Zakone Barbare

Postuar në 28 Gusht, 2013 02:22
Erion Kristo

Në vendin tonë kemi shumë dijetarë dhe njerëz që paguhen si të tillë, po kemi fare pak njerëz që vëzhgojnë mjedisin ku jetojnë dhe kapin parametrat e jetës që kemi krijuar së bashku. Një shqetësim i mirëfilltë është fakti i krijimit të disa zakoneve barbare, të cilat krijohen me një shpejtësi fantastike në bazë të parimit të patrandur të imitimit (kaq i përhapur ndër ne). Shumica e këtyre zakoneve vijnë prej një fakti të thjeshtë: mungesa e seriozitetit të institucioneve përkatëse ose më mirë mungesa e dëshirës për të futur parametra rregullatorë në jetën tonë.Mospasja e rregullatorëve të tillë sjell kaos, le të themi si kaosi urban, apo kaosi i trafikut, apo kaosi i plazheve, e të tilla. Shumica e këtyre zakoneve janë të riparueshme brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Po le të bëjmë një ekspozitë të bëmave tona, ku të përmblidhen shumë prej njësive mendore të ushtruara në jetën tonë praktike, pa mëtuar t’i përmbledhim të gjitha: mania e ndërtimeve pa leje; vendosja e “policëve të shtrirë” përpara shtëpisë; bërja e kanaleve pas shtrimit të rrugës (ky zakon hyn te kulmet); hedhja e fishekzjarrëve në mes të natës; mbajtja e shkopinjve të bejsbollit nëpër makina (a e praktikojmë ne këtë sport?); shitja e misrave të pjekur në çdo cep rruge; shitja e librave përtokë; mungesa e kokoreve dhe semaforëve për motoçiklistët; vendosja e fëmijëve në vend të parë në makinë; parakalimi nga e djathta nëpër rrugë; shitja e mishit dhe bulmetrave në rrugë;zënia e rrugëve nga shitësit e fruta-perimeve dhe nga karriget e lokaleve; mosbërja e Like në Facebook; bllokimi i rrugëve nga autokolonat e dasmave dhe njerëz që dalin nga dritaret e makinave me gjithë trupin duke tundur shami; shkelja e parave me këmbë nëpër dasma ose futja e parave në gjinjtë e nuseve; falsifikimi i ujit dhe pijeve alkoolike; grabitja e zhavorrit të lumenjve; grabitja e lëndës drusore nëpër pyje; zënia e hapësirave nga plazhet private; trukimi i frutave dhe perimeve me lëndë që shpejtojnë pjekjen e tyre (përzierja e shalqirit me kungull, kastravecit me ure, pjeprit me penicilinë); shtimi i ujit me benzinë (apo e kundërta?); sjellja e ilaçeve të posaçme vetëm për kombin tonë; zënia e tokës së tjetrit; futja e lekëve në xhepat e doktorëve dhe infermierëve; vjedhja dhe mospagimi i energjisë elektrike;përdorimi i llojeve të ndryshme të pllakave të trotuareve sipas shijeve të pronarëve të dyqaneve; blerja e dyqaneve me çmime super te shtrenjta dhe dhënia e tyre me qira; dëshira e papërmbajtur për t’u pajisur me diplomë të papajisur me dije; edukimi masiv i popullsisë me muzikë bastarde; ndalimi i furgonëve në çdo vend të mundshëm; mundësimi i shfaqjes së gropave dhe të çarave në rrugë të saposhtruara; vjedhja e sinjalistikës rrugore; grabitja e varëseve nga qafa e grave; vendosja e çmimeve super të larta të dhomave turistike pa asnjë nivel; shtimi i pafund i xhepistëve; boshatisja e organizuar e vlerave monetare spitalore, p.sh. ilaçet; hapja e muzikës në nivele ufologjike nëpër makina; prishja e apartamenteve dhe kthimi i tyre në dyqane; kthimi i garazheve në diskoteka; hapja e muzikës më zë të lartë nëpër lokale; pirja e njëpasnjëshme e kafeve;zgjidhja e punëve të zyrës në kafe; tjetërsimi i shumicës së pronave publike; përdhosja e simboleve fetare; printimi i pikturave të famshme të artistëve të mëdhenj në vend të blerjes së pikturave origjinale; pirja e duhanit nga gratë shtatzëna; pirja e duhanit nga vajzat dhe fëmijët e vegjël; “legalizimi i hashashit” (ka kaq shumë sa duket sikur është legalizuar, po thjesht nuk është botuar në Fletoren Zyrtare – edhe kjo e fundit është bërë zakon) dhe dënimi i kryekomunarëve për këtë; pajisja e mbi 100 mijë personave me pushkë gjahu; shfarosja e gjallesave të egra; Kompleksi i Skrapit (një lloj i ri sëmundjeje); përdorimi i borive të makinave 24 orë në ditë; pajisja e të gjitha dyqaneve me qepena metalikë; të ulëriturit nëpër shkallë; lënia e plehrave në korridorin e pallatit;mospagimi i parave të ashensorit; kryerja e punimeve në apartamente orë e pa orë; shumica e lokaleve të përgjigjen se nuk e kanë filan asortiment; klienti nuk ka kurrë të drejtë; mungesa e respektit ndaj kohës, ku gjithçka fillon me vonesë; shoferët e autobusëve urbanë janë ekstremistë (ose shumë të shpejtë, ose shumë të ngadaltë, nuk ka fare të moderuar); taksitë shqiptare janë më të shpejtat në botë; këmbimi i parave bëhet në rrugë; shumica e personave që shkojnë të shikojnë një koncert janë të vetëpërmbajtur; fëmijët shikojnë telefilma bashkë me të afërmit e tyre; mediat kanë shumë respekt për kriminelët, sepse këta dhe veprat e tyre zënë ballinat e mediave;nuk njohim dhe nuk vlerësojmë ata që punuan dhe dhanë jetën për këtë vend, po njohim me rrënjë e me degë dhe respektojmë ata që e grabitën dhe e shkatërruan këtë vend (ai muhabeti i kujtesës: afatshkurtër e afatgjatë); shitja e gjithçkaje nëpër plazhe, me mjete fonike dhe motorike, a thua se plazhi është treg dhe jo një vend pushimi; shitja nën dorë e vendvarrimeve; mbushja e gazetave me kronika të zeza, rozë dhe të kuqe (kronika nga komunizmi), pra ushqimi i popullsisë me OMGJ; dhënia e çmimeve dhe dekoratave pa fund sipas parimit që hahet çdo gjë që fluturon; kamerieri të dhunon; etj., etj., ad libitum.

Shqiptarja.com

Comments

Submitted by Iliam Zhuka (not verified) on

Problematika nuk eshte pa interes,por duhet tw lexosh me shume se gjysmen e shkrimit qe te marresh vesh perse eshte fjala. Faze fosnjore e gazetarise.

Submitted by Anonim (not verified) on

Erion, sa per te shfrehur dufin, jo se do arrijme ndonje gje, por me lejo te shtoj: mungesa totale e respektit te shofereve ndaj kembesoreve ne rruget e "qyteteve", ata "qener" meritojne te shtypen se ju zene rrugen; dashuria ne kufijte e nderimit qe cunat shqiptare kane per makinat, mjafton t'i shikosh kur i lajne, e vetmja pune qe e bejne me zell; jane gati te te vrasin po ju gervishte makinen, ndoshta sepse eshte e vetmja gje qe ju justifikon ekzistencen; policet rrugore qe te ndalojne ore e minute per dritat ne mes te dites me diell se nuk i ke shume te forta nderkohe qe shkelje flagrante te papara ne bote ju kalojne para syve;  mijera kafene qe sherbejne vetem kafe (te keqe) dhe asgje tjeter, pa asnje perpjekje per konkurrence apo marketim minimal (e ce te kene?); trotuaret, c'te jene keto, perse duhen, mbase mbeturina te turpshme te socializmit (nuk thone kot qe dhe Parisi eshte njecike socialist); macet rrugace qe te vertiten neper kembe kur darkon "outdoors" dhe qe ushqehen nga klientet; vjedhja e legalizuar dhe e pranuar si fakt i jetes nga faturistet e ujit dhe te dritave (s'ke ca ben, duhet te kapesh faturistin te thone ne drejtorite perkatese!); biznesi me i sukseshem ne Tirane - rremimi i kazaneve te plehrave nga skuadra te vetepunesuarish ne cdo rruge, madje edhe ne ato "luksozet" ne Bllok, etj etj

Submitted by Iluministi (not verified) on

Një Tablo që të drithëron me realizmin e saj!

Me vlera per sot dhe per historinë neser.

Pergezimet e mia z. Kristo.

Submitted by Kristaq (not verified) on

Mua nuk me pelqen ky lloj shkrimi qe nxjerr ne pah vetem anet e keqia te realitetit. Te kuptohemi, shumica e tyre jane te verteta ( nuk kuptova p.sh. OMGJ -ne dhe lidhjen e tyre me kronikat e zeza, kuqe, por pak rendesi ka kjo). Po te vazhdoja logjiken e Erionit, do te shtoja se jami bere qaramane dhe nihiliste dhe per kete ky shkrim i Erionit eshte shembull tipik.
Mbase do te bente efekt edhe pershkrimi i anes tjeterv- pozitives, e cila nuk besoj se mungon. Denoncimi eshte pjese e diagnozes, por zgjidhja do edhe mjete te tjera ku hyn edhe reklamimi i pozitives qe ekziston.

Submitted by Edi (not verified) on

Erioni harroi pa përmendur vetëm analistët mistrecë...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.