikane a ku di une dhe me ne fund ma ktheu se"keta shqipot"duan shume gota,se shqipot duan te pijne e kercejne e s'e kane mendjen te hane-ca me mire per guzhinen dhe menune e te ngrenit ne dasma,ku ia fusin me top per çmimet dhe te japin te hash gjera qe vlejne dy leke pa piken e turpit.Emigrantet ne Tirane dhe kudo ne Shqiperi konsiderohen si tipa me te cilet mund te spekullosh kollaj,me kujtohet njehere qe do blija nje hyrje dhe ndertuesi sapo hyra zuri te fliste me dike ne celular dhe gjate bisedes i kujtoi se çmimi per m2 ishte ta zeme 5,kur ne fakt une isha informuar qe ishte 4.5 e pastaj me kujtoi qe kete çmimin 5 nuk e diskutonte as per mikun e tij te ngushte qe sapo e kish marre ne celular.Une e kuptova fluturimthi qe ky rreng qenkesh i zakonshem per pronaret e llaçit dhe tullave dhe me shaka i kujtova se keto gjera ndertuesve u marrin shume kohe,ndersa duhet te merreshin me cilesine e produktit,sepse cilesia flet vete.Si ky rast shume te tjere,te cilet na shtyjne ne emigrantet qe te jemi te kujdesshem e me shume te kujdesshem ne vendin tone sesa ne vendet e huaja.Nejse,e zgjata kot,nuk e kuptoj pse duhen shkrime akademike ne gazeta,siç sugjerojne lexues te tjere,ndersa ne mos,te shtohen opinionet mbi nje nga plaget themelore te shoqerise tone qe eshte emigracioni dhe fatmireisht autorja na e risjell ne kujtese.

Submitted by Anonimx (not verified) on

13 Vite pa ardhur ne shqiperi as kam per te ardhur ndonjeher ,,, Shqiptare qelbesira te ndyra  e kan qelbur ate vend ,, qe ta kuptojne cfare kane bere duhet  te vene jo larg po  30Km  jashte vendit te tyre ne mal te zi ,,, e te krahasohen  e te shikojne ku jane ,,, hajdut e kriminela qe bredhin tere diten me makinat e tyre luksoze  neper gropa e puseta te hapura  kur ky vend nuk ju afron as rruge per makinat qe kane shahen e rihen ter diten ,,,Njerez te deformuar qe hane tere diten qofte  e pin  dicka  qe  sipas tyre quhet bire ,,Popull kamkum  pa edukat e qelbesira qe ju eshte bere mendia ku te zhvasin  Polic qe ta shpifin qe te ndalojne cdo 100 metra kur shohin targa te huaja e te kerkojne lek pa pik turpi ,Me vjen keq qe flas keshtu  por e verteta eshte keshtu e duhet ta themi , kush me keqkupton eshte nje DHI E ZGJEBOSUR BISHTIN PERPJET  KESHTU JAN SHUMICA SE SKA MUNDESI TE KATANDISET AI VEND ASHTU ,,,,,,,,

Submitted by Anonim (not verified) on

Meqenese besoj tek evolucioni, desha t'u kujtoj "jo-emigranteve" qe puna e beri majmunin njeri.  Hesapet do te lahen njehere e mire shume shpejt; nderkohe qe femijet e emigranteve te perbuzur do jene bere pashmangshmerisht "njerez", ata te jo-emigranteve shqiptare do te kene degjeneruar akoma me shume se prinderit e tyre kat'nare e te rrumbullakosur, ndoshta do te jene akoma duke ngare makinat e ndryshkyra te baballareve ne rruget me gropa e kratere se parave - lemoshe te emigranteve ju erdhi fundi por gjithashtu edhe lemoshave - kredi te europianeve. Nje keshille nga zemra: PUNONI ose kthehuni perfundimisht tek ster ster gjysherit. Dhe pastaj edhe veshjet firmato te bera kontrabande ne Kine dhe ultra demode nuk do t'ju fshehin dot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.