Disa kujtime nga Shtëpia e Bardhë dhe një histori me ‘Rasputinin’ Kastriot

Postuar në 21 Korrik, 2013 03:35
Fatos Tarifa

Vizita e fundit në Shtëpinë e Bardhë

Takimi im i fundit, si ambasador i Shqipërisë në Uashington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara ndodhi më 14 mars 2005. Ndryshe nga herët e tjera, atë mbrëmje Zonja e Parë dhe Presidenti Bush na pritën në fillim të aktivitetit dhe jo pas tij. Po kështu, takimi dhe fotoja zyrtare me ta u bënë në Dhomën e Pritjeve Diplomatike, në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë, dhe jo në ndonjë nga sallonet e katit të dytë si zakonisht.

Unë kisha vetëm gjashtë javë që isha operuar, në Pinehurst të Karolinës së Veriut, duke zëvendësuar gjurin e djathtë, dhe vetëm katër javë që kisha dalë nga spitali. Ndërkohë, edhe pse dilja rregullisht në zyrë, vazhdoja terapinë fizike në një klinikë në Falls Church, pranë rezidencës ku banonim në atë kohë. Për të ndihmuar ecjen, veçanërisht qëndrimet e gjata në këmbë, ato ditë vazhdoja të mbaja një bastun, të cilin ma kishin bërë dhuratë në Southern Pines miqtë e mi Betty dhe David Funderburk pasi dola nga spitali. David kishte qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bukuresht, gjatë mandatit të parë të Presidentit Regan (1981-1985) dhe, më vonë, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan. Në atë kohë, ai dhe Betty jetonin në Pinehurst, gjashtë orë larg me makinë nga Uashingtoni, ndërsa kalonin një javë në muaj në Uashington, DC, duke punuar për një organizatë lobiste. Në vitin 2004, me propozimin tim, qeveria shqiptare e emëroi ambasadorin Funderburk Konsull Nderi të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë për shtetin e Karolinës së Veriut.

Atë mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë, i shoqëruar nga Arta dhe, një pjesë të kohës, nga miqtë tanë Nikola dhe Maja Dimitrov, ambasadori i Maqedonisë dhe gruaja e tij, unë u takova thuajse me të gjithë njerëzit më me influencë të Shtëpisë e Bardhë, ata që e shihnin, e shoqëronin, e këshillonin dhe e dëgjonin Presidentin e Shteteve të Bashkuara çdo ditë, që ishin syri dhe veshi i tij, dëshmitarë okularë dhe protagonistë të çdo gjëje që ndodhte në atë ndërtesë, mbi të cilën rëndon pesha e gravitetit politik të të gjithë planetit tonë.

Andrew Card

Si Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card ishte, pa dyshim, njeriu më i afërt i Presidentit Bush. Ne një takim të një grupi ambasadorësh me të disa kohë më parë, në Blair House, Card na kish thënë se, në rolin e Shefit të Stafit të Presidentit amerikan, ai kishte detyrën më të vështirë dhe më të përgjegjshme që mund të ekzistojë, jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën.

“Detyra ime”, tha atëherë Andrew Card, “mund të përmblidhet shkurtimisht në këto fjalë: Unë mbaj përgjegjësi të plotë për tri gjëra shumë të thjeshta, por që kanë rëndësi shumë të madhe: Së pari, të sigurohem që Presidenti Bush ka kohë të mjaftueshme për të ngrënë. Së dyti, të sigurohem që Presidenti Bush ka kohë të mjaftueshme për të pushuar e për të fjetur. Së treti, të sigurohem që Presidenti Bush ka kohën që i nevojitet për të qëndruar me gruan e tij. Nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ha në kohën e duhur, ai nuk do të jetë në gjendje të përqendrohet në bisedat që bën me kryetarë shtetesh, ose me drejtues të Kongresit për çështje shumë të rëndësishme. Nëse Presidenti nuk fle në kohën e duhur dhe për aq kohë sa duhet, ai do të jetë i lodhur dhe mund të marrë vendime të gabuara, kostoja politike e të cilave mund të jetë shumë e lartë. Nëse Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk i mundësohet koha e mjaftueshme për të fjetur me gruan e tij, ai do të jetë nervoz dhe, për këtë shkak, mund të gabojë në shumë vendime që merr. Me pak fjalë, detyra ime është të sigurohem që Presidenti Bush ngrihet nga gjumi në kohën e duhur, ha gjithnjë në kohën e duhur, dhe bie të flejë me gruan e tij në kohën e duhur”.

“Kjo”, shtoi ai, “duket një punë shumë e thjeshtë. Por, më besoni se nuk ka punë më të vështirë sesa të jesh Shef i Stafit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Atë mbrëmje, Andrew Card dhe e shoqja e tij qëndronin disi të tërhequr në fund të sallës së banketeve. Unë dhe Arta ishim ndër të parët që u takuam atë mbrëmje me Presidentin Bush dhe me Zonjën e Parë. Fotoja që ruajmë nga ai takim është ndër kujtimet më të bukura e më të paharruara. Pasi u ndamë prej tyre, ishim ndër të parët që u ngjitëm në sallën e banketeve dhe nuk kishte rast më të mirë për të shkëmbyer dy fjalë me Shefin e Stafit të Presidentit Bush, i cili, bashkë me të shoqen, qëndronin në një kënd të sallës. Mbështetur mbi bastunin tim dhe i ndihmuar nga Arta, iu afruam atyre.

“What happened, Mr. ambassador?”, më pyeti Andrew Card ndërsa më shtrëngoi dorën.

“Well, I just had a total knee replacement”, (Eh, unë sapo kam zëvendësuar krejtësisht gjurin) i thashë duke dëshiruar që operacioni im të mos bëhej e vetmja temë e bisedës me të.

“Duhet të bësh shumë kujdes”, tha ai, “veçanërisht terapi. Terapia ka më shumë rëndësi sesa vetë operacioni”.

Për një çast, ndërsa Andrew Card, ky njeri fisnik nga Massachussetts, të cilin Presidenti i Shteteve të Bashkuara e kishte zgjedhur të ishte njeriu më i afërt i tij në Shtëpinë e Bardhë, më këshillonte për shëndetin tim, aty për aty, vetëtimthi, ndoshta në një të dhjetën e sekondës, m’u shfaq imazhi i një xhuxhmaxhuxhi të zi, i cili, fatkeqësisht, ishte ministri i jashtëm i vendit tim. Pas afro gjashtë javësh që isha operuar, ky xhuxhmaxhuxh as që kish marrë ndonjëherë mundimin ta pyeste ambasadorin e Shqipërisë në Uashington për shëndetin e tij pas operacionit.

Kontrast me botën e xhuxhmaxhuxhëve të zinj

Duke përshkruar këtë atmosferë të ngrohtë në Shtëpinë e Bardhë dhe interesimin e sinqertë të bashkëpunëtorëve më të afërt të Presidentit amerikan mbi gjendjen time shëndetësore pas një operacioni të rëndë, marr shkas të hap një parantezë mbi një realitet tjetër, paradoksal, nga i cili unë vetë isha shkëputur me kohë, por të cilin, për ironi të fatit, në atë kohë unë vazhdoja ta përfaqësoja në Uashington.

Gjatë katër viteve (prill 2001-maj 2005) që unë shërbeva si ambasador i Shqipërisë në Uashington, eprorë të drejtpërdrejtë të mi kanë qenë pesë ministra të jashtëm: Paskal Milo, Arta Dade, Ilir Meta (njëkohësisht edhe zëvendës kryeministër), Luan Hajdaraga (ministër ad interim) dhe Kastriot Islami. Në përgjithësi, marëdhëniet e mia të punës dhe bashkëpunimi institucional me shumicën prej tyre kanë qenë shumë korrekte dhe produktive. Vetëm njëri prej tyre, Islami, krijoi dhe ruajti me mua marrëdhënie të ashpra në ekstrem, profesionalisht absurde dhe psikologjikisht shumë të rënduara, tërësisht për shkak të mediokritetit, të paaftësisë profesionale, të xhelozisë dhe të malinjitetit të tij.

Kushdo që e njeh karrierën politike të Kastriot Islamit, e di se ai e mori postin e ministrit të jashtëm duke lënë atë të ministrit të financave në një manovër politike të dëshpëruar të kryeministrit të atëhershëm, Fatos Nano, për të mbushur vendin vakant pas dorëheqjes së Ilir Metës, me një anëtar të kabinetit ekzistues. Edhe pse shumëkush i konsideronte të dyshimta aftësitë e Islamit si politikan dhe krejtësisht të pamerituara ofiqet politike që ai siguroi për vite me radhë, është interesant të vihet në dukje se si ka mundur ky njeri të ngrihet në majat më të larta të administratës shtetërore në Shqipërinë postkomuniste.

E gjithë karriera politike e Kastriot Islamit ka qenë e lidhur me fatin politik të Fatos Nanos (dhe, së fundmi, paradoksalisht, me atë të Sali Berishës). Me përjashtim të postit të ministrit të arsimit, të cilin për një kohë shumë të shkurtër atij ia dha Ramiz Alia gjatë kohës së sistemit njëpartiak, të gjitha postet e tjera politike të Islamit kanë qenë “dhuratë”, ose “shpërblim” nga kryeministri Nano për “Rasputinin” e tij. Dëshiroj të sqaroj për lexuesin se merita e krahasimit mjaft të goditur të Islamit me Rasputinin nuk më përket mua. Këtë epitet atij ia ka venë një ndër drejtuesit e misionit të Bankës Botërore në Tiranë kur Islami ishte ministër i financave. Në kujtimet e tij mbi Shqipërinë, Islamit i kushtohet një kapitull më vete, i titulluar “Rasputini shqiptar”.

Fatos Nano u bë kryeministër i Shqipërisë për herë të parë në vitin 1991, kohë kur ai u zgjodh edhe kryetar i Partisë Socialiste, e cila kishte mazhorancën në parlamentin e parë pluralist shqiptar (1991-1992). Në atë kohë, Nano e bëri Islamin kryetar të Parlamentit. Humbja e Nanos më 1992 rrëzoi edhe Islamin. Nano u bë përsëri kryeministër, për një vit, më 1997 dhe, për këtë arsye, Islami u bë, po atë, vit zëvendëskryeministër. Largimi i Nanos më 1998 largoi edhe Islamin. Islami nuk mori asnjëherë ndonjë portofol në të katër kabinetet e qeverisë socialiste që formuan Pandeli Majko dhe Ilir Meta në periudhën 1998-2002. Nano arriti të bëhej përsëri kryeministër i vendit më 2002 dhe Islami u bë ministër i financave (2002-2003) dhe, më pas, ministër i jashtëm (2004-2005). Kastriot Islami ka qenë gjithnjë zogu që i krruante kurrizin rinocerontit Nano dhe, ndoshta, nuk do të kishte pasur asnjë vend në politikën shqiptare pa Fatos Nanon. Të tilla shërbime i kanë bërë Fatos Nanos (së fundmi edhe Sali Berishës) servilizimi, makiavelizmi dhe rasputinizmi i Islamit, të cilin shumëkush e quan “Kaçi i zi”. Në fakt, unë njoh disa individë që i njohin vetes autorësinë e këtij epiteti përçmues për këtë zvarranik të politikës shqiptare.

Pas vitit 1997, Islami gjithnjë e ëndërroi postin e ministrit të jashtëm, madje edhe kur ishte zëvendëskryeministër. Ai pothuasje e urrente Paskal Milon, i cili u bë ministër i jashtëm dhe qëndroi në këtë post për katër vjet, edhe pse atëherë i përkiste një partie të vogël në koalicionin qeveritar, Partisë Social Demokrate. Edhe pse Islami u ul në karriken e ministrit të jashtëm për një periudhë relativisht të gjatë, sipas standarteve shqiptare (rreth 20 muaj), ai nuk arriti kurrë të bëhej, të shprehej, ose të sillej si diplomat, aq më pak si ministër i jashtëm. Islami e mori Ministrinë e Jashtme dhe mbeti nga dita e parë deri në fund në këtë institucion një tjetër ministër financash, apo një lloj ministri financash për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai ka qenë titullari më i keq dhe më mediokër i diplomacisë shqiptare që nga themelimi i shtetit të pavarur shqiptar më 1912, duke e nëpërkëmbur dhe shkatërruar në themel Ministrinë e Jashtme në kuptimin më real të fjalës.

Në pjesën më të madhe të kohës që Islami ishte ministër i jashtëm dhe unë ambasador në SHBA, ai nuk tregoi asnjë interes të veçantë për ambasadën e Shqipërisë në Uashington, edhe kur në rend të ditës në marrëdhëniet e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara ishin probleme të një rëndësie të dorës së parë. Islami nuk u kushtoi në asnjë rast vëmendjen e duhur sugjerimeve që i janë bërë nga ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, të cilat kanë qenë në dobi të punës dhe në shërbim të realizimit të objektivave të politikës së qeverisë shqiptare në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara. Qëndrimet nënvleftësuese të ministrit Islami ndaj asaj ambasade dhe refuzimet e përsëritura prej tij për të mbështetur financiarisht aktivitetet e shumta dhe të rëndësishme të saj e vështirësuan në një masë të konsiderueshme aktivitetin e atij misioni diplomatik. Të vetmet kërkesa të përsëritura nga ministri i jashtëm Islami për mua, si ambasador, kanë qenë realizimi i vizitave të tij në Uashington dhe jo interesimi për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Duke filluar nga muaji shkurt 2005, ministri i jashtëm Islami manifestoi gjithashtu një sjellje krejtësisht johumane ndaj problemeve të mia shëndetësore, së pari duke kërkuar që unë t’i merrja atij aprovim me shkrim për një operacion të rëndë që duhej të kryeja, dhe për të cilin shteti shqiptar nuk do paguante asnjë qindarkë dhe, së dyti, duke mos u interesuar asnjëherë për shëndetin tim pas operacionit.

Në dallim nga sjellja johumane e “Kaçit të zi”, interesimi atë mbrëmje i Shefit të Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card, dhe i bashkëpunëtorëve të tjerë të afërt të Presidentit Bush për gjendjen time shëndetësore i lartësonte edhe më shumë ata si qenie humane dhe të civilizuara. Në kontrast me ta, Islami ishte një qenie ogurzezë dhe tepër mjerane.

Humanizmi i Shtëpisë së Bardhë dhe “fantazma” e Nanos

Të qenët në Shtëpinë e Bardhë dhe prania e Shefit të Stafit të Presidentit amerikan më shkundën nga imazhet ogurzeza të botës së xhuxhmaxhuxhëve. Lexuesi të më falë që e shkëputa përkohësisht nga ai mjedis për t’i përshkruar Rasputinin e politikës shqiptare, të cilit ata, ndoshta, nuk kanë dëshirë t’i dëgjojnë as emrin.

Në një moment gjatë bisedës sonë, i thashë zyrtarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë:

“Z. Card, ndoshta e dini që ju dhe unë kemi dy miq të përbashkët”.

“Cilët?” pyeti ai.

“Peter Lucas”, i thashë unë.

“Ah, po, Peter, miku im i vjetër, më ka folur për ju”, tha Card. “Peter ka mbuluar nga afër, si gazetar, fushatën time kur kandidoja për legjislaturën në Massachussetts. Ai është një burrë dhe një gazetar shumë i mirë. Prindërit e tij, më duket, ishin shqiptarë, apo jo”.

“Po”, i thashë, “po kështu, edhe prindërit e mikut tjetër të përbashkët që kemi, Andrew Natsios. Edhe ata, ndonëse grekë, kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria”.

Andrew Natsios kishte qenë për katër vjet (dhe mbeti edhe për një vit gjatë administratës së dytë të Presidentit Bush) Administratori i USAID-it. Gjatë kohës që unë shërbeva në Uashington, Natsios ishte një ndër miqtë e mi më të afërt në administratën e lartë të Presidentit Bush. Në fund të vitit 2005, ai u largua nga ajo detyrë dhe mori postin e profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgetown University.

“Natsios, me të jemi miq të vjetër”, tha Andrew Card.

“E di”, i thashë, “madje, dikush që shiste mënd se ju njeh mirë, më thoshte disa ditë më parë se Elizabeth, e shoqja e z. Natsios, është motra juaj”.

Andrew Card vuri buzën në gaz, pastaj tha:

“Siç duket, ky person më njihka vërtet mirë. Andrew dhe unë jemi miq të vjetër dhe gratë tona janë shoqe të ngushta, por Elizabeth nuk është motra ime”.

Përpara se të ndahesha me të, i thashë Shefit të Stafit të Presidentit Bush se dëshiroja të takohesha me të në një nga javët e ardhshme për të diskutuar mundësinë e një vizite të kryeministrit shqiptar në Shtepinë e Bardhë. Andrew Card më dha kartvizitën e tij duke thënë:

“Më telefono kurdo që të kesh kohë”.

Pastaj, duke shtrënguar duart miqësisht, shtoi:

“Dhe bëj kujdes! Mos e nënvleftëso terapinë”.

Gazeta Dita

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Shkrim fort i pëlqyeshëm për stilin e të treguarit të ngjarjeve.      "Rasputin"  është epitet fort i përshtatshëm. edhe "Kaçi i zi" një epitet mjaft  domethënës, por, më lejoni të parashtroj vlerësimin tim për veprimet mbi dhe nën rrogoz të këtij njeriu kompleks.  "Kaçkariot" për të sjellë në vëmendje Iskariotin (Juda).

Submitted by gjergj (not verified) on

Shkrim shume interesant! Qe mund te permblidhet me fjalet, - Une takova nje person qe kujdeset per dreken, gjumin dhe kohen e kaluar  me gruan te Bushit, - ai me tha;  "Si je", - Une i thashe kam operuar gjurrin, Ai me tha; "bej terapi ", -  mua mu kujtua Kaç Rasputin Xhuxhmaxhi qe nuk me kishte thene " te shkuara" , atij i thashe qe une njoh Xin dhe Yin  qe i njeh dhe ti, ai me tha "po i njoh". Kaçi e ka bere karrieren me ndihmen e Nanos.

Submitted by RP (not verified) on

nje gjymtyre e Rasputinit ndodhet ne nje muze ne nje vazo me konservant.z.Tarifa e ka fjalen besoj,qe Islami i ngjan asaj gjymtyres se Rasputinit,dmth eshte komplet si ajo ne kuptimin material te personalitetit.

Submitted by Katerina Smaili (not verified) on

Autori i ketij shkrimi duket mjaft i kufizuar. Ai ngazellehet kur e pyesin per shendetin dhe harron qe interesimi per te nuk eshte personal, ai si person nuk ka asnje vlere, ai nuk e kupton se eshte pyetur si ambasador i Shqiperis dhe jo si djali i te tmerrshmit Sevo Tarifa.  Ai duket as sot e kesaj dite nuk e ka kuptuar kete. Qe nuk ka as edhe fibren me te vogel te  diplomatit duket edhe kur  vazhdon te flase si nje ordiner  per ministrin e jashtem te kohes, duke e quajtur xhuxhmaxhiuxh te zi. Ja niveli i "diplomatve" tane!

Me tej thote se Islami u  minister per shkak te Fatos Nanos. Kjo eshte e vertete, po vete Tarrifa si e zuri postin e diplomatit te pare ne SHBA, ne ata vend kunder te cilit ai dhe i ati tij kishin zbrazur lumenj urrejtje? Ky ishte nje akt i turpshem dhe fyerje vuajtjen e mijra veteve qe ishin persekutuar se kishin guxuar te enderronin Ameriken.

Dhe  te gjithe e njohin vazhdimin e historise, vjedhjet ne ambasaden shqiptare te asaj kohe. Dardha  bie ne nen dardhe. Cfare do te prisje tjeter nga  pînjoll i nje prej familjeve  me te indoktrinuara dhe te  urryera dhe te lidhura le lidhje gjaku me klanin e Enver Hoxhes.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Fatos Tarifa thekson anen njerezore te stafit amerikan, gje qe nuk e ka pasyqruar fare ish ministri i jashtem K. Islami. Cdo ambasodor eshte njekohesisht dhe njeri me te mirat dhe te keqijat qe jep kjo bote (dhe nuk ka lidhje me ate se kush ka qene babai apo djali i ambasadorit). Ishte pikerisht ky dimension njerezor qe shfaqi stafi american e qe i mungoi K. Islamit.   Te interesohej per shendetin e Tarifes, a nuk do ta bente nga pozitat e nje punonjesi te stafit diplomatik? Sigurisht kjo nuk denohet me ligj por eshte tregues se sa i di normat njerezore nje minister qe e ka marre diplomen post-graduated ne France

Submitted by Gjon (not verified) on

Po "gjiganti" Tarifa harron qe ishte perfaqesues i vendit te xhuxhmaxhuxheve apo kontakti me diplomate / politikane amerikane e te huaj e ngrinte ate automatikisht ne "gjigant".

Si ka mundesi qe nje ambasador te fyente kreret e politikes shqiptare(i quante "pisa" dhe nuk ishte fjala vetem per Islamin) te cilet perfaqesonte?

Duke qene ne keto pozita konfliktuale do te kishte qene me e ndershme per te te te jepte doreheqjen.

Vete terminologjia e  polemikes se hershme te  tij me Kastriot Islamin deshmon per nivelin e ulet njerezor te ketij personi.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Me intrigoj lajmi per shperthimin e Islamit dhe ju lexova. Desha ta le shkrimin ku arrita te fraza: ...“Fotoja që ruajmë nga ai takim është ndër kujtimet më të bukura e më të paharruara.“... Ky nuk eshte shkrim ordineri, ky eshte shkrim pushti e ndyresie dhe nuk flitet per diplomat. Njeriu eshte i lire te krijoje imazhe e modele ordinere te te menduarit, - dhe keto nuk i shmang dot se keshtu eshte ndertuar anotomija e shpirtit te njeriu -  e kjo nga antipatite apo urrejtja. por kur vjen puna e te shkruarit njeriu ka modelin e nje gjuhe tjeter komunikimi. Ketu nuk flitet per gjuhe diplomati, per standart diplomati per gjuhe te kultivuar, ketu flitet per ad hominem dhe sulme personale ndaj nje njeriu. Nje retorike e shpifur mizerabel plot kolor pushti e komunisti. Si ti e si K. Islami e te gjithe politikanet keshtu ju pafsha te ketij niveli qe jeni me te vertete, e kokat hongshit, legena komunista.

Submitted by Trifon Rina (not verified) on

Ky pinjoll i nomenklatures dhe aktivist i njohur i ekstremit brenda komunizmi, sikur na ndoht te gjitheve me kujtime te tilla pa moral e pa respekt njerzor. Dikur ishin ne jfamilje qe me shenjen me t evogal t ediktaorit i versuleshin t egjithe intelektualve shqiptar. Ne nej fare menyre edhe sot ky vazhdon vepren e te atit. Por per sherbimin qe ben shpreson ndonj ekotehre tjeter.

Mendoj se te tilla "kujtime" te pista  duhen botuar vetem me nje parathenie  se ndryshe ndikojne keq te morali i rinise sone, tregojne se edhe pa moral mund te besh karriere  ne nje vend si Shqiperia. Jo se nuk eshte e vertete, por jo ne te tilla ekstreme imoraliteti.

Submitted by Tiger (not verified) on

Rasputin - Nje gjetje gjeniale, te huajt sigurisht kane humor. Ne krahsim me cfare kane thene ish-ambasadore amerikane per perbindeshin Sali Berisha, etiketimi "rasputin" eshte gjithsesi nivel me i larte.

Etiketimet me pinjoll dhe Enver, ne rast se behen nga llumi i PD-se eshte vertete per te hapur barkun, aq me teper kur lideri i tyre na shetiste me varke me pinjollet e vertete te bllokut.

Submitted by anticensurë (not verified) on

shkrim i shkëlqyer i të madhit tarifa!!

pjesa që më pëlqeu më shumë është:

“What happened, Mr. ambassador?”, më pyeti Andrew Card ndërsa më shtrëngoi dorën.

“Well, I just had a total knee replacement”, (Eh, unë sapo kam zëvendësuar krejtësisht gjurin) i thashë duke dëshiruar që operacioni im të mos bëhej e vetmja temë e bisedës me të.

“Duhet të bësh shumë kujdes”, tha ai, “veçanërisht terapi. Terapia ka më shumë rëndësi sesa vetë operacioni”.!

zotëria e paska ditur shumë mirë shqipen,pavarsisht se e ka nisur me anglisht!!ndoshta për  ti treguar tos tarifës se ai njeh po aq mirë sa tosi dhe angllishten!!

tashti të këthehemi tek ai tipi i përhershëm SERIOZITETI!!

një shkrim i trashë i një njeriu të trashë të vogël meskin!!se kush është kaç islami nuk ka nevojë të na tregojë tos tarifa!!kaç islami e tregoi me bashkimin që bëri me berishën!!kaq del e tepron!!ky shkrim i botuar nga muç nano për mendimin tim nuk do të vërë dhe një pikë njolle tjetër mbi kaçin por do të fillojë dhe të tregojë se kush është profesori i madh tos tarifa!që në fakt është një njeri i vogël meskin!!një njeri që flet për thashetheme dhe "padrejtësitë"që i kanë bërë atij!!një njeri që po nuk u interesove për operacionin e tij,po të pati në dorë të vret!!

tosi i shkretë oqe ka qënë që në rini,e oqe paska mbet!!i vetmi ndryshim qënkan flokët dhe dhjami!!

të vjen për të vjellë kur mendon se meskinë të tillë mund të japin mendime për qeverisje!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Komedi komunistesh e njerzish te pa moral qe i nxjerrin syte njeri tjetrit. Nuk edija se nje nivel i tille na paska parfaqesuar ne Amerike.

Submitted by res ipsa loquitur (not verified) on

nje ordiner komunist pershkruan nje tjeter, per kacin e dime se kush eshte dhe nga e njejta cope jane prere te dy keto pinjolla te kuq, por ky tarifa, paska rjedhur fare, dhe shkruan me shume si nje kalama shkolle qe i ka ngelur hatri me nje tjeter dhe po hakmerret se sa si nje njeri serioz.

Po let shohim se kush eshte ky tosi dhe cfare po shkruan, si per ketu ne amerike ashtu edhe per aty ne shqiperi.  ky plehre komuniste i biri i sevo tarifes, nje nga xhelatet e komunismit qe duhesh varur ne litar me gjithe koleget e tij, si aranit cela, dilaver bengasi, nevzat haznedari, and co, beri sic thuhet ne CV e tij, shkollen e shkencave politike ne tirane, (cfare shkence politike zhvillohesh aty ky dulla zevendesonte Platon e Aristotelin, ku dogmat e komunismit qe as keto plehrat qe shkonin ne "shkolle" aty nuk i besonin mesoheshin per mendsh dhe i papagallosnin neper banga kjo turme idiotesh qe neser do behenin "shkencetare ne institutin e marksizem leninizmit" dhe pikerisht kjo race kameleonesh me "ndryshimin" e regjimit u be me demokratike, pluraliste dhe perparimtare, dhe tosi tani qe u shkencetar i partise mori rrugen per ne amerike me nje nga ato bursat qe zakonisht i dalin vetem "komunistave" te felliqur si ky, dhe na erdhi ne Chapel Hill (karolina e veriut) per tu bere sociollog, qe per te pakten ketu ne amerike eshte zanati i atyre qe jane te pa-afte per te bere juridik, ose filozofi dhe bejne te tilla PhD.  Ne pinehurst ky plehra i binte qylit neper disa restorante/taverna te disa injoranteve qe i venin fotot e ketij neper muret e restorantit, dhe krenoheshin me kete "celebrity".  Sa per karieren e ti ne ambasade te gjithe e dime se sa i afte ishte, per te vjedhur me tenderat qe beheshin per te meremetuar ate te mjere ambasade, qe kur kaloj andej te vjen turp, kaq te varfer qenkemi ne sa asnje flamur te hajrit nuk blekemi dot.  Keto palacolliqet e ketij tarifes ja nxorri vete me transkript ne gazete ai i firmes se ndertimit dhe aty shihet karakteri i ketij plehres qe pasi "kryejti me nder" detyren qe i kishte ngarkuar partia ne amerike, nuk u kthye ne atdhe por iku te jepte sociollogji ne "harvardin" e michiganit second rate eastern michigan university, dhe tani ua ndrit mendjen ne Tirane brezit te ri me "bagazhin" e tij intelektual.

Ndersa per keto perrallat qe thote ky me Andrew Card etc, keto jane barcaleta rrugesh qe "sociollogu" i kujton per afrime dhe interesim personal kur ato jane vetem kortezi te rastit, dhe ate foton me Bushin cudi si ky komunist e ka si kujtim te vyer kur plehrat e tilla si ky dhe i ati, ta merrnin shpirtrin neper Spac po te permendje Ameriken e jo me te enderroje te shkoje e te jetoje atje.  Por kjo eshte Shqiperia e sotme, ne vend qe ky te ishte ne burg per vjedhje eshte "profesor" megjithese per sociollogji e meriton, por per qenie humane JO.

Submitted by res ipsa loquitur (not verified) on

TRANSKRIPTI NUK GENJEN

...Biznesmeni – Sa lekë të duhen ty total o vëlla, i mbulon kjo katërmijë e pesëqindshja të gjitha?
Fatos Tarifa – 4.500 ishte bashkë e bëmë llogarinë, llogarite ti. Ja shih, ta shoh prapë atë unë llogarinë se është me kaq euro e kaq, shumëzoje me 1.4 që është me dollarin dhe del tamam. Të 4.500 një diçka e tillë qe. Se unë kam edhe…….
Biznesmeni – Dëgjo tani që ta kesh ti të qartë…
Fatos Tarifa – Ka dy mënyra për ta bërë: ose këto para t’i dërgoj me transfertë bankare duke paguar fee-në(ndr.shumën në anglisht) vetë, ose kur të vejë Arta pas tre javësh të takojë djemtë t’ia paguajë kesh në dorë atyre, t’u marrë faturën që u pagua, kështu që të mos më çajnë më kokën me collector (ndr.person që mbledh paratë borxh për hesap të një të treti në anglisht) ata.
Biznesmeni – Marr vesh. Tani dëgjo këtu që ta ndajmë muhabetin 5 e 5: Unë që të lë 4.500 dollarë rrugëve më kupton, seriozisht tamam burri burrit, nuk kam. Megjithatë meqë e ke rastin kështu urgjent unë nuk e kam problem dhe unë ta thashë që atë ditë ta premtova. Puna është këtu që a ka shanse që do t’i marrësh t’i ato lekët e atyre që të nxjerr ndonjë lekë unë o vëlla që të mos më mbeten këto lekë në kurriz pastaj.
Fatos Tarifa – Unë kërkesën e kam bërë të thashë. Kam bërë faks kur ma solle ti atë, ditën e nesërme.
Biznesmeni – Ti ke firmosur kontratë ore unë se marr vesh vetëm që është shteti rrëmujë atje se me atë kontratë që ke firmosur ti.
Fatos Tarifa – Or ti, ne i bëmë të gjitha bashkë jo vetëm këtë projekt, por ne i bëmë të tëra. Kemi çuar një projekt me dy gjëra që do të bëhen: kaldaja dhe këto përreth. Tani e çova në Tiranë. Ideja është pranuar se ajo që ke sugjeruar ti, kompania që ke sjellë ti, ka fituar. Mbas kësaj unë kam bërë kontratën me ty dhe e kam çuar. Kontrata, tani ata do të më dërgojnë paratë mua. Si duket ata janë në pritje që të marrin vesh se ç’u bë me ashensorin tani e para.
Biznesmeni – Po nuk t’i dërgon paratë ministri ty ore burrë si e ka emrin ai……
Fatos Tarifa – Po se ka ministri atë. E ka tjetërkush.
Biznesmeni – Me kë po flisja unë që më thanë “Në Tiranë atyre po u zjen koka me zgjedhjet. Kush e ka kokën tha të merret me….
...Fatos Tarifa – Dëgjo unë bëra atë që munda, të gjitha i bëra me alarm të madh, çova një shkresë pas tjetrës, e tjetrës pas tjetrës. Arrita më në fund që ata të bien dakord me këtë ofertë sepse m’i bëre ti që kjo të vinte me leverdi për ata. Në qoftë se më vijnë paratë punën do ta bësh ti, s’ka kush e bën tjetër. Mua më intereson të bëhet sa më parë se po vjen behari, iku një pjesë e dimrit pa ngrohje, po vjen behari aty nuk rrihet pa ftohje.
Biznesmeni – Ah mor vëlla, por problemi është që ata…….
Fatos Tarifa – Çfarë kam unë në dorë, ti e di fare mirë e kam bërë. Edhe ata që ti i quan pisa dhe unë i quaj po kaq pisa e kanë ata në dorë. Do të dish ti unë i kërkova 600 dollarë të bënim një koferencë për NATO-n këtu, kur kroatit, maqedonasit ua dhanë ministrat e tyre, mua s’ma dhanë shtesë nga buxheti për të paguar sallën e një instituti.
Biznesmeni – Kush është tani ministri i Jashtëm?
Fatos Tarifa – Çfarë rëndësie ka kush është. Të gjithë njëlloj janë atje. Një ashtu janë.
Biznesmeni – Kopilat.
Fatos Tarifa – Çfarë rëndësie ka. Puna është që kaq ua pret. Dhe siç thua ti janë të gjithë. Janë të gjithë me fushatë, të gjithë kanë hall çdo bëhet me ta pas qershorit. Unë nuk e rruaj ****ën shumë çdo të bëhet se isha këtu dhe prapë këtu mund të rri. Person civil dhe privat dhe të mos merrem më me qeverinë kurrë. Ashtu. Në qoftë se e bëra këtë gjë nuk e bëra as për emër as për titull, që e mora këtë punë e mora thjesht që t’u jap fëmijëve një shkollë më të mirë dhe një mundësi. Këtë nuk e kam fare, mund ta kisha. Bëra gabim që i hoqa nga Amerika e i çova në Holandë. Mendova se do të rrija gjithë kohës në Holandë. Këtu është e gjitha. Se prapë universitetin e kam gati që më pret e me rrogë të madhe e të fus gruan në punë se këtu as gruan në punë s’e kam. Ti duhet të kuptosh një gjë, unë jetoj, ti e di fare mirë me 1 200 dollarë rrogë që më jep shteti në muaj. Besoj që e di që kaq është rroga ime.
Biznesmeni – Shiko se me rrogën…..
Fatos Tarifa – Jo ti e di që kaq është, nuk është sekret nga të cilat 800 euro, 1 100 dollarë është qiraja e banesës që rrinë djemtë në shkollë. Plus të tjerave. Unë jam me zero para rroge që ta marrësh vesh ti. Dhe një nga arsyet që nuk kam mundur ta paguaj dot librin ka qenë kjo arsye, se s’kam mundur kaq para t’i mbledh.
Biznesmeni – E marr vesh, e marr vesh.
Fatos Tarifa – Ndërkohë fatkeqësia qe e tillë, që ata falimentuan dhe unë s’doja ta hidhja kot një libër që më kishte kushtuar vite pune dhe u thashë: “M’i sillni se do t’i paguaj vetë”. Edhe mbeta tani, në këtë moment që ata thonë “Do të të collect, do t’ju çoj në legal proces” (në gjyq) që nuk kam qejf të ndodhë me mua se të thashë kam qenë ambasador aty.
Biznesmeni – Këtë, ore unë e kuptoj këtë punë dhe më vjen keq sepse në fund të fundit çdo njeri mund t’i bëjë vaki. Ajo që më revoltoi është thjesht, kur le ti mesazhin ditën e mërkurë që më thoshe mua “T’i kam falur ato lekë”, m’u duk fare pa vend sepse thashë me veten time “në fund të fundit jam unë që po t’i fal lekët ty, jo ti mua”.
Fatos Tarifa – Po, sepse të mora 4 herë ti s’po më ktheje përgjigje dhe ti e di që kur njeriu merr një mesazh, mesazhi mbetet në telefon. Normalisht unë kthej përgjigje, jam korrekt. Ti mundohu të jesh korrekt kur dëgjon një mesazh më merr……, ti mund të më thuash merr shumë mesazhe. Edhe unë marr shumë. Marr edhe mesazhe që s’më takojnë mua.
Biznesmeni – Tani do na gjesh një punë aty në ambasadë të nxjerr paratë e mia apo jo?
Fatos Tarifa - …Celularin tim e kanë shumë shqiptarë, marrin edhe për pasaporta, po që s’është puna ime. U kthej mesazhe që merr filan numër, nuk lë mesazh pa iu përgjigjur. Ti nuk përgjigjeshe. Ishte shenjë korrektese. Pastaj unë nxehem. Siç nxehesh ti nxehem edhe unë. Kur nxehem, nxehem keq pastaj.
Biznesmeni- Po ti thua llafin e fundit mor vëlla, e kupton. Ti bën sikur ta ka njeri borxh, e kupton.
Fatos Tarifa – A më the vet jam mosha e tyt eti? Edhe nxehem më shpejt unë. Fëmijëve të mi nuk ua lejon mosha të thonë fjalën e fundit të parën, por unë edhe e them. Mosha ma lejon këtë e të tëra ma lejojnë. Kam parë e kam vuajtur edhe unë shumë në jetë. Kështu që mos më revolto herë tjetër. Hajde një ditë të hamë, të flasim, shtrëngojmë dorën si miq, të ndahemi si miq, ose të mbetemi miq. Të pëlqen ky propozim?
Biznesmeni- Jo mo jo, do ta bëjmë ashtu, do ta bëjmë se e di pse.
Fatos Tarifa- Dëgjo edhe të hënën, se pastaj e marta më vjen më mbarë mua, se pastaj kam një drekë me një profesor, më vijnë ata miqtë nga Zvicra.
Biznesmeni- Atëherë do të mbetet, se problemi është se unë të hënën ka rrezik të jem akoma në Nju Jork.
Fatos Tarifa- Kur kthehesh ti?
Biznesmeni- Unë kthehem të hënën në darkë, ose të martën në mëngjes.
Fatos Tarifa- Në qoftë se kthehesh të hënën përpara pesës më telefono. Jam në zyrë unë.
Biznesmeni- Tani të t’i jap këto lekët e tjera çek o vëlla se me punën e keshit, aty e kemi tërë problemin. Se unë të thashë, e kam problem të shkoj t’i nxjerr nga ky bank açount (ndr. llogari bankare në anglisht) lekët.
Fatos Tarifa- Dakord. Nëmi ashtu dhe unë do të krijoj, në qoftë se nuk vjen shuma që kemi kërkuar në ambasadë, do presim tre javë, një muaj, them se pastaj ata nuk dinë fare ç’bëhet. Atëherë unë do të të sajoj ty dy-tre punë të tjera që do t’i bësh ti në ambasadë dhe ti do të marrësh më shumë se ç’ke. Në rregull?
Biznesmeni- Dakord, po këtë, këtë ma…
Fatos Tarifa- Do ta gjejmë një mënyrë.
Biznesmeni- Këtë ma premton atëherë, nuk ma bën kështu që të ma lësh në kurriz.
Fatos Tarifa- Nuk jam nga ata që s’të mbaj fjalën unë. Pra, detyrimin që të kam në një mënyrë do ta siguroj brenda muajit, ta zëmë maj-qershor maksimumi.
Biznesmeni- Dakord.
Fatos Tarifa- Se do të bësh dy punime dhe do të më charge-sh (ndr. do të shtosh llogarinë në anglisht) më shumë.
Biznesmeni- E mirë dakord. E di unë, aty në ambasadë i rregullon vetë ti, bëj si të duash. Mua vetëm më thuaj që… Fatos Tarifa- Kam nja dy nevoja të vogla unë. Puna që do të bësh nuk do të jetë aq sa do të kushtojë. Tërë këtu është muhabeti.
Biznesmeni- Se e di ku e kam problemin unë? Vij atje, ju ndjek si rosa për paratë e mia duke ju lutur…
Fatos Tarifa- Po jo mo jo, po tani shumë herë të kam pritur unë ty, aty të vish. Të thashë për dy rrjedha. Hajde fillo ato dy rrjedhat e para dhe do të sajojmë një gjë dhe do të themi është “riparimi i dy banjave”.
Biznesmeni- Po.
Fatos Tarifa- ato dy rrjedhat kanë dy gomina, në të vërtetë. Dy gomina ti i gjen me ****ë po të shkosh tani në dyqan. Vetëm të mos rrjedhë uji se është humbje e madhe. Të thashë 1 mijë dollarë në muaj vjen fatura e ujit, rrjedh natë e ditë, plus zhurma e të gjitha. Një nga ata djemtë ta bëjë atë punë. Ajo puna nuk kushton as 40 dollarë, ja do të marrësh 500 për të parën. Iku e para.
Biznesmeni- Po pastaj çfarë mund të bëjmë atje?
Fatos Tarifa – Pastaj ka plot të tjera. Po do të bëhen aty, do sajojmë. Me derën do të bëjmë ndonjë gjë. Kemi plot gjëra.
Biznesmeni- Buxheti apo jo…?
Fatos Tarifa- Gjërat e vogla i bëj unë atje. Edhe vetë unë i sajoj. Gjërat e mëdha nuk i bëj dot, sepse duhet të më japin ata para.
Biznesmeni- Të kuptoj. Mirë se i rregullojmë atëherë.
Fatos Tarifa- Kështu që çfarë është detyrimi im, ai do të shlyhet se edhe mua më vjen keq për ata djemtë se e di që për bukën e gojës po punojnë. Nuk ke si t’i paguash nga xhepi tënd kur ata punojnë për ne.
Biznesmeni- Po unë nga xhepi tim i pagova ata.
Fatos Tarifa- Dakord, po ti e thua fjalën e fundit të parën. Thuaj të parën, të dytën, të tretën, leje të katërtën…
Biznesmeni- Drejt.
Fatos Tarifa- Të pestën mos e thuaj kurrë.
Biznesmeni- Drejt.
Fatos Tarifa- Kështu atëherë.
Biznesmeni- Mirë, atëherë hajt se do dëgjohemi.
Fatos Tarifa- Kur do të ikësh në Nju Jork ti?
Biznesmeni- Unë duke u nisur jam, po erdha mora ca plaçka në shtëpi.
Fatos Tarifa- Dëgjo se ka stuhi të madhe, ka rënë gjithë ditën shiu, unë mezi kam ardhur. Më mori 5 orë rrugë këtej nga Filadelfia. Kujdes se ka shi të madh.
Biznesmeni- ehe. Mirë atëherë hajt se do dëgjohemi. Ciao.
Fatos Tarifa- Hajde mirupafshim. Adio.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.