Na që na dhemb, po u themi atyne që s’u dhemb

Të mos ishte mnyra e pahirtë e përgjigjes së nji pedagogu universitar ndaj nji kleriku të ri, i cili, për sa e njofin, po dëshmon shum dhunti e virtyte krijimtare, as që do ta kisha marrë mundimin me shkrue tashti në ket bisht stine, kur njerzit s’e kanë fare mendjen për punë të holla. Por meqë tranzicionin kultural nuk presim të na e realizojë askush, as si substancë e as si konsulencë, po e mbajmë të gjallë debatin e dialogun pa dallim stine, çasti dhe konjunkture.
Dëshiroj me ndërhy për të skjarue nji rrethanë mosmarrveshtje, e cila, simbas meje, buron prej mospërputhjes së kodeve të komunikimit.
Para dy-tre ditësh profesor Rami Memushaj lshon nji invektivë të pashembullt destruktive në adresë të don Gjergj Metës, famullitar i Kamzës. Profesori zbulon në ket shkrim dashakeqës talente të dukshme prej kalamburexhiu dhe nuhatësi të pagabueshëm kombinacionesh fonetike dhe na fton që përpjekjet tona të rikuperimit t’i kthejmë në lojë zbavitëse stilesh e polemikash precioze.
Me vjen sinqerisht që, as në ket rast, nuk m’u dha mundësia me mbrojtë nji çeshtje të drejtë, të mbajtun prej nji njeriu të drejtë, siç âsht don Gjergji, sepse tezat e tij tek shkrimi “Rilindja e shkërbejve” (MAPO, e martë, 9 korrik) janë të kjarta dhe të plota. Mungonte në ajër vetëm nji vetdije e ndritun që t’i keqkuptonte ato teza. Por ajo s’vonoi dhe u gjet.
Dukshëm dhe thekshëm i nxehun prej fjalës “shkërbé”, e cila në shqipen tonë të madhe vërtet do të thotë “egërsinë, kafshë pylli, kafshë grabitqare”, por edhe – jo vetëm edhe simbas spjegimit dhe përdorimit mjeshtror të dr. L. Shamku-Shkrelit – ka edhe nji vështrim tjetër metaforik ditunor që i bie me qenë kalkimi në shqip i shprehjes së famshme “monstrum sacrum”, i cila në kontekste po ditunore dhe akademike nuk ka kurrfarë konotacioni përkeqsues, por do të thotë “ themelues dhe ruejtës i nji establishmenti ”. Themeluesit janë gjithnji edhe ruejtës, edhe fanatikë të realizimit të tyne. Nëse themeluesit kanë pasë fatin e mirë me qenë pa rival në shestimet e tyne, plakja e idesë së tyne i vjen shum mâ shpejt sesa nji produkti dialogu. Zakonisht kta themelues, pra kta shkërbej shum shpejt hyjnë në nji klimaks idesh dhe katandisen në të pareduktueshëm, dmth që njiqind spata me u ra, nuk u hiqet nji ashkël. Zotni Memushaj, edhe pse në vitet e largta 1986, paska qenë për ndryshime të standardit, sot nuk âsht ma partizan i asnji ndryshimi. Na lind pyetja: çka t’i ketë ndodhë profesorit që i vdiq në zemër dëshira për ndryshime në standard?
Le të kthehemi pak tek kuadri i njomë politik që as kjo verë e nxehtë nuk po mbrrin me i tha bojën parullave. U fol për rilindje, bile për Rilindje me shkronjë të madhe. Për shqiptarët nuk ka fjalë ma të madhe e ma të ndritshme se fjala Rilindje. Si kureshtar e mistrec i detyrimit të përputhjes së fjalës me kuptimin e saj, unë mbetem ende i pakjartë nëse do kemi nji “rilindje”, “Rilindje” apo nji “Ririlindje”. Me siguri që askush nuk mund të na e thotë me saktësi ketë përmbajtje. Ndërkaq unë e ndiej si detyrë timen me thanë se po, na kemi nevojë për nji Rilindje, e cila do t’i shërojë Shqipnisë e shqiptarëve plagën e madhe të prekjes brutale të psikosintezës kombtare, ekuilibrit veri – jug, gegë e toskë, ata që i panë hajrin diktaturës dhe ata që diktatura i vuni në pozicion mbijetese pa asnji mundsi krijimtarie. Parullat e tjera “malokë e malësorë”, “çeçenë e talebanë” janë sinonime të degjenerueme të çifteve të sipërpërmenduna. Pikërisht ajo delikatesë e Rilindjes dhe ai promovim i ekuilibruem i gjuhës dhe i prodhimit gjuhësor, ajo harmoni dhe ai proces homogjenizimi psikomoral që filloi me Rilindjen Kombtare dhe kulmoi me Pavarësinë, âsht vlera e mungueme (sepse e shkallmueme) qysh prej 1944. Gegë e toskë nuk janë dy koncepte boshe dhe pa përmbajtje. Kto janë dy “fiset” e mdha që e përbajnë Shqipninë tonë, janë pjesët konstitutive të shoqnisë shqiptare mbrenda shtetit shqiptar. Vetëm qëllimet hegjemoniste, antieuropiane e antipërendimore mund të guxonin me prekë thelbin ontologjik të shqiptarëve. Kultura fodulle dhe “futuriste” e variantit shqiptar të marksizmit, për dava pushteti dhe vetëm, futi përçamje dhe kjo përçamje u instalue në gjuhë. Vendosja në bazë të standardit të nji sistemi fonetik alternativ ma të ngushtë se varianti tjetër, e përjashtoi qëllimisht dhe pa shpëtim gegnishten nga ndërveprimi me standardin. U kultivue gegofobia dhe gegoalergjia. Por jo vetëm në gjuhë, por edhe në kulturë dhe në marrdhaniet mes njerzish që vijnë nga krahina të ndryshme. Po nuk fole standardin, je malok, je i pashkollë, je injorant. Dhe meqë kjo nuk âsht e vërtetë, atëherë do t’i kujtoja zotni Memushajt se sot po ndodh ajo që ai ka frikë ma shum se asgja: standardi po i dështon në fazën e vet ma delikate, pikërisht në atë të implementimit.
Por nervozizmi alergjik i profesor Memushajt nuk pajtohet as me qenien e tij gjallë si qytetar i ktij vendi. Shkrimi i tij, me tone ciceroniane e titull imperativ “Dom, merru me grigjen tënde”, do që ta katandisë ket të ri intelektual në nji ripërtypës ritualesh dhe qytetar apatik që vegjeton. Kisha katolike ka luejtë rol vendimtar dhe ka pasë peshë në jetën morale të shoqnisë shqiptare. Në ketë kohë krize angazhimi i saj do të ishte ma se i dëshirueshëm.
Prap më rezulton se profesor Memushi nuk e rrok dot përmbajtjen e fjalës “grigjë”. Në nji zonë intensivisht të popullueme si famullia e Kamzës, grigja e don Gjergj Metës mund të jetë sot disa dhjeta fish ma e madhe se auditoret ku ky zotni jep leksionet e veta. Çka mund ta pengojë nji intelektual që ban gjithë jetën jetë akademike, ti bâjë në heshtje kto përllogaritje dhe t’ia thotë vetes essëll, para se me dalë në punë, se ky prift i ri ka para vetes nji auditor gjigand që nji profesor specialitetesh s’kishte për ta pasë kurr. Në kërkim të përhapjes së asaj që në kishë nënvizohet papushim si “fjala e Zotit”, don Gjergj Meta ka dhe duhet të ketë ndie krizën e fjalës së papërshtatshme. Ktu dhe vetëm ktu mund ta ketë marrë shtysën dhe ka ra pre e atij “porositësi” që profesori i nderueshëm me çdo kusht kërkon ta personifikojë si njeri konkret.
Kam mbetë pa mend e i befasuem prej ktij profesori filologjie, me nji moshë bukur të shtyme që shifrën nuk mund t’ia hamendosj se mos bie në gabimet e tij, kur i shpërvilet pa kurrfarë etikete nji kleriku të ri me moshë e që i paska thanë se “ke mendsi komuniste”. Bâj çudi se pse kta njerz të rritun e të selitun në shkollat e pigmentizueme të komunizmit shqiptar, kërcejnë pupthi kur ua kujtojnë shkollën dhe epokën që i ka formue. Kisha dashtë me i thanë Memushajt se edhe ai, edhe unë kemi mbarue të njajtën shkollë dhe kemi shlye të njajtat kurrikula, jemi shënue prej tyne kush ma shum e kush ma pak. Dikush u zhvillue mbrenda ksaj shkolle si reagim ndaj saj dhe dikush i ardhun prej traditash të vorfna e adoptoi shkollën e socializmit shqiptar si të vetmin ushqim për mendjen e për shpirtin. Nuk âsht ndonji turp të jesh komunist e aq ma pak të jesh i shënuem me mendsi komuniste, ku shkalla e përgjegjësive âsht edhe ma e vogël, sepse zgjedhja âsht e imponueme. Na sot kemi nji parti komuniste legale, në koalicion me maxhorancën fituese. Pse duhet të na trembë komunizmi ne? Duhet të kemi njifarë mirënjoftje për tê se na mori nga barij dhish e na bani njerz mendues. Unë nuk i përkas atynë që besojnë se komunizmi ka krijue ndonji vlerë shpirtnore, po sidoqoftë, disa të tjerë duhet ta kenë nji minimum mirënjoftje të shfaqun. E mira duhet mbrojtë haptaz. Ai zotnia thotë që nuk ka qenë antar partie dhe kjo duhet të jetë ashtu si thotë ai. Por edhe ai duhet të kontrollojë veten se mnyra se si sillet me don Gjergjin, epitetet, mosngurrimi i tij për të zgjedhë fjalët vrastare – le të më falë profesori i nderueshëm – âsht shum nevrik e mishngranës dhe ka mbrendë verbim shumkatesh. Vetëm po të kishte pasë kohë më mendue se sa delikate mund të ishte ideja e goditjes së nji pjestari të klerit katolik, mbi kokën e të cilëve rri varë nji episod i mirëfilltë holokausti, profesori duhet të ishte tregue ma i përmbajtun.
Po ndalem edhe nji herë në zanatin që na përbashkon me profesorin. Në kulmin e humbjes së tij të kontrollit dhe të tensionit të tij hakmarrës, profesori përdor nji fjalë vërtet shkatrruese dhe asgjasuese: sikar. Unë do ta kritikoj paksa artikullshkruesin jo për aftësitë e tij të keqpërdoruna për të stigmatizue njerz korrektë, që të vetmin faj kanë se kanë pikëpamje, por ma shum për t’i thanë se fjala “sikar”, që do të thotë serial killer ose “ai që merr pare për me vra dikë për llogari të dikujt” e ka nji ekuivalente të bukur në shqipen që, mesa duket, profesori nuk e di dhe ka plot arsye mos me e ditë, sepse ajo fjalë e rrallë e leksikut juridik âsht vetëm gegnisht dhe gjendet rëndom tek Kanuni i Lekës. Kjo fjalë âsht “dorás-i”, pra ai që ekzekuton verbnisht përkundrejt nji shpërblimi. Po thoja me vete se me ketë liri shtypi që ka ardhë ndër ne e me atë kërshëri të publikut për gallatë, askush nuk mund të jetë ma i sigurtë se emni i tij i pagzimit në bashkëvajtje me mbiemnin e vet të familjes, krejt papritmas mund t’i kenë ruejtë atij nji befasim kombinacionesh, që nuk e bart as toka. Prandej si koleg që i bie me më pasë, do ta kshilloja që të paktën për hatër të studentëve të mos e lejojë që të biret fjala e bukur shqipe “dorás”, edhe pse ajo mund të jetë prap po aq e bukur, edhe kur nuk i përshtatet atij që ia mveshim.
E po nuk mund t’i thuhet nji kleriku katolik shqiptar që merru me grigjën, kur dihet prej të gjithëve – përjashtim ban me siguri profesori yne – në historinë e ktyne 6 shekujve të fundit Bogdani klerik pati udhëheqë kryengritje, Luigj Bumçi mori rrugët e Europës për mbrojtjen e Shqipnisë në nji çast fort kritik, Fishta vraponte deri në Amerikë dhe merrej me satirë e poezi, kritikë e arkitekturë. A e imagjinojmë na atëherë nji njeri që do t’u delte ktyne kolosëve përpara e t’u thoshte me përbuzje “shkoni e merruni me grigjën” dhe lejeni atdheun të humbasë ?
Desha ta lajmoja sado përciptazi profesorin se gjuha liturgjike e kishës katolike nuk âsht ajo që përdoret ende ndër shërbesat e saj. Kisha katolike, siç e thotë emni i saj , âsht universale, ajo i respekton diversitetet kulturale dhe qysh herët i ka respektue vernakulat dhe vetëm ksisoj ka mundë me qenë pranë njerzve. Dom Simon Filipaj që ai citon paksi me triumf, ka krye nji vepër të madhe, por stilistikisht e letrarisht skandaloze. Ai vetë e ka pasë shprehë ahtin e tij se nuk po mund ta përkthente Biblën në atë ekspresion që ai do të dëshironte. Kurse sa për Imzot Rrok Mirditën, përmendja e tij âsht vetëm dashakeqe, instigative (gegnisht: gërgase) dhe insinuante (gegnisht: shtiskeqe). Ai âsht nji personalitet i dalluem i periudhës së ringritjes së kishës katolike, ka kontribute të veçanta, por tosknishten e flet rryshëm dhe lavdia e tij ligjërimore ka mbetë te homelia që ai ka mbajtë më 1993, kur përshndeti në gjuhën natyrale të ksaj kishe ardhjen e Gjon Palit II. Magjia e fjalimit solemn dhe e entuziazmit rilindës nuk âsht përsëritë ma tek ky prelat. Unë them se vetëm për shkak të gjuhës.
Për ta zhdramatizue pak seriozitetin me të cilin e shof se e kam marrë apologjinë e nji të drejte në dritë të diellit, po tundohem nga xhindi im i dështuem prej gazetari. Nësa po rreshtoja kto fjalë të nji shkrimi miqsor ndaj zotni Memushajt, më bie celulari dhe nji gjuhëtar i ri kosovar që e kishte lexue në internet shkrimin e profesorit, më pyet shum i alarmuem: “ Nga cili planet gjigand vjen ai Memushaj i juej që po iu dukkan shtetet si mahalla?”
Dhe tashti seriozisht i trembun se mos e kam thithë mbi vete gjithë inatin e profesorit, po i uli letrat dhe po them: Mirë, mor profesor, po e pranoj se jam servil, se jam fajtor për të gjitha të kqijat që ka psue ky popull kta 100 vjet të Pavarësisë, se jam mercenar, se jam dorás ( variantin latin po ia la profesorit se unë e kam me miell shpije ), se jam provincial, se jam katolik, eksperimentues, paragjykues, “i porositun”, i mjerë, të gjitha të ligat po i marr mbi vete, po si i bâhet hallit se na dhimbset shpija jonë, ndiejmë dhimbje për traditën tonë të madhe që vazhdon dhe s’pushon, ndiejmë dhimbje të madhe para faktit që ju vllaznit tonë të nji gjaku s’e kuptoni dhimbjen tonë? Dhimbjen tonë të madhe para idesë së bjerrjes së gegnishtes, dhimbjen për bjerrjen e letërsisë së saj si dhe idenë e shterpzimit të mitrës së saj krijimtare nuk e fashitë belbzimi i nji triumfi të vyshkun. Prandej po të siguroj se nuk kam asnji arsye me ta lshue rrugën, as me të adoptue tezat bajate që shoqnisë së rritun shqiptare sot i bien ngusht. Gegët e gegnishtja janë në shpi të vet.
Mapo
Comments
Artikull i kendshem, me

Artikull i kendshem, me perjashtim te disa pohimeve qe autori i merr per te mireqena: "standardi po i dështon në fazën e vet ma delikate, pikërisht në atë të implementimit."-per ç'faze te implementimit e ka fjalen autori? Per vepren e Kadarese e Qoses, e te mos flasesh per ajken e akademise shqiptare qe shkruan ne standart? Gjuha e implementuar" si rregull ka kuptimin "gjuha e folur", ajo qe perdoret rendom ne komunikimin me njeri tjetrin. Nese merret ne kete kuptim, standarti dukshem eshte superior perkunder te gjithe alternativave te tjera. Nese Primo kerkon shkrirjen e prurjeve te reja ne Standart, pse jo, por te kerkosh te kunderten, shkrirjen e Standartit ne dialekt, kjo po eshte ajo qe Qosja e quan "ideologjia e shperberjes".

Edhe nje pasaktesi tjeter: "dorasi" nuk ka kuptimin "vrases me pagese". Cdo malesor e di qe dorasi eshte ai qe ka kryer krimin, c rendesi ka me pagese apo per hakmarrje, pra eshte koncept me i gjere. Ketu eshte pothuaj po kaq i pasakte sa Memushaj, qe perdor nje fjale qe s'ka kurrfare lidhje me shqipen,"sikar", derivuar nga "sicario" e italishtes, dhe te cilen nuk e perdorin me shume se 10 vete ne gjithe vendin.

Pjesa tjeter e shkrimit, thjesht brilante, ne stil dhe argument.

Per mua qe nje pjese ku

Per mua qe nje pjese ku zoteria u kenaq me veten, por vec argument nuk dukej. Nese themeli i debatit ishte standarti, nuk pashe arsyetim, apo perqendrim tek tema... nuk eshte analize qe te pershkruash "kundershtarin" si bari dhish te pa hapur drejt qytetarise... edhe autori, me duket, beri te njejtin gabim per te cilin kritikoi kaq gjate Memushin, gje qe e beri me stilin ironik tipik shkodran... por ironia, e pa shoqeruar me produkt apo analize, me ngjan me teper me akt injorance, per te mos thene nje sherr banal.

Standarti eshte kohezion, mospershtatja me te eshte injorance; por edhe moslevrimi i letersise apo komunikimit jo zyrtar, ne stil ndryshe letrarit, eshte shkelje lirie; rendesi ka qe struktura shtetare, shkencore, te kete qendrueshmeri dhe vijimesi te mbare...nga shume njerez te ndicuar, perfshire edhe intelektuale me dialektin geg, e konsiderojne menyren se si kerkohet ndryshimi, si corodites, demtues, e per me teper pa sigurine se do "implementohet" ne menyre te ngjashme me arritjen aktuale.

Me marrezite qe bejne e

Me marrezite qe bejne e shkruajne nje grup mercenaresh katolikocentriste,
tregojne hapur qe jane antikombetare te deklaruar.
Kane qene te tille prej kohesh, qe nga sherbetoret fashiste te supersprovuar, si Fishta e Koliqi,
e deri sot, tek primot, domet, ndrecat e nikollat e Vatikanit historikisht antishqiptar.

Me falni zoteri Andon ose me

Me falni zoteri Andon ose me sakte Jorgo, me duket se konceptin antishqipetar se ke kuptuar mire se kush eshte e kush jo. Do ju sygjeroja te lexonit me shume para se te dilni ne konkluzione te tilla..

Nje polemike e rralle, nder

Nje polemike e rralle, nder me te bukurat qe kam lexuar prej kohesh!

Profesor Pimo Shllaku, mos

Profesor Pimo Shllaku, mos shkruej ma shume se ma bukur s'ke çka shkruen. Kam qeshe me te madhe kur kam lexue paragrafin e fundit. Dane se je i biri i regjizorit Artistit te Popullit Lec Shllaku dhe nipi i perkethyesit te famshem me kulture te gjane Gjon Shllaku, te cilet kan ba shkollen e mesme ne shkollen e françeskanve ne Shkoder, te kethyeme ne burg torturash nga komunistat kur hyne ne Shkoder (siç thote populli: Kur hine keta), natyrisht mbasi prishne biblioteken e tyne te pasun me vlere ballkanike. Nuk ka se si pjellat e tyne si puna e profesor Rami Memushaj te mos vazhdojne te njajten rruge kundra klerit katolik dhe grigjes.

Njajo "grigja" dhe njata "barì" per te cilet flet me perbuzje profesori i partise Rami Memushaj, kane qene mbeshtetja e Gjergj Kastriotit kundra turqve osmanllij dhe kan qene mbeshtetja e atdhetarizmes antisllave te popullit shqiptar per mbrojtjen e çdo pllambe toke shqiptare.

Prandej kunder kesaje "GRIGJE” dhe kundra ketyne “BARIJVE” kan qene gjithmone dhe vazhdojne edhe sot pjellat e pushtuesve turq-osman dhe pjellat e komunistve te ardhun ne fuqi me mbeshtetjen e serbve titist.

Bukur e perfundove shkrimin tand me kete fraze: “Prandej po të siguroj se nuk kam asnji arsye me ta lshue rrugën, as me të adoptue tezat bajate që shoqnisë së rritun shqiptare sot i bien ngusht. Gegët e gegnishtja janë në shpi të vet.”

Te me falin redaksia e gazetes qe po e vendosi ne sektorin e komenteve shkrimin e Agron GJEKMARKAJ publikue me 23.06.2004 ne gazeten “Bota Shqiptare”, me titull “DUFF MALOKU!” te cilin po e paraqes ketu poshte.

Paragjykime te medha ne nje vend te vogel

Gjeografia e jone ka shume male e pak fusha, nje rrip toke qe e kemi quajtur Ultesira perendimore. Kur nje pjese prej nesh (shqiptarve) u dashurua me komunizmin u pervijua edhe nji ndarje sociale krejte fantastike. Malesoret e Kurveleshit, Laberise, Kuqit, Skraparit, Permetit, Vlores apo Gjirokastres (gjindje krejte e respektuar) vendosne me vendim partie te quhen qytetar. Banoret e vendeve nga Shkumbini e siper ku malet u bejne hije qyteteve te lashta, qe e kane zanafillen ne qytetnimin iliro-romak u quajten “maloke” qe me kalimin e kohes u kethye ne togfjalshin “maloke te pagdhendur”. Skalitesit e historise se re iu vune punes per “te gdhendur” “veriun reaksionar”….. Shkodra me rrethinat, hapsira e Gencit dhe e Teutes, Romakeve, Balshajve, Venecianve, Dukagjinsve, Karamahmut Pashes, qendra e klerit katolik, shkollave, bibliotekave, arkivave, gazetarve, vendi i Fishtes, Mjedes, Gurakuqit do te konsiderohej vatra e prapambetjes, injorances dhe reaksionit nga nje grup barinjsh te konvertuar ne komunist.
Kjo ishte metamorfoza e kohrave moderne nen shenjen e ideologjise. Fjala “malok” do te mjaftonte per te justifikuar krime te shumta, reduktimin e kultures kombetare deri duke e privuar ate nga nji pjese e saj me domethenese. “Refereni civilizues” i pushtetarve te rij te sapomberritur ne Shkoder e braktisur nga gjermanet ishte “hidhe mire vallen-o / t’ia q.. nenen geges-o”. Te gjitha sa thashe deri tani duken si nje retorike postkomuniste e ndonje plaku nostalgjik, qe ne “çarshine” e ndonji shtepie shkodrane pi raki fiku me komshine e tij te kohemoteshem nese nuk do te permendim nje sere faktesh dhe fenomenesh qe do ti klasifikoja per letersine e lexuesve ne letersi “maloke”, arkitektura “maloke”, muzika, piktura, shkolla, shtypi “malok” per te treguar qe historia nuk behet me rrena dhe qe me nje histori rrenacake nuk mund te shkohet drejte te ardhmes. Peshen emocionale negative te fjales “malok” e kam ndjere edhe vete qe ne vitet e para te shkolles. Qyteti i Lezhes ne te gjitha strukturat sociale apo politike dominohej nga te ardhur nga Tepelena, Erseka, Skrapari, Permeti etj. Shoket e mij te klase ishin edhe femijt e tyre, shume prej mesueseve tona vini nga ato ane. Mbiemri im eshte i gjate, tipik verior, ne te rrine rehat nje Gjeke dhe nji Mark, e im ate quhet Nikolle ndersa prindrit e shokve te mi quheshin Mazllum, Asllan, Rapo, Bido, Muço te cilet ishin emrat e kuadrove te partise qe perfaqesonin te rene, qytetrimin ne shoqerine socialiste. Kur shqiptohej mbiemri im ndihej ndonje e qeshur apo ankese, se ishte teper i gjate apo teper i vjetruar dhe mendoja me vete pse im ate nuk quhet Mazllum per t’u ndjere edhe une qytetar si te tjeret? Ndersa ne Universitetin e Tiranes, vend qe pati sajuar ato platforma kulturore, edhe ne vitet ’90 e ketej ndonje profesor qe shoqerohej me studentet “maloke”, qe shkruante libra per Fishten dhe Harapin, qe deklarohej krenar per traditen kristjano-prendimore te kultures tone shikohej venger e konsiderohej bukeshkale nga pseudointelektualt e Tiranes.

Letersi maloke

Eshte e vjeter. Ajo fillon me nje liber te shenjte “Mesharin” e shkruar nga Gjon Buzuku ne vitin 1555, per te vazhduar me “Doktrinen e Krishtere”, “Çeten e Profetve”, “Apollogjine mbi Skenderbeun”, pra me Bardhin, Bogdanin, Budin. Nji frat i ardhur nga Italia e qe do te konvertohej ne shqiptar, i quejtur Françesko Maria da Leçe do te realizonte te paren gramatike te shqipes ne vitin 1700. Pak me vone afirmohet Gjon Kazazi. Kuvendi i Arbrit i mbajtur ne Merqi te Lezhes, ne 1703, do te ndertonte platformen e Rilindjes Kombetare. Pioniert e pare te saje do te jene Leonardo de Martine e Pjeter Zarishi, Pashko Babi e dom Radoja. Romani i pare shqiptar ne fillim te shekullit do te mbaje emrin e dom Ndoc Nikes per te arritur tek Poeti kombetar At Gjergj Fishta, krijuesi i gjuhes shqipe dhe i identitetit kombetar anatemues i shqiptar-mohuesve:

”Mallkue kjofte njaj bir shqiptari qi ket gjuhe te Perendise
trashigim na la ne i pari
trashigim s’ja len ai femise”.

Poeti i njeriut dhe natyres qe beson fort ne unitetin kombetar, dom Ndrè Mjeda:

“Gege e toske
Malesia Jadhia jane nji kom
qe me u da s’duron”.

Etnografi dhe arkeologu At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit, vepres monumentale te kultures sone. Poeti i qiellit monsinjor Vinçens Prennushi, Pashko Vasa, e pak ma vone Lazer Shantoja. Folkloristet At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti mbledhesit e “botes se maleve” e te “Visareve te Kombit”. Athanas Gega e At Marin Sirdani. Gjuhtar, poet e patriot Luigj Gurakuqi. Gjuhtari At Justin Rota. Uragani e nderprere Migjeni. Gershetuesi i modernes me tradicionalen Ernest Koliqi. Poeti i luftrave per pavaresi Hile Mosi per te arritur tek modernisti Martin Camaj. Themeluesit e filozofise shqiptare At Gjon Shllaku. Ata qe sollen shqip “Iliaden” dhe “Odisene”, “Eskilin”, Danten, perkethyesit Gjon Shllaku e Pashko Gjeçi, per ta mbylle kete liste te paplote me “te fundmin e Mahokinve” pater Zef Pllumbin. Kjo eshte letersia “maloke” qe dhunisht u nxorr nga tekstet, qe u la ne hije, qe mbush me epitete, a thua se geni krijues i nje populli ndalohet me akte administrative.

Arkitektura maloke

Me arkitekturen, komunistet u treguan me praktike: duke qene diçka materjale i vune kazmen, kryen keshtu nje nga krimet me te shemtuara kulturore te Europes moderna. me shume se çdo gje tjeter paten zet kishat. Filluan me kishen e Vaut te Denjes, ndertuar ne vitin 1100, e stilit romaniko-gotik, objekt qe çdo vend i qytetruar do ta shpallte pasuri kulturore kombetare. Ne e shembem si perfaqesues te botes se vjeter. Kisha e Kakarriqit ne Lezhe, ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak, edhe kjo “armike e popullit” rrenohet me dinamit per te justifikuar“zemrimin e popullit”. Kisha e Shen Ndoit ne Laç, ndoshta me e vjetra kishe shqiptare, nje nga me te vjetrat e Europes e kohes paleokristjane, do te restaurohej per here te fundit me 1557. Edhe turqit qene me historidashes se komunistet, qe pas 1967 e shkatrrojne. Kisha e Gryke Manatise dhe e Zajmenit ne Lezhe te ndertuara ne vitin 1200 te stilit romak, te paprekura gjate 500 vjetve te pushtimit turk do te prishen pas vitit 1967 si “viktima” te zakoneve prapanike. Kishen e Shen Mrise, ne Kurbin, e ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak do te konsiderohej e demshme per progresin. Do te zhdukej. Kisha e Dom Lleshit, e ndertuar ne vitin 1240 e stilit romak, ne te cilen eshte ndaluar vete Shen Françesku i Asizit, rikonstruktuar duke u bazuar ne nji projekt te Fishtes, do te deformohej e do te kethehej ne magazine ushtarake. Katedralja e qytetit te Shkodres do te shndrrohej ne pallat sporti. Kisha e Rusit, veper e arkitektit Kole Hidromeno e vitit 1934, do te shembej nga rinia revolucionare.

Muzika, teatri, piktura, fotografia, shkolla, shtypi malok

At Martin Gjoka njihet si krijuesi i muzikes moderne shqiptare me operat e tij “Juda Makabè” e “Dy lule mbi vorr te Skenderbeut”, pjese simfonike, formimi i se pares orkester simfonike. Studimi i landes se muzikes kontribuoi ne pergatitjen e nje plejade kompozitorsh e kengetarsh, kontributi i te cilve nuk ka nevoje per koment. Kojtojme Prenke Jakoven, Çesk Zadejen, Tish Dajine, Tonin Dajine, Pjeter Gacin, Pjeter Dungun, yllin e “Balshoj Teatrit” ne Moske Luke Kaçaj etj. Edhe piktura ka nje origjine te hershme. Nis diku nga viti 1200 me piktore, qe mbeten anonim, te cilet realizuan afreske per kishat, por mbi ta do te binte pamshirshem gjykimi i vitit 1967, per te perfunduar te Kole Hidromenoja, Simon Rota, At Leon Kabashi, Vladimir Jani, Lin Delija, Angjelin Dodmasej etj. Fototeka Marubi, institucioni i qytetit te Shkodres do te kthehej ne memorie kombetare ne saje te talentit te Kel Marubit, Shan Picit, Ded Jakoves e Angjelin Nenshatit. Trupat e para teatrale do te krijoheshin nga gjimnazi françeskan “Illyricum” dhe ai jezuit, nga ku do te dilnin aktoret fizionomi krijues te skenes sone. Ishin Pjeter Gjoka, Loro Kovaçi, Ndrek Luca, Marije Logoreci, Marije Kraja, Zef Jubani, Tinka Kurti e shume te tjere. Shkolla e pare shqipe ishte e françeskanve e vitit 1861 qe se bashku ma ate Jezuite do te formonin eliten e mendimit shqiptar. Ne vitin 1880 del e para gazete ne gjuhen shqipe, organ i jezuitve “Elçija (lajmtari) i Zemrse s’Jezu Krishtit”. Arkivi, biblioteka dhe muzeumi “Shtjefen Gjeçov” pasuri kulturore e historike e pakrahasueshme do te mbylleshin, vidheshin dhe pa merakun se ne to ishte historia e Shqiperise, romet e Shkodres i ngarkonin ne karroca, nje pjese e mire e tyre do te perfundonte ne Jugosllavi. Nuk me pelqen te renditem perkrah rrahagjoksve qe ndonje kapter e bejne hero apo ndonje mesues fillorje letershkrues e kethejne ne korifè. Kultura kombetare eshte nje dhe e pandare. Te tille e kan menduar ate Naim Frasheri, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Branko Merxhani, Sejfulla Maleshova, Eqerem Çabej, Kasem Trebeshina, Ismail Kadare, por jo pushteti komunist. Termi “Malok” u sherbeu atyre per te sunduar pa rezistence nje popull te perçare, te privuar nga kultura e tij. Kan kaluar 14 vjet qyshe kur komunizmi klasik u shemb ne vendin tone, por mentaliteti i krijuar persa i perket vendeve dhe kultures se siperpermendur here ashiqare here fshehurazi vazhdon te sherbeje si etalon gjykimi. Te shternguar nga ky realitet edhe ne shenje respekti per pasardhesit tane, jemi te detyruar qe here mbas here te bejme te ditur qe pas malokve eshte edhe nje kulture “maloke” qe mund te gjykohet vetem nga “i suoi pari = te barabartve”.

Kultura krijon nje sistem te hapur, nje marredhanje komunikimi.

Ajo nuk e pranon perjashtimin.

rroftë

rroftë rrepublika(mbretëria)shqiptare e shkodrës!!

je i kënaqur???apo do të mjaftoheshe vetëm me shpalljen kryeqytet të saj???si bonus po të japim dhe tërë universitetet të vendosen në shkodër dhe shkodranishtja gjuhë e gjithë kombit shqiptar!!!bonus gjithashtu ngritjen e flamurit të pavarsisë në shkodër çdo 3 muaj dhe të këndojmë jaret e bik nojës në vënd të hymnit të flamurit,bujar qamilin ta shpallim hero këngëtor!!vllazninë ekip kombëtar dhe taraboshin malin më të lartë të shqipërisë!!

ça ka met tjetër o pulë gjermone??

ti me të vërtetë që je shpellar!!në shkodër si në tropojë e sarandë,si në korçë e elbasan ka shumë "shpellarë"!ju jeni e njëjta familje!!injorancë e pastër,pavarsisht se keni kryer nja dy klasë shkollë!!

Keta jane besimtare qe e kane
Keta jane besimtare qe e kane hallin ke feja. Jo ke gjuha. Jane dhe lefte brenda llojit. Luftojne Mjeden neermjet Fishtes. Jezuitet kunder franceskaneve. Per keta e fundit kam respekt se e kane zhvilluar arsimin ne shkoder pr jane injorante si Primo dhe ky Emigranti ketu qe vjelln vrer qe n te kuptojme qe ekzistojne.
Jam shume dakort Paul.Madje

Jam shume dakort Paul.Madje une them te krijojme dy gjuhe standarte.Nje Gegerisht dhe tjetra Toskerisht.Ky do jete hapi i pare qe do na coje drejt evolimit perfundimtar dhe te qyteteruar ku cdo krahine do kete standartin e saj.Do jemi vendi i pare ne bote,me disa standarte gjuhesore te ndryshme.Madje,kjo me kalimin e kohes do zhvillohet edhe me shume duke percaktuar cdo fshat standartin e tij.Por si fillim te behen dy standarte dhe gjithsekush mban standartin e tij.Geget standartin Gege dhe Tosket standartin e tyre.Me tej Shkodranet te legjitimojne Shkodranishten si gjuhe te tyre standarte-zyrtare,Labet gjuhen Labce,Korcaret gjuhen e tyre etj.Pse te kemi nje standart te vetem??Eshte varferi kulturore shume e madhe.Na duhen sa me shume standarte.Kur kemi sa me shume standarte eshte pasuri e mrekullueshme gjuhesore.Eshte nje Kopsht i vertete me shume lloj lulesh,ne vend qe te kemi vetem nje lule.Une mendoj duke qene Lab,se standarti i sotem i gjuhes Shqipe,me pershtatet shume pak.Une gjuhen e folur te perditshmen,e kam shume me te ndryshme nga kjo qe po shkruaj ne keto momente ne kete gazete.Shkodranet dhe kushdo tjeter,te beje c'fare te deshiroje.Ne do vendosim Labcen si gjuhe standarte tonen ne te gjithe Laberine,dhe nuk pranojme asnje standart tjeter.Duam te shkruajme gjuhen qe flasim,paveresisht se nuk do na i kuptoje askush 100%.Aq pune na prish.Madje,aq me mire qe nuk do na kuptojne.Rendesi ka qe ne Labet te kuptojme njeri-tjetrin.Pak pune na prish se Shkodranet apo Kosovaret nuk do na i kuptojne dot te gjitha fjalet qe do qitim nga gpja.Madje,une jam i mendimit se dhe alfabetet duhet te jene me shume se nje.Mundesisht gjithkush te kete alfabetin e tij.Jam i mendimit se mund te shpikim nga nje alfabet per cdo krahine te Shqiperise,per te pasuaruar Shqiperine nga ana kulturore me sa me shume alfabete.Perkatesisht per secilen gjuhe te folur.Kjo do me dukej nje arritje gjeniale.Sa bukur kur gjithsekush shkruan gjuhen e folur te krahines dhe fshatit te tij.Kjo eshte fantastike.Perhere e kam enderruar qe Krahina ime te kete alfabetin e saj dhe gjuhen e saj standarte.Alfabet dhe standart gjuhesor me vehte per Laberine.Fantastike.Jam dakort me artikullshkruesin.Mendoj se artikullshkruesi eshte nje person gjenial.Gjithsekush te mos njohe gjuhe tjeter zyrtare tej dialketit te tij.madje dhe Alfabetet te jene nga nje alfabet per c'do krahine.

"“sikar”, që do të thotë

"“sikar”, që do të thotë serial killer ose “ai që merr pare për me vra dikë për llogari të dikujt”,

e para këtu kemi një ndryshim ndërmjet një "serial killer" dhe një vrasësi me pagesë,profesionist!!

vrasësi serial nuk është i shtyrë nga përfitimi,ai është thjeshtë një njeri me probleme mendore dhe çdo vrasje e bënë për "llogari të psiqikës së vetë"!vrasësi profesionist nuk ka asnjë lidhje ndjesore me viktimat e tij!ai është një puntor i krimit!!njeri që për profesion ka zgjedhur vrasjen!!pavarësisht se të dy këta vrasës mund të vrasin në vazhdimësi nuk janë të njëjtë!!

sipas përshkrimit të memushajt unë e kem kuptuar se dom meta vepruar në bazë të porosisë,ose e ka marrë për zemër teorinë,ose "lëvizjen"për ndryshimin e gjhës shqipe të standartizuar!!unë për vete do të isha për të dytën!!

kurse sipas shkrimit të primo shllakut unë shoh se ai ,ashtu si e shpreh dhe vetë,ka dhimbje të madhe për "humbjen që ka pësuar gjuaha e tij"!gjuhë shqipe e njëjtë si të gjitha dialektet jug veri!!nuk mund të themi se gegërishtja ose toskërishtja janë dy dialekte të pastra!ato vetë janë të përbëra nga dialekte të krahinave deri fshatrave të veçantë!!për këtë arsye si në çdo vënd të botës është përpjekur për të pasur një standart!!deri para 45ës ka pasur përpiekje për ta bërë një gjë të tillë,vitet janë më të shumtë se këto të sotmit që duan ta çbëjnë standartin,por për arsye të ndryshme,"demokratike"nuk është mundur të bëhet!!45-90 me forcë a me dëshirë,e saktë a e pasaktë,u vendos një standart gjuhësor!!është i dhënë përfundimisht a është një proces,si në të gjithë botën,në përmirësim e sipër?këtu nuk duhet shumë për të menduar!!çdo gjë shkon përpara,çdo gjë përmirësohet,çdo gjë pasurohet!!vetë shllaku sjall fjalë të pastëra gegërisht që zëvëndësojnë togfjalësha ose disa fjalë të standartit!çtë keqe ka këtu??gjuha standarte pasurohet nga dialektet,ato janë burimi i saj.aksiomë e ditur!!

me të vërtetë që zotit shllaku i dhimet gjuha e tij shkodrançja,ashtu si i dhimset kuksianit e tropojanit,gjilanasit e tetovarit,dialekti i tyre,nuk po përmënd tërë jugun!!atëherë çduhet të bëjmë??të masim përqindjen e popullsisë,përqindjen për krahinë dhe pastaj të vedosim një gjuhë standart me kaq %,të çdo rajoni?të vendosim se si duhet ti formulojmë të gjitha rregullat për të mos i mbetur hatriaskujt??të bëjmë një testim të dhimbjes,dialektore dhe më pas ndoshta ti japim përparësi atyre "që kanë vuajtur më shumë"nga standarti??bile ti japim një bonus për të futur më shumë fjalë e shprehje??

zoti shllaku napolitanëve,sicilianëve dhe piemontezëve,venecianëve ju dhemb në të njëjtën mënyrë si ti dhe mua për dialektet e tyre,POR ata që të merren vesh me njëri tjetrin duhet të flasin italisht!thjeshtë se smerren vesh!!

si e thoni dhe vetë,katoliçizmi nuk është shkodran as mirditor,është universal si në shqipëri dhe në botë!!deri sa ai paar 70 vjetësh hoqi latinishten,përse ne duhet ta identifikojmë me dialektin shkodran??megjithëse përkëthyesi i bilblës në shqip mund ta kishte përkëthyer më mirë në shkodrançe!!

sa për hidhërimin që ju ka shkaktuar memushaj në përgjigjen ndaj dom metës,deri diku keni të drejtë!!po aq të drejtë sa ka dhe memushaj ti përgjigjej ashtu metës!!si në shkrimin tuaj dhe në atë të dom metës,ka vetëm fjalë të rrotulluara se sa fakte,ose mendime që bënjë të arsyeshëm një artikull!!ndryshe nga ju dom meta e kritikon standartizimin e shqipes mbi bazat e vendosjes së tij!bazat "komuniste",baza të cilat duhet të kenë qënë të "njëjta" dhe në angli e gjermani,spanjë e itali!!

si e thashë dhe më parë standarti i mirë a i keq,ka bërë të mundur që shqiptarët të merren vesh me njëri tjetrin,nga skaji në skaj. ka bërë të shpërndashëme në tërë trevat shqiptare të kulturës shqiptare e botërore!!ka bërë që në kishë e xhami të hyjë jugori e veriori e të kuptojnë atë që ju predikojnë!!

ka punë për ta përmirësuar!!??sa të duash!

si do të përmirësohet?!duke ndrequr të metat e mbajtur të saktat!!

a duhet prishur për ta rindërtuar!?

jo nuk është një pallat a shtëpi!!është një gjuhë që duhet të mësohet nga të gjithë!!pa u hequr të drejtën e përdorimit të dialekteve!!

në shqipëri duhet të përhapet dija dhe jo e kundërta!!që dija ti përshtatet mos dijes!!

Ne Shqiperi u hodh poshte

Ne Shqiperi u hodh poshte "Komisija letrare" per te vendosur gjuhe letrare praktikisht dialektin tosk jashte çdo norme shkencore,me parimet marksiste te Kostallarit.Tash qe po tentohet te vendoset e drejta ne vend,shkenca ne vend te anti-shkences po thuhet "epo s'kemi ç'ti bejme,mire keq ashtu u vendos".Po me mendesine "mire-keq s'kemi ç'ti bejme" duhet te mbajme edhe historiografine komuniste,edhe albanologjine komuniste,edhe terminologjine komuniste,edhe arkitekturen komuniste,edhe sportin komunist,edhe artin komunist,edhe ekonomine komunsite,edhe mendesine komuniste.Me "mire-keq s'kemi ç'ti bejme" nuk shkohet perpara zoteri.Se ka mjaft sot qe dalin e thone "mire-keq Hoxha beri shtet ne Shqiperi","mire-keq kishim ushtri dhe polici","mire-keq kishim disipline".Me kete filozofi falet kolektivisht.Falja duhet te jete nga individet e per individet.Por assesi kolektive e me pak per nje sistem apo regjim.DUHET te korrigjohet.DUHET te vihet e verteta ne vend.DUHET te hapen dosjet.DUHET te kerkohet falje per krimet e komunizmit.DUHET te denohen figurat komuniste.Pa sqaruar te shkuaren s'do kemi kurre te ardhme.Do biem ne te njejtat gabime.(siç po biem me kultin e Berishes !!! )

zoti shllaku

zoti shllaku napolitanëve,sicilianëve dhe piemontezëve,venecianëve ju dhemb në të njëjtën mënyrë si ti dhe mua për dialektet e tyre,POR ata që të merren vesh me njëri tjetrin duhet të flasin italisht!thjeshtë se smerren vesh!!

Ka nje dallim thelbesor ne menyren se si u standardizua italishtja dhe ne ate se si u standartizua gjuha shqipe. Ne rastin e pare fitoi finesa dhe e ashtuquajtura "lingua colta", pra pati njefare pranimi te superioritetit te dialektit fiorentin te folur nga klasat e larta lidhur kjo me zhvillimin ekonomik qe pati Firenze, por mbi te gjitha te suksesit letrar te Dante-s, Petrarc-es, Boccaccio-s, ne rastin e shqipes standardizimi u be me urdhra nga lart dhe dialekti geg u trajtua dhunshem. Per kete arsye nuk mund te flasim per dhimbje ne rastin e italishtes ndersa ne rastin e standardizimit te shqipes ishte i qarte qendrimi i dhunshem ndaj gegnishtes dhe vecanerisht shkodranishtes si gjuhe e levruar nga kleri katolik dhe nga armiqte e populli. Jo vetem kaq, kij parasysh psh si perhapej ne kulturen e asaj kohe binomia gegnishte-armiq te popullit, verej se si ne shume filma te asaj kohe dialektet e veriut kryesisht viheshin ne goje te personazheve negative.

Vete qendrimi i Rami Memushit deshmon se sa thelle ishte ngulitur urrejtja ndaj gegnishtes nga regjimi i Hoxhes.

gjon & gjergj, për italishten

gjon & gjergj, për italishten ke të drejtë!ndoshta dhe për gjermanishten e kështu me rradhë!!për fat të mirë a të "keq" nuk mund të shajnë enverin!ata ia lanë kohës së gjatë për atë që do të ishte gjuha letrare e tyre,tek ne pa enverin ndoshta akoma do të ishim në diskutim e sipër,si tashti!ku seicili do të kishte dhe mbronte "të vërtetat"e tij!!!ndryshe nga arkitektura e ligjet guha si e kam thënë dhe më parë u vendos!!ishte toskërisht a gegërisht për mendimin tim nuk ka rëndësi!ka fituar qytetarinë,duke fituar këtë qytetari nuk duhet ta shkatërrojmë për ti siguruar një vënd më të favorshëm gjuhës së krahinës time!mjafton të riparojmë ato që janë për tu riparuar dhe ta pasurojmë nga dialektet!material ka boll!!gjergj e gjon sot me dashje a pa dashje kemi një gjuhë standarte dhe spo merremi vesh,imagjinoni pa të!!do të këthehemi në mesjetën tonë të para 80 vitesh!!!me të vërtetë gjat regjimit komunist u indoktrinua populli po mos harro se më pas po ky indoktrinim vazhdoi në një mënyrë tjetër!!urrejtja që njerzit filluan të kenë për ata pushtetarë krahinorë që gjuhën e tyre e përdorën për të përçarë!!nuk e di a e kanë nga injoranca a djallëzia, por të dy kryesorët,hyjnia sali dhe hyjnesha zhozefinë,gjuhën krahinore e përdorën si armë për të sunduar!!si armë për të bashkuar me dhunën krahinore,të "shtypurit" e djeshëm(faktet tregojnë se vet këta ishin shtypës dje),kundër "shtypësve"!

gjon e gjergj mos u përpiqni të justifikoni me dhunën komuniste njehsimin e gjuhës shqipe!!ky njehsim asnjëherë nuk ka penguar askënd të shkruaj në dialektin e tij,të flasë në dialektin e tij,të jetojë me dialektin etij!!ky njehsim ka bërë vetëm një gjë!që unë labi të kuptohem me kelmendasin,shkodranin e kuksianin,përfshi dhe fierakun e korçarin!me çdo shqipo ku ai është!!kuptohet ai që di të flasë dhe standart!!përndryshe shkon puna e tërkuzës "tërhiq e mos e këput"!!thjesht kuptohesh me vështirësi!!!ndonjëherë aspak fare!!

Nuk dua te hyj ne supozime se

Nuk dua te hyj ne supozime se çfare do te ndodhte pa Enverin sepse do te gjendeshim ne boten e fantazise por kur nje gjuhe ngjizet per se prapthi nuk mund te pranohet justifikimi i "qytetarise se fituar". Eshte njesoj si te justifikosh krimin/krimet e nje vrasesi ashtu siç po ndodh me nostalgjiket e Enver Hoxhes. Perjashtimi i nje dialekti ne favor te nje tjetri ka bere qe gjuha te varferohet si ne terma ashtu edhe ne morfologji e sintakse pa llogaritur ketu daret e çensures se diktatures. Nuk behet fjale per kthimin ne mesjete por qe ne gjuhen standarde te gjejne pasqyrim te dy dialektet dhe kjo te behet jo te verbuar nga ideologjia apo inatet krahinore e politike apo fetare.

Po te kishe jetuar ne Shkoder vitet e diktatures do te kuptoje me mire veshtiresite qe haseshin ne levrimin e dialektit shkodran por ndoshta per kete do te ishte mire te flisnin ata artiste, shkrimtare, studjues shkodrane qe i perjetuan drejtpersedrejti ato kohe te veshtira.

gjon, pyesim gjithnjë"kush

gjon,

pyesim gjithnjë"kush është gjuha e nënës?"!

të gjithë njerëzit e botës thonë ,shqipja,greqishtja,gjermanishtja,italishtja etj,etj!!

por në fakt nuk është e vërtetë!gjuha e nënës është një dialekt i një gjuhe letrare të një etnie!!është e vërtetë që një gjuhë letrare privon dialeketet nga pjesmarrja në të,por në anën tjetër nuk i mohon!!flas për gjuhën jo për censurën ose diktatin e shtetit!duke mos i mohuar sekush nuk është i ndaluar të shkruaj në dialektin e tij!!sot për fat kemi një farë demokracie,të paktën në shkrim nuk të pengon njeri,shkrime artistike!gjithëseicili mund të shprehet në bazë të dialektit të tij ose ta ndërthurë me letraren o dialekte të tjerë!!i vetmi regullator në këtë rast është tregu!!kërkesa vendos se sa do të shitet vepra e artistit!!

standarti me gjithë qytetarinë ka çalimet e veta!të cilat duhen rregulluar!si çdo gjuhë ai duhet pasuruar,më parë nga dialektet më pasë me fjalë të reja të huazuara nga bota!!por në asnjë mënyrë ai nuk mund të përfaqësojë tërë dialektet!!sepse gjuha e standartizuar nuk është përfaqsues i të gjithë dialekteve,por është "esperando" e dialekteve shqiptare!!gjuha universale e shqiptarëve!!dhe si e tillë nuk mund të jetë aq e pasur sa dialektet,nuk mund të përmbajë shumën e dialekteve!!vërtet artistët shkodranë ose veriorë kanë pasur problem të shpreheshin si duhet në tregun shtetror të censuruar e centralizuar,por dhe jugorët kishin të njëjtën gjë!me lehtësinë se standarti ishte më shumë në anë të tyre!!sot i ka mundësitë gjithkush të shprehet pikërisht në gjuhën që di më mirë,në gjuhën e vërtetë të nënës!në dialekt të vet!!ashtu si dhe askush nuk duhet të ndihet i ofenduar,i shtypur kur flet dhe pranon gjuhën standarte!!gjuhën e shtetit,gjuhën e komunikimit ndërmjet dialekteve!!"esperandon shqiptare"!!

im atë kishte të njëjtat probleme sishkodranët me standartin!gjithnjë çfrynte,kishte dëshirë ta shkruante në labçen e lumit të vlorës!!e kisht më lehtë,por në fund të fundit e shkruante në standart!në të njëjtin standart priste në shtëpi miqt e tij nga vetiu,ashtu si në të njëjtin standart duhej të flisja unë në shkollë me shkodranët e tropojanët!!

prandaj them "standarti ka fituar qytetarinë",sepse po merremi vesh unë dhe ti,o gjon!!

gjon

unë nuk të detyrova të shkruaje në standart,por ti e bëre një gjë të tillë!asqë e diskutoj se në shkodrançe do të ishe shprehur më mirë,por ti pate qëllim që unë të kuptoj mendimin tënd,bile sa më mirë!!

ps:"këthimi në mesjetë"nuk e thashë as për të ofenduar e as për të përçmuar fe e krahinë,por thjesht për të thënë se para rilindjes shqiptare nuk kishim një ide për një gjuhë të përbashkët shqipe!kishim thjeshtë një mori dialektesh!se ishim një komb pa një bosht,një komb të përçarë në fise e principata,që për tu marrë vesh mes tyre përdornin gjuhë të huaja!!për të thënë se gjithnjë e kemi pasur më kollaj të përdorim një gjuhë të huaj sesa të njëhësojmë tonën!!për të thënë se përçarja në shekuj ka bërë që të mos gjëndet asnjë shkrim në shqip!për të thënë se grekët e sërbët përfitojnë nga përçarja jonë duke pretenduar se, sipas toponimeve dhe shkrimeve gjithandej në shqipëri,ne jemi të ardhur dhe se ata kanë qënë para nesh!!

kjo është "këthimi në mesjetë",që mendoj unë dhe jo gegërishtja është gjë e pa vlerë,vjetërsirë!!

shpresoj të jem shprehur sakt për atë që mendoj!!

tandarti me gjithë qytetarinë

tandarti me gjithë qytetarinë ka çalimet e veta!të cilat duhen rregulluar!si çdo gjuhë ai duhet pasuruar,më parë nga dialektet më pasë me fjalë të reja të huazuara nga bota!!por në asnjë mënyrë ai nuk mund të përfaqësojë tërë dialektet!!sepse gjuha e standartizuar nuk është përfaqsues i të gjithë dialekteve,por është "esperando" e dialekteve shqiptare!!gjuha universale e shqiptarëve!!dhe si e tillë nuk mund të jetë aq e pasur sa dialektet,nuk mund të përmbajë shumën e dialekteve!!vërtet artistët shkodranë ose veriorë kanë pasur problem të shpreheshin si duhet në tregun shtetror të censuruar e centralizuar,por dhe jugorët kishin të njëjtën gjë!me lehtësinë se standarti ishte më shumë në anë të tyre!!sot i ka mundësitë gjithkush të shprehet pikërisht në gjuhën që di më mirë,në gjuhën e vërtetë të nënës!në dialekt të vet!!ashtu si dhe askush nuk duhet të ndihet i ofenduar,i shtypur kur flet dhe pranon gjuhën standarte!!gjuhën e shtetit,gjuhën e komunikimit ndërmjet dialekteve!!"esperandon shqiptare"!!

Ndoshta nuk jam shpjeguar mire. Standardin nuk e konceptoj si shume e disa dialekteve por si pasqyre te aspekteve kryesore qe barten nga gegnishtja dhe toskerishtja. Ashtu siç u konceptua ne 1972 standardi e nisi rrugen e tij i çale (psh. mungesa e infinitivit).

Nuk e di nese te ka rastisur te merresh me perkthime apo perdorim te shqipes ne fusha te ndryshme per te kuptuar se sa e varfer eshte ajo ne leksik pikerisht nga ato shterngesat e trasheguara te regjimit. Elites shkodrane Enver Hoxha i dha plumbin dhe represionin eger dhe kjo i preu kembet zhvillimit te hovshem kulturor te qytetit ja pse nuk mund te flasim per liri zhvillimi gjuhesor. Imagjino sikur ne Itali te kishin censuruar Danten dhe tere letersine toskane se çfare pasojash do te kishte pasur per te ardhmen e gjuhes italiane...

Mos te ngaterrojme gjuhen standarde me dialektet. Secili mund te shprehet lirshem ne dialektin e tij lokal por kusht ne komunikimin me te tjeret(jo bashkevendasit) eshte njohja e standardit dhe nese ky perfaqeson vetem njerin dialekt dhe per me teper me direktivat e PPSH-se, a nuk mendon se ka diçka qe nuk shkon? Sidomos kur gegnishtja trajtohej/stigmatizohej si gjuha e armiqve te popullit pavaresisht kontributit te madh letrar e hulumtimeve te shumta. A nuk mendon se eshte i padrejte qe te vazhdoje mohimi i sakrificave dhe punes se nje plejade te shquar te njerezve te shkences, artit kultures dhe gjuhes?

duke mos qënë as gjuhëtar as

duke mos qënë as gjuhëtar as përkëthyes,prapë infinitivin e kam përdorur!atë të gegërishtes!gjithnjë "me pas"me punu"!pavarsisht se shqipja standarte nuk i ka!!kjo është një nga pikat që duhet riparuar!!profesionistët duhet të hyjnë e më thellë e të riparojnë gabimet më të thella e specifike!!këtë po e them gjat gjithë kohës!!por aspak nuk mbështetem në thënjet ideollogjike të periudhës komuiste!!atëherë ideollogjia bëri,ose u përpoq të bënte të sajën,diku arriti të influenconte,diku jo dhe diku ngjalli urrejtje!!unë e ti besoj se jemi tek të dytët!!ndoshta tek unë nuk influencoi për shkak të prindërve,o për shkak se i shihja faktet me mendim kritik!!tek ti ngjalli urrejtje,besoj nga e cila është e vështirë të shkëputesh!?

mohimi i sakrificave dhe ndihmës që njerzit kanë dhënë për shqipërinë nuk duhet mmohuar asnjëherë!ashtu si nuk duhet të fshihet dhe e kundërta!!gjon e dimë fare mirë se njeriu duhet të vlersohet për kohën e caktuar!duhet të lavdërohet o shahet për atë që ka bërë!!koha ka treguar se shumë shqiptarë publik,jo njerëz të thjeshtë,kanë mbajtur qëndrime të kundërta në lidhje me shqipërinë!!ndoshta të shtyrë nga e keqja jonë e madhe,"pranimi i së keqes më të vogël"!!kjo ka bërë që shumë patriotë të mëdhenj në momente të caktuara të kenë qënë tradhëtarë të mëdhenj!!si partiotizmi dhe tradhëtia nuk duhet të mohojnë njëra tjetrën!!për të dy qëndrimet të jepet vlersimi i duhur!! në asnjë mënyrë duke u cilësuar armiq,tradhëtarë tu mohohet patriotizmi që kanë dhënë,por as dhe e kundërta,duke u mbështetur në patriotizmin të mohohet tradhëtia!!kemi parë shumë raste të tilla,gjergj!deri dje ju nxorr në shesh tradhëtia,dhe u mohua tërë patriotizmi,kurse sot përmëndet vetëm patriotizmi sikur ai njeri ka jetuar vetëm një pjesë të jetës së tij!!

kemi kohë që asaj pleiade njerzish të zgjuar e patriotë ti japim vëndin e duhur!kuptohet jo unë,ndoshta jo dhe ti(nuk di profesionin tënd),por historianë!!pasi të kenë nxjerrë dokumentat dhe ti kenëballafaquar ato!!nuk mund të vlersohen a çvlerësohen me tregime baballarësh a me përjetime individësh!!koha është!historianë kemi boll e vetmia gjë që mungon është shteti!!aty do të kemi punë për të bërë!!do të na duhet kohë,shumë kohë!!

"Sidomos kur gegnishtja trajtohej/stigmatizohej si gjuha e armiqve te popullit"!gjon mos vallë tërë siçilia është mafioze?si italianët dhe bota kur bëjnë të flasë një mafioz i vë në gjuhë dialektin siçilian!!armiq të popullit pati më shumë në jug se në veri!!rezistencën më të madhe komunistët e patën në jugë!forcat kuislinge ishin më të shumta dhe në kohëmë të gjatë në jug se në veri!do të thuash ti përse u zgjodh gegërishtja??këtë nuk di të ta them,por di të të them se kur filmi kishte për temë një ngjarje në jug askush nuk fliste gegërisht!!ndërsa filmat me temë veriun si komunisti dhe "armiku i popullit"flisnin gegërisht!kuptohet në të dy rastet e "armikut të popullit"tosk e geg,gjuha e tyre në shumicën e rasteve ishte e nivelit të ulët!!

gjon,një gjë më kanë mësuar vitet e mija!!të kërkojë më shumë lidhjet se ti shkatërroj ato!!është më e kollajshme,më e këndëshme të lidhesh se sa të ndahesh!!të merr shumë energji!!energji të hedhur poshtë!!sepse në fund të fundit duhe të lidhesh prapë!!

sicario-killer sepse "serial

sicario-killer sepse "serial killer" implikon me teper aspektin e shtytjes psikologjike te vrasjeve ndersa "killer" i pergjigjet ekzaktesisht kuptimit te vrasesit me pagese.

Te lumte Primo ! Kshtu i don

Te lumte Primo ! Kshtu i don mushka drute, sepse jan kref shume kta te "Rilindjes" dhe mesa duket revanshi Jugor kunder "shpellarve" te veriut do te vazhdoje dhe behet edhe me i madh nen Edi Ramen.

Mysybet keta shkodranet. Ec

Mysybet keta shkodranet. Ec ore shkruaj si te duash e c'fare te duash. Po shkruaje mbare si Fishta, Mjeda e Migjeni e jo gjysma shkodrance, e gjysma italiance e plot rroma pertoma qe se merr vesh qeni te zotin.

Ec mor budalle se s'te duhet leje nge kurrkush te shkruash ne c'faredo dialekti ta ka qefi. As shqipes nuk i behet dem nga dialektet e shqipes, perkundrazi pasurohet.

Vec hapni syte mos fusni huazime te kota e fare te panevojshme si puna e ketij Primos qe i pelqen vetja se di dy fjale italisht.

Hajt Tung

Primo , makare nderro emrin

Primo , makare nderro emrin dhe beje shqiptar , pastaj eja dhe na trego "dashurine" per shqiptarine ! Nuk eshte e rastit qe per shkallmimin e unitetit kombetar rreken nje Primo Shllak dhe nje Dom Shllak Gjergji ? Dp t'i beja pyetjen e Ismail Qemal Bej Vlores qe i beri Mytesarifit Turk te Durresit : "- Per ke me flet ti more gjak prishur ?"

kush do e perktheje kete

kush do e perktheje kete ??!!

keta kane filluar te shkruajne gjithesekush sipas te folurit te fshatit te tyre.

( gjithe bota ka nje gjuhe zyrtare , vetem ne nuk e kemi ose nuk e perdorim me se jemi ne demokraci )

Po Z. Shllaku, e kuptoj

Po Z. Shllaku,

e kuptoj fort mire reagimin tuaj per dialektin geg te gjuhes shqipe, njekohesisht edhe shqetesimin tuaj qytetar. Profesor i nderuar Rami Memushaj, nje nga akademiket tane me te spikatur bashkekohore, ne shkrimin e tij nuk ka pasur aspak ndermend te fyeje ndonje nga figurat e kishes katolike, por thjesht te vere ne dukje se trajtimi i dukurive te tilla kaq delikate sikunder eshte ajo e shqipes standarte tashme e konsoliduar si e tille, pamvaresisht rrethanave, nuk ka nevoje per patos por per trajtim te mirefillte shkencor. Dhe kete gje me mire se kushdo tjeter, s'mund ta bejne vec akademiket e vertete shqiptare!

Gjithkush eshte kompetent ne fushen e vete!

Nji komentues thote: "Primo ,

Nji komentues thote: "Primo , makare nderro emrin dhe beje shqiptar",

Po si te ia bajme qe shumica e shqiptarve kan emna turqish e aziatikesh? Ha,ha,ha.

Persa i perket asaje qe thuhet se Primo shkruen shkodranishte se me drejteshkrimin po merren vesht te gjithe shqiptart.

Lavrimi i shqipes ka fillue ne Shkoder kur shqiptart nuk dijshin me shkrue, prandej nuk quhet shkodranishte gjuha shqipe e shkrueme qyshe shume shekuj ma pare qyshe me FORMULEN E PAGEZIMIT etj.

Erdhne Naimi me shoke prej Stambollet dhe u mesuen shqip joshkodranve dhe tash ate gjuhe po na e quejne SHQIP. Ha,ha,ha.

or ti emër e mbiemër jo

or ti emër e mbiemër jo shqiptar!!

je i njohur për krahinizmin dhe besimin tënd!!këto që ti përmënd janë me të vërtetë të vërteta,por e keqja është se ti tërheq gjithnjë me shat nga vetja!!vetëm shkodra për këtë,vetëm katoliçizmi për atë!!
por për fat të keq tëndin or debo,në shqipëri ka dhe krahina e besime të tjera,ndryshe nga tëndi!!e di që për fat të keq tëndin por skam se çfar të bëj!!edh mua do të ma kishte qef të flisnin të gjithë si unë,bile do të më pëlqente që të kishin të njëjtat tone të cilat dëgjoj unë më mirë,por nuk është e mundur mor i mënçur!!prandaj unë duhet ti përshatem njerëzve,unë duhet ti përshtatem gjuhës jo ajo mua!!kështu është dhe me shkodranishten,shkodrançen,shkodranianen e ku ta di unë se si mund ta thonë të tjerët!"shkabejtë","dorasi" e shumë fjalë të tjera që nuk ndodhen në shqipen e standartizuar,futen nga dialektet,veriore a jugore,kujt i krisi,por nuk futen nga italishtja o japonishtja!këtu duhet të përqëndrohemi!!dialektet janë pasuri,pasurojnë standartin!!!sado i pasur të jetë gjuha standarte nuk mund të krhasohet me tërë dialektet,por gjuhe standarte është më e pasur se çdo dialekt veç e veç!!shqipëria ka dhe një pasuri tjetër,atë fetar!pasuri që nuk e ka askush,pasuri të qetë tolerante,por që shpeshë injorantë si ti duan ta shkatërrojnë!!nuk u rrihet pa futur thumba,pa përçarë!!

Vet shkodranet e medhenj,

Vet shkodranet e medhenj, gjuhen shqipe e njihnin qe nga Tivari deri n' Preveze(N. Mjeda), e keta duan gjuhen gege te nje mehalle qe as vet nuk dine ta shkruajne. Tradhetia shqiptare nuk ka brire. Mire qe vet shkodranet ua kuptuan qellimin. Shodranet ia dhane pergjigjen Jozefina Topallit e Sali Berishes, edhe ketyre po ua japin shpejt.

keta katoliket e shkodres po

keta katoliket e shkodres po tregojne shenja te qarta antishqiptarizmi. megjithese duan te paraqiten si perfaqsues te ''gegerishtes'',fakt eshte, qe ata qe kane me shpate kunder gjuhes kombetare shqiptare jane vetem nje pjese e vogel e gegerise ,te gjithe katolike dhe asnje mysliman.kjo pakice qe po tenton te behet me e rrezikshme se janullatosi per kombin shqiptar ,nuk mund ti imponohet shumices qe ka nje identitet te fuqishem kombetar. nese ata nuk duan te identifikohen si shqiptare por gego-katolike eshte e drejta e tyre,ashtu sic eshte edhe e drejta jone ti perbuzim keta gjakprishur qe duan me shume serbine dhe italine se shqiptarine.

Sikur keta anonimet te

Sikur keta anonimet te lexonin ndonje liber tjeter perveç kuranit perpara se te vjellin vrerin e urrejtjes dhe te injorances ndoshta do te mesonin se cfare kontributi te madh ka dhene Shkodra dhe kleri katolik ne levrimin e gjuhes dhe te kultures shqipe . Mjafton te kujtosh shkollat e hapura nga jezuitet dhe françeskanet ne shkoder qe pergatiten nje brez njerezish me kulture dhe me dashuri per Shqiperine (te gjithen veri-jug) dhe lirine e mendimit. Ti nuk ke identitet kombetar perderisa sulmon ortodokse e katolike por t'i je me i keqi nder antishqiptaret.

Ashtu eshte ! Po behet

Ashtu eshte ! Po behet gjithnje e me e qarte aleanca e vjeter Vatikan + Kalifat + Patriakane si ketu dhe 500 vjet te shkuara kunder popullit shqiptar ! Tani kjo aleance , ka terrenin te veproje brenda trojeve shqiptare me do shqiptare te shitun dhe gjakprishun ! Ne Kosove , do qarqe qe investohen nga rrenjet e vjetra te Beogradit , jane bere edhe grup i vockel ! Keta jezuitet apo franceskanet (qe nuk e quajne veten dot as shqiptare) gjithashtu jane versulur kunder Kombit Shqiptar dhe kollonave te tij te shenjta ! Per fondamentalistet islamike dhe vehabistet nuk kam cfare te shtoj sa thashe per keta me siper ! Kisha greke , duke mos i bere dot antishqiptare ortodokset e jugut , pushtoi me bekimin e Sali Berishes , KOASH-in , dhe nepermjet tij po perpiqet te hedhe helmin antishqiptar nder shqiptare !

Kohe te veshtira po kalon ky Kombi Yne ! Keta armiq shekullore jane egersuar nga clirimi i shqiptareve te Kosoves , sepse ishte nje arritje per kete Komb !

Turp qe keta gjakprishur , apo vegla te ndyra te huajve nder gji tone po luajne kete loje ! Por do te deshtojne ! Historia e ka treguar edhe kur shqiptari ishte me keq se sa sot !

Poshte tradhetia ! Jashte ideologjia antishqiptare nga trojet shqiptare ! Keta antishqiptare , te shkojne dhe te jetojne ne ato komunitete qe i mbajne para dhe qe iu afrojne ngushellim shpirteror ! Cfare duan ne Shqiperi dhe trojet e te pareve tane ?

or lum Lleshi, ty te paskan

or lum Lleshi, ty te paskan dehur mesimet e xhaxhit Enver e çka eshte me keq, nuk te ka dale akoma pija.

Po lum Gjoni , po ! Lexo

Po lum Gjoni , po ! Lexo shkrimet e vete ketyre armiqve shekullore dhe do ta mesosh historine ! Lere Enverin , sepse atij mundet t'i veshesh te zezat e gjithe botes , por persa i perket qellimeve te vatikani , Patriarkanes apo Kalifatit , ai nuk genjeu kurre ! Sepse edhe po te genjente kujt i plasi ? Do te dilte genjeshtar si ty dhe te tjeret , sepse historia tregon ndryshe !

Ja ku ju kemi te gjalle , balle per balle , duke pare "frymezimet" jezuite apo leshite dhe jo ato panshqiptare !

Historia nuk e nxjerr te genjeshtert fjalen time ! Vepra jote , e Primove dhe e Domve , eshte vetem se nje prove me shume !

E kuptoj pasionin dhe

E kuptoj pasionin dhe dhimbjen e ketij njeriu per dialektin e vet dhe eshte e vetmja gje qe nderoj ne kete shkrim.

Por ky njeri , ne pikpamje kulturore eshte nje fatkeq qe nuk e kupton dot se katundi i tij sado i bukur nuk mund t'i zere dot vendin e kombit. Qofte se nuk arrin te kuptoje dot zhvillimin, qofte se mund te jete doras i kauzes katolikocentriste , shpallur hapur prej vitesh, per fatin e tij te keq ka per t'u kujtuar si ata patriotet e vjeter qe nuk e kuptonin dot se shqipja nuk mund te shkruhej me germa arabe.

Ka shume njerez si ky, si ai prifti Meta,edhe ca te tjere qe kane bere shkolla Europes, per te cilet shqiptarizmi nuk shkon me tej se gardhi i kopshtit te tyre. Mendjengushtesia, po edhe nganjehere shpirtngushtesia, i shndrron ne ushtare kryeneçe te nje kauze te humbur.

Anonim i sinqerte, po ç'ke o

Anonim i sinqerte,

po ç'ke o burre i dheut qe haesh per koti?!

Kultura e Veriut, edhe sikur ta ngushtojme ca ne "shkodrane", dhe me shume akoma

ne "keta katoliket e Shkodres", siç i quan ti, eshte pjese madheshtore e Kultures Shqiptare.

Edhe nese keta djemte e rinj, qe do te deshiroja vertete te shkonin pas Primo

Shllakut, pra do t'ju falej edhe ndonje kapercim, apo ndonje si-shaka qe e leshojne

jsi padashje "kunder" malesoreve te jugut qe vendosen te quhen qytetare"(!?),

pra edhe nese keta "katoliket e sotem" nuk jane dot aq te medhenj sa ata te Dje-

shmit, prape, Ata te Djeshmit e ata me perpara tyre, kane bere aq shume per Gjuhen

shqipe, e Kulturen Shqipe, dhe Qendresen Shqipe, sa ketyre te rinjve u falen

tere sa gabojne per shkak te ca matufeve te vjeter kuqaloshe qe edhe kur flasin

ne emer te Jugut, as kane fare lidhje me te.

Behet fjale per Veriun dhe Jugun e nje Pike, se aq eshte Shqiperia ne sy te te

Huajve, o zoti Anonim! Si thua ti, ta ndajme piken ne dy pika te vogla?

E perse valle?!

Flet vete artikulli pere
Flet vete artikulli pere artikullshkruesin. Nuk kuptohet hic me gjysma fjalesh e normash nga te gjitha rastet qe di si gjysmak
Ti ANONIM hjedh gurin dhe

Ti ANONIM hjedh gurin dhe mshef doren. Ti kritikon ne forme anonime njisoj si te gjuesh tjetrin mbas gardhit.

Katoliket e Shkodres jane trashigimtart ne vij te drejte te Gjergj Kastriotit. Muslimant qe sulmojne katoliket e Shkodres jane bashkepunetoret e pushtuesit turk-osman, i cili i ndaloi shqiptarve, te gjithe shqiptarve, shkrimin e gjuhes se gjuhes shqipe. Ishin kryesisht katoliket e shkodres me patriotizmin e tyne qe mbajtne shkrimin e gjuhes shqipe. Shembull kemi shkrimet e para te gjuhes shqipe, kemi Kuvendin e Arbrit te vitit 1074 te organizuem nga Papa Kelmendi i XI (gege edhe ky) per mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhes shqipe, kemi drejtuesit kryesor te kongresit te Alfabetit 1908 ne Manastir priften katolik si At Gjergj Fishta, dom Ndre Mjeda, Imzot Nikoll Kaçorri, si Luigj Gurakuqi etj . Kemi shkollat françeskane e jezuite te cilat i dhane nji hov te madh lavrimit te gjuhes shqipe, qe antikatoliket antishqiptar proturq o prosllavo-komunist po i kundravehen kesaj kulture. Pse ju qe padrejtesisht dhe ne forme antikombetare jeni kundra ketyne patriotve te gjuhes shqipe? - Sepse ju nuk keni kurrfare tradite te kulture shqipe siç e kan katoliket e Shkodres me KULTURE EUROPIANE dje jo me FORMIM TURK-OSMAN qe e la kete popull ne injorance te plote. Tashti ju hapne syte juve dhe po na delni si atdhetar. Ishte kryesisht kleri katolik shqiptar qe e mbrojti gjuhen shqipe te ndaluem prej turqve. Ishte kleri musliman qe mbeshteti turqit per ndalimin e shkrimit te gjuhes shqipe. Ka nji hendek te madh ne qendrimin patriotik ne mes te klerit katolik patriot dhe klerit musliman antishqiptar.

" kemi drejtuesit kryesor te

" kemi drejtuesit kryesor te kongresit te Alfabetit 1908 ne Manastir priften katolik si At Gjergj Fishta, dom Ndre Mjeda, Imzot Nikoll Kaçorri, si Luigj Gurakuqi" o pulë gjermane po spaska qënë kongres moj shpirt!!me 4 veta??apo mos vallë "etj"ishin myslymanë e ortodoksë e laikë!?ske faj ti,mëndja tënde përqëndrohet tek një fakt!ai "që më pëlqen mua"!

kangresi i manastrit ishte kongresi i parë SHQIPTAR!!më parë nuk ka pasur të tillë!është shkruar e luftuar në trojet shqiptare,por asnjëherë në nivelin e kongresit të manastirit!!aty u bashkuan të gjithë shqiptarët,që ti sot do dhe po i ndan!ashtu si i ndan dhe ai turkofagosi në tema,dhe ata net e ramy!!

ju të gjithë jeni plera fetaro krahinore!!

Or ti Meskino apo

Or ti Meskino apo Tedeschino-naziskino , rrofsh qe flet keshtu ! Tam borxh une personalisht kete nder qe po na ben ! Urrejtja kunder shqiptareve , te ka hequr arsyen dhe ti shpreh hapur dhe gjithe vitalitet gjithe "permbajtjen" tende ! Edhe nje here , rrofsh !

Ne kete inat dhe urrejtje , je aq i sinqerte , sa edhe nje shqiptari te thjeshte dhe analfabet , nuk do te kishte se cfare t'i thoje me shume per ta qartesuar apo ndergjegjsuar lidhur me luften antishqiptare te njerezve si ti !

Une personalisht , i respektoj dhe nuk i nenvleresoj , armiqte e Kombit tim ! Pavaresisht se jane armiq dhe i kane shkaktuar ketij Kombi vujatje te pamata ! E kupton qe dhe ti je nje ushtar ordiner i ketyre qarqeve antishqiptare , prandaj gezo ato eyro qe te japin , por mos mba asnje shprese se do te arrish ndonje gje !

Pershendetje armiku i Kombit tim !

"...gezo ato eyro qe te japin

"...gezo ato eyro qe te japin .."

Me parà dhe me dhune u kethyen ne turq ishkristjant shqiptar.

E keni tradite ju renegatet e shqiptarve te bliheni dhe kujtoni se e gjithe bota e shet moralin e vet si ju. Turp e maskarallek historik.

(deleted) nuk ekke shitur ti

(deleted)

nuk ekke shitur ti nderinn tënd??

ke harruar shkrimet që bëje tek shekulli në favort të gëkut??

në se haron ti o pulë gjermane nuk harrojmë ne!!bashkë kemi pasur boll replika!nuk e di sa të punon ty kujtesa por timja funksionon shumë mirë!!

anti,ç'qenke kapur keq me

anti,ç'qenke kapur keq me Palin.Kjo puna e gjuhes duket qe do na ndjeke tere shekujt e universit,me gjuhen do merren prifterinjte,se ua ka lene amanet Gjon Buzuku.ç'ne gjuhetaret,ata jane "jugore,komunista,ose ne rastin me te mire,greke...".Une kam pasur gjithe ata shoke maloke ne shkolle,qe nuk merrnin vesh gegnishten e njeri-tjetrit,te pakten jugoret merren vesh;ose maloket kane probleme komprensioni,se shkak tjeter s'ka.Kjo kembengulja se qenka gabuar Kongresi i Drejtshkrimit eshte thjesht nje provokacion,qe kushdo mund ta beje,ne emer te superioritetit te te folmes se katundit te tij.Psh,korçaret,byrazeret mund te thone qe ata e hapen shkollen e pare shqipe,keshtu qe nderi i standartes u takon atyre,ithtaret e prifterinjte e Gjon Buzukut doemos duan te tyren e keshtu me rradhe.Une jam dakord,nqs geget kane probleme komprensioni me gjuhen dhe s'arrijne dot te kapin qe ne vogeli gjuhen standarte(psh,Jozefina eshte shkencetare e shquar,po nuk thote dot"mbyll,thote"mbyth"-qe ne Jug kuptohet ndryshe...)atehere duhet doemos te behet gegnishtja gjuhe standarte.Jugoret jane me te shkathet te pervetesojne gjuhen,ndikon edhe dielli ne kete pune,edhe presioni atmosferik,hahahahhaaaa,ja hoqa trurin Palit-hajde te vendosim standartin e gjuhes gege.Te na e vulosin me nja tre mesha prifterinjte,dijetaret tane te diplomuar te gjuhes,biles,pse nuk vendosim qe profesoret e gjuhes ne katedra te vishen si prifterinj,nje rruge e dy pune.Kjo,besoj une,eshte ne sinkron me vendin qe ze feja,si lende e shkeputur nga afaret e shtetit.Por edhe me gjere fare,une mendoj se duhen djegur tere librat e shkruar ne standarte ketu e 40 vjet,siç beri prifti i nderuar Lanza ne Ameriken Latine,qe bukur e ka pershkruar Neruda"..tymi iken lart ne qiell,por nuk kthehet me gje nga qielli".Une mendoj se duhet bere si ne Mesjete,kur me pak"bindje" mund te behet ajo qe u ben ne Ameriken Latine.ç'te keqe ka qe brazilianet flasin portugeze,meksikanet spanjollçe;shkurtohet njeçik puna.Mendoj se me kete fryme,tere Ballkani dhe Evropa mund te flasin gegnishte,eshte gjuhe e bukur vertet,i ngjason dy pika uji anglishtes se folur.Kam idene se ne mitin e Babelit,nuk qe Zoti qe shperndau gjuhet,kane qene jugoret,komunistat,grekofonet,byrazeret nga Korça.T'a dinte Sami Frasherlliu qe do vinte dita te grindeshim per primaritetin e dialektit,do fluturonte nga gezimi.Do thoshte qe,shikoni,shqiptaret i rregulluan te tera punet dhe u mbeti kohe te diskutojne perfeksionin e gjuhes.

Ky eshte qendrim redaksional,

Ky eshte qendrim redaksional, apo roma-per-toma te ndonje autori qe ka humb skedinen?

"RP" nuk është redaksia por

"RP" nuk është redaksia por një përdorues i sajtit.

Viny,jam Rrapush

Viny,jam Rrapush Pallaveshi,roje nate tek fusha e druve.

Ty te paska rene me te

Ty te paska rene me te vertete dielli ne koke. Nese jugoret do te ishin "te shkathet" si puna jote, me siguri nuk do te benin shume rruge ne shkollat e perendimit. Ke shkruar kodra pas bregut nga fillimi deri ne fund. Ne shembullin "mbyll-mbyth" e ke marre gegnishten si variant te toskerishtes, nuk ke faj, aq kupton e aq shkruan.

Gjoni,sipas

Gjoni,sipas shkencetareve,truri"punon"kur ndodhin shkarkesa elektrike,sinapse.Kur je ne diell keto shkarkesat jane me aktive.Dielli eshte pergjegjes edhe per temperamentin,ndikon pozitivisht ne shume drejtime.Mos e shaj diellin,se eshte e para gje e hajrit qe ka bere perendia."Mbyll dhe mbyth"eshte nje batute e Mero Bazes tek Antena dhe ka ca doze ironie.Une aty lart kam shkruar nje antireplike;kam bere ironi nga fillimi e gjer ne fund.Dhe e di pse?Sepse ky rishikimi i gjuhes eshte pune revanshi dhe imponimi i gegnacionalisteve kapadainj.Zakonisht une shkruaj me pak sesa kuptoj,te sugjeroj t'a besh edhe ti,sigurisht po te deshi qejfi dhe po s'pate komplekse ndaj jugoreve inferiore,ne sensin ...gjeografik.E fundit,kam nje teori te timen lidhur me librin e Shmidt per Skenderbeun,se ma kujtoi pseudonimi yt.Shmidt thote se i ati i Gjergjit quhej Ivan,e kete e kish lexuar ne nje pusulle te gjetur ne keshtjellen Sforza,Milano.Por atehere,Gjon ne italisht korrespondon me Xhovani(Giovanni), ne dialektin lombard edhe sot i thone Xhuan(Jvan),pasi J=Xh,V=U ne italishten lombarde mesjetare.Shmidt e di mire qe kjo eshte keshtu,por nuk e di per çfare interesi ben Ivan ate qe eshte Jvan(Xhuan-Giovanni-Gjon).Ndersa ky qe shkruan artikullin ka mbiemrin e nje profesorit tim te fiskultures,qe me merite ka qene kapiten i Kombetares se futbollit ne vitet '60-'70,Lin Shllaku,njeri i shkelqyer.Sikur ia degjoj ne vesh shkodrançen e folur shpejt.

Eshte shume e rrezikshme kur

Eshte shume e rrezikshme kur me çeshtje te gjuhes merren klerike.

Se dyti, lidhur me "standard"-in ka standarde nderkombetare, qe nuk mund t'i shpikim ne, shqiptaret.

Se treti, bota po globalizohet nen shenjen e nje "esperanto"-je moderne sikurse eshte anglishtja.

Ne, shqiptaret, si do te "globalizohemi" per "esperanto"-n e shqipes?

Pra, do te kemi shume lloje "standard"-esh te gegnishtes: shkodranisht (me nen-"standarde": shkodranisht-qyteterisht, shkodranisht-kelmendisht, shkodranisht-bushatisht etj), kosovarisht (me nen-"standarde": prishtinisht, medvedigjisht, gjakovisht, etj.) dibranisht (me nen-"

standarde": dibranisht ketej kufirit, dibranisht matane kufirit, tetovisht, shkupisht,manastririsht, gostivarisht, strugisht, ohrisht, rekisht etj.), matjanisht, pukisht, krutanisht, mirditisht, kuksinisht (me nen-"standarde": morinisht, hasisht, tropojisht etj.), tiranisht (me nen-"standarde": pezisht, prezisht, dajtisht, tujanisht, vorisht, bathoreisht, gerdecisht etj.), elbasanisht (me nen-"standarde": peqinisht, cerrikisht, librazhdisht, çermenikisht, bishtqemthisht etj.), durrsakisht (me nen-"standarde": shijakisht, rrashbullisht, ishmisht, manzisht, maminasisht etj.), kavajisht (me nen-"standarde": luzisht, lekajisht, vorozenisht, sinaballajisht, rrogozhinisht etj.).

Kurse per toskerishten do te kishim keto "standarde": vlorisht-laberisht (me nen-standarde: laberisht-vlorisht, kurveleshisht, dukatisht, novoselisht, pilurisht, himaraisht, novoselisht, nartisht, terbaçisht, lukovisht, ksamilisht, sarandisht, delivinisht etj.), myzeqeisht (me nen-"standarde": lushnjarisht, fierisht, ballshisht, mallakastroitisht, patosisht etj.) beratisht (me nm-"standarde": skraparisht, çorovodisht, kuçovisht, poliçanisht, vendreshisht, tomorricisht, ujevajgurorisht et.), korçarisht (me nen-"standarde": vithkuqisht, voskopojarisht, qarisht, drenovisht, mborjeisht, devollisht, menkulasisht, vidohovisht, kapeshticisht, pogradecisht, mokrarisht, starovisht, goricisht, ersekisht, leskovikisht, prodanisht etj.), gjirokastrisht (me nen-"standarde": lazaratisht, libohovisht, pogonisht, lunxherisht, zagorisht, tepelenisht, picarisht, fushebardhisht, bençisht, permetisht, frasherisht, etj.), çamerisht (me nen-"standarde": konsipolisht, çamersirsht-tiranisht, çamerisht durrsakisht-plazhisht, çamerisht-shijakisht, çamerisht-elbasanisht-cerrikisht; çamerisht-tiranisht, çamerisht-rrogozhinisht, çamerisht-nartisht etj.), etj. etj.

Zoteri, keta shembuj i solli jo per humor dhe ironi.

Thjesht: mendimi juaj ka mbetur ende te principatat, para Skenderbeut.

Evropa dhe Bota po shkojne drejt njesive te medha, kurse ne drejt copetimit gjuhesor.

Eshte shume e rrezikshme kur

Eshte shume e rrezikshme kur me çeshtje te gjuhes merren klerike.

Thjesht: mendimi juaj ka mbetur ende te principatat, para Skenderbeut.

Evropa dhe Bota po shkojne drejt njesive te medha, kurse ne drejt copetimit gjuhesor.

Zotrote a ke lexuar ndonje veper te ketyre "njerezve te rrezikshem" ?

Ne rast te kundert eshte kot te diskutohet sepse jo vetem qe nuk ke te qarte thelbin e diskutimit por as nuk ia ke idene se per cfare behet fjale.

Eshte shume e rrezikshme kur

Eshte shume e rrezikshme kur me çeshtje te gjuhes merren kleriket injorant hoxhallar.

Add new comment