Mbi Vrasësit e Tjerë

Postuar në 14 Gusht, 2013 09:37
Arben Idrizi

Lubonja sall sa ka thënë diçka që duhej ta kishim thënë ne. Për këtë duhet t’i jemi mirënjohës, pafundësisht mirënjohës. Unë për veten, PO.

Kam frikë se është goxha e pa mend (ama duhet prapëseprapë) që ca injorantëve dhe maskarenjve (politikanë, intelektualë, zyrtarë të ndryshëm apo qytetarë të thjeshtë) t’ua themi sa për ta thënë se Fatos Lubonja është një intelektual i rrallë, idealist dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Janë parime të cilave këta të parët u qëndrojnë larg me e pa vetëdije.

Shumica sidomos me vetëdije.

Seneca, duke rrëfyer përbuzjen, kështu e lexoj unë, ndaj heronjve të luftës, pyetej, po parafrazoj, se si ishte e mundur që në kohë lufte të tumirim një krim të cilin në kohë paqe do ta kishim dënuar pa hezitimin më të vogël?

Të tumirim krimin dhe ta adhurojmë dhe mbrojmë kryesin e tij?

Porse, në rastin tonë, kemi vazhduar që edhe në kohë paqeje të tumirim krimin dhe ta adhurojmë dhe mbrojmë kryesin e tij.

Ramush Haradinaj, të cilin e ka përmendur Lubonja në tekstin e tij, është vetëm një nga ata vrasës të shumtë (heronj të gjallë), të cilët dyshohen të kenë kryer krime si në luftë si pas lufte dhe të jenë adhuruar dhe mbrojtur, qoftë nga institucionet shtetërore qoftë nga shoqëria vetë.

Përpos Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, unë e ju që pajtoheni e nuk pajtoheni, njohim edhe dhjetëra vrasës të tjerë të tillë. Ua dimë emrat.

Siç do të thoshte P.P. Pasolini, unë i di emrat, por nuk i kam provat, bile as shenjat. Unë i di, sepse jam një intelektual dhe shkrimtar... dhe e tërë kjo bën pjesë në zanatin dhe në instinktin e zanatit tim.

Kur Lubonja e thotë këtë, e thotë duke qenë një intelektual. Duke qenë se këtë ia thotë zanati dhe instinkti i zanatit të tij.

Përpos këtyre që u përmenden, unë e di, pa i pasur provat e shenjat, por duke u mbështetur në zanatin dhe instinktin e zanatit tim prej shkrimtari, se vrasës është edhe kreu i SHIK-ut, drejtuesi i mundshëm i ardhshëm i PDK-së, Kadri Veseli.

Vrasës janë edhe Ilmi Reçica e Latif Gashi, menjëherë pas Veselit në hierarkinë e Shërbimit.

Vrasës është edhe Azem Syla, ndër të tjera i njohur edhe për skandalin e përfitimit të pensionit nga Zvicra duke e shpallur veten të sëmurë mendor.

Vrasës është Rrustem Mustafa - Remi.

Vrasës është Xhavit Haliti.

Vrasës është Bekim Haxhiu - Kamishi.

Vrasës është Ramiz Lladrovci.

Vrasës është Sami Lushtaku, i dënuar e burgosur një kohë, momentalisht i akuzuar për krime lufte, saktësisht vrasjen e një civili gjatë luftës si dhe keqtrajtim të civilëve.

Vrasës është Xhabir Zharku, i dënuar, momentalisht në arrati.

Vrasës është Rexhep Selimi.

Vrasës është Florin Krasniqi.

Vrasës është Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt.

Vrasës është Ukë Rugova, i biri i Presidentit Rugova.

Vrasës janë pjesëtarët e Sigurimit të Atdheut.

Etj. etj.

Të gjithë këta janë sot deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe kryetarë komunash (Lushtaku e Zharku), të zgjedhur nga populli ose falë vjedhjes së votave.

Të gjithë këta dyshohen se kanë kryer krime si gjatë luftës si pas luftës.

Të gjithë këta konsiderohen heronj të gjallë, bartës të luftës për liri. Të gjithë këta glorifikohen, nderohen, adhurohen dhe mbrohen.

Në Histori, derisa të mos kemi ndërruar mendje, do të mësohen nga bijtë tanë si themeluesit e shtetit të Kosovës. Do të jenë shembull frymëzimi për brezat e rinj. Këta dhe të tjerët si këta që nuk u përmenden. Sepse s’ka çfarë tjetër të glorifikohet, çmohet e adhurohet. Nuk ka ndonjë mendje të ndritur që të ketë lënë pas vetes një mendim a ide; nuk ka ndonjë shpirt që të ketë lënë pas vetes një dashuri. Ka vetëm muskuj dhe armë. Ka vetëm budallallëk dhe çmenduri. Ka, pra, skizofreni.

Ka sidomos skizofreni.

Skizofreni të atillë sa të adhurohet deri në dëlir dhe të bëhet i paprekshëm një gjest aq tragjik dhe i diskutueshëm si ai i vrasjes së Familjes Jashari. Askush nuk guxon të thotë se ai që konsiderohet ‘legjendë e gjallë’, ‘komandant legjendar’, etj., Adem Jashari, me ngujimin e fëmijëve, grave dhe pleqve, në të vërtetë kishte marrë pjesë në vrasjen e tyre; se interpretimet e një të bëme të tillë, në një shoqëri normale, do të duhej të ishin të hapura dhe të pafundme, prej sakrificës deri te kafshëria dhe marrëzia, siç është pafundësisht i interpretueshëm çdo mit apo sajesë e sojtë.

E ky mit a gjoja mit pretendohet të qëndrojë në themelin e shtetit tonë.

Pra, Lubonja sall sa ka thënë diçka që duhej ta kishim thënë ne. Për këtë duhet t’i jemi mirënjohës, pafundësisht mirënjohës. Unë për veten, PO.

Gazeta EXPRESS

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Shkrim me te keq nuk behet. E para e punes mbi cfare baze gjykon ky njeri se cili mund te quhet vrases/krminel dhe cili jo. Per cfare aresye ai permend keto emra dhe as nuk denjon te na thote se per cfare krimesh behet fjale?
Se dyti, nje ushtar nuk eshte as vrases dhe as kriminel. Krimi kunder njerezimit apo krimet e luftes kane definicione precize, qofte legale qofte morale qe autori nuk duket ti kete prekur gjate ketij shkrimi. Dhe keto jane gjera thelbesore.
Lufta eshte pune e ndyre dhe askush nuk priste as prej serbeve e as prej shqiptareve te kishin doreza te bardha bore. Nuk ka dyshim se ne konflikte te armatosura do te digjet i njomi me te thatin dhe popullesia civile do ta vuaje me shume se sa ushtria barrene luftes.
Ama arsyeja perse ne konfliktet ne ish-Jugosllavi disa quhen me plot goje vrases e kriminele nuk eshte se thjesht kane vrare apo keqtrajtuar civile. Dallimi eshte se ata e kane bere kete ne menyre intencionale kane kryer gjenocid, kane bere keqtrajtime ne shkalle te gjere e te panevojeshme nga pikpamja ushtarake kunder personave te pafajshem, pothuajse gjithmone ne kundershtim me konventat nderkombetare qe kishin nenshkruar vete.
Une nuk i njoh personat e permendur as si burra te mire e as te liq. Por une jam i predispozuar tu jap benefitin e dyshimit ketyre burrave qe ne rrethanat e nje lufte guerrile kane patur te pamundur mbajtjen e roberve te luftes sipas konventave te Gjeneves (te cilen si guerrile qe ishin nuk e kishin as nenshkruar). A kane perfituar pensione ne Zvicer? A jane marre me pune te pista? Kjo nuk eshte pjese e diskutimit por e thashethemeve personale. Pensioni i marre ne Zvicer nuk eshte pune vrasjeje.
Se fundi jam absolutisht kunder pasazhit per Adem jasharin qe autori e fajeson per ngujimin e familjes se tij cka e ben (sipas autorit) pjesmarres ne vrasjen e tyre. Ky [asazh jo vetem qe eshte i paarsyeshem per mendimin tim, por edhe cinik. Ketu kemi anetare te nje familjeje qe u rrethuan ne menyre te papritur dhe zgjedhjet ishin dy: te digjeshin te gjalle sic u dogjen ose te dorezonin femrat dhe femijet. Cka autori duhet re dinte eshte perdhumini sistematik i femrave dhe keqtrajtimi deri ne masaker i popullates civile prej ushtarakeve serbe. Ky eshte fakt. Autori i sugjeron as me pak as me shume lexuesit qe tortura dhe vdekja e perdhuneshme qenka me mire sesa vdekja ne rrethim... E bukur zgjedhje kjo.

Submitted by Bard (not verified) on

Goxha i guximshem ky Idrizi, megjithate duhet theksuar se intelektualit nuk i lejohet te flase me instinkt, sidomos kur gjuha kocka s'ka por kocka thyen, sidomos kur demi qe shkaktohet eshte ku e ku me i madh se dobia qe sjell. Nuk behet fjale per gjurmimin e te vertetes ketejpari(ne Ballkan); behet fjale per rrenen me te vogel, dhe kesisoj, Lubonja do te bente mire te heshtte nderkohe qe e verteta qe ai mendon se thote eshte vetem nje nga rrenat-narrativa mitomanesh me ane te te cilave elitat e korruptuara te ketij vendi kane tallur bythen keto njezet vjet. Kur e di qe ne çdo rast, ajo qe thua eshte veçse nje rrene(ta quash Haradinajn vrases mbase thua nje te  vertete, por konteksti eshte i diskutueshem), do te ish me mire te rrije menjane e t'i lesh ata qe dine me shume te thone te tyren. Por kjo nuk hyn ne zakonet e mira te shqiptarit..

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

U kam bere ne plan te bënem intelektual dhe shkrimtar gjate 5-vjecarit te ardheshem.

Po instikti im si intelektual dhe shkrimtar i ardhshem me thote qe tani se ky zotni Arben Idrizi qenka trap, bile trap edhe me i madh se zotni F.Lubonja.

Sall kete me thote dhe une i jam mirenjohes instiktit tim te ardhshem .

Ju ftoj edhe ju te keni respekt per  instiktin tim te ardhshem.

Per arsye se ketij Idrizit instikti i flet nga prapa ( a posteriori) , mua me flet nga perpara( in advance).

Keshtu qe me instiktin tim prej intelektuali dhe shkrimtari te ardhshem une e di qe tani se ky tipi  prej drize( i -drizi, ne  gjuhen futjapordhes)  ka per te perfunduar ne ndonje strehe demence te parakohshme.

Ore, troc muhabeti : kush ka qene ne UCK eshte kriminel,qe nga Spartaku i Romes.

Kam instikt u, jo shaka.

( refreni : tra-la-la..)

Submitted by Samir (not verified) on

Ky eshte ne serb i ndyre qe i ka sherbyer UDBse si familje. Nuk e kuptoj kete fushate denigrimi te luftetareve te UCK qe sollen pavaresine e Kosoves qe vazhdohet ti jepet hapesire ne nje faqe te tille interneti. Heroin dhe vrasesin i ndan vetem qellimi. Haradinaj luftoi per clirimin e kombit te vet, edhe per njerez si ki Idrizi apo ndonje kozmopolitan pa shtylle kurrizore. Ne lufte vritet. Diferenca eshte si dhe perse. Haradinaj luftoi per liri, prandaj hyn ne radhet e herojve. Vetem ne shajme e gjykojme herojte tane. Shihini serbet qe literalisht kane pergjakur Kosoven. Vetem tre serbe jane denuar deri tani. Ne shqiptaret i poshterojme e fyejme herojte tane. Eshte ceshtje tjeter te shkruhet e te flitet per ata luftetare qe abuzuan me pushtetin. Ata duhen gjykuar. Por ata qe luftuan per liri? Ky pleh rendit te gjithe ata qe mundesuan clirimin e Kosoves. Turp! Turp per ate qe shkruan, turp per ata qe i japin platforme.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky Arben Idrizi tash e mbrapa ka per t'u be i famshem. Ka per t'i lene ne hije Adem Jasharin dhe shoket e tij qe shporren serbin nga vatra po se po, por edhe vete Fatos Lubonjen.

Arben! C'duhet te jesh shkrimtar? C'te siell qenia shkrimtar? Jo, famen mund ta fitosh kesisoj duke fole sipas instiktit.

Vec nje gje duet ta ndash, kush jane heronjte: Arkani dhe soji i tij? Marinsat amerikane qe shkojne e vrasin ne cdo pike te globit, kudo ku shfaqet "rresiku per interesat amerikane"? Ushtaret rus qe vrasin ne Ceceni? C'thote instikti yt prej bubuzheli kush jane vrases ata qe sulmohen per t'u marre jeten, nderin, pasurine, apo ata qe i sulmojen? Nuk po te pyes se c'eshte per ty Skenderbeu se nuk mund te kesh pergjigje tjeter perpos asaj te F.Lubonjes. As nuk po te pyes se c'mendim ke per keta shkrimtaret si Qosja, Kadareja dhe Agolli qe kane nderim per heonjte, si sigurisht qe shkrimtar je ti, eshte edhe Lubonja.

Je i mjere Arben.

Submitted by riku (not verified) on

vrases une nuk e di dhe per kete arsye nuk them se jane burra te mire.budadha esapi nuk kam insikt.me falni lumsi ju qe i din gjerat.po nje pyetje kame pse valle shume deshmimtare per te dyshuarit e siperpermendur nuk jetojn apodikush ka qene per gjha sic ndodhe ne shqiperi tung.

Submitted by AC/DC (not verified) on

Bravo Arben! Me gjithe mend bravo! Qenke nje njeri me zemer dhe nuk lodhem duke te thene braavo (ose te lumte). Te gjithe e dime cfare ka bere Ramushi apo te gjithe ata te tjeret ne kohen e luftes dhe mbas saj ne Kosove por asnjerit nuk ja mban ta thote. se thjesht kane frike(njerzore), se mos hajne ndonje plumb qorr ose se mos lincohen. Ti nuk e ke kete frike , akoma kur me te drejte hedh hije dyshimi dhe mbi veprimin e Adem Jasharit, duke e ditur qe linecimi mediatik ka filluar. Do ta kesh shume te veshtire me gjithe ato taborre qe do kesh perpara(pseudointelektuale, injorante, ishUCKsa) por shpresoj se paku te percjellesh mesazhin qe asgje nuk eshte e paprekeshme. Te uroj fat dhe kurajo. Ty dhe Fatosit. Dhe nja dy-tre te tjerve. Fatkeqsisht shume pak. Fatmiresisht egsistoni.

Submitted by Bard (not verified) on

"Te gjithe e dime cfare ka bere Ramushi apo te gjithe ata te tjeret ne kohen e luftes dhe mbas saj ne Kosove"--perpiqu te mos flasesh ne emer te te gjitheve, se ja per shembull, flas edhe une ne emer te te tjereve e them qe shumica e shqiptareve as qe ia kane idene dhe nje pjese te tyre as qe i'u plas fort per ate qe ka ndodhur ne Kosove. Keshtu debatohet?

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

O të mjerë (Arben, Riku, AC/DC)

Po si nuk e kuptoni që po mos të ishin këta kriminelët që ju përgjigjën Sërbëve me të njëjtën mënyrë, Kosova sot do të ishte akoma nën Sërbinë.Emrat që përmënd  Arbeni qënkan kriminelë sepse luftuan kundër Sërbëve për të mbrojtur popullin e tyre. Po Sërbët që sulmuan Kosovën çfarë janë? Dmth nqs shqipëtarët e Kosovës do të kishin ulur kokën dhe të mos luftonin atëhere Lubonja nuk do kishte mundësi ta quante Haradinajn kriminel. Dmth Haradinaj është kriminel sepse ka vrarë Serbë dhe Shqipfolës bashkëpunëtorë të Serbëve, atëhere dhe unë e shpall veten botërisht se do të më pëlqejë të më quajnë kriminel nqs Serbët ose Grekët sulmojnë Shqipëtarët. Unë do ta kem për kënaqësi të madhe që ti përgjigjem me të njëjtën mënyrë.

Besoj se ju pëlqen shprehja e famshme SY PËR SY DHE DHËMB PËR DHËMB.

Ha Ha Ha Ha,,,,,,,, si nuk e kuptoni kur  budallallëkun tuaj dhe i bëheni krah Lubonjës që është një psikopat që do të jetë gjithmonë në qëndër të vëmëdjes, mjafton të thotë dhe budallallëqe dhe idiotësira

Tung

Iliri

Submitted by Flaka (not verified) on

Me se fundi, e tha dikush se plasa duke pritur!  Te lumte goja!

Submitted by anticensurë (not verified) on

para pak kohësh patëm një diskutim të gjatë për këtë temë,ku përfshihej lubonja,ky shkrimtari dhe disa përkrahës të tyre!!debati ishte për "cernsurimin e lirisë së fjylës"!!

nuk pash atëherë asnjë lloj censurimi,nuk po shoh dhe sot!!

lubonja tha fjalën e tij,ky po ashtu dhe shumë të tjerë i mbrojtën!nexhmedin spahiu dhe ai tjetri matoshi!!

këta tipa thënjet e tyre i quajnë "liri e fjalës",kurse tonat nuk duhet të jenë të lira!!

në këtë rast kush është ai që kërkon censurimin??

ne apo këta tipa të tredhur në tru??

ky njeri i trashë që nuk di të shkruaj shqipen në mënyrë të drejtë,që e quan veten shkrimtar,që akoma nuk e di se instikti është i lindur dhe nuk ka të bëjë me shkrimtarin,ky debil që akoma nuk e di që mund të thotë "intuicioni im prej shkrimtari",kërkon që ne të heshtim!të pranojmë çfarë thotë ky ose intelektuali që e lind dheu 1 në 1miliardë vjet,lubonja!!

mor debil ti ke thënë mendimin tënd,ne tashti po themi mendimin tonë!!
ashtu si ti na quan neve"Kam frikë se është goxha e pa mend (ama duhet prapëseprapë) që ca injorantëve dhe maskarenjve (politikanë, intelektualë, zyrtarë të ndryshëm apo qytetarë të thjeshtë)" ashtu të këthejmë përgjigjen dhe ne!!me të njëjtën monedhë!!

kjo është liri e fjalës!ti dhe debila si ti jeni të diskriminuar për mirë!!juve ju jepet e drejta të pështyni mbi një popull të tërë!në anën tjetër jeni po aq të pa civilizuar sa dhe budallenj që të mos pranoni ato që ju thonë!që të kërkoni të censuroni një popull të tërë!!

ti, lubonja, spahiu,matoshi,vehbiu e tje etj jeni vetëm se diktatorë të vegjël.diktatorë pa pushtet!!

juve po tu jepet mundësia ju të varni në litar por të kundërshtosh mendimin tuaj!!

ju jeni njerëz mëndjemëdhenj,të vetkënaqur dhe jashtëzakonisht të paciviliuar dhe tmerrësisht arrogantë!!

Submitted by Secili sheh bot... (not verified) on

Ne fund te fundit...let it be!

Le ta thone fjalen, se kush, se paskesaj ndjehen me mire, te lehtesuar, te qete. Mungesa e mundesise per

tu lehtesuar, merret vesh qe s'eshte shenje lirie.

Por Liria asht tjeter gje, edhe kjo dihet!

Liria vjen gjithefarsojesh, por s'eshte e thene vetem me lufte e me te vrare, madje lirine e vertete, ate te

ploten, nuk e sjellin keta lloj heronjsh, qe shkojne e vriten apo qe marrin me qafe edhe te tjere...Keta nderohen,

padyshim, ka varreza kudo ne bote per ta, jo vetem mes ballkanasve, por heronjte qe sjellin liri jane ata qe

sjellin e predikojne kulture.

Haradinaj e Jashari nuk jane prej kesij lloji, kjo nuk i ben me pak te vlershem: ate qe beri Jashari dhe Haradinaj

nuk e ben dot kushdo, e per kete nderohen. Edhe kombet e shtetet e tjere kane ose fabrikojne figura te tilla dhe

neve s'ka pse te na vij rende qe i kemi, jo dhe jo t'i nencmojme: C'jane luftrat e tha bukur komentuesi i pare.

Por, Liria ka simbole te tjere.

Kam drojtje se Idrizi i hedh vetes ne shpine pesha qe s'i mban dot.

E kam fjalen nese ai vete ndjehet i lire prej detyrimesh qe shpesh e kompromentojne lehte Dukjen.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Le ta thone fjalen, se kush, se paskesaj ndjehen me mire, te lehtesuar, te qete."deri diku ke të drejtë!

njeriu duhet të qajë e të qeshë,bile në psikiatri e psikollogji është më se e nevojshme!!problemi i vetëm është kur kjo fjalë thuhet nga persona,që ne i quajmë,të përgjegjshëm!kjo fjalë,vret,dëmton!!reagimet janë të shumt kundër tyre!!dikush,përfshi autorët vetë,reagimet kundër tyre i quajnë si "censurim i fjalës së lirë","mos kuptim të intelektualit"e turrli brroçkullash të tilla!!

ju keni kapur një anë të këtij debati!!anën se "pa këta herronj nuk ka liri bazë për një popull",por në të njëjtën kohë shprehni një farë përçmimi për ta!!nënçmim për "budallallëkun"e tyre,jo vetëm për "qe shkojne e vriten apo qe marrin me qafe edhe te tjere..."!"budallallëku"ose "çmënduria" e këtyre heronjve hap dyert e atyre të mënçurve dhe "heronjte qe sjellin liri jane ata qe sjellin e predikojne kulture. "në mes të të cilëve ka dhe pseudo heronj si lubonja e ky idrizi!këtyre tipave u rëndon zëri që kanë heronjt e luftrave!!si të rënë dhe të gjallë!këta kërkojnë të lënë një emër në histori,por nuk dinë të shkretët!!kështu që përpiqen të bëjnë gjulludi!sa më shumë që të jetë e mundur!!të bënjë zhurmë,duke menduar se mund të duket si muzikë!!

që të dy këta mund të kritikojnë deri të denoncojnë haredinajn për pasluftën!!për politikën e tij mediokre,për përfitimet ekonomike të dyshimta që ai ka pasur si politikan,por asnjëherë nuk mnd ta kritikojnë për luftën që ai bëri!!luftë që sado të pastër të kërkosh ta bësh,ajo gjithnjë ndyhet!të paktën me gjak!!

këta tipa janë njëlloj si ai baruti a fevzo që kapen pas jetës private të enverit dhe nuk flasin për atë shtrukturë kriminale që ai ndërtoi për 50 vjet!!

si e thash dhe më lart,këta pseudo intelektualë janë të lirë të flasin falë "budallallëkut" të heronjve si adem jashari!heronj që këta sot duan ti përdhosin në maksimum,të zhvleftësojnë sakrificën e tyre sublime!

ndoshta këtu e kam gabim!!ndoshta ky idrizi nën sërbin kishte për të pasur më shumë liri për të dershur vrer mi bashkombasit e tij!!shumë gjëra nuk dihen në këtë botë!!shpesh na kalonjë para syve të vërteta që ne nuk i shikojmë!!

Submitted by respublica (not verified) on

Kush është skizofreni i vërtetë?

Përgjigje nga një lexues

Nuk mund të gjykoj ty zotëri për akuzat që bën për tërë emrat që rreshton në këtë artikull. Unë nuk jam prej Kosove dhe nuk i di gjërat nga brënda ashtu si i dini ju, ashtu si nuk i din Lubonja gjërat siç janë në Kosovë( ai di shumë gjëra që ndodhin në Shqipëri por nuk e hap gojën, dhe çuditërisht po e hap për probleme të Kosovës për të cilat po na hiqet si ekspert kohët e fundit), dhe po të jap ty besimin për ato akuza që bën për faktin që ti jeton atje( the benefit of the doubt- si i thonë amerikanët), por që të arrish deri aty ku ti “nuk duron dot” dhe “ nuk i shpëton dot zërit tend të brëndshëm” por arrin deri aty sa poshtëron, dhe ul figurën e Heroit Adem Jashari në një mënyrë shumë monstruoze, kjo i vë vulën artikullit tënd, dhe një dyshim të plotë me një pikëpyetje të madhe zërit që ti ngre dhe i tërë artikulli yt bëhet i dyshimtë, tendencioz, dhe antikombëtar, dhe rreshtohet krahas artikujve të shumtë të Lubonjës që synojne të denigrojnë çdo gjë që është madhore në simbolikën e shtetit dhe të kombit shqipëtar në tërësi.

Nuk kuptoj një gjë të thjeshtë Zoti Idriz: Përse ti nuk e ke menduar si më poshtë se çfarë ka ndodhur në kullën e  Bacës Adem ato ditë tragjitke para se të arrish në ato rezultate monstruoze që ke arritur për Bacën Adem:

1-Që mbase Adem Jashari u rrethua keq dhe nuk u lejua asnjeri të dali nga kulla(n.q.s. I njeh mire sërbët, qëllimi ishte eleminim i çdo pjestari të familjes së tij)

2- Që mbase, edhe  po të lejoheshin të dilnin dhe të dorëzoheshin që të “shpëtonin kokën” anëtarët e familjes së tij, si mendon ti zoti Idrizi se çfarë do tu ndodhte atyre kur të përfundonin  në duart e serbeve? A mund të na japësh përgjigje për këtë dhe të na sqarosh me qënëse i ke vënë qëllim vetes të thuash të vërtetën?

3- A ishte gjë Adem Jashari ai që i ftoi sërbët t’i rrethonin kullën, apo ishin sërbët që angazhuan forca më të specializuara, qëllimi i të cilave ishte asgjësimi i plotë i tij dhe farës së tij që i kishte hyrë si kleçkë në sy gjakatarëve sërbë? E dinë të gjithë  se sërbët kanë vrarë ajkën e popullit Kosovar- kanë vrarë ata Kosovarë që ata  i kanë konsideruar si mjaft të rrezikshëm për çështjen sërbe- besoj se nuk ke nevojë të të përmënd emra. – (Dhe ti Zoti Idrizi sulmon pikërisht njërin nga ata!?)

3- Ku e di ti në se Baca Adem nuk ju ka kërkuar njerëzve të tij të lënë kullën( ke qënë gjë brënda asaj kulle në ato ditë?), por ata nuk kanë pranuar se nuk kanë dashur të bien në dorë të sërbëve duke e ditur se çfare i priste.

3- Përse ti nuk bën pyetjen që familjaret e Adem Jasharit me Ademin në krye, as nuk e kanë menduar kurrë se nuk do ju vijë njeri në ndihmë e do i linin të vetëm me serbin, dhe nuk ju ka shkuar kurrë ndër mend që do të flijohen në atë mënyrë, se kurrë Adem Jashari nuk do rrinte këmbë kryq nqs e dinte se nji shqipëtar ishte i rrethuar nga forcat sërbe, por do të merrte pushkën në krah megjithë djemte e vëllezërit e tij dhe do t'i vinte në ndihmë atij shqipëtari? ( Prandaj sërbët e eleminuan- për dedikimin e tij të pakushtëzuar ndaj popullit dhe kombit të tij.)

Ti e sulmon figurën e Adem Jasharit në një mënyrë të ulët, jo dinjitoze, dhe të paskrupult, duke e akuzuar atë si vrasës së familjes se tij. Ti e ke filluar këtë artikull duke akuzuar 14 persona me emër + dhjetra në Shik, nuk e di nëse ato akuza qëndrojnë por mbase ti ke të drejtë, por me paragrafin e fundit duket se paske pasur qëllim të vetëm të dalësh tek figura e Adem Jasharit dhe ta atakosh keqazi atë duke mbyllur artikullin me një akuzë të errët dhe monstruoze. Dhe me këtë akuzë zotëri, ti e hedh poshtë edhe ndonjë të vërtetë qe mund të ketë në të.

Me vjen keq që po ta them zoteri, por ti nuk je shqipëtar por veç një shqip-folës me një urrejtje gjenetike për popullin tënd. Me vjen keq që po ta them zoteri, që të arrish të akuzosh Adem Jasharin në atë mënyrë, je ti skizofreni në këtë mes, një skizofren nihilist që i shërben më së miri qëllimeve të sërbit së bashku me Lubonjën.

Më vjen keq që po ta them zotëri, dhe po e përsëris, por  që të mohosh deri legjendarin Adem Jasharin duke e akuzuar shumë dinakerisht për "familicide",  duke e rreshtuar atë në rradhët e krimineleve më ordinerë( titulli yt I thotë të gjitha, “Mbi vrasësit e tjerë” dhe të marrësh të drejtën t’i heqësh titullin e heroit të kombit shqipëtar duke thënë sa më poshtë me një stil mjaft finok dhe të djallëzuar:

"""Ka sidomos skizofreni.

Skizofreni të atillë sa të adhurohet deri në delir dhe të bëhet i paprekshëm një gjest aq tragjik dhe i diskutueshëm si ai i vrasjes së Familjes Jashari. Askush nuk guxon të thotë se ai që konsiderohet ‘legjendë e gjallë’, ‘komandant legjendar’, etj., Adem Jashari, me ngujimin e fëmijëve, grave dhe pleqve, në të vërtetë kishte marrë pjesë në vrasjen e tyre; se interpretimet e një të bëme të tillë, në një shoqëri normale, do të duhej të ishin të hapura dhe të pafundme, prej sakrificës deri te kafshëria dhe marrëzia, siç është pafundësisht i interpretueshëm çdo mit apo sajesë e sojtë."""

Nuk ka më bukur se ti shërbesh sërbit se sa të atakosh në këtë mënyrë shtazarake figurën legjendare të Adem Jasharit.

Ti, ashtu si Lubonja, mohon çdo gjë të mirë shqipëtare. Ju të dy mohoni heronjtë e Kombit, njëri Gjergj Kastriotin  e tjetri Adem Jasharin.

Po përdor shprehjen shkodrançe, "Ti Kjofsh mor zotni qe ta xen goja nji akuz të tillë për Bacën Adem!"

Sa për mua, përsëri, me vjen keq që po ta them përsëri por:

Ti nuk je shqipëtar, por veç, dhe si ta thash me lart, nje Shqip-folës skizofren në shërbim të sërbve! Dhe ti, Fatos Lubonja,dhe kompani, nihilistët e historisë së kombit shqipëtar, jeni krimbat që gërryeni këtë komb, dhe Shqiperia ka nevojë për një profilaksi nga ju.

Nimfa Hakani

Nje pensioniste nga Shqipëria

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.