Vajzat e mbara dhe vajzat e mbrapshta

Postuar në 13 Gusht, 2013 05:20
Koloreto Cukali

Vrasja në Vlorë. Me këtë ritëm vrasjesh që ndodhin, nuk do habitesha që t’ju duhen pak sekonda për të kujtuar cila vrasje në Vlorë... A, po, ai që vrau me kallash 3 të pafajshëm se shkoi të zihej për të motrën të cilës ca fierakë i kishin kërkuar adresën e Facebook-ut. E mirë, e çë pastaj? Kurioziteti ka rënë, aq më tepër kur mediat në përgjithësi u mjaftuan me një deklaratë prindi dhe me transkriptimin e deklaratave në polici të aktorëve. Në një vend tjetër ngjarja do ishte shkriftuar për javë të tëra, çdo pjesëmarrësi në ngjarje do t’i ishte bërë një autopsi e fortë morale dhe shoqërore, derisa të mund të kuptonim “pse”.

Kurse media i ra shkurt, “u vranë për Facebook”. Publiku - kjo pasqyrë e medias që e informon – i ra shkurt dhe thjesht: “Ajo biba që u ankua te i vëllai se i kërkuan adresën e Facebook-ut”.

Mua nuk më duket edhe aq e thjeshtë. Në historinë me ca fierakë, disa vajza adoleshente dhe një vëlla psikopat, unë do doja të hiqja jashtë ekuacionit vajzat, dhe ta trajtoj këtë si një problem të gjinisë mashkullore. Ai krim është prej meshkujsh e me meshkuj. I pari është psikopati me kallash.

Djali me kallash

Njeriu mbetet pa fjalë kur lexon që një djalë fare i ri dhe shoku i tij, (nuk e kapa në media nëse dikush u mor me profilin shkollor të vrasësit - kam frikë se jo), të dy me një shkollim, pra, e punësim të dyshimtë, futen në një plazh dhe për çështje sedre (thonë pati grushte) nxjerrin kallashin nga bagazhi dhe grijnë me plumba gjithë plazhin, mes të cilëve 3 viktima të pafajshme.

Ky djalë, është produkt i drejtpërdrejtë i sistemit arsimor, i degradimit familjar dhe mbi të gjitha i mikrobotës së tij shoqërore. Djemtë si ky rriten duke dëgjuar tërë ditën biseda vrasjesh, sesi filani vrau atë e këtë, sesi filani 3 ditë në birucë nuk tregoi shokët, dhe duke adhuruar lloj-lloj mafiozësh që kanë bërë pará e sukses (Sukses? Po ja pra, pará...). Ai jeton në një botë ku sedra ngatërrohet me krenarinë, ku një fjalë goje shpërblehet me thika, dhenjë grusht me breshëri kallashnikovi. Mungesa e të ardhmes, bën që ai të mos ketë asgjë për të humbur, veç sedrës së lënduar. Dhe fap, ja ku del kallashi.

Nga ana tjetër, ai jeton në një shtet ku e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e të afërmin është vetëgjyqësia. Në momentin që po shkruaj, në lajme thonë se një mashkull kish marrë peng 2 të tjerë se i përdhunuan motrën e mitur. Jetojmë në një shoqëri ku femrat e pambrojtura janë detyrimisht të abuzueshme. Psikologjia “Berat ’97” vazhdon akoma. Ky djalë (pak rëndësi ka tashmë, shoku që shtiu apo vëllai i prekur në sedër që e urdhëroi të shtijë) është një vrasës, madje më keq, një vrasës i lig. Por, në fajin e tij nuk është vetëm.

Vajza mendjelehtë

Titujt e mediave, dukej sikur ta sugjeronin shkaktarin: Motra budallaçkë që fut në sherr meshkujt pse i kërkuan adresën e Facebookut. Për fat të keq, informacioni nga mediat na vjen kryesisht falë deponimeve të palëve në polici, ku secila palë - fierakët dhe vajzat – shtiret si një ëngjëll. Vetë media me ato tituj tenton t’i mëshojë banalitetit të ngjarjes, krijuar nga vajza. Por ashtu dhe publiku, ndjeva se e transferon “fajin” te vajza që u ankuaka te vëllai për dava Facebook-u. “Sa idiote”, “ja, ç’të bën femra”, “këto ...llonjat”, “bibë”, etj., ishin përcaktime që qarkulluan në biseda e në blogje.

Finalja tragjike nuk na le hapësirë për t’u marrë me një fenomen social jo të vogël, që është pamundësia e një vajze të re apo një grupi vajzash të bëjnë të qeta jetën e tyre pa qenë nën shenjestrën verbale të “fierakëve”. I futa në thonjëza, sepse në këtë rast qëlluan fierakë, por shumë mirë mund të ishin dhe laçjanë, vlonjatë, tropojanë. Po vazhdoj t’u referohem si “fierakë” por pa thonjëza, pa dashur ta lokalizoj fenomenin. Para se të vij te vajzat e mbara e të mbrapshta, duhet të merremi pak me fierakët.

Fierakët janë shqiptarë, edhe kur janë të këqinj

Bëhet fjalë për shqiptarë të cilët nuk njohin pengesë para libidos së tyre. Do doja shumë që dikush të më sillte një shembull kur policia ndërhyn energjikisht nëse një vajzë ngacmohet verbalisht në rrugë. Duket, sikur këto nuk janë probleme rendi. (Një herë në jetën time kam tentuar të thërras policinë në ndihmë ndaj zhurmës së papërballueshme të fonisë së një dasme pranë shtëpisë sime, dhe përgjigja e policëve ishte “ça t’i bëjmë, ne i thamë njëherë. Ai [i zoti] e ngriti prapë [zërin]. Fundja, s’ka faj, ka dasëm!”)

Duket sikur policia është aty vetëm për t’u përgjigjur në rast vrasjesh e për të të detyruar të hapësh krahun në rrugë kohë e pa kohë. Shqetësimi verbal i një femre, deri dhe në kontakt fizik, në mentalitetin e shqiptarëve nuk është as krim e as problem. Aq më tepër, kur një grup vajzash kanë ardhur në plazh. Po t’i ngacmosh në rrugë, mund të bëjnë sikur s’dëgjojnë e të ikin me hap të shpejtë. Në plazh, njeriu shkon për të ndenjur, e jo për të ndërruar shezlongje çdo gjysëm ore. Le që, ku të shkosh? Ka fierakë gjithandej.

Duket sikur meshkujt shqiptarë nuk dinë (a nuk duan) të kuptojnë që të kesh çadrat ngjitur në plazh nuk do të thotë se ke të drejtën e miqësisë, e që vajzat nuk mund të ngacmohen sa herë që i sheh vetëm në shezlong, larg syrit a pranisë të meshkujve të afërt. As policia, as gjykata e as shoqëria shqiptare nuk e ka kuptuar akoma se “jo”-ja e një femre është “JO”, dhe se çdo abuzim verbal a fizik përtej kësaj JO-je është krim. Ky standard perëndimor është një detyrim, sidomos për ne që duam të asociohemi!

Për t’u kthyer tek situata në plazh, as policia e as të “zotët” e plazhit nuk të dalin në mbrojtje, e ku një femër mbetet e vetme ndaj agresionit verbal të fierakëve të përndezur, që minimalisht mund të jetë shqetësues, por mund të kalojë edhe në nevojën e tyre për të të prekur me dorë. Ndaj, o duhet ta lesh plazhin e të ikësh që të biesh rehat, o duhet t’u qahesh meshkujve të familjes.

Në të dy rastet, ajo që u kërkojmë ne femrave është të ulin kokën, të pranojnë dhunimin e të mbyllin gojën që të mos “krijojnë” probleme. Ato? Probleme? Madje, nëse një femër nuk tregohet aq e kujdesshme, menjëherë shoqëria (plus dhe femrat e tjera) ngrenë kurthin e kategorizimit.

Vajzat e mbara e vajzat e mbrapshta

Di histori femrash që kur janë në klube nate provokojnë meshkujt që pastaj të thërrasin në ndihmë dashnorët (shpeshherë burra të martuar) ndaj provokuesve. Duket, i eksiton adrenalina e burrave që rrihen për to. Di dhe histori femrash që janë përdhunuar e dhunuar, dhe nuk kanë guxuar të flasin, sepse faji do binte gjithsesi mbi to. Shoqëria jonë akuzon: “Vetë e ke fajin se veshe minifund”.

Sigurisht, rreth nesh ka vajza të mbara e të mbrapshta, por, e drejta e tyre është një dhe e vetme: Kur thonë “jo” është “JO” dhe kushdo që e kalon këtë cak, ka bërë krimin/fajin fillestar. Me dashnorët e ndezur e luftarakë të vajzave të mbrapshta, le të merret ligji a bodigardët e lokalit, por shoqëria jonë duhet të ketë vetëm një standard për femrën – atë ku ajo, qoftë “e mbarë” apo “e mbrapshtë” ka garanci ligjore se është e mbrojtur dhe garanci shoqërore që nuk do jetë apriori e paragjykuar.

Prapë për fierakët

Jetojmë në një shoqëri ku njerëzit vriten për një gardh. Ne merremi me vrasësit, duke neglizhuar shkakun – gardhin. Pse prona është aq jashtë ligjit, sa askush nuk di ku janë gardhet? Pse jeta e dy fiseve varet vetëm nga ai gardh? Zgjidhja e këtyre dy pyetjeve, do të zgjidhë dhe krimet për një vijë uji.

Po jetojmë në kohën e një genocidi ndaj femrave. Po i vrasin përditë, në sytë tanë. Vrasin? Jo, po i therrin si dele. Ngaqë u kemi kërkuar non stop, që sa lindin, që të sillen si vajza “të mbara”. Të mbyllin gojën, të ulin kokën, e të mos i ankohen njeriu kur abuzohen.

revista KLAN

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Shkruan, Koloreto, shume bukur shkruan, gjithe color. Por, as vajzat mendjelehta dhe ato te mbrapshta, as djemte me kallash, (bile as djemte fierake te cilet mbahen si çuna me shkolle,vetem fieraket ne mos qofshin kosovare, se keta nuk lexojne kurre), nuk i lexojne cfare shkruan Koloreto.
Por a duhet qe dikush t’i lexoje keto shqetesime? Shteti, ai duhet t’i lexoje. Po ku di te lexoje shteti? A shtet o shtet, si nake bo me shnet, do te thoshte Gjini i Portokallise. Shteti eshte i gjithi prej Tropojet. Prandaj nuk din me lexu. Ama per kallashin, po. Ja, edhe ai djali me kallash qe keputi ne mes tre jete te pafajshme, nga Tropoja ishte. Dhe keshtu del urimi nga thellesia e shpirtit:-”A mos u plakshi kurre, o Tropojane”.- Dhe vertet ata nuk kane arritur te plaken, sepse plumbi vret, por edhe te vret…

Submitted by Andoni (not verified) on

Keto shkrime nuk i lexojne ata qe kane me te vertete nevoje ti lexojne. Artikulli keshtu, sado i imre, kthehet ne nje rreth vicioz, nga i cili nuk nxjerr mesime ai qe duhte te nxjerre.

Submitted by RP (not verified) on

Diferenca midis problemit sesi e ofron Koloreto dhe Bledi Mane qendron tek natyra e debatit.Bledi ben ato skicat surreale,futet nen lekuren e viktimes ose vrasesit duke lene ne gjykimin e lexuesit instikte dhe sentimente,Koloreti jep versionin e tij kritik,pse gjerat ndodhin keshtu e nuk ka gjase tjeter.Per mua,ne natyren e saj femra me shume beson se e dominon situaten,ndersa me kete iluzion ajo shpesh e perkeqeson.Ne rastin e adoleshentes jam shume dakord me Koloreton e gjetiu e kam permendur qe nuk zgjidhet problemi duke u spostuar vajza,se kollaj spostohen edhe ngacmuesit/josimpatiket/te padeshirueshmit,quaje si te duash;masakra ne Radhime ngjau per seder djemsh.Kjo eshte evidente.Mendoj se pjeserisht ndikojne tregime e gojedhena te burgosurish;ndonjehere dhomat e izolimit i forcojne karakteret.Thote Herman Hesse per psikopatine qe subjektet e cilesuar si te tille nuk suportojne dot ngacmimet e vogla,ndersa suportojne mrekullisht dhimbjet dhe shqetesimet e medha;shpesh shoqeria jone ben ekzaktesisht te kunderten,quan psikopate ata qe nuk durojne dot shqetesimet e medha dhe quan nxehje te vogla keto shperthimet psikopatike.Merre me mend,nga nje afrim mashkullor i gabuar tek adoleshentja e gabusar shkon puna ne nje sherr tipik djemsh,qe mund te mbaronte me kaq,pastaj del tjetri si Rambo dhe gjuan nga shkon tyta duke bere nje masaker krejt idiote dhe te panevojshme.Jo me larg se dje,pashe qe ne Itali nje avokat kish vrare ish te fejuaren;ndokush do thote,ky avokati ka para me thase qe t'i nderroje femrat jave per jave,por ja qe nuk qenka keshtu.Futen brenda drames emocionet,instiktet dhe doemos karakteri,se fundi dalin ne pah tendencat e vogla psikopatike qe bejne gjemen.Nuk mendoj se s'duhen bere veprime te tilla sepse keshtu thone standartet EU,OKB-rat dhe OJQ-rat;komunitetet rome(arixhinjte)ne kete drejtim jane shume me tolerante,edhe pse nuk i dine kushtet e Evropes e me the te thashe.Jam i bindur qe armet bejne dem;te kesh arme ne shtepi do te thote te jesh i ekspozuar nga rreziku i psikopatise;je nje kriminel i perhershem ne tentative."Berati'97"eshte nje histori qe nuk pretendoj se e di,por mendoj se zanafillen e pati shume vite me pare,kur djemte e atij qyteti terhoqen njeri-tjetrin ne trafiqe droge e prostitucioni ne Greqi,Itali&Zvicer,te suportuar pak a shume nga nje rrjet i favorizuar nga njerez prane ish.ministrit te brendshem te Berishes se pare.Berati'97 ishte konsekuenca e atyre trafiqeve,qe morri me qafe edhe te pafajshem

Submitted by Andoni (not verified) on

Keto shkrime nuk i lexojne ata qe kane me te vertete nevoje ti lexojne. Artikulli keshtu, sado i imre, kthehet ne nje rreth vicioz, nga i cili nuk nxjerr mesime ai qe duhte te nxjerre.

Submitted by a.b's (not verified) on

" ... Shoqëria jonë akuzon: “Vetë e ke fajin se veshe minifund. ...”

Statistike ne UK.

Sipas policise, veshja provokuese e femrave eshte shkak ne 25% te rasteve te perdhunimeve ne UK.

Shoqeria jone nuk ja fut edhe aq kot o Cukal. Nqs ne UK "e civilizuar", "minifundi" behet shkak per 25% te perdhunimeve, ne Shqiperine tone "te prapambetur" sigurisht qe kjo perqindje eshte shume me e madhe. Nqs shoqeria jone akuzon "minifundin" si shkak, mendoj se kane te drejte.

Zgjidhja, ... mbulesa e femrave do i conte rastet e konflikteve per"femra" ne pak raste, dhe tundimin qe do u behej meshkujve fare te paperfillshem. Shembull real eshte Middle East vende ku ky problem qe na shqeteson ne (...dhe shqeteson edhe UK, te pakten per 25% te rasteve) eshte fare inekzistent.

Submitted by fieraku (not verified) on

Bravo Koloreto nje shkrim me shume vlera ,

mendoj se shkaktari kryesor i ketyre lloje vrasjeve nuk eshte individi por eshte pikerisht sistemi arsimor i rrenuar dhe sigurisht mediat idiote dhe pak professionale qe ndodhen aty ne atdhe e quajne tashme nje fenomen "normal" vrasja nga facebook-u pak a shum krahasohet me hakmarrjen,

Submitted by Green Fish (not verified) on

Atehere, problemi eshte shum here me i thjesht se cduket! Ska lidhje fare kjo analiza e te qenurit Fierak, lacjane ose tropojane...personalisht mendoj se eshte vetem ceshtje e nje injorance masive te te dyja gjinite!

Jetojme ne nje shoqeri ekstremisht te frustuar kur meshkujt flirtojne me keq se nje adoleshent i pa pjekur dhe femrat adhurojne ideale materialiste dhe frymezohen nga telenovelat qe shikojne bashke me mamin.

Irritohem kur shof qe shqiptaret (pa dallim race seksi feje apo ideje) frymezohen ose me mire le te themi marrin lakmi nga analfabeta dhe perfundimi eshte ky qe eshte.

Open ur mind o SHQIPE!!!!

Submitted by Ner (not verified) on

Ka edhe nga keta lexues qe shkruajne kete "Shembull real eshte Middle East vende ku ky problem qe na shqeteson ne (...dhe shqeteson edhe UK, te pakten per 25% te rasteve) eshte fare inekzistent." - C'do ti ne UK? Pse nuk shkon ne Middle East, rrite gocen tende aty!

Submitted by Anonim (not verified) on

pse mer burre me e rrit ne Middle East, kur dihet qe Tirona ka qene dhe eshte djep i shamise

Submitted by a.b's (not verified) on

Per shkak te punes me eshte dashur te jetoj per periudha te caktuara kohe ne te gjitha kontinentet pervec Australise. Per momentin jetoj ne Jemen.

Mund te jetoj ku te dua, sigurisht, po themelin e kam ne Shqiperi dhe dua ta ndryshoj sadopak kete vend ashtu si besoj se eshte me e mira per te gjithe shqiptaret dhe ashtu si ma do do shpirti.

Submitted by Girl (not verified) on

Ky citim i meposhtem eshte me se i vertete.Sa here shkoj ne pushime me shoqeri, gjithe meshkujt "shqiptare" versulen sikur nuk kane pare kurre femra me sy, qe eshte nje gje me te vertete per te ardhur keq:S

"Duket sikur meshkujt shqiptarë nuk dinë (a nuk duan) të kuptojnë që të kesh çadrat ngjitur në plazh nuk do të thotë se ke të drejtën e miqësisë, e që vajzat nuk mund të ngacmohen sa herë që i sheh vetëm në shezlong, larg syrit a pranisë të meshkujve të afërt.

Submitted by Mira (not verified) on

Ky zoteria, Koloreto, e ka thene mire cdo fjale... Por kujt ia tha se? Shumica e komentuesve merren serish me vrasesit, te cilet nuk lexojne shkrime te tilla, e dikush sugjeron mbulimin e vajzave... C'turp komentesh! S'paskeni kuptuar gje prej gjeje nga shkrimi! O njerez, edukoni femijet tuaj, vajza a djem: vajzat qe te ngrene zerin per te drejtat e tyre, dhe djemte qe te mos u bien ne qafe vajzave! Sa per veshjen: jane perdhunuar e dhunuar jo vec vajzat me minifunde, por edhe vajzat e veshura gjer ne fyt...

Submitted by a.b's (not verified) on

Krahas edukimit te femijeve dhe te te gjithe shoqerise ... (ne vazhdim te shkrimit te cukalit) per mendimin tim, nje element qe do ndihmonte ne reduktimin e keyre rasteve, duhet edhe qe edhe meshkujt duke qene se jane humanoid dhe sigurisht qe edhe tundohen, te mos provokohen. Rasti i vendeve muslimane eshte shembulli real i kesaj qe thashe. Sigurisht qe nuk po them qe atje ky fenomen nuk ekziston, por ama eshte thuajse inekzistent. Mos ma hidhni poshte kete ide apriori, ... mendojeni njehere, se ndoshta eshte ide e mire.

Submitted by davidi (not verified) on

(deleted). ju hamendesoni ndersa asaj goces i kerkuan facebook-un. kuptoni ju ore facebook-un. nuk ka fyerje me te madhe...

(deleted)

Submitted by Anonim (not verified) on

Analiza jote eshte thjesht nje kendveshtrim tjeter, por nuk do te thote qe eshte ajo c'ka realisht ndodhur. Madje si nje vajze me origjine nga Vlora, por e lindur dhe rritur ne Tirane, mund te them qe fakti qe vajzat kane qene vlonjate dhe kane kerkuar ndihme nga vellezerit e tyre vlonjate, ka shume ndikim ne kete histori. Them keshtu sepse duke pasur shume te aferm ne ate qytet, kam shkuar shpesh aty, dhe kam pare sh femra te rritura keq nen protektoratin e meshkujve te "forte" qe pretendojne t'u zgjidhin cdo gje. Me ben shume pershtypje qe ne Vlore te rinjte meshkuj ne pergjithesi i therrasin shoqet apo te njohurat e tyre "motra", dhe vetem me kete epitet kerkojne te marrin mbi vete pergjegjesi qe aspak s'u takojne. Dhe ketyre motrave u paguajne qe nga kafet e deri tek dhurata jashte mundesise se tyre per ditelindje qe sigurisht keto vajza i mirepresin. Keto vajza ndihen mbreteresha nen protektoratin e tyre dhe prandaj jane kaq agresive ndaj meshkujve te tjere jo-vellezer qe te cileve u sulin "vellezerit " per banalitetin me te vogel. Dhe cfare me gerric nervat akoma me shume, eshte fakti qe sa here qe shkoj ne Vlore dhe ulem ne nje tavoline me meshkuj vlonjate (qofshin keta kusherinjte e mi ose jo) , jane ata qe ta marrin faturen gjithe fodullek nga dora sepse ne Vlore nuk paguan asnjehere femra. Dhe ky per mua nuk eshte respekt, por nje seder prej idioti, aq me teper kur nuk ke kokerr leku ne xhep dhe femra qe po tenton te qerasesh e ka rrogen sa 10-fishi yt.

Sa per teorine e cunave fierake bezdises pertej limitit, duke marre parasysh qe ngjarja ka ndodhur ne nje plazh shume te njohur dhe kryesisht te populluar nga te rinj qe pergjithesisht nuk jane aq shpellare ne sjellje, duket sikur probabiliteti eshte i ulet qe fieraket te kene qelluar maniake deri ne ate pike saqe ne mes te gjithe asaj turme t'ua u sjellin ne maje te hundes atyre vajzave vlonjate. Megjithate kunderargumenti im eshte shume i dobet ne kete rast, dhe nuk dua te mbroj fieraket.  Madje mua vete me ka ndodhur qe kur kam qene ne Shengjin, duke shetitur me dy shoqe buze detit, nje mashkull qe me kaloi ngjitur zgjati duart dhe deshi te m'i fuste ne gjoks per faktin e thjeshte qe iu duk nje gjoks i bukur per t'u kapur. Gjithsesi kjo ngjarje ka disa vite qe ka ndodhur dhe ne plazhin e Shengjinit, te pakten dikur, ka patur me shume mundesi te ndeshesh me meshkuj qe nuk dine te dallojne femren nga lopa.

Megjithate di te them, qe Vlora aq e dashur per mua, duket sikur ka tendencen te rrise meshkuj super-prepotente, qe kenaqesine e vetme e marrin duke marre ne protektorat dhe per gjera krejt pa rendesi motra, kusherira e shoqe, duke ju plotesuar teka e dengla atyre edhe kur nuk i kane mundesite, dhe nga ana tjeter, femra qe te vetmin bosht referimi kane keta lloj meshkujsh, femra qe nuk dine te jene te pavarura, femra qe kujtojne se te behesh "mantenuta" e meshkujve qe i rrethojne do te thote se ke te besh me meshkuj ekstra galante qe jane aty per ty per cdo vickle qe t'i hedh.

Per ta mbyllur dua te them qe une vetem Vloren kam marre ne analize krahasuar me Tiranen ku gjerat jane pak me mire, por mbase ka shume qytete te tjera shqiptare qe rrisin meshkuj pa vizion, dhe femra te pazonjat e aspak me kembe ne toke.

ps: Femrat e dhunuara fizikisht dhe psiqikisht qe ti permend ne shkrim, jane kategori tjeter vertete plage e shoqerise tone per te cilen mua vertete me keputet shpirti. Por ne komentin tim desha te flisja per kategorine e femrave garipe  "vlonjate" qe nuk jane te abuzuara me dhune, por me komplimenta dhe premtime ne ajer nga meshkujt e tyre hamshore, dhe nuk dine si te sillen jashte rrethit te tyre.

Submitted by Anonim (not verified) on

Analiza jote eshte thjesht nje kendveshtrim tjeter, por nuk do te thote qe eshte ajo c'ka realisht ndodhur. Madje si nje vajze me origjine nga Vlora, por e lindur dhe rritur ne Tirane, mund te them qe fakti qe vajzat kane qene vlonjate dhe kane kerkuar ndihme nga vellezerit e tyre vlonjate, ka shume ndikim ne kete histori. Them keshtu sepse duke pasur shume te aferm ne ate qytet, kam shkuar shpesh aty, dhe kam pare sh femra te rritura keq nen protektoratin e meshkujve te "forte" qe pretendojne t'u zgjidhin cdo gje. Me ben shume pershtypje qe ne Vlore te rinjte meshkuj ne pergjithesi i therrasin shoqet apo te njohurat e tyre "motra", dhe vetem me kete epitet kerkojne te marrin mbi vete pergjegjesi qe aspak s'u takojne. Dhe ketyre motrave u paguajne qe nga kafet e deri tek dhurata jashte mundesise se tyre per ditelindje qe sigurisht keto vajza i mirepresin. Keto vajza ndihen mbreteresha nen protektoratin e tyre dhe prandaj jane kaq agresive ndaj meshkujve te tjere jo-vellezer qe te cileve u sulin "vellezerit " per banalitetin me te vogel. Dhe cfare me gerric nervat akoma me shume, eshte fakti qe sa here qe shkoj ne Vlore dhe ulem ne nje tavoline me meshkuj vlonjate (qofshin keta kusherinjte e mi ose jo) , jane ata qe ta marrin faturen gjithe fodullek nga dora sepse ne Vlore nuk paguan asnjehere femra. Dhe ky per mua nuk eshte respekt, por nje seder prej idioti, aq me teper kur nuk ke kokerr leku ne xhep dhe femra qe po tenton te qerasesh e ka rrogen sa 10-fishi yt.

Sa per teorine e cunave fierake bezdises pertej limitit, duke marre parasysh qe ngjarja ka ndodhur ne nje plazh shume te njohur dhe kryesisht te populluar nga te rinj qe pergjithesisht nuk jane aq shpellare ne sjellje, duket sikur probabiliteti eshte i ulet qe fieraket te kene qelluar maniake deri ne ate pike saqe ne mes te gjithe asaj turme t'ua u sjellin ne maje te hundes atyre vajzave vlonjate. Megjithate kunderargumenti im eshte shume i dobet ne kete rast, dhe nuk dua te mbroj fieraket.  Madje mua vete me ka ndodhur qe kur kam qene ne Shengjin, duke shetitur me dy shoqe buze detit, nje mashkull qe me kaloi ngjitur zgjati duart dhe deshi te m'i fuste ne gjoks per faktin e thjeshte qe iu duk nje gjoks i bukur per t'u kapur. Gjithsesi kjo ngjarje ka disa vite qe ka ndodhur dhe ne plazhin e Shengjinit, te pakten dikur, ka patur me shume mundesi te ndeshesh me meshkuj qe nuk dine te dallojne femren nga lopa.

Megjithate di te them, qe Vlora aq e dashur per mua, duket sikur ka tendencen te rrise meshkuj super-prepotente, qe kenaqesine e vetme e marrin duke marre ne protektorat dhe per gjera krejt pa rendesi motra, kusherira e shoqe, duke ju plotesuar teka e dengla atyre edhe kur nuk i kane mundesite, dhe nga ana tjeter, femra qe te vetmin bosht referimi kane keta lloj meshkujsh, femra qe nuk dine te jene te pavarura, femra qe kujtojne se te behesh "mantenuta" e meshkujve qe i rrethojne do te thote se ke te besh me meshkuj ekstra galante qe jane aty per ty per cdo vickle qe t'i hedh.

Per ta mbyllur dua te them qe une vetem Vloren kam marre ne analize krahasuar me Tiranen ku gjerat jane pak me mire, por mbase ka shume qytete te tjera shqiptare qe rrisin meshkuj pa vizion, dhe femra te pazonjat e aspak me kembe ne toke.

ps: Femrat e dhunuara fizikisht dhe psiqikisht qe ti permend ne shkrim, jane kategori tjeter vertete plage e shoqerise tone per te cilen mua sinqerisht me keputet shpirti. Por ne komentin tim desha te flisja per kategorine e femrave garipe  "vlonjate" qe nuk jane te abuzuara me dhune, por me komplimenta dhe premtime ne ajer nga meshkujt e tyre hamshore, dhe nuk dine si te sillen jashte rrethit te tyre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.