Ushtarakëve u takon “odeoni” i tyre, por një odeon ndryshe

Ndonse sot komercializmi në shtyp ka dëshmuar se pothuaj e gjithë Shqipëria ka qënë “e veshur” me reparte ushtarake, emri SHQUP i rezistoi kohës, e u kthye në pikë referimi për të nxehur më shumë në gushtin e kësaj vere. Artikulimi që po bëhet me SHQUP, më shumë se këdo, po anatemon ushtarakët si qytetarë nën uniformë në Shqipërinë e mijëvjeçarit të tretë. E, në këtë kontekst, koha dhe vendodhja krijojnë këtë tymnajë, ku gjithkush mundohet sipas idesë e mënyrës për të definuar të drejtën, apo jo atë si të tillë. Të parët që nxituan të merren me këtë çështje ishin gazetarët “këta skllevër të fjalës së lirë”, të cilët të gatshëm të bëjnë çdo gjë e ushqyen opinionin publik në komente e referenca nga më të ndryshmet, më pas dihet çfarë ndodhi. Me moton “Mbrojtja e Atdheut detyrë mbi të gjitha”, në pothuaj të gjitha qytetet e Shqipërisë, regjimi i gjysmëshekullit të fundit të mijëvjeçarit të dytë, ndërtoi edhe shtëpitë e ushtarakëve, me të vetmin funksion si kampe internimi për korpusin e oficerëve. Me kohë shtëpitë e ushtarakëve janë harruar, e me shumë të drejtë, mbasi Forcat e Armatosura nuk konsiderohen si dikur shpërndarë anekënd, si “ushtri e popullit ushtar”. Ndoshta shumë më herët edhe Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë Popullore, shkurt SHQUP, do të përmendej “na ishte dikur”, nëse nuk do të ndodhnin pak gjëra, të cilat vështirë se janë thënë deri tani. Shpirtërisht me atë kishin lidhur jetën dhe karrierën artistë të shumtë, të cilët edhe mundet të kenë lobuar që ajo të ishte. Ish-ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, në këtë objekt kishte posaçërisht një ambient pritje për homologët e tij që vizitonin Shqipërinë. Në vitin 2001, ishte Qeveria Italiane e cila në kuadër të ndihmës për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, investoi dhe vendosi në efiçencë dy salla multifunksionale në ambientet e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura, pasi e tillë quhej atëherë. Një vit më vonë në kuadër të një projekti bashkëpunues me Zvicrën, ishte Qeveria e saj ajo që instaloi pajisjet për qendrën audio-vizive, pajisje të cilat ishin një luks i madh për kushtet e vendit tonë në atë kohë. Veçanërisht vendosja e sallave të lartpërmendura në funksion të çdo aktiviteti jo vetëm për Forcat e Armatosura, i bëri këto të fundit kënaqshëm luajale në mardhëniet me shoqërinë civile, e partnerët e NATO-s. Nuk mund të thuhet kështu për qendrën audio-vizive, e cila nuk pati suksesin e pritshëm, ku më shumë ka ndikuar konkurenca, pse jo dhe vizioni për ta zhvilluar atë. Një subjekt tjetër pothuaj privat, ESKU (Enti Social Kulturor i Ushtrisë) nuk mundi dot të jetë konkurues për të ofruar një shërbim të tillë edhe pse zotron pothuaj hapsirën më të madhe në këtë objekt këtu në zemër të Tiranës. Në vitin 2011 instutucioni emërtohet Qendra Kulturore e Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, kësaj here asaj i bashkëngjitet Sektori i Botimeve Ushtarake, i cili duhet pranuar se është sektori më efiçent i QKMBM sot. Jo më tutje, por diku para tre vjetësh Ministria e Mbrojtjes akordon një fond të veçantë për blerje pajisjesh audio-vizive të parametrave HD, ende nuk dihet çfarë është ofruar nga vënia në përdorim e tyre. Pa hyrë më tutje në analizë se çfarë po ndodh me këtë objekt sot, apo nesër, e quajtëm të udhës për të kujtuar se ushtarakët, nuk kanë pse përdoren e kundërpërdoren në rastin konkret. Ushtarakët shqiptarë e po kështu dhe ish-ushtarakët duan të ndjehen të respektuar në masën që ata kanë respektuar shtetin e tyre gjatë viteve që i kanë shërbyer. Historikisht, sot e nesër, jo vetëm tek ne por në të gjitha shoqëritë e zhvilluara, zyrtarët e politikës zgjidhen nga publiku për të bërë vepra të mira, ndërsa ushtarakët edukohen dhe shërbejnë si shtetarë të përgjegjshëm nën uniformë. Qytetasit shqiptarë nën uniformën e blertë, e kanë dëshmuar këtë përgjegjshmëri, ndaj nuk kanë pse të vuajnë mardhënien dashuri-urrejtje në raport me zyrtarët e politikës, të zgjedhur nga publiku. Në rrugën për t’u bërë anëtare të NATO-s, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dëshmuan se kishin e kanë një korpus oficerësh të përgatitur dhe të edukuar për të bërë detyrën e shtetarit nën uniformë. Për të mbrritur deri këtu, njëherësh Forcat e Armatosura kishin dhe fatin për të mësuar nga konsulenca e miqve tanë të NATO-s. Pa konsulencën e tyre, nuk mendoj të jenë marrë vendime për ngritje apo zhbërje strukturash në Forcat e Armatosura. E qasëm këtë fakt, për të evidentuar se dhe QKMBM është pjesë në këtë strukturë, falë përvojës dhe konsulencës të aleatëve tanë në Perëndim. E parë në këtë këndshikim, nuk bëhet fjalë thjesht për misionin e saj, por dhe për vendvendosjen dhe asetet që ofron. Vendimmarrësit e fushës së mbrojtjes, më mirë nga gjithkush e dinë çfarë rëndësie ka një “odeon” i tillë në qendrën metropolitane. Kurrësesi vendodhja e saj nuk mund të konsiderohet si tepri në “luksin e bollshëm” për Forcat e Armatosura. Në të gjitha vendet e zhvilluara dhe anëtare të NATO-s, ushtritë kanë odeonin e tyre aty në qendrat e metropoleve. E ndërsa ata e kanë dhe e shfrytëzojnë, ne e “kishim nuk e kishim”. Në shtëpitë e ushtarakëve në vendet e zhvilluara ofrohen shërbime posaçërisht për ushtarakët, jo për t’i diferencuar, thjesht për t’i motivuar, e për t’i sjellë më afër me. Në të tilla odeone ata gjejnë relaksin, biblotekën, aty ngrenë urat e komunikimit me partnerët dhe shoqërinë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Gjermani, në Itali, në Turqinë euro-aziatike, qendra të tilla janë shndrruar në “tempuj” ku ushtria dhe publiku ndërveprojnë. Në “tempuj” të tillë vendimmarrësit e fushës së mbrojtjes presin miq e homologë, komunikojnë me median. Aty çdo individ i shoqërisë, lehtësisht mund të mësoj çfarë është i interesuar të dij për Forcën e Armatosur. Ndryshe ndodhi tek ne, pasi shtëpitë e ushtarakëve nuk ishin asgjë më shumë se kampe internimi me të vetmin ndryshim, atë të mungesës së gardianit. Janë të shumtë në numër politikanë, shumë mjek, inxhinier, financier, artistë e gazetarë, që dikur kanë jetuar në kampe të tilla, si fëmijë apo të rritur. Kush i quan si parajsë, nuk bën gjë tjetër veçse gabon. Natyrshëm sot nuk mund të kemi nevojën e kampeve të tilla të ferrit, pasi jemi vend anëtar i NATO-s, e në kushte të tilla politikbërsit duhet të mendojnë më shumë për këtë korpus simbolik ushtarakësh. Nuk është e ndershme tek lexon komente të tilla, në të cilat thuhet që ushtarakët qenkan trajtuar mirë, vetëm e vetëm përse diku në qendër të Tiranës, paska qenë një godinë dhe disa ambiente që përbëkan SHQUP.Kemi vënë re se shumë ish-ushtarakë me gradë të madhe, janë nxituar dhe janë prononcuar sipas shijes, ashtu sikurse ka patur gazetarë në dilemë se çfarë duhet t’i thonë publikut, por një gjë mbetet kryesore të thuhet, që ushtarakët duhet të trajtohen më mirë, sepse tek ata ndjenja e detyrës është më e lartë se çdo vuajtje që përjetojnë. Ish-ushtarakët nuk janë fort të disiplinuar, ende ata nuk dinë çfarë kërkojnë, më shumë nga çdo gjë duhet të kërkojnë përmirësimin e ligjshmërisë, në mënyrë të atillë që armatës së tyre të mos i bashkëngjitet një tabor prej 45-vjeçarësh të cilët ligjërisht, e krejt në mënyrë paradoksale quhen ish-ushtarakë. Ndërkaq ata duhet t’a dinë se në të famshmin SHQUP nuk punon asnjë ushtarak me uniformë, ndërkaq as ata vetë nuk janë mirëpritur kaq bujarisht këtu. E kaluara e hidhur më shumë mund t’i ketë mbajtur në memorie shtëpitë e ushtarakëve për sallat e tyre famëkeqe, ku komisarët ishin dënuar të thonin fjalën e partisë, në vendin ku mund të jenë marrë lloje dënimesh deri në vdekje. E thënë pak më lart koha dhe vendi e shkaktuan këtë debat, që gjithësesi do harrohet shumë shpejt, ashtu sikurse në harkun 20-vjeçar janë harruar harxhimet e qindra miliona lekëve për të ndërtuar, apo ristrukturuar shumë objekte ushtarake, të cilat dolën jashtë funksionit vetëm pak kohë pas përfundimit të tyre. Në këtë hark kohor janë ripunuar rregullore, apo dhe ligji për autoritetet e komandimit e drejtimit, por ata ende mbeten jo qartësisht të shprehura për një ndarje të kopetencave, ç’ka bën shumë herë të vazhdojnë reminishencat. Ushtarakët janë pjesë e nderuar e shoqërisë shqiptare, të cilët shpesh në kushte të vështira ekonomike, madje deri në kufijtë e varfërisë, pa strehim, pa trashëgimi, pa mundësi pasurimi, pa pjesmarrje në privatizimin kombëtar, arritën të qëndrojnë dinjitoz në detyrën e tyre fisnike. Vështruar sipas kësaj të vërtete nuk mendojmë që atyre u dhimbset shumë një godinë thjesht si pikë referimi, ndaj të mos i akuzojmë dhe t’i përdorim. Si në të gjitha ushtritë e vendeve të zhvilluara ushtarakëve u takon e drejta për të patur odeonin e tyre, por shumë shumë më ndryshe nga sa e kanë patur deri tani.
Comments
“... sepse tek ata ndjenja e

“... sepse tek ata ndjenja e detyrës është më e lartë se çdo vuajtje që përjetojnë...“

Per cfar detyre e cfar ndjenje e ke fjalen plako!? Retorike e vetem retorike. Jane keto ushtarake qenja me pa ideal e te poshteruar si indititet. Kater brigada e nuk e di sa batalione ka pasur ne gazermat me te medhaja ne ballkan ne Kavaje. Nje sapu nuk humbte se mirej me inventar. Ne 97 si me magji u dynden njerzit e plackiten gazermat ne te gjithe shqiperine, dhe te gjithe arsenalin e armatimeve, jo ne krahe po e po, po me karroca e kamiona. Ku ishin keto ushtarake? Nuk pashe asnje! Nuk u be asnje shembull rezistence qe; STOP. Apo te vritej nje njeri qe hynte ne zonen ushtarake. Te gjithe te breket do ta kishin bere po te behej nje shembull. Ore po nuk doli asnje ushtarak, qofte dhe njeri. Qenje perbuzese do te quaj. Pa ideal e te poshteruar si zvarranike.....

Ti Parllaku,je vetem nje

Ti Parllaku,je vetem nje ARMIK I USHTARAKEVE,sepse i tille eshte edhe babai yt Rahman Parllaku!!1

Ne se i quan SHTEPITE E USHTARAKEVE kampe internimi,ti,o do jesh INJORANT,o ke RRJEDHUR nga trute!!1

Ti perdor fjalet e Berishes per te tjerrur LESHIN e llafeve!!

Ne se SHQUP-i e ka humbur funksionin,atehere le t'u KTHEHET ISH PRONAREVE e jo partive politike!!

Ne cilin ligj mbeshtetet GRABITJA E KESAJ PRONE KOLOSALE NE FAVOR TE NJE PARTIE POLITIKE???

Ne ligjin mafioz te SAJIMIT TE KONFLIKTEVE per te terhequr vemendjen nga DALJA PARA DREJTESISE E Sali Berishes!!!

Duhet te jesh vertet naiv qe

Duhet te jesh vertet naiv qe te ushqesh nje urrejtje te tille ndaj shtreses te ish ushtarakeve.
Te quash ushtaraket e regjimit komunist te perkedhelur te atij regjimi do te thote te mos e njohesh realitetin.
Oficeri para viteve ’90, pa frike fare mund te quhet nje shtrese e persekutuar, e internuar. Nje oficer i ri sapo mbaronte shkollen e dergonin ne repart, brenda telave me gjemba dhe dilte nje here ne jave ne fshatin e afert apo shkonte nje here ne tre muaj ne shtepi. Bile ushtari shkonte me shpesh me leje sesa oficeri.
Gjithe jeten ne gatishmeri qe ja kishin bere atij jeten burg. Internimi i familjeve te oficereve nga njeri cep i Shqiperise ne tjetrin ishte i zakonshem. Per ushtarakun si ne shtetin komunist edhe pasi erdhi Saliu kishte vetem perbuzje.
Dhe Sala e rriti urrejtjen ndaj ushtarakut. Shihni si flasin sot te gjithe perkrahesit e PD, ndaj ushtarakut. Me urrejtje patologjike.
Mirepo pergjigja kthehet me te njejten monedhe. Eshte e vertete se edhe ushtaraket e urrejne Sali Berishen. Dhe duhet te dini se ushtaraket jane nje shtrese e arsimuar mire dhe shume shpesh mjaft intelektuale. Mos i ngaterroni me policet e Ministrise te Brendeshme qe i moren nga dhite dhe i bene shefa dhe drejtora. Sot ish ushtaraket i ke pothuaj te gjithe biznesmene. Bile disa shume te fuqishem. Pse? Sepse kane vuajtur ne jete, dhe dine t'u bejne balle veshtiresive. Mos te harrojme, se dy nga presidentet tane te fundit jane ushtarake. Kudo ne bote, presidentet shumica jane ushatrake. Edhe ne SHBA.  Dhe sa per ate qe thote dikush ketu, pse nuk hapi zjarr ushtria ne '97, kur u hapen depot, po i them. E para. Ushtria ne asnje rast nuk ka hapur dhe nuk do te hap zjarr kunder popullit te saj. (mos konfondoni repartet e ushtrise me ato te ministrise te brendeshme). E dyta, ne '97 ushtria ka patur nje komandant te pergjithshem, Sali Berishen.Ky e demotivoi ushtrine dhe komandantet e saj. Ky dha urdher te armatoseshin militantet e PD. Nese zoteria i mesiperm, eshte nje militant i PD, duhet te kujtoj shume mire kur e thirren ne degen e rendit te rrethit te tij dhe i dhane nje kallash per lufte kunder vellzerve te tij. Ishte kjo ajo qe shkaktoi revolten e pjeses tjeter te shqiptareve. Por kjo eshte nje ceshtje qe kerkon nje analiza dhe studim te thelle, qe ata qe kane sherbyer ne forcat e armatosura ne ate kohe, duhet ta bejne.

PS dhe PD do te ishin ne barazim votash,po te heqim ushtaraket, femijet e tyre dhe femijet e femijve. 25 mije ish ushtarake
me bashkeshortet shkojne 50 mije. Paten mesatarisht nga tre femije. 25 here 3 u krijuan 75 mije familje te tjera me prejardhje ish ushtarake. Nje familje perbehet nga burre e grua, qe votojne pra 150 vota. 50 mije vota kishim familjet e ish ushatarakeve plus 150 mije vota te familjeve te pasardhesve te tyre, bejne 200 mije vota. Por keta ish ushtarake kane edhe prinder, kane edhe vellezer e motra, kane xhaxhallare e djem e vajza xhaxhallaresh, kane krushqira e te aferm te tjere.
Nje pyetje: Kur dalin votat nga kutite, kuptohen kush jane votat e ish ushtarakeve dhe te afermvet te tyre, per e cilet PD thote, per keto vota nuk kemi nevoje?
E po, ne mos nuk ka nevoje PD, per ato vota, me mundim ushtaraket do te gjejne ndonje parti qe ka nevoje per voten e tyre.
Dhe ja ku doli rezultati i 23 qershorit. Pa voten e ushtarakeve, PD ishte fituese e zgjedhjeve. Mirepo, jo. PD, nuk ka nevoje per voten e tyre. Nuk ka nevoje? Aty te rrije. Ne opozite, derisa te ndryshoje mendje se ka nevoje edhe per pak me shume se 200 mije vota te lidhura me ish ushtaraket… Apo e kam gabim?

Ja me ne fund nje qendrim i

Ja me ne fund nje qendrim i ekulibruar dhe realist. Eshte mire per te gjithe qe ende ekzistojne mendje te tilla qe kane ende aftesine te gjykojne pa pasione.

une mendoj qe PD te

une mendoj qe PD te transferohet tek ish-kopshti zoologjik,vend tamam dhe shume i lakmuar.Hyrja per vizitoret te behet 5 euro,do kete fitime kolosale.

Add new comment