Trashëgimi mjekrrash e nofullash

Një vajzë 11 vjeçare amerikane, e quajtur Grejs Bedell, i shkruante Abraham Linkolnit përpara se ai të zgjidhej President i Shteteve të Bashkuaratë Amerikës:
“I nderuar Zoti Abraham Linkoln,
Babai im sapo u kthye në shtëpi dhe na solli fotografinë tuaj. Unë jam 11 vjeç dhe kam dëshirë që Ju të zgjidheni President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. A keni ndonjë vajzë që është në moshën time? Po qe se keni jepini asaj dashurinë time dhe i thoni të më shkruajë, nëse ju keni mundësi të më ktheni përgjigje.
Unë kam katër vëllezër dhe disa prej tyre do të votojnë për ju për president, por nëqoftëse ju e rrisni mjekrën unë do t’i bind edhe të tjerët që të votojnë për ju. Me mjekër fotografia juaj e varur në mur do të duket shumë më e bukur.
Zonjave u pëlqen mjekra, kështu që po qe se ju e rrisni mjekrën ato do t’u mbushin mendjen burrave të tyre të votojnë për ju.“
…Një pjesë nga letra e 16 vjeçarit, Gentjan Kërçiku. për zotin Sali Berisha, Kryeministër në detyrë i Shqipërisë:
“… Ishit idhulli im me plot gojën. Ju ishit arsyeja sepse e ndiqja aq fuqishëm politikën, sepse admiroja karrierën tuaj, admiroja karakterin tënd, personalitetin tënd por edhe natyrën e humorit që ju karakterizon. E mendoja që një ditë do të isha edhe unë atje në gjirin e PD-së në krahun tuaj. Unë vlerësoj jashtë mase shumë punën që ju keni bërë si Kryeminister i këtij vendi, sepse ju e keni bërë të prekshme këtë punë të palodhur tuajën.
Unë e pranova rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ashtu si edhe ju, por atë që nuk mundem ta pranoj është dorëheqja nga Kryetar i PD-së. Jam ende i mërzitur nga ky vendim i juaji, sepse unë në të vërtëtë nuk i konceptoj dot mbledhjet e KM-së pa ju, nuk e konceptoj dot Parlamentin pa praninë tënde, pa humorin tuaj.
Tani nuk e di më nëse dua të vazhdoj të merrem me politikë sepse pa praninë tënde politika më duket e varfër. Por një gjë dua të të them se ju zoti SALI BeRISHA keni qenë, jeni edhe do të jeni kryeministri i Shqipërisë si dhe lider i PD-së.... Tani JU JENI LIDeRI MË HISTORIK I SHQIPËRISË. Ju uroj Shëndet në radhë të parë juve dhe Zonjës suaj. Ju uroj gjithë të mirat juve dhe Familjes tënde."
Letra e parë është shkruar me 15 Tetor 1860, letra e dytë është shkruar në fund të Qershorit, 2013; e para është shkruar kur Abraham Linkolni përgatitej të bëhej President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e dyta është shkruar kur Sali Berisha, përgatitej të linte postin e Kryeministrit të Shqipërisë pas qëndrimit për tetë vjet në këtë detyrë.
Letrat i thonë të gjitha, edhe përgjigjet po ashtu.
Comments
Nje krahasim

Nje krahasim fantastik

faleminderit autorit

Ka edhe nje leter te

Ka edhe nje leter te trete,shkruar nga kryetari i shoqates se psikopateve demokrate te spitalit 5(SHPD).Ky i thote Saliut qe po hoqi dore nga kryetarlleku i PD,ata do hyjne ne greve intelektuale pa afat.

Letrat pervec admirimit nuk

Letrat pervec admirimit nuk kane asgje tjeter te perbashket.

Te dyja me pelqejne dhe vecanerisht e Gentianit sepse pavaresisht nese na pelqen ose jo ''Idhulli" i tij na duhet te pranojme qe Gentiani eshte idealist dhe cdo shoqeri ka nevoje per idealizem edhe nese vjen ne kete forme.

dritan Idealizem si ky-[ edhe

dritan

Idealizem si ky-[ edhe ti vete e ben nje dallim, derisa thua qe "...edhe nese vjen ne kete forme"]- mund te sjelle "kamikaze" dhe jo ata lloj idealistash qe ka shpesh nevoje shoqeria per te hedhur hapa perpara.

Per te mos u marre me admirimin se do pak kohe. Edhe admirimi, qe permendni ju, nuk ngjan fare i vajzes me te Gentianit tone. Eshte ceshtje edukimi per ambientet respektive, jane diferenca shekujsh ne menyrat e kendveshtrimit.

Po te ndihmoj me nje detaj: lexoi dhe nje here dhe kush do te duket me origjinale ne ndjenje.

Ky shqiptari as nuk di të
Ky shqiptari as nuk di të shkruaj: herë i thotë Berishes ti herë ju, herë tënden herë tuajën. Katastrofale. Nuk ka ditur dikush t'i bëjë një redakturë letrës? Kështu është treguar injoranca mjerane e letërshkruarit dhe turpi ynë që kemi analfabetë funksionalë.
Add new comment