Kundër Zotit të Majmunëve

Kam vënë re se artikujt me “rilindje” në titull nuk klikohen më. Kjo është shenjë e mirë dhe e keqe. E mirë, sepse propaganda me “rilindje” nuk josh më. E keqe, sepse frigohem se bashkë me një farë neveritjeje me mbipërdorimin e termit politik “rilindje”, njerëzit thjesht kanë hequr dorë. Më ka shqetësuar gjatë mungesa e protestës reale në Shqipëri, përveç ndonjë shkreptime të veçuar e të dhimbshme si 21 janari.
Kemi pasur liderin më jetëgjatë komunist në pushtet, dhe kemi liderin më jetëgjatë (po komunist) të pas rënies së murit më gjatë në pushtet. Për paradoks, të gjithë bërtasin kundër komunizmit, ndërsa krejt lidershipi përbëhet o nga ish-komunistë o nga bij të tyre (deri dhe biologjikë). Ndaj askush nuk ka pse nxehet nga një metaforë marksiste.
Dy fantazma e autoritarizmit
Dy fantazma vërdallisen sot nëpër Shqipëri. Në fakt, janë dy opsione ‘demokracie’: Qeverisja e kësaj copë Shqipërie që ka mbetur përmes grupit “të shokëve” të rilindjes, dhe ripozicionimi (në mënyrën e vetme se si di të bëjë opozitë) i Kryeministrit në ikje Berisha – nuk i njeh zgjedhjet. Dy opsione që shkojnë nga oligarkia drejt autoritarizmit. Këto kushte më bëjnë të trembem se edhe po të mos jemi dakort me manaxhimin nga ’rilindja’ mbas 4 vitesh, nuk do duam të shkojmë të qahemi te opozita. Me fjalë të tjera, do jemi prapë duke zgjedhur mes të këqiash.
Si një vend që ka kultivuar varietete diktaturash që nga shtet-formimi, ne jemi një komb shumë i brishtë ndaj vullneteve të grupeve apo individëve që, me të marrë pushtetin, vendosin mos ta lëshojnë më. Madje, kemi kaluar në një zinxhir variantesh autoritariste. E ardhmja duket e zymtë. Siç thotë një mik i imi, janë vetëm dy grupe që riciklohen: kur sundon e vjedh njëri, tjetri bën pauzë. Pastaj, nis të sundojë e vjedhë grupi tjetër, dhe i pari bën pushim. Ky zinxhir oligarkik duket vështirë i thyeshëm. Por, Aristoteli thoshte se oligarkia dhe tirania janë më jetë-shkurtra se çdo konstitucion tjetër. Tiranitë anë e kënd nuk kanë pasë jetë të gjatë.
Nga Diktatura në Demokraci i Gene Sharp
Nën diktaturë popullata dhe institucionet civile të shoqërisë kanë qenë shumë të dobëta, dhe qeveria shumë e fortë. Pa ndryshuar këtë mungesë baraspeshimi një regjim i ri mundet, nëse do, të jetë po aq diktatorial sa regjimi i vjetër. Këtë shkruan akademiku amerikan Gene Sharp në esenë e tij “Nga Diktatura në Demokraci” që do doja t’ju përcillja sot.
Ky libërth, që mund të titullohej edhe “guidë thelbësore për rezistencën paqësore” u shkrua më 1993 për të mbështetur opozitën në Burma, dhe dënimi për këdo që kapej me të në dorë ishte 7 vjet burg. I fotokopjuar ka lëvizur nga Burma në Serbinë e Millosheviçit, nga Egjipti në Kinë, dhe ka qenë një nga tekstet e përkthyera e shpërndara ilegalisht në shumë vende gjatë Pranverës Arabe. (Unë vetë po e përkthej me atë timen në shqip.) Në këtë kohë fantazmash, më pëlqen të flas për këtë libërth, sepse ndjej që duhet të jemi vigjilentë. Diktaturat, fundja, ekzistojnë falë nesh.
Pragu i diktaturës
E vërteta është se diktatorët ekzistojnë vetëm prej shpërndarjes së pushtetit në vendin e tyre, thotë Sharp. Ata arrijnë t’i dobësojnë institucionet politike, ekonomike e shoqërore apo grupet sociale. Popullsia “atomizohet”, kthehet në një masë individësh të izoluar. Shpirtrat thyhen, shpresa nis të fishket. Askush nuk ka besim se do të mund ta heqim qafe ndonjëherë “katallanin”. Njerëzit kanë frikë edhe të flasin. Më kujtohet një mik që ulte zërin në lokalin e vet kur shante “atë” nga frika se mund ta dëgjonin e tatimorët mund të vinin t’i mbyllnin dyqanin.
Edhe kur bie një diktaturë, shpesh ajo le pas varfëri, krim, inefiçencë burokratike dhe shkatërrim mjedisor. Gjurmë të tilla vërej sot pas rotacionit të 23 qershorit. Aftësitë e rigjenerimit politik e shoqëror kanë dritë-hije dyshimi. I vetmi që do të mund t’i bënte ballë një neo-diktature, është nën administrim droge. Populli i ‘rilindjes’.
Drejt një rezistence paqësore
Problemi është që ne e kemi humbur popullin gjatë rrugës. Do të duhet të rifitohet pushteti demokratik mbi popullin, në radhë të parë. Është një popull që ka dhuruar disa dhjetëra deputetë të blerë. Me nga 50 deri në 200 Euro për kokë. Lufta e dhunshme ndaj sistemit, është deri diku e pashpresë. Nuk mund ta luftosh diktaturën me armët ku ajo ka superioritet. Ajo pak dhunë e protestuesve më 21 janar, u përdor si kartë morale për të justifikuar dhunën policore. Ndaj, edhe një 28 janar i dhunshëm mund të mos ishte zgjidhja. Por, një 28 janar paqësor e jo për ‘qokë’ mund të na kish kursyer disa vite.
Puçi-puçet
Pasi ka analizuar regjimet e shumta anëkend botës, Gene Sharp arrin në përfundimin se as puçet ushtarake, as zgjedhjet nën kujdesin e diktatorit e as të huajt nuk mund ta shpëtojnë një vend. Diktatorët nuk janë aty për të lejuar që dikush t’i heqë si pa të keq nga pushteti. Vështirë të sfidohen në pikën ku janë më të fortë - te dhuna!
Shqiptarët vetë kanë pritur gjithmonë që të huajt të preken nga shqiptarë të tjerë që u vënë çizmen në fyt e të vijnë t’i shpëtojnë. Por shtetet e huaja, thotë Sharp, mund të përfshihen në mënyrë aktive vetëm nëse shkundja e diktaturës ka nisur. Mënyra më efikase është mosbindja civile e politike. Jo dhunë, por rezistencë.
Mosbindja besoj se ka qenë elementi që e rrënoi diktaturën e Ramiz Alisë. Askush nuk punonte, “arritjet” falsifikoheshin, të tërë vidhnin. Askush nuk jepte maksimumin. Ky ka qenë kolapsi i atij sistemi. Diktatura shembet vetëm duke shtrënguar rradhët me popullsinë e shtypur, duke forcuar aftësinë e tyre për rezistencë, vetbesim dhe vetëvendosje; duke forcuar grupet sociale të pavarura dhe institucionet e organizmat e popullsisë së shtypur; duke krijuar një forcë të brendshme rezistence; dhe, kryesorja, duke zhvilluar një Masterplan të rezistencës.
Masterplani i rezistencës
"Të gjitha diktaturat kanë dobësitë e veta, mungesa efiçense të brendshme, rivalitete personale, joefektivitet institucional dhe konflikte midis organizatave dhe departamenteve”. Identifikimi i tyre është hapi i parë i këtij Masterplani. Fuqia e shtetit totalitar, vëren Karl Dojç, është e madhe vetëm kur përdoret rrallë. Nëse u duhet ta përdorin gjithë kohën, kundër një populli të tërë, nuk mund të qëndrojë e tillë për kaq gjatë.
Përmes formave të mos-bindjes politike dhe të sabotimit pasiv, pushtetit i hiqen mjetet e sundimit. Pushteti bëhet konfuz. Mos-bindja politike ëshët një “armë”, dhe kryen një “luftë”, por ndryshe nga dhuna, operon në shumë forma: psikologjike, politike, sociale, ekonomike. Imagjinoni një popull që vendos të mos punojë 1 ditë ose 1 javë. Shteti vdes. Policët e diktatorit nuk kanë as autobusë për të dalë në punë. Si tek një përrallë kineze.
Zoti i Majmunëve
Gene Sharp rrëfen historinë kineze të Zotit të Majmunëve. Në provincën feudale Chu, një burrë i quajtur Ju Gong (zoti i Majmunëve), nxirrte çdo ditë majmunët të punonin, nën udhëheqjen e më të vjetrit. Sipas rregullit, çdo majmun i jepte një të dhjetën e ushqimit të mbledhur. Në të kundërt, dënimet ishin të rrepta. Majmunët vuanin, por nuk ankoheshin dot. Derisa një ditë një majmun pyeti një tjetër, “plaku i ka mbjellë pemët e shkurret?”. “Jo, ato rriten vetiu”. “A mund t’i mbledhim frutat vetë, pa pasur nevojë për lejen e plakut?” “Sigurisht”. “Po atëherë, pse duhet t’i shërbejmë plakut?” Dhe majmunët ikën e nuk u kthyen më te plaku, i cili vdiq nga uria.
Filozofi Yu-Li-Zi, ai që e shkrojti historinë, vëren se ka shumë burra që sundojnë mbi popullin e vet me truke e jo me principe. Njësoj si Zoti i Majmunëve. Madje, as vetë nuk e kuptojnë. Derisa populli i vet ndriçohet dhe truket nuk punojnë më.
A ju kujtohet vota e bardhë?
Vota e bardhë thuajse është harruar. Mua më është dukur një përpjekje shumë fisnike. Më ka habitur kundërsulmi i egër ndaj idesë dhe ideatorëve. Ne, një komb që kemi votuar shtrembër në gjithë historinë tonë, duam t’i tregojmë disave se si e pse duhet të votojnë. Por, vota e bardhë kishte një defekt të madh. Ajo nuk i përgjigjej dot pyetjes, “po pastaj?”. Ka një planifikim në çdo rezistencë. Nuk zhduken oligarkitë me “oburra”. Por vota e bardhë, tregoi se ka njerëz që nuk janë nën administrim drogash, e nuk pranojnë rotacionin e së keqes. E keqja është kasta politike në tërësinë e vet. Lufta jonë (paqësore) është dhe do të vazhdojë të jetë me atë.
revista Klan
Comments
Je kater deri ne tete vjet

Je kater deri ne tete vjet parakohe me kete shkrim Koloreto, shumica e shqiptareve jane njesoj te dehur nga "Rilindja" e Rames, sikur ishin kur erdhi James Baker dhe shperndante me lopate endrra me çeqe te bardhe, sikur ishin kur komunistet premtonin tryeza me luge floriri. Eshte nje milet bjerradite e pertac, qe eshte gati t'ia dorezoje shpresen per nje dite me te mire despotit te pare qe kalon ketejpari, dhe duron si gamilja, mban mbi shpine peshen e rende te rruges qorre, veç me kusht qe dikush mos t'ia trazoje rendomesine e jetes se perditshme. Do te duhet te kaloje efekti i narkozes qe i semuri kanceroz ka gelltitur me 23 Qershor, zakonisht per kete duhen 4-8 vjet, varesisht nga madhesia e rrenes qe eshte gatuar per t'i genjyer urine, por pasketaj, do te vije ajo dite qe njefare Slavoj qe njoh e ka shkruar ne nje liber me titullin: "Welcome to the desert of the real."

Gojedhena sumere thote qe

Gojedhena sumere thote qe erdhen ca zota nga nje planet dhe duket kishin nevoje per minatore.Njeri prej tyre ishte manipulator i zoti i helikes trashegimtare te gjeneve,e keshtu,morren ca majmune te planetit Toke dhe i modifikuan per te bere pune te nje inteligjence superiore.Kushti themelor ishte me sa duket,qe keto qenie te mos"rriteshin"ne kufij intelekti te atille qe te rrezikonin supremacine e ketyre zotave,alieneve,quaje si te duash.Pak a shume,ne tere historine e njohur,duke qene e pamundur qe te qeverisin te gjithe njeheresh,kjo pune(apo"detyre")u eshte deleguar te pakteve(Ligos-pak)-oligarkia.Por duket qe edhe mes zotave lindin sherre,e keshtu disa dolen kunder disave e u mpleksen keq,duke bere lemsh dizenjon fillestare.Ndoshta greket e morren te gatshem mitin e Prometeut,nga sumeret.Kaq me legjenden,se nuk mbaron.Duke pare oligarket qe mes popullit ka dhe dalin gjithmone njerez koshiente,te zgjuar e shpesh edhe me te zgjuar se oligarket vete,pushtetin keta atehere e kane kthyer ne nje Santo Graal,ne nje skepter dominimi;kush e posedon eshte zoti suprem.Ne nje demokraci,qysh nga koncepti i Greqise se lashte,kush qeveris nenkupton se deshiron te kthehet ne sherbyes.Kaq lufte e eger nevojitet per t'u kthyer ne sherbyes?Keshtu gjykonte dikur Perikliu,keshtu gjykohet edhe ne ditet e sotme mbi demokracine.Por sa te vertete permban ky afirmim?Ne çdo periudhe,edhe me te erretat,te ketyre 2000 e ca vjet qyteterim,çdo qeveritar ka thene se qeverija e tij ka qene me demokratikja,deri edhe Hitleri e Stalini,ata theksonin se qeverisja ishte"popullore"si forma me e larte e qeverisjes"se bashku".Atehere i bie qe rrota e historise eshte gatuar keq.Siç thote nje indian antik,e dobishme tek rrota eshte hapesira mes rrezeve,e dobishme tek shtemba eshte boshetia brenda saj.Atehere,popujt nuk qeverisen,ata dominohen.Dominohen me propagande,me autoritarizem,me diktature,dominohen edhe me iluziuone,ose me droge,siç thote autori.Megjithese te fresket e kam qe qenka bere nje ristudim mbi marijuanen dhe tashme pranohet qe kjo krijon depresion dhe defiçence mentale.Nje nga periudhat me te fuqishme kunder oligarkise dominatore(te quajturit monarke)ka qene Rilindja,rikoshienca.Kjo kaloi si stafete nga kombet e zhvilluara deri tek Rilindja shqiptare,kryesisht si levizje artistike liberale.Edhe Rilindja shqiptare ishte"monopol"artistesh,poetesh,studjuesisht;e kush me mire se artistet e ndjen mungesen e lirise?Ndersa Rilindja e sotme shqiptare simbolizohet nga nje ngjyre,por e gjitha eshte pe fokusuar ne terma ekonomike,gati-gati si religjion ekonomistesh.Me duket se u zgjata shume,ndaj po shkurtohem.Kesaj Rilindjeje i mungon aspekti shpirteror,ngaqe ajo nuk eshte levizje artistesh,por propagande politike.Si çdo propagande,ngjit perkohesisht,si çdo interes,eshte interesante vetem ne dukje.Nje liberth i bukur qe e kam lexuar pa e mbaruar eshte"Autoritetet dhe individi" i Bertrand Russell.Russell thote qe artistet ne kohen moderne nuk perfaqesojne as minimalisht ate pjesen esenciale te jetes publike,siç ndodhte ne koherat e shkuara.dhe sot e nderojme artistin,por e izolojme.mendojme per artin si nje gje te veçuar(-une po e quaj si ornament-)e jo si pjese integruese e jetes shoqerore.Sipas meje,kur arti hesht,ose s'e degjon njeri,atehere ka fituar autoriteti.Kane fituar propagandat,njerezit jane te interesuar thjesht per mbijetesen,sepse ne ndergjegjen e tyre mungon impulsi i forte i ndergjegjesimit,i emocionit;keto jane gjera qe i zgjon fuqia e artit.Kenga,Poezia,Drama,Tragjedia;tragjedia greke eshte ne bazen e qyteterimit evropian,Niçe i ka kushtuar nje ese komplete.Sot arti nuk ecen me logjiken e Tregut,eshte"mall"pa fitim.Ndoshta fle ketu paradoksi i çlirimit,pasi njerezit jane me te lire vertet,por rreth tyre jane lidhur ne menyre te pashmangshme njemije fijet e merimanges dominatore.Nese dikur skllavin e dalloje nga veshja e jashtme,sot eshte e veshtire t'i dallosh prangat ne brendi,edhe kur keto s'eshte nevoja t'i kesh lidhur,per te bere me se miri punen e tyre.

shkrim i bukur,me kuptim por

shkrim i bukur,me kuptim por pa një përfundim të qartë!mendova se do ta kishte një të tillë kur përmënde votën e bardhë o koloreto,por për fat të keq e mbylle idenë e votës së bardhë me “po pastaj?”!!një gabim i madh!!nuk e ke kuptuar aspak se çfar vjen pastaj!!nuk e ke kuptuar se pastaj vjen ajo që ti je munduar dhe e ke shpjeguar në të tërë shkrimin tënd!!

koloreto “po pastaj?”është mungesa e asaj pjese të politikës,ologarkisë politike,që nuk të lë të ngrihesh,që nuk të lë të veprosh kundër autoritarizmit,diktaturës!të mungon gjumë dhënësi dhe për pasojë të hapen sytë!!vota e bardhë do të jepej për atë që ne mund të largojmë me votë!!do të jepej për ata që nuk kryenin punën që ne i kishim ngarkuar duke iu dhënë votën 4 vjet më parë!!pasi të kishim larguar frenuesit e rrevoltës popullore,rrevoltë civile o e dhunëshme pak rëndësi ka,do të mund të fillonim tëmos bindeshim!do të fillonim të bënim atë që u bë në kohë të ramizit(si thua ti)!do të kishim mundësi të vepronim kundër njërës palë,të pa penguar nga pala tjetër që hiqet si të ishte mbrojtësja jonë!koha tregoi se me të vërtetë,nuk e di në ishte fat,rastësi apo injoranca e shqipëtarëve,"fituam"rrëzuam me votë diktatorin berisha(akoma jo e sigurtë),por del pyetja(njëlloj si tëndja) “po pastaj?”!!

çfarë do të ndodhë PASTAJ??në "pastaj"in e nesërm politik kemi ilaçin e gjumit,që pretendon "rilindje" të bashkuar me patericën 4 vjeçare të diktaturës berishjane!!kemi një amnisti të pa shpallur për këtë pjesë të korruptuar haptazi të diktaturës!kemi një amnisti të pa shpallur për doganierë e të korruptuar të tjerë të regjimit të berishjan!kemi një amnisti për diktatorin e fundit,deri sot,të thënë me gojën e vetë "rilindasit"të ngjalizuar!!

kështu o koloreto, “po pastaj?”i votës së bardhë është më i thjeshtë se po “po pastaj?”pas votës së cilësuar,pavarsisht se shpresojmë që të kemi dalë nga diktatura!!

vota e bardhë,do të kish treguar ndërgjegjësimin e popullit,do të kish treguar se fatii politikanëve është në dorë të tij!vorta "fitimtare"tregoi se politikanët mund të na mashtrojnë akoma,tregoi se të humburit e sotëm kanë shpresë që ajo të ndërrojë vënd pas 4 o 8 vjetësh!!

ndoshta populli nuk është në një nivel të tillë!populli është akoma i varur nga mendimi se të huajt janë ata që vendosin!!kjo u pa fare qartë!!
në '11ën amerikanët mbështetën hapur berishën populli e votoi dhe pas vrasjes së freskët të 21 janarit!në 23 u duk që amerikanët e sulmuan hapur dhe mbajtën anë e "lirindjes"populli votoi kundër tij!!nivel i ulët si i popullit dhe atyre që gjatë gjithë kohës kanë bërë pyetjen: “po pastaj?”!!!

z. Anticensurë Vërtet për

z. Anticensurë

Vërtet për çështje vendi m'u desh t'i bie pak shkurt pargrafit të votës së bardhë. Ajo çfarë më mbeti pa thënë - dhe që më pas kuptova që ishte shumë e rëndësishme për t'u thënë - është se "vota e bardhë" do të ishte një armë shumë e mirë e mosbindjes apo rezistencës pa dhunë, por që duhet të funksionojë brenda një masterplani, e jo e veçuar. Me fjalë të tjera, vota e bardhë vlen vetëm nëse pasohet me zgjuarsi nga veprime të tjera, dhe është paraprirë nga aksione qëjaë pjesë e rezistencës. Besoj se vetëm atëherë merr kuptim, ka efekt, dhe vlen si përpjekje.

Kam frikë se shumë njerëz e ndjenë këtë insitinktivisht e iu kundërvunë asaj, thjesht sepse ajo armë do ishte si të zbrazej në një dasëm, përderisa nuk ka luftë.

K. Cukali

z.cukali si fillim FLM për

z.cukali

si fillim FLM për mundimin që keni marrë për të replikuar!!

"thjesht sepse ajo armë do ishte si të zbrazej në një dasëm, përderisa nuk ka luftë."kjo shprehje më duket e pa gjetur!të paktën nga formulimi!!

"Kam frikë se shumë njerëz e ndjenë këtë insitinktivisht e iu kundërvunë asaj",niveli shumë i ulët civil,e bëri një gjë të tillë!frika se mund të mbetej berisha e bëri,asgjë tjetër!!ishte më e lehtë të pranoje të "të keqen më të vogël"se sa të përpiqesh ta zhdukësh atë!!ishte rruga më e lehtë!!por më e gjata!!

"por që duhet të funksionojë brenda një masterplani"-mastërplani ynë ishte opozita anti berishjane!mastërplan që na tradhëtoi për interesat e tij ekonomiko politike!!kështu që në mungesën e një drejtimi,koke,ne duhet të kishim filluar veçe veç!!sikutr të kishte një ngritje të lartë civile në popull,ne do tu kishim treguar politikanëve se jemi ne që drejtojmë!!këtë nuk e bëmë dot për shkak të arsyeve që thash më lart!

si e kam thënë dhe herë të tjera me votën e bardhë ne do të kishim mundësi të largonim pjesën gjumëvënëse të politikanëve!ata politikanë që në heshtje mbështetën berishë,ata politikanë që luajtën teatër për 8 vjet rresht,sidomos 4 vitet e fundit!!me votën e bardhë do të kishim dhënë mundësinë një grupi të ri politikanësh që të ishte në krahun tonë,më të pastër më tëndershëm,të pa korruptuar dhe më shumë shqiptarë!!

eleminimi i pjesës së keqe tonës do të kishte sjellë fitore të berishës!fitore që do ta çonte në humbje atë!!

z.cukali ndonjëherë gremina nuk është e keqe!shtyrja drejt saj do të krijonte thyerjen dhe pas saj do të kishim me të vërtetë një rilindje!!këtë radhë pa thonjëza!!

fitoren berisha nuk do ta kishte gëzar për 4 vjet,do të thyhej më parë!sot për pasuesin e tij do të naduhen të paktën 4-8 vjet për ta njohur për tu bindur!!por prapë do të jetë e vështirë të vendosim!sepse do të na trëmbë me "gogolin berishë"!

pas "ftores opozitare po shohim të njëjtën gjysëm qeveri që patëm deri dje!po dëgjojmë të njëjtën mënyrë të të foluri si paraardhësi rekordmen,kuptohet më të re e më të gjatë,por fjalët janë të njëjta!pas kësaj "fitoreje"çfarë ka ndryshuar?

ASGJË!!!

zoti cukali vota e bardhë do të kishte zhdukur nga loja dy të mëdhenjtë,të vegjëlit rrotull tyre që janë këthyer në marioneta,pavarsisht përvojës inteligjencës dhe reputacionit që kanë në popull,të rinjtë kallp si kresho e bomir bile nuk do të kishte lënë të fillohej me këtë inisiativë të re "natyrale"!që është po aqë kallpë sa dhe të tjerat!!

vota e bardhë do të thotë emancipim,civilizim të popullit do të thotë që populli të fillojë e të punojë për vete,do të fillojë e të punojë për ndërtimin e shtetit,do të punojë për bashkimin e tij!

sot vetëm na vjedhin dhe na përçajnë!!bile dhe kjo lëvizje për "shqipërinë natyrale"më shumë do të jetë përçarëse se bashkuese!!

dhe njëherë FLM

www.shqiptarja.com/.../rilind

www.shqiptarja.com/.../rilindje-qe-vjen-nga-kultura...‎

Kakademiku i rilindjes! dhe hajde mos shaj...

Atë Burmën shqipja e njeh si

Atë Burmën shqipja e njeh si Birmani, po nejse.

Coloretto bukur e kishte nisë

Coloretto bukur e kishte nisë me këtë parabolën konfuciane, derisa mbërriti te termi tejet i vështirë "muddleheadedness" (shih Sharpin në origjinal) - gati-gati i papërkthyeshëm - dhe tha ta linte fare kët' muhabet. Pastaj nuk i thonë zoti i majmunëve, sesa mjeshtri i majmunëve, pasi përndryshe do kishim llagapin e bukur sharpian The Lord of the Flies... ups, Monkeys. Siç na tregon edhe përvoja egjiptiane, pasoi një luftë e egër për pushtet në lidhje me kontrollin e frutave. I pari që e hëngri, ishte pikërisht ai majmuni i vogël që bënte shumë pyetje. Majmunët thjesht ndërruan një diktaturë (atë të plakut, me të cilën në fund të fundit ishin mësuar, e kuptonin) me atë të mashkullit alfa brenda grupit (diçka e re dhe aspak e pëlqyeshme).

marko, shinasiu ashtu si dhe

marko,

shinasiu ashtu si dhe cukali kapin gjithnjë një anë të medaljes,pavarsisht se seicili ka anën e vet!!ndryshe nga cukali që nuk sheh asnjë lloj grupimi,shinasiu e sheh tek kombëtarizmi,tek shteti komb!!për këtë i referohet disa shkrimeve ku më i sakti është ai i rojit!!gjithashtu shinasiu pavarsisht se kërkon bashkim në fakt nuk është për të!!si të të gjithë shtypin online ose në blogje,kemi një të vërtetë!gjithnjë atë të anës time!!nuk jemi në gjëndje se duhe të fillojmë e të unifikojmë të vërtetën përara se të bashkohemi vet ne!!diku lavdërohet komunizmi,diku zogu diku berisha e diku nano,bile diku dhe pushtuesi turk,e gjerman!!shinasiu është një nga krahët!!aspak asnjëanës!!bile nuk të boton as komentet kundër shkrimit!

ok, ti këthehemi muhabetit.ne sot jemi tmerrësisht të përçarë!!kjo përçarje fillon nga gjëja më e thejshtë,gjuha e pastaj vazhdojmë me histori,ekonomi e përfundojmë me një përçarje të tmerrëshme në politikë!!ne punojmë që të jemi të përçarë!!nuk ja dalim dot pa bërë sherr me dikë!!

gjërat që duhet të bëjmë janë që:

-shqiptari në rradhë të parë të jetë kranar për kombin e tij!!

-të merret vesh me shqiptarin në shqip e jo në gjuhë të huaj!

-të punojmë për të vendosur ne për politikën dhe një grup hajdutësh!

-të tregojmë një histori të pastër të vëndit tonë,dhe jo të tregojë seicili të vetën!!

-të punojmë për tu forcuar ekonomikisht!

-të bashkpunojmë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin!të mendojmë për çështjen shqiptare dhe jo për pes para të bëjmë politikën e maqedonit sërbit o grekut,plus gjithë të tjerët!!

-të fillojmë e të edukohemi me NDËRGJEGJE CIVILE!të mos presim që ta bëjnë politikanët!të mos presim që ta bëjnë batakçinj e mashtrues,qofshin këta kombëtarrist a anti kombëtarist!!

të fillojmë e të protestojmë jo vetëm kur na bëhet e padrejta ne personalisht, por dhe kur i bëhet komshiut,shokut,një njeriu të panjohur,një të huaji!!

këto do të na nxjerrin nga ky llum dhe ndoshta një ditë do të na bashkojnë!!

ps:shinasi rama,mos u bëj si edi rama,ai tipi që ti e quan "paria e tiranës"!!mos blloko komentet që stë thurrin lavde o stë vijnë pas hises!!

Add new comment