Dëgjo, o popull, të të flas unë për mua! (Përsiatje mbi librin e Mehmet Elezit)

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 02:39
Pëllumb Kulla

Muç Nanoja u vel më shpejt dhe shkroi më parë për librin e Mehmetit në “Shqip”.

Tema e jetëshkrimit të vet, që bën Elezi është një nga temat e mia nga më të parapëlqyerat. Nuk flas për parapëlqimin, atë të temës së gjerë, atë që mund të përgjithësohej në shprehjen “dëgjoni, o milet, t’ju flas unë për mua”, që e kam vendosur si titull! Nuk e kam fjalën për të përgjithshmen! Flas për temën që ofron Mehmet Elezi vetë. Se Elezi të jep që të tjerrësh lesh të cilësisë së lartë, ngaqë ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës; ngaqë ka qenë i pari i rinisë enveriane; ngaqë është patriot dhe mik i afërt i kryeministrit të sotëm; ngaqë është ambasadori ynë në Zvicër – është edhe pas ligjit të famshëm të përjashtimit të nomenklaturës puniste! Është në mënyrë absolute i vetmi gjerark i lartë i mbijetuar në tërë ish Perandorinë e Lindjes!

Dhe tema e maratonomakut Elezi, prurës i demokracisë, mua më ka tërhequr si magnet, por nuk e kam prekur. Këto ditë do ta kisha prekur, para teje Muç Nano, por po prisja të lexoja dhe atentatin e hedhjes së veturës në kanal, ku që pëpara patën qenë marrë dhjetra masa, që makina të përmbysej e të vrarë të mos kish! Se atentat na duhej, nuk na duheshin vdekje!

Është i bukur heroizmi, dreqi ta marrë! Ëh, i dashur Mustafa? Mëkat që është aq i kushtueshëm! Ja, për këto ditë na duhej! E na duhej shumë! Jo vetëm Elezi, por lart e poshtë, gjen tek ne shumë njerëz, që shohin me zili jetën e Havelit, që na la këto ditë e që do t’i uroja t’i bëhej shpirti dritë! Tek ne ka plot të tjerë që u zilepsen Les Valesës, Sozhelnicinit, Sinjavskit e shumë e shumë të tjerëve. Mbi këta, që sapo përmenda, tani, po bien reshje të ndritshme dekoratash, mirënjohjesh. Nën zhurmërime duartrokitjesh e ovacionesh, zbulohen bustet e tyre nëpër sheshe kryeqytetesh. Për ta shkruhen poema, bëhen filma. Eh, tani jeta e tyre është e bukur, e lavdishme… Kurse atëherë ata kaluan vite dhe dekada të rënda, të mbushura me rreziqe.

Në Shqipërinë tonë ku heroizmi ka shterur, nuk pat figura të tilla si Dubçeku, Haveli, Sinjavskij dhe Sozhelnicini. Por askush të mos harrojë, ama, se risku tek ne ish shumë i madh! Më i madh se në Çeki, se në Poloni e bile më i madh se në Rusi! Mund të humbje jetën, tamam në atë kohë që ti e deshe më shumë atë. Heronjtë janë budallenj. Ata nuk e dinë sa e bukur është jeta. Ne, në Shqipëri, e dimë!

Ja që, e marrtë e mira, nuk qënka e mundur t’i martosh të dyja: nuk mundet dot njeriu i gjorë edhe të bjerë dëshmor, edhe të jetë i pranishëm në përurimin e lapidarit të tij, duke gëzuar triumfin dhe nderimin e botës përqark! Por, ama, asnjë nga ne nuk është vënë me shpatulla pas murit për fajin e madh, që nuk bëri heroizma. Askush nuk e akuzoi askënd. Askush nuk u tregua me gisht për shmangjen nga ky mision pavdekësie.

Sigurisht, nuk po na akuzojnë dhe as po na torturojnë, por kjo nuk na kënaq. Ne duam, atë të paarritëshmen, duam atë më të pamundurën nga të gjitha: ne, tani, duam që atëherë t’i kishim bërë ato heroizma!

Hajde, o burra pra, të provojmë t’i bëjmë tani! Le të përsërisim fijepërpe fjalë që nuk i kemi thënë! Le të tregojmë skena, në të cilat nuk na kanë parë dhe as na kanë dëgjuar! Le të tërheqim vëmendjen mbi protesta që nuk i patëm bërë dhe le të përshkruajmë ca vuajtje, që nuk i patëm provuar aspak. Ja, ky është rasti i Mehmet Elezit dhe i miqve të tij që po rishkruajnë historinë!

Unë nuk po e përtall dhe nuk po e qortoj atë, për faktin se ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste! As që e kisha ndërmend atë gjë. Ajo pat qenë zgjedhja e tij dhe po të kisha unë dëshira të hapja ndonjë fushatë kundër atyre lloj anëtarëve, qënkam vonuar shumë. Zoti na ruajttë! Dy ish anëtarë të Komitetit Qendror, unë i kam miq nga më të mirët. Duket sikur unë pa pritur e pa kujtuar marr e shkruaj për të. Duket sikur pas kaq vitesh ngrihem kundër Mehmet Elezit, për faktin se në të kaluarën ka bërë dëme, apo ka qenë sektar, e ku dij unë!

Nuk po merremi me të kaluarën. Unë nuk kam pothuaj asgjë me Elezin e djeshëm, por më ngjall neveri ai Mehmet Elezi i sotëm, i cili pasi më ka parë, që qysh nga viti 1990 e këtej, të hesht për njëzetenjë vjet të tërë dhe të mos shkruaj asnjë rresht për të, si qënie komitetoqendroriale, më shtrëngon mua që t'i lexoj pa m'u dridhur muskujt e fytyrës edhe heroizmat e tij për prurjen e demokracisë në Shqipëri! Kjo është shumë! U bë ca si shumë!

I dashur Mustafa Nano! Do të më vijë fort keq nëse ndonjë nga lexuesit e gazetës tënde të vyer do të nxjerrin përfundimin se anëtari i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës, Mehmet Elezi po sulmohet, në kohën që në të vërtetë po sulmohemi ne. Unë nuk dua të krijohet përshtypja se e sulmojmë për të kaluarën e tij. Në librin e tij ai është agresiv dhe më fyen me gjithë atë paturpësi. Paturpësisht ai gënjen dhe pret edhe një herë nëse pas këtyre gënjeshtrave, shqiptarët do të heshtin ende, që pastaj ai të mund të avancojë me historirat e bëmat e tij, më heroike akoma, gjatë periudhës enveriane!

Jo ne, zotëri, por ai duhet ta lerë të kaluarën rehat! Të tijën, timen dhe tonën bashkë!

Comments

Submitted by Blerim (not verified) on

Eshte shume pak ta quash paturpesi kete te Mehemt Elezit. Te kuptohemi, nuk eshte paturpesi te shkruash nje liber me kujtime. Paturpesi eshte te shkruash duke shtremberuar te verteta, duke trilluar realitete qe nuk mund te ndodhnin ne nje kohe tjeter (ne ate kohe). Mirepo "Epopeja..." e Musarait tingellon aktuale pikerisht se tipat si Mehmeti, qe i bejne "paçet fashizmit dhe vincermos", nuk i shteron nje kohe por i gjen ne cdo kohe.

Mehmeti, qe i puthte edhe te panjohurit ne te dy faqet per t'u duk masovik, eshte edhe me i peshtire sesa disa te tjere, ngase priti sa vdiqen disa personazhe te librit te tij pastaj shkroi. Kam bindjen se nuk do ta botonte librin po te ishte gjalle Sofokli Lazeri, Ramiz Alia etj. qe u ka lepire.... por qe edhe dinin t'ia jepnin pergjigjen.

Submitted by Mehmet Elez Alia (not verified) on

Heu trimb mbi krimbat qaj Met Elez Alia

Pellamb e shpulla ia paska gjujt Pllumb Kulla

Po nuk tundet Taraboshi jo nga stuhia

Nuk tutet nga rrufeja kurr Dragobia

Qashtu na kaliti partia

Submitted by cuf dabjoni (not verified) on

O Muç ka te drejte Pellumi !

Mehmet Elezi eshte nje vemje e kuqe qe nuk e ka shoqin. Ne Zanin e Popllit te muajve te pare pas Dhjetorit ka artikuj ku Shoku mehmet thoshte se nuk e tradhetonte partine e tij .ka dhe nje filmim ne TVSH ku thote te fusim tanket. Ai si antar i Plenumit te KQ te PPSH eshte nje nga tre komunistet ende ne politik AI, G.Ruçi dhe ambasadori ne Beograd Shpetim Çaushi ( dy te Sales nje i Edit). Ka qene nje i perzgjedhur per kariere ne Parti. Ai, jo rastesisht eshte derguar ne Zvicer ku depozitohen paret e ustait.

Megjithate bejne mire qe shkruajn, se kemi kuti kapim ne rrena, dhe neser nuk shkruajn dot te tjera genjeshtra.

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

Nje Mehmet ...KARAMEHMET,

Qe s'e lan ...AS LUME, AS DET !!!

Submitted by Sokol E. Hoxha (not verified) on

Edhe mua me goditi regjimi komunist kur mesuan se kisha dale xhiro me varke ne Voloreke. Sekretari i organizates baze te Partise me kritikoi ashper ne mbledhje, me tha ''po ta falim kete here se je i biri i Enver Hoxhes, por do te te denojme po vazhdove te shoqerohesh me Sali Berishen''

Submitted by LUMJANI (not verified) on

"MEDET SA POSHTE BIE MADHERIA NJEREZORE, KUR E SHERBEJNE CA BUBURRECE TE NDYRE".Nje nga ata eshte edhe SHOKU M.E.Mos i kushtoni rendesi se i jepni vlera qe nuk i meriton.Ka edhe njerez qe nuk e dijne se ku dhe kur behen bajat,nje nga te cilet eshte personazhi ne fjale SHOKU M.E.Thinjat te SHOKU M.E. nuk jane shenja te nje plaku te urte,fisnik,bablok apo aristoktrat.Por jane shenjat e nje te lodhuri ne luften kunder armiqve,te brendshem  sodomos,por edhe te jashtem.Ne mbrojtje te M-L ngadhnjimtar dhe te SOCIALIZMIT EDHE NE NJE VEND TE VETEM.Nuk e di se c'fare do te thoshte Avzi Nela , i varuri i fundit ne litar ne diktaturen mizore,po te ngrihej nga varri,kur te degjonte SHOKUN M.E. se c'paska hequr ky ne diktature.Ne fund them "shyqir qe paska shpetuar me jete SHOKU M.E.se do ishte nje humbje e madhe mungesa e tij".Nuk do kishim se me ke te merrshim.Hallall i kjofte .

Submitted by A.G (not verified) on

Ore, ku kane mbetur me barre keta njerez qe po na pjellin ca ...grafi te pegera, te tipit "nuse per mur" ?!

Submitted by Matrapapupa (not verified) on

po mir, po ky Pellumbi ç'ka qe thote se ne nuk kishim disedence, pse Trebeshina ç'ishte?

Submitted by Miloja (not verified) on

Ore z. Matrapapupa, ne c'vend e thote Pellumbi kete? Se une nuk e pashe.

Submitted by Matrapapupa (not verified) on

Në Shqipërinë tonë ku heroizmi ka shterur, nuk pat figura të tilla si Dubçeku, Haveli, Sinjavskij dhe Sozhelnicini

Submitted by Anonim (not verified) on

Eshte teresisht SULM PERSONAL. Mllef i pakuptueshem. Ne çdo paragraf permendet emri i M.Elezit. Prisnim te tjera gjera nga intelektuali Pellumb Kulla!!!

Submitted by Lomi pri Baldushku (not verified) on

Rofsh a Pllumo! Ma ke bo qefin. Ke pa ti qi gjth kamunistat mo t'fort jon bo kundra Enverit. Me thon të drejtën ato kon qenë  kamunista me gjasme,po hajt mo.  Ka i  çik e ka i çik po na dalin t'gjith t'persekutumë. Ne i ditë ,Meti me   shokë, kon për t'fillu me akuzu t'persekutumit e vërtetë për kamunista. Ne privilegjet t'i morin për vete. Ho se qesh tu haru. M'pat thon nji hiqajet Cen, i shoku im sekretar i organizatës partis m'koprativë ,se kom qen kamunist ne una. Ene ku e paç topn e llafit, ho e gjeta . Ceni kishte   qen n'shpit t'Sal Berishës për i hall t'vetin diëtën kur kishte vdek Enveri .  Gallxote Ceni se kur dul Enveri n'televizor i shtrimë ke arkivoli, Sala u nrejt m'kom ,mas atina ene Liria,  vun grushtin ke balli për nerim, ne mshin lotët me shomi. Ceni nuk kishte ç'bojte ishte çu n'kom ne ai  kishte vu grushtin ke balli   mirpo i pat ardh inot me vete  se s' mund të qate si Sala ne Liria. Nja dy tre jav kishte nejt me fryk se mos Sala e spajunote se nuk kishte qa. Nji kshu mo me kamunistat si Sala e Meti. Hajt mo tyrqeta.

Submitted by Laterza (not verified) on

Muçi te pershendes! Rrofte Komiteti Qendror i Partise se Punes se shokut Sali Berisha qe ne ditet e fundit na ka servirur nga disa komunista pseudodemokrate shoke te "udheheqesit tone te madhe" te na rishkruajne historine. Muçi po une qe e kam jetuar ate regjim i mbaj mend mire se shoku Mehmet te vriste e te priste ne Zerin e Popullit,komunist i devotshem, intigran tdhe servil,  besnik i idealeve te partise dhe te shokut Enver. Prandaj edhe sot jane po te njejtet komunisto-demokrat ne sherbim te partise se punes te shokut Sali, te cilet per fatin e tyre te keq po vete demaskohen ne syte e publikut si mostra te pa skrupuj.

Mustafa dhe Pëllumb ju pershendes dhe ju uroj gezuar festat e fundvitit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.