Pas hekurave matrapazët që trazojnë votat

Zgjedhjet ishin të qeta. Ky ishte konkluzioni i të gjithëve për 23 qershorin. Edhe i të huajve, edhe i yni që e pamë. Pavarësisht se në Laç ndodhi një vrasje (ata do të vriteshin gjithsesi, pasi kishin axhendën e tyre që përkoi me ditën e zgjedhjeve). Edhe ne të gjithë thamë se po, më në fund u bënë një palë zgjedhje të sakta. Por jo, nuk ka qenë fare kështu. Hapja e disa kutive votimi në Lezhë zbuloi se edhe me qetësi mund të vidhet, edhe me qetësi mund të bëhen maskarallëqe pa fund. U tregua se nuk është e thënë të përdorësh automatikë e bomba për të vjedhur zgjedhjet. Ato mund të bëhen pis edhe me qetësi e “konsensus”.
Rinumërimi i votave tregoi sesi grupet e numërimit kishin shënuar në procesverbale jo numrin e votave që ishin gjendur në kuti, por aq sa u kishte dashur qejfi atyre. Ishin shënuar më pak vota për PD-në në disa kuti, më pak vota për LSI-në në disa kuti të tjera, ishin shënuar zero vota për partitë e vogla që nuk kanë njerëz në komisione, dhe më pas doli se në kuti kishte pasur vota edhe për to. Ani se ishin pak e nuk prodhonin deputetë. Lezha tregoi se slogani i Stalinit se “nuk ka rëndësi si votohet, por se si numërohen votat”, është ende në fuqi në vendin që ka 23 vjet që është shkëputur nga komunizmi. Në disa akuti të tjera që ishin materialet zgjedhore, që u hapen me kërkesën e PS-së doli se kishte patur njerëz që kishin votuar pa qenë në Shqipëri. Dikush kishte grumbulluar kartat e tyre dhe kishte votuar në emër të tyre. Nuk ka më nevojë për prova të tjera, për të treguar se në Lezhë ka patur manipulime. Dhe këtu nuk dua t’i futem matematikës se çfarë do të ndryshojë dhe a do të ndryshojë rezultati final i numrit të mandateve në këtë qark, e aq më pak në shkallë vendi. Por dua që të kërkoj me forcë që drejtësia të ndërhyjë kundër atyre maskarenjve që numërojnë votat sipas oreksit të tyre dhe jo sipas vullnetit të atyre që votojnë.
Fushata elektorale u shoqërua me një fushatë të gjerë publicitare edhe në televizione. Bashkë me spotet e partive u transmetua edhe një spot, i cili u bënte jehonë penaliteteve që parashikon ligji i ri zgjedhor dhe Kodi i ri Penal për ata që dëmtojnë procesin zgjedhor, për ata që dekonspirojnë votën, për ata që numërojnë gabim, për ata që votojnë në emër të të tjerëve, për ata që grisin, apo dëmtojnë materialet zgjedhore etj., etj. E pra, në Lezhë ka rezultuar se deri tani janë konsumuar të gjitha këto. Grupet e numërimit kanë manipuluar rezultatin, kanë falsifikuar procesverbalet, komisionerët e qendrës së votimit kanë votuar vetë në emër të shqiptarëve që ishin atë moment në Itali, Gjermani apo edhe prapa diellit, por jo në “republikën e Mamurrasit”, ku doli se votuan 95% e popullsisë.
Lajmet gjatë numërimit të votave tregonin ato ditë se në Shkodër, njerëzit e PD-së dhe PS-së në komisionin e numërimit kishin rënë në ujdi (o Zot çfarë ujdie bëhet këtu) që votat që mund të çonin në një mandat të PR-së, t’i kalonin PD-së. Ndaj dhe pas ankesës së republikaneve, KQZ vendosi të hapen edhe kutitë e Shkodrës.
Po, le të hapen! Le të hapen dhe të dalë e vërteta. Një deputet andej e një këndej nuk e lëkund gjithsesi rezultatin final të zgjedhjeve. Por le të hapen për të çuar në bankën e të akuzuarve maskarenjtë që hedhin votat sa në njërën parti në tjetrën, duke shkelur me këmbë vullnetin e popullit.
Ndërsa të gjithë po shikonim së jashtmi procesin dhe ku po i kënaqeshim qetësisë së votimit dhe numërimit, befas mësojmë se hajdutët dhe matrapazët i numëronin votat si të donin, duke i ndarë mes tyre si të ishin plaçkë e fituar në bixhoz apo në ndonjë grabitje. Unë personalisht ndaj mendimin se vjedhja e votës është vjedhja më e rëndë. Më e rëndë se vjedhja e parave, së vjedhja e bankave, apo se korrupsioni në zyrat e shtetit. Sepse nga vjedhja e votës burojnë të gjitha të këqijat, burojnë së pari pushtetet e fabrikuara. Ndaj dhe sot duhet të ngremë zërin në qiell për të çuar pas hekurave pikërisht ata që kanë futur duart në kutitë e votimit jo për të bërë detyrën e numërimit, por për të nakatosur rezultatin sipas qejfit të tyre.
Nuk ka rëndësi sa vota janë vjedhur. Qoftë edhe një e vetme duhet të vërë në punë prokurorinë tashmë.
GSH
Comments
autori"Unë personalisht ndaj

autori"Unë personalisht ndaj mendimin se vjedhja e votës është vjedhja më e rëndë."

ke shumë të drejtë!!përfytyro të vjedhësh një gjë që të jepet falas!!aq i babzitur është njeriu,hajdut në këtë moment,sa vjedh një gjë që është dhënë falas!kuptohet për kundërshtarin e tij!!

"Një deputet andej e një këndej nuk e lëkund gjithsesi rezultatin final të zgjedhjeve."për këtë nuk jam i njëmendje me autorin!ndryshon a s'ndryshon rezultati final,numërimi duhet të jetë i pastër!!

pavarsisht se berisha këtë hapje kutish po përpiqet që ta shfrytëzojë për leverdi të tij,mos njohje rrezultati dhe sikur të tijë të kenë bërë tërë vjedhjet,socialistët si paladinët e drejtësisë që janë treguar,ose munduar të tregohen,deri tashti,duhet ta mbështesin këtë ri numërim!të rinumërohen në vënde ku kanë ndodhur probleme,por dhe vënde të veçanta ku ka shkuar githçka mirë!!

e para për të vërtetuar se ata nuk i trëmben një gjëje të tillë!

e dyta për të nxjerrë para ligjit të gjithë ata që kanë shkelur ligjin!!

POOOOR si duket gjërat nuk janë aq të pastra sa duken!!në të dy krahët!!githkund është ngjyer gishti!!ndoshta jo tek kundërshtari,por tek të vegjlit e tyre,aleatët e tye!ky është një turp për shtet e politikë shqiptare!!njerëz të qelbur politikë M.....!

Me ne fund nje artikull ashtu

Me ne fund nje artikull ashtu sic duhet te ishte!

Numerimi duhej te vazhdonte dhe te zbuloheshin te gjithe komisioneret e Q.V (apo "kusherinjte e Saliut ne Lunder" - sipas PS) te cilet kane manipuluar rezultate Te zbulohej e verteta ose me mire te them te behej sikur po zbulohej e verteta. Do kishte nje orijentim drejt pozitives dhe jo drejt negatives duke u fshehur pas skemave ligjore per te mbuluar edhe kete maje ajsbergu e cila tregon se si shoqeri jemi mbytur ne korrupsion dhe fallsitet!

Ne se ketu do te kishte

Ne se ketu do te kishte prokurori, ajo tani duhet ti kishte kryer disa arrestime. Cfare pret me?

Mos u nxef Mentoro ! Para

Mos u nxef Mentoro ! Para ketyre mjeraneve , hajdute ordinere , kemi pune me urdheruesit qe gjate 23 vjeteve nuk bene asnjehere zgjedhje te lira dhe te ndershme !

Mbaje nje cike dinjitetin tend dhe mos u bej dhe ti pjese e hajduteve "udheheqes" ! eshte kollaj , madje hipokrizi sarkastike , t'i meshosh dhe shtypesh dhunshem Zhan val Zhanet qe vjedhin "nje panine" per tu ushqyer !

Add new comment