Dy anët e dënimit me vdekje
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5710_1_2152.jpg?itok=n2BsuRiU)
Para ca kohësh Tereza Lewis u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës. Askush nuk i shkoi në burg ngaqë kjo zonjë ishte dënuar ligjërisht me vdekje. Pati tentuar të vriste burrin dhe djalin e birësuar dhe këtë e pati bërë pa leje. Ata që e ekzekutuan, në fakt, e bënë me lejen e autoriteteve. Për rrjedhojë, porosia e pestë duhet të riformulohet në këtë mënyrë: “Mos vrisni pa leje!” Fundja ka shekuj që i bekojmë flamujt e ushtarëve të dërguar në luftë, të cilët e kanë lejen për të vrarë, fjala vjen James Bondi.
Tashmë Ahmadinejadi, që po vret një grua duke e gjuajtur me gurë (po s’e pati bërë kur të jeni duke lexuar këtë shkrim), duket se po u kundërvihet thirrjeve që i vijnë nga Perëndimi duke thënë: “Po qaheni se ne duam të vrasim ligjerisht një grua iraniane, ndërkohë që ju i vrisni ligjërisht gratë amerikane?” Natyrisht, ne e kundërshtojmë duke i thënë se gruaja amerikane donte ta vriste burrin, kurse iranianja vetem brirët i vuri. Pastaj, amerikanen ne e ekzekutuam pa dhimbje, kurse iranianen doni ta vrisni sipas një mënyre që i shkakton shumë vuajtje. Sidoqoftë, një përgjigje e tillë do të nënkuptonte dy gjëra: se është e drejtë ta vrasësh një kriminele, ndërkohë që për një besëshkalë do të mjaftonte thjesht zgjidhja e martesës, pa detyrim për pension ushqimor dhe, e dyta, se mund të vrasësh sipas ligjit mjaft që viktimës t’i shkaktosh sa më pak dhimbje. Sakaq, ajo që ne duhet të mbështesim, nëse ende jemi mëndjekthjellët, është pohimi se edhe një kriminele nuk duhet të vritet, qoftë edhe ligjërisht, edhe sikur ekzekutimi të bëhet pa dhimbje, qoftë edhe duke i injektuar një drogë që i shkakton një lloj përhumbjeje të ëmbël.
Si duhet të kundërveprojmë kur vende pak demokratike na kërkojnë, ne qytetarëve të vendeve demokratike, që të mos merremi me dënimet e tyre me vdekje, por të shohim dënimet tona me vdekje? Situata bëhet shumë e sikletshme aq sa do më pëlqente të dija nëse qytetarët perëndimorë, përfshi këtu edhe një first lady franceze (meqë ra fjala), kur protestuan kundër dënimit iranian me vdekje, a protestuan edhe kundër dënimit kapital amerikan. Nuhatja më thotë që jo, sepse dënimet me vdekje në Shtetet e Bashkuara, për të mos thënë në Kinë, janë të shumta, por janë në rënie, ndërkohë që natyrisht, ideja e një gruaje të masakruar me gurë të bën më shumë përshtypje. Më kujtohet se kur më kërkuan të hidhja firmën për të penguar masakrimin e iranianes e dhashë menjëherë, por s’më ra ndërmend që ndërkohë po ekzekutonin edhe një grua nga Virginia.
Do të kishim protestuar njëlloj në qoftë se gruaja nga Irani do të ishte dënuar të ekzekutohej me një injeksion të qetë vdekjeprurës? Indinjohemi thjesht nga vrasja me gurë, apo sepse dënohet me vdekje një rob që nuk ka dhunuar porosinë e pestë, por vetëm të gjashtën? Nuk e di, reagimet tona shpeshherë janë instiktive dhe të palogjikshme. Në muajin gusht, në Internet u shfaq një site ku mund të mësoje mënyra të ndryshme sesi gatuhej një maçok. N’daç merreni me shaka e n’daç seriozisht, por kësaj here ngritën krye të gjithë animalistët e botës. Unë i dua shumë macet (ndër gjallesat e pakta që jo vetëm nuk e lënë të zotin t’i shfrytëzojë por, përkundrazi, e shfrytëzojnë atë me një cinizëm olimpik, ndërsa dashuria e tyre për shtëpinë të shembëllen me një lloj patriotizmi), prandaj do të tmerrohesha nga një tavë me mish maçoku. Por lepurin, që ndonëse është po aq hirplotë, por më pak inteligjent se maçoku, unë e ha pa më vrarë ndërgjegjja.
Skandalizohem kur shoh qentë që vrapojnë lirshëm në shtëpitë e kinezëve, madje, luajnë edhe me fëmijët, teksa të gjithë e dinë që në fund të vitit do të përfundojnë në furrë. Por, edhe në fermat tona sillen vërdallë derra, më thonë se janë kafshë shumë inteligjente, por askush s’e çan kokën që një ditë do të marrin formën e proshutës.
Çfarë na shtyn që ca kafshë të na duken të pangrënshme, ca të tjera të mbrojtura nga ndonjë tipar i tyre gati antropomorf dhe të tjerat shumë të ngrënshme, si bie fjala viçat e qumështit apo qingjat e vegjël që, për së gjalli, na ngjallin aq dhembshuri.
Jemi vërtet kafshë të çuditshme (vetë ne), të zotë për dashuri të mëdha dhe mospërfillje të frikshme, të gatshëm ta mbrojmë një peshk të kuq akuariumi dhe ta zjejmë të gjallë një aragostë, ta shkelim pa mëshirë një dyzetkëmbësh dhe ta quajmë barbare vrasjen e një fluture. Kështu, përdorim dy pesha dhe dy kute për dy dënime me vdekje ose skandalizohemi për njërin dhe bëjmë sikur s’dimë gjë për tjetrin.
Nganjëherë të vjen t’i japësh të drejtë Cioran-it dhe të besosh se fati i një krijese, kur del nga duart e Zotit, varet nga një Demiurg ngalakaq e rrëmujëmadh, mbase edhe pak i alkoolizuar, që i futet punës me ide shumë të ngatërruara.
Përktheu: Henrik Ligori
Comments
"Nuk e di, reagimet tona

"Nuk e di, reagimet tona shpeshherë janë instiktive dhe të palogjikshme."

Une mendoj se ne te vertete ne jemi pajtuar me shume te keqija te domosdoshme. Nuk eshte se perdorim dy kute, por vetem nje, vetem se ai ka limite logjike, ku e drejta nuk mund te vazhdoje te zbatohet me, sepse do te shkaktonte pasoja paradoksale. Ne se nuk do te ushqeheshim me derrat dhe bageti, dieta jone do te varferohej shume, mund te conte edhe ne gjendje urie dhe ne vend qe te therreshin derrat, mund te vdisnin njerez.

Midis dy te keqijave zgjedhim ate me te voglen. Por po ta shikoni me kujdes kjo zgjedhje eshte e detyrueshme. Ajo qe nuk mund te tolerohet eshte mungesa e mases se denimit dhe vuajtja e panevojshme. Ekzekutimi me gure eshte nje veper barbare dhe makaber. Vec kesaj ne rastin e iranianes denimi eshte shume me i rende nga c'duhet te ishte. Nuk mund te ekzekutohet nje grua apo burre sepse ka tradhetuar bashkeshortin. Masa tejkalohet ne dy menyra brenda te njejtit rast. Qyteterimi eshte edhe nje ceshtje mase, mase e humanizmit qe shkon deri tek pranimi i se keqes, nese ajo eshte nje e keqe e domosdoshme.

Duke u bazuar tek keto premisa, sipas mendimit tim, edhe denimi me vdekje i amerikanes eshte gjithashtu dicka qe mund te kategorizohet si e keqe jo e domosdoshme. Por ka dicka amerikane ne kete vendim, qe nuk mund ta kuptojme dhe shpjegojme ne europianet.

Sa per denimin me vdekje,

Sa per denimin me vdekje, para se te flasim, duhet ta veme veten ne vendin e viktimave. Eshte e thjeshte te filozofojme e te tregohemi politikisht korrekte. Ç'do te mendonit po t'ju vrisnin kot se koti femijen? Si do t'ju vinte sikur vrasesi i djalit apo vajzes suaj, pas disa vitesh burgu, t'ju kalonte perdite perpara dritares? Ketu qendron thelbi i se drejtes amerikane. Sa per ate iraniane, eshte pune e tyre, ata jane te gjithe dakort me ato ligje, nuk na takon neve ta gjykojme me parametrat tane, se ata kane te tjere parametra.

I got this web site from my
I got this web site from my buddy who shared with me on the topic of this site and now this
time I am visiting this site and reading very informative posts at this time.
Great article.
Great article.
This is really one of the
This is really one of the more fascinating sites I have seen.
It's so easy to tune out, but there is really some first-rate things on the net, and I believe your blog is on the short list!
Thanks so much for the great
Thanks so much for the great post this was just the thing I needed to see :
D
I'm glad to see a new post, I
I'm glad to see a new post, I was going through detriment! I get a charge out of reading your blog, I can't get enough of it!
Add new comment