Alibitë tona dhe jeta e përditshme

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 01:57
Ardian Klosi

Pjesa më e madhe e opinioneve që botohen në shtypin tonë ka të bëjë me politikën, më ngushtë me politikanët kryesorë. Është një vërshim i vërtetë që shkon nga analiza e qetë politike te eseja pasionante, satira  e hidhur e deri vargëzimi ironik në modelet e tetërrokshit popullor. Në qoftë se 20 vjet më parë kjo pjesë e shtypit merrej më së shumti me diktaturën komuniste dhe protagonistët e saj, nëse 10 vjet më parë ndarja ishte pak a shumë të barabartë midis sasisë së opinioneve që botoheshin mbi politikanët me sasinë e shkrimeve që kishin të bënin me të kaluarën, sot peshorja ka kaluar përfundimisht në anën e politikës aktuale. Edhe vetë kam patur herë-herë shkrime që kanë të bëjnë me politikanët kryesorë, me keqbërjet apo veprat e tyre.

Dallojmë në përgjithësi si popull që e ka qejf bisedën e shtruar e të ngeshme, historikisht kështu, mjaft të lexosh Çajupin për klubet shqiptare ose Kutelin për kafenetë e fshatrave të Mokrës. Kemi të ngjashëm në këtë pikë sidomos fqinjët tanë jugorë grekët. Dhe në këto biseda tipike është dhe mbetet tema e të mëdhenjve, punët e politikës, përçmimi dhe sharja e atyre lart, por edhe admirimi. Më duket sikur edhe mizëria e opinioneve, komenteve, blogjeve mbi politikanët në shtypin e sotëm është shprehje, sado e kulturuar, e fenomenit të  vjetër, të përgjithshëm, të cilin në formën e vet më të rëndomtë e gjen kudo në muhabetet e kafeneve të shumta të kryeqytetit sidomos ndër moshat mbi dyzet vjeç.

Pjesa më e mirë, ajo më origjinale dhe që sjell risi, e opinioneve për politikën në shtyp s’do mend që është e domosdoshme, për shembull për të demaskuar veprimet e kamufluara të politikanëve, gjuhën sa idiote aq dhe demagogjike-të rrezikshme të Berishës, vendimet servile dhe antikombëtare të qeverisë, përçarjen, trullosjen dhe si-korrupsionin e opozitës. Por mbipesha e saj në jetën e shtypit tonë ngjan se është alibi: ajo e heq të keqen nga vetja e opinionistit dhe e kalon te tjetri, te të tjerët, te bota. Bashkë me përgjegjësinë, kuptohet. Kam parasysh gjithmonë një karikaturë aq të goditur, të botuar para disa vitesh në shtypin gjerman (shih bashkëngjitur këtij shkrimi) e cila  shpreh atë qëndrimin tipik të njeriut intelektual, në rastin tonë pjesëtar i medias, që hiqet sikur është shumë më i mirë se të tjerët, sikur është jashtë një gjëje, pjesë integrale e së cilës në të vërtetë është edhe vetë, kokë e këmbë. Po kështu opinionistët tanë shumë shpesh shigjetat e fjalës i lëshojnë mbi disa pak personazhe dhe harrojnë p.sh. një si zvetënim moral që e ka brerë përherë e më shumë, për fat të keq përherë e më thellë shoqërinë tonë në këta dy dhjetëvjeçarë prej rënies së sistemit komunist. Dhe me të njëjtin përpjesëtim, po aq sa është shtrirë ky zvetënim në majat më të larta të politikës – sikurse shprehet në shitjet flagrante të interesave të vendit sidomos prej vitit 2001 e këtej dhe depërtimet mafioze në vendimet e qeverive shqiptare të kësaj periudhe – po aq shprehet ai edhe në plot veprime të jetës së përditshme nga qytetarë që janë, të themi, nga shtresa të mesme deri të pasura. Jo se mund të përjashtohen njerëzit e varfër nga ky lloj degradimi, veçse ata përligjen shumë më tepër nga varfëria ku jetojnë dhe anarkia apo mungesa e administrimit komunal-shtetëror te ne, në veprimet e tyre gjithaq të zvetënuara, për shembull shkatërruese të mjedisit si pyjedjegës ose kanaleprishës. Kurse pasanikët e rinj po na japin shembujt më të këqij të degradimit, që nuk është vetëm moral por edhe estetik. Sepse janë ata të parët që ngritën grataçielat mbi rërën e Golemit ose mu në zemër të qytetit historik Krujë, tani fare afër, janë ata që kërkojnë ndërtime brenda kështjellave të moçme, si ajo e Lezhës, ose brenda zonave strikt të mbrojtura si laguna e Kune-Vainit.

Por le të vimë te qytetarët e zakonshëm. Zvetënimi mund të shihet edhe vetëm në trafikun e Tiranës, ku jam i detyruar të marr pjesë çdo ditë. Shumica e drejtuesve të automjeteve e dinë se në kthesë përparësinë e kanë ata dhe jo qytetari që ecën mbi vijat e bardha. Edhe në qoftë se e dinë se s’kanë të drejtë, kjo për ta nuk ka rëndësi: mendimi i tyre instiktiv, i egër është: unë jam pala e fortë se kam një makinë që të shtyp, ai është pala e dobët se është këmbësor. Njëri më ka bërtitur hapur dikur para disa vjetësh: „Kush është më i fortë ti apo makina?“ Edhe më keq e kanë biçiklistët, pasi veç arrogancës së shumë shoferëve që nuk u hapin rrugë, u duhet të thithin vazhdimisht tymrat e makinave. Po kështu shumica e drejtuesve e dinë se në një kryqëzim s’ka rëndësi kush vjen nga e majta dhe kush nga e djathta, vendos kush është më i shpejtë dhe më i paturp. Edhe nëse e dinë se s’kanë të drejtë, kjo për ta s’ka pikë rëndësie. Mos flasim pastaj për gjithë ato parkime në mes të rrugës, mbi trotuar, mbi cungjet e pemëve, në oborret e shkollave etj. etj. Mos flasim për shufrat e hekurit, gurët e tullat, blloqet e betonit që kanë mbirë nëpër gjithë rrugicat e Tiranës në mbrojtje të parkimit privat. Të gjitha parkime të zaptuara apo të vjedhura nga komuniteti.

Kot të vazhdojmë më me shembuj të degradimit në ato që mund të quhen shtresa të mesme banorësh (sa gënjeshtare fjala: qytetar, më mirë banor). E kujtoj veten tani në ndonjë parakalim në vijë të pandërprerë ose tek jam futur kundërsens në një rrugicë të qetë natën dhe them: s’je më i mirë, shumë shpejt ndoshta do unifikohemi të gjithë si kundërvajtës kolektivë të toleruar nga Europa. Ama vetëm në vendin e tyre.

Po policët e trafikut hyjnë në shtresat e mesme? Besoj po. Dje, më 20 dhjetor, pashë një skenë që vërtet më tronditi e më shkaktoi turp: në një nga urat e Lanës, dy policë kishin ndaluar një makinë sikurse bëjnë rëndom për të kontrolluar dokumentat e shoferit. Mu në çastin kur po parakaloja, polici në anën e shoferit mori prej këtij diçka në dorën e mbyllur që e futi në xhep dhe makina u nis. Skena që i kisha vetëm të dëgjuara ose të marra me mend, kur shoh ato dyshet e policëve përherë në pritje (asnjëherë në ndjekje të shkelësve, asnjëherë me gjobitje të atyre që futen në dritë të kuqe dhe rrezikojnë pleq e fëmijë) në anë të rrugës, si cubat e qëmotit, me lëvizje përherë e më të ngathta, me barqet përherë e më të kërcyer. Zot na ruaj!

Përfundimi? Ky shkrim nuk ka ndonjë përfundim, e pse duhet të ketë gjithmonë moral shkrimi. Shih e shkruaj.

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

Z. Ardian,

mos humb kohe me tille shkrime prape, se keto ceshtje te vuajtjes se popullit ne jeten e perditshme, dhe se si degradohet shoqeria i dime. A ia ka haberin Edi Rama shtrohet pyetja? Sepse ne populli i thjeshte edhe mund te kemi degraduar, por ama e kemi te qarte qe pyetja e momentit eshte: cfare ka ndermend te beje Edvin Kristaq Rama?

Nqs. nuk deshiron te beje opozite (sepse nuk e pranoj kurre ne bote qe po ben opozite, me shume mund te themi qe po i ben hije Saliut) te na e thote ne nje konference shtypi dhe te hape rrugen per te tjeret. Sepse njekohesisht ka bllokuar cdo forme te opozitarizmit. Dhe po bllokon edhe ndryshimin e ligjit felliqesire dhe te degraduar te 2008.

A ke kohe te besh nje artikull per kete ceshtje?

Ciao.

Submitted by hapi (not verified) on

tani97, mos e njeh gje Cujen nga lapraka? Se na mori malli ta degjojme po nuk e kemi degjuar me.

Te pershendes.

Submitted by tani97 (not verified) on

o hapi e bukur kjo! Je me te vertete i forte!

Cuja ka derguar browserin me pushime :)

Ciao.

Submitted by hapi (not verified) on

Je te salue confrère!

Bon courage pour ton entreprise et beaucoup de respect pour ta clairvoyance!

Submitted by hapi (not verified) on

Dakort me tani97.

Z. Klosi,  e para, e dime shume mire se te gjithe editorialistet jane njerez qe hane, buke, pine uje, kane inate,  kane gezime, kane ego, kane halle. Ne qofte se keni vendosur te kritikoni nje ves mes llojit te editorialisteve snobe eshte nje pune qe personalisht nuk me intereson shume. Fundja eshte dicka qe prek maksimumi 50 veta ne Shqiperi.

E dyta, ne nuk presim qe te na tregoni ju se sa vuajme neper trotuaret e Tiranes. Nuk ka vlere ti thuash te pangrenit, "Ti ke uri", ate e ndien ne bark ai.  Edhe te na tregoni se polici merr lek, e dime sepse e paguajme perdite.

Meqe ju kemi ca si me te ndritur ne disa fusha, na tregoni ndonje gje qe nuk e dime ose  te cilen nuk e kuptojme ngaqe nuk kemi kuadrin e duhur intelektual.

Na tregoni p.sh. sipas mendimit tuaj, cfare e shtyn ate policin te marre leke ashtu nen dore? A nuk i mjafton rroga e qeverise apo eshte vete polici tahmaqar e do te beje sa me shume leke?  Po ata qe i japin leket si reagojne perballe policit, sipas faktit nese kane votuar per PD-ne apo per PS-ne?

Submitted by Arra Gunge (not verified) on

" Lima e bute te ha trute " tregojne nahijes time. Keshtu dhe gazetaret, pak e nga pak e dite per dite devijojne interesat e lexuesve. Flasin e shkruajne ata per politike, per politike bejme potere dhe ne. I hodha nje sy disa blogjeve per klikimet e komentimet dhe me te shumtat ishin ne opinionet politike, grindjet politike apo 'konflikteve' mes tarafit te gazetareve. Nuk thone me kot se, po hengre fasule p..dha do besh. Tek ne emer ben si opinionist dhe o burra te gjithe te shkruajne opinione. Gazetaret, ulur ne kanapete e lekurta, kondicioneri nga pas, ekrani i tv-se para, ne suprine te tavolines plot tituj gazetash, mbi gjunje laptopi dhe poshte deres njoftimi per honorarin.Ketej degjo, andej shiko, matane lexo e poshte shkruaj. Behen kalamendes per politiken derisa intervistojne dhe njeri tjetrin po per politike. Kalemxhinjte tane rrokullisen halldupshe si tapa mbi shpine te detit te politikes. ( Sigurisht s'e kam me te gjithe).Edhe pse lodra bie per tjeter valle...

Jo i gjithe faji eshte i gazetareve, as i pronareve, as i financiuseve, as i politikes, as i...u be qyrk dhe ja veshim 'banoreve'. Ku jane reporteret? Ku jane reportazhet? Ku jane informacionet e virgjera? Ku eshte perditshmeria me diell e hene, me re e bubullima, me lote e maska, me kenge e vaje, me nanurisje e lebetisje, me lindje e vrasje, me ngrica  e baltovina,...? Eshte barre e rend gazetaria, si ne pergjegjesi e portofol. Por eshte edhe e kollajshme allashqiptarce, sepse cdo gjuajtje e ben gol.

Ku jane reporteret, ku ? Ku jane reportazhet,  ku ?... Aty jane qytetaret. Te djeshmit, te sotmit, te nesermit.

Submitted by kely j. andress (not verified) on

E  ka  Z.Klosi,  nje  moral  edhe  ky  shkrimi Juaj,  ashtu  sic  e  ka  nje  moral  edhe  ajo  karikatura  e  mesiperme.  Morali  eshte  ky:-

" Prostitucion"

Qysh  ne  moshe  te  rinise,

e  mbaj  mend  nje  fjale  te  urte.

Qe  per  hatrin  e  femise,

nene  e  mjere  "del  ne  rruge".

Sot  proverbi  ka  ndryshuar,

prapa  e  ka  nje  bisht  prej  kali.

Me  pretekstin  e  femise,

"del  ne  rruge"  dhe  intelektuali.

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Ardian, morali ketu eshte ai i hoxhes: "bej si them une e mos bej si bej une". Çoç ishte dikush qe perktheu ne nje kohe rekord nje liber pahçavure mbi heroin e shqiptareve, shkruar prej nje qafiri nga  Zvicera, vetem se i premtuan 10 mije euro! Thone se te gjithe e kemi nje çmim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.