Suksesi elektoral i Bashës në 2011-ën përballë disfatës së Olldashit në 2007-ën

Në garën për Bashkinë e Tiranës në 2011-ën, Lulzim Bashës iu regjistruan rreth 125 mijë vota nga KQZ-ja. Një kontribut të pazëvendësueshëm për këtë rezultat dhanë 21 mijë votat e LSI-së, e cila bëri një fushatë tejet energjike në përkrahje të Bashës. Por sidoqoftë, i bie që Basha të ketë marrë rreth 104 mijë vota të djathta. Ndërkohë koalicioni i PD-së, dy vjet më parë (në zgjedhjet e 2009-ës), kishte marrë vetëm 2 mijë vota më shumë në territorin e Bashkisë së Tiranës (rreth 106 mijë vota). Pra Basha, megjithë 6 vjetët e konsumimit të pushtetit të PD-së, arriti t’i ruaj koutat e koalicionit të PD-së brenda vijës së verdhë të Tiranës.
Katër vjet më parë, në garën për Bashkinë e Tiranës të 2007-ës, Sokol Olldashit i ishin regjistruar rreth 76 mijë vota nga KQZ-ja. Ai nuk pati përkrah LSI-në (përkundrazi, e pati përballë), por sidoqoftë, rezultati që arriti ishte shumë më poshtë kuotës që kishin kapur kandidatët e djathtë dy vjet më parë në territorin e Bashkisë së Tiranës. Në zgjedhjet e 2005-ës, ata morën plot 96 mijë vota brenda vijës së verdhë të Tiranës. Pra, Olldashi mori rreth 20 mijë vota më pak se sa kishin marrë së bashku kolegët e tij të djathtë dy vjet më parë. Nderkohe, ai ka demonstruar se ka qenë një fushatist shumë efikas në gara të tjera, si para edhe pas 2007-ës -- Olldashi fitoi në Shijak në 2005-ën, përballë kandidatit vendas Agron Duka, si dhe arriti një rezultat pozitiv të paprecedent në drejtimin e fushatës së qarkut Fier në 2009-ën
Deri më sot nuk është bërë ndonjë studim rigoroz për të shpieguar diferencën mes suksesit elektoral të Bashës në 2011-ën dhe disfatës së Olldashit në 2007-ën, por unë po bëj një hamendje për një nga shkaqet kryesore të saj: Përveç ndihmës 21-mijë-votëshe të LSI-së, Bashën duhet ta ketë ndihmuar fakti që e la Berishën krejt në hije gjatë fushatës së 2011-ës. Ndërsa Olldashi e zhvilloi fushtën e tij të 2007-ës nën hijen e plotë të Berishës…
Shënim: Faktori KQZ ka qenë i njëjtë si në 2007-ën edhe në 2011-ën -- në krye të saj kanë qenë njerëz tejet të besuar të Berishës në të dyja rastet…
Comments
Pershendetje Zaloshnja. Ne

Pershendetje Zaloshnja. Ne nje moment te mbare, nese mund ti japesh kollaj, a i shkruan dot numrin e pergjithshem te votuesve dhe rezultatet, per zgjedhjet 2007 dhe 2011?

Mundesisht edhe per zgjedhjet e pergjithshme te 2009 dhe 2013, duke patur parasysh qe te merret vetem elektorati qe voton per Bashkine e Tiranes, nese eshte e perputhshme, zonimi lokal me ate te pergjithshem...

Qellimi eshte qe te shoh (besoj edhe te tjere, me mua) nje tablo te mundesive reale te levizjeve te preferencave, apo te ndryshimit te panatyrshem te votuesve, pergjate kohes.

Vetem brenda vijes se verdhe

Vetem brenda vijes se verdhe te Bashkise se Tiranes:

Ne 2007, 98 mije Rama dhe 76 mije Olldashi.

Ne 2009, 122 mije koalicioni Rama, 106 mije koalicioni Berisha, 18 mije koalicioni Meta, dhe 5 mije koalicioni Meksi-Shehi-Ndoka etj.

Ne 2011, 125 mije Rama, 125 mije Basha, 1.7 mije Milloshi.

Ne 2013 ?

Faleminderit! Ajo qe bie ne

Faleminderit!

Ajo qe bie ne sy eshte vazhdimesia e raportit te forcave, ne Tirane, por edhe rritja e forte e numrit te votuesve ne periudhen 2007-2009, dhe mos ndryshimi i ketij numri ne 2009-2011... per numrin total dhe raportet, ne 20013, mbase do presim KQZ...

Add new comment