Ç’ndodhi me të djathtën?!

E majta shqiptare është befasuar nga rezultati që ajo vetë ka arritur në zgjedhje! 23 qershori ka konfirmuar një maxhorancë të panjohur prej vitesh, e cila pritet të arrijë në kufijtë e 84–85 mandateve, por që ç‘është më e keqja, e ka reduktuar përfaqësimin e së djathtës në thuajse 55-56 deputetë! Por nëse befasimi i së majtës është tretur shpejt në euforinë e fitores dhe në triumfin mbi Berishën, e djathta ngjan e shokuar dhe e paqartë për atë që ka ndodhur. Asnjë nga drejtuesit e lartë të PD nuk di të përkthejë votën e 23 qershorit dhe përgjegjësia zbret nga problemi themelor në një seri problemesh jo dhe aq dytësore. Probleme që po t’i mbledhësh bashkë krijojnë pazëllin e humbjes traumatike. Disa prej tyre, por në radhë të parë analistët, kanë filluar të hedhin hipotezat e para dhe të gjithë bashkë drejtojnë gishtin te lideri historik i selisë Blu, Sali Berisha.
Argumentet ende të pasistemuara sapo kanë filluar të shfaqen. Ka njerëz që thonë se Berisha e personalizoi fushatën duke e kthyer në një referendum pro apo kundër tij. Kjo për një njeri që militon në politikë prej 23 vitesh dhe që ka 8 vjet në pushtet ishte fatale; Ka njerëz që thonë se fushata e Berishës ishte një strategji krejtësisht e gabuar. Sondazhet rrëfejnë se PD kishte një diferencë prej –5% më 16 prill me koalicionin e majtë, ndërsa kjo diferencë u shndërrua në –16% më 11 qershor, kur rezulton sondazhi i fundit. Ajo ka humbur 11% në dy muaj, duke prishur rregullsinë që qeveria rritet në fushatë.
PD u soll si parti që kryesonte, duke i lënë fushë të lirë kundërshtarit, duke mos e sulmuar atë dhe duke u sjellë sikur të ishte 10 pikë para; Ka njerëz që thonë se imazhi mediatik i PD ishte po ashtu një katastrofë. Debatuesit e famshëm dhe të frikshëm të PD u zhduken nga studiot televizive, duke i lënë hapësirë kundërshtarit; prania e PD në ekran iu la në dorë një ministreje arrogante dhe konfuze. Berisha vetë u dashurua me stilin e taun holleve që më shumë të kujtonin takimet e Hoxhës gju më gju me popullin, sesa ato të një lideri perëndimor dhe modern. Se ai i shmangu gazetarët me të njëjtin stil dhe me po ato fraza siç kishte vepruar Nano në vitin 2005.
Madje arriti deri aty sa klonoi edhe emisione në TV, siç nuk kish ndodhur kurrë këto 23 vjet, dhe që përbëjnë një precedent të rrezikshëm për median; Ka njerëz që thonë se Berisha shmangu llogaridhënien te publiku dhe se mungesa e llogaridhënies ndëshkohet me votë; Ka njerëz që thonë se për herë të parë në jetën e tij Berisha tentoi të mos ishte vetvetja. Ai iu largua imazhit të liderit që kishte frymëzuar për 23 vjet të djathtën; e burrit të shtetit serioz dhe imponues (atë për të cilën e pëlqenin dhe e besonin) dhe filloi të vinte mbi fytyrë maskën false të një burri shakaxhi dhe të një reperi në tentativë. Kjo ishte, sipas sondazheve të kundërshtarëve, bonusi më i madh që ai u bëri konkurrentëve në finish të fushatës. Krijoi te publiku një konfuzion, i cili përputhej me etiketimet që atij po i bënte lideri i opozitës dhe ironinë e padrejtë të këtij të fundit me moshën e Kryeministrit; Ka të tjerë që thonë se Berisha nuk prezantoi një program solid dhe nuk ngjalli te publiku besimin që ngjalli Rama qoftë edhe me kurajën e tij për të prezantuar një program të shkruar dhe të përmbledhur në një libër përballë gazetarëve;
Ka të tjerë që thonë se Berisha gaboi me premtimet elektorale, tatimet, grupet e interesit, privatizimet, korrupsionin, listën e deputetëve, leximin e pakënaqësisë së shqiptarëve në zgjedhjet e 2011-s, fytyrat e lodhura që qëndronin në kabinetin e tij prej tetë vitesh. Ka të tjerë që thonë edhe të tjera e do thonë edhe më shumë ditët në vijim. Ka njerëz që do t’i sulen brenda partisë së tij dhe jashtë saj për t’i kërkuar përgjegjësinë për këtë humbje. Unë besoj se shumë prej këtyre tezave janë të vërteta dhe shumë të tjera të ekzagjeruara, por unë nuk besoj se Berisha humbi thjesht prej tyre. Veç një arrogancë mbresëlënëse që shfaqej hapur te Jozefina Topalli e që së fundmi përfshiu edhe atë vetë, Berisha nuk mund ta shmangte humbjen. Ai humbi sepse kishte ardhur koha të humbiste.
Sepse në politikën pluraliste të pas vitit 1990, ai është pa dyshim lideri më i madh dhe më i rëndësishëm politik. Ai ishte një talent i rrallë që i mundi një nga një konkurrentët që kishte përballë, nga Ramiz Alia te Fatos Nano, dhe nga ky i fundit te Edi Rama në 2009-n. Berisha shënjoi fort këtë çerek shekulli të historisë së Shqipërisë, por edhe fuqitë, edhe talenti, edhe frymëzimi kanë një kufi. Çdo lider, sado i madh qoftë, humb një ditë. Kështu humbi Theçeri, Koli, Andreoti. Nëse gjithçka më sipër Berisha do ta kishte bërë më mirë, ai mund të siguronte një humbje më të ngushtë ose edhe një fitore të zbehtë, por kjo ka pak rëndësi.
Berisha humbi pas dy mandatesh rresht dhe pas 13 vitesh në pushtet. Ai ka fituar më shumë zgjedhje se kushdo tjetër në këtë vend; ashtu siç edhe ka humbur. Ai e ka mbajtur të djathtën në pushtet falë një talenti brilant, edhe kur ka qenë në kufijtë e mundësive. Ai vetë dhe të djathtët duhet të jenë krenarë për këtë. Duhet të jenë krenarë për dy mandatet e tyre; edhe për pesë vitet që e drejtuan vendin në fillim të viteve ’90. Duhet të krenohen për atë që kanë lënë pas dhe të kuptojnë se loja e demokracisë dhe e pluralizmit është e tillë, fiton dhe humbet. Dhe në demokraci, humbja është po aq fitore nëse ti di ta kuptosh dhe ta lexosh me dinjitet. Ndaj, ajo që duhet të bëjë e djathta është të lexojë e analizoje humbjen dhe të përgatitet për betejën e radhës. Në demokraci nuk ka asnjë të humbur të përjetshëm, siç nuk ka edhe fitues të tillë!
Panorama
Comments
Na e paskeni sjelle Fevzon ke

Na e paskeni sjelle Fevzon ke Respublica?--Kjo po qe eshte fryme e re! Fevzo nuk e braktis dot lehtesine e paperballueshme te lajkatimit te njerezve me pushtet, prandaj nuk do te merret kurre seriozisht. Ja pra qe perfitimet materiale qe burojne nga te qenit i shitur intelektualisht kane efektet e tyre anesore: Perbuzjen e perçmimin kolektiv, ndergjegjen e njollosur nga te qenit nje lango pushtetesh. Makbethi nuk do mund te kishte nje vella me te mire, po te kish pasur nje vella intelektual...

Personalisht refuzoj qe te

Personalisht refuzoj qe te lexoj opinionin e nje "bythlepirsi" profesionist ...

Nga ana tjeter jam sforcuar te ndjek edhe programet e pilotuara si "Opinion" ku se fundi nuk arrija te toleroja arrogancen me stafin teknik te programit ne fjale. Ajo qe me vinte ne kujtese ishin karagjozlleqet e Emilo Fedes (edhe pse modeli yt eshte leccaculo-DOC-Vespa) me "fuori onda" te TG 4 -es.

Edhe nje analogji tejeter. Fede,sipas Prokures se Milanos ishte nje nga organizatoret e festave te "hard" te S.B-se italian. Pa pike dyshimi ju dhe punedhenesi juaj jeni nje nga organizatoret kryesore te festave me fondet publike te S.B-se shqiptar .....

O Fevzi ........ mooorreee

O Fevzi ........ mooorreee Fevzi ........

Ti me ngjan tipik i asaj shprehjes kavajse " O Zot me jep mend sa te lidh ushkuret e brekeve dhe tjetren ma jep fat !" . Te jap fjalen qe ketej e tutje do te perdor ne vend te shprehjes "pac fatin e k...urves" kete tjetren "Pac fatin e Fevziut" !

Por cfare jane keto qe shkruan ? Po po te shikoheshin gjerat me kete "sy" qe i shikon ti atehere cfare duhet te themi per "pasojat" e Shqiperise ne momentet e largimit te ketij Satrapi Injorant qe quhet Berisha ?

Dy here ka ikur "Fitimitari" Berisha ! Ne 1997-ten me revolte popullore qe nga jugu ne veri qe u shnderrua ne perplapsje te armatosur populli me falangat berishiane dhe heren e dyte ne 23 qershor 2013 , me "dicituren : mos ta pafshim kurre bojen !" Keto nuk paskan asnje rendesi per ty si anal-ist ?

Ja pra. Po dalin pak nga pak

Ja pra. Po dalin pak nga pak retushuesit e humbesit.

Po ku ka fituar Berisha ndonjehere ndershmerisht? Mund te permendim me gjysem zeri vetem mars '92. Te tjerat jane fitore me vjedhje. Kjo fale edhe rezultatit te ngushte. Ai ka qene fatkeqesia e Shqiperise, kohe e humbur per shqiptaret qe fatkeqesisht zgjati kaq vjet. Si jane kaq te pa turp lajkataret e berishizmit? Por nuk kane faj. Kane per te mbrojtur edhe vehten me pronat dhe pasurine qe kane vjedhur keto vite. Kur merr fryme lirisht edhe ambasadoti i BE ne Tirane, leri pastaj si duhet te ndihen shqiptaret sot.

Nje korrigjim te vogel, por

Nje korrigjim te vogel, por te rendesishem.

Te vetmen here qe ky kafshe, (qe u vetzgjodh president kur te tjeret po vriteshin pikerisht per shkak te tij) nuk vodhi ishte referendumi i 6 Nentorit 1994- dy vjet pas 22 marsit. Dhe atehere qe i njeti rezultat si sot- mbi 70% kunder Ariut. Qe nje vote kunder, se sh.pak njerez nga populli i interesonte a merrte vesh nga kushtetuta. Qe atehere, vuri mend miku, dhe nuk behej fjale te mos kujdesej qe cdo gje te mos j'a linte ne dore vetem "fatit".

Madje, merita kryesore e tij ne demokracine shqiptare ishte se kete fryme e beri mode, beri mukajet dhe te tjeret kur ishin ne pushtet qe dhe ata te vinin dore mbi voten. Nga e keqja dhe keta, sidomos Meta, xhoç trazuan ndonje vote per vete. Ç't'i besh! Te pakten t'a meritonin akuzen, se dihej qe ky do ti akuzonte me patjeter.

Sa per kete pacientin e Frojdit, Fevzon, (vdes per copezat intime nga jeta e te tjereve, ndoshta jane dhe kompleksim aparencial i tij) nuk me harrohet mbremja "gala" per librin per Sh.Enver pas Panairit te Librit me qofte serbe dhe udhetimi i paharueshem neper Europe me makine me Saliun kur aeroportet ishin bllokuar nga hiri i nje vullkani.

Po keta ta shpifin, more, cipa e tij eshte bere si New York Times.

"pazëllin e humbjes

"pazëllin e humbjes traumatike." Cfre eshte kjo fjale, pazëllin? Mos do të thotë ngjalë????

Si e spjegon Fevziui çështjen e ngjalave te Ramës? Ku janë futur ngjalat?

pazëll=puzzle; di edhe

pazëll=puzzle; di edhe anglisht ky tipi, ke pare ti?

Pse o Dardan (sa emer te

Pse o Dardan (sa emer te bukur i paske vene vetes!) nuk e ke kuptuar ende se ku u futen ngjalat? Tek mbrapanica e Fevzos dhe e doktorit jane. Nuk i ke pare ende, por do t'i shohesh, mos u bje merak.

Vec '92 Berisha nuk ka fituar

Vec '92 Berisha nuk ka fituar ndonjehere me mjete demokratike por me vjedhje dhe terror. Per cfare duhet te jene krenare qe kane lene pas? Varferine, shkaterrimin, mentalitetin e klientelizmit, shkeljen me kembe te meritokracise, ngritjen e boshes para permbajtjes, vendosjen e nje modeli per rinine qe kundershton punen dhe synon pasurimin e shpejte me cdo mjet? Per vrasjen e kater qytetareve me duar ne xhepa ne mes te rruges, diten me diell? Filluan perpjekjet per rehabilitim pa u bere nje here gjyqi i krimeve? A mori zemer ky "alalist" nga fraza e Rames per Berishen? Sa turp, sa turp qe shkrime te tilla lejohen te publikohen ne nje platforme si respublica. Ky nuk eshte pluralizem mendimi, kjo eshte dhenie mundesie per propagande oborrtareve te Berishes, atyre qe e mbajten me mish e me shpirt ne maje te kupoles. Kush e harron komentimin e zgjedhjeve te kaluara ne Klan nga Fevziu & co? Entuziasmin dhe ngazellimin e tij per cdo vote te vjedhur nga Berisha dhe klani i tij. Ky nuk eshte reflektim per humbjen e se djathtes, eshte perpjekje per rehabilitimin e vetes dhe shpetim te privilegjeve te perftuara pa te drejte nga regjimi Berisha

Ky shkrim eshte tipik i Fevzo

Ky shkrim eshte tipik i Fevzo lepiresit. Kritikat per padronin e tij te meparshem i fillon me shprehjen "ca thone", sic duket Fevzos se nuk ia mban te kritikoje personalisht Berishen. Ndersa kur flet aty nga fundi per anet positive te Berishes flet ne emrin e vet duke e quajtur te talentuar dhe fituesin e shume betejave. Do te ishte lajm shume i keq nese Rama do tu besoje "symbyllur" ketyre njerezve te vegjel qe vetem intersin e publikut nuk kane ndjekur asnjehere. Disfata e paparashikuar e PD eshte nje aresye me shume per tua perplasur ne fytyre te gjithe ketyre gazerateve/opinion beres si Fevzo, Lubonja&Co qe jane perpjekur qellimisht per te frenuar frymen pro-opozitare. Pas 8 vjet qeverisje fallsitetin e Saliunt e njohen edhe fshataret me te humbur nga Vicioli ndersa keta veglat e peshtira u perpoqen qellimisht t'u mbulonin Shqipetareve thagmat e ketij monstre qe shkaterroi cdo norme morale ne shoqeri shume me heret se 2009. Si nuk flasin akoma keto "kone" te Saliut per vjedhjen e votave, parave dhe vrasjet qe ka bere Saliu per pushtet? Ky shkrim duke e trajtuar rrotacionin ne Shqiperi si gje normale me tremb jashte mase per mungesen e ndjeshmerise njerezore dhe intelektuale te ketij plehres per gjithe ato padrejtesi dhe krime qe jane bere ne emer te Saliut. Mjafton qe te shohesh kontrastin e ketij shkrimi me reagimin e Savionaos te kuptosh qe keta plehra gazetare mund te sherbejne cdo diktatori.Tmerr.

Po mire Fevzon do te shikojme

Po mire Fevzon do te shikojme edhe kur duam te qetesohemi e ndaj edhe i drejtohemi Res Publica-s? E tmerrshme, po mer edhe rolin e disidentit ky palaco tani; Si thote, "...se iu shmang llogaridhenies" e s'i erdhi ketij ne emision. Gjithsesi e vazhdon lepirjen per inerci; nuk ka guxim te thote 2 fjale drejteperdrejte, vecse per Majlinden. Ore se tani u kujtova, po ky me ministren ishte si mish e thua? Ohhh, do na hapet barku edhe tani pas zgjedhjeve.........

E ka zhvillu teknologjine !

E ka zhvillu teknologjine ! Nuk lepin me me llaq lluq , por e hudh gjuhen te te perdredhme sepse krijon kontakt me te gjate me siperfaqen e b.ythes ......ha....ha....ha...ha... Fol ti , fol po sa ia kane pagu nji llape Fevzos ....! As ne shtepite e kuqe ne Hollande nuk te pagujne kaq ....

Nuk besoj se i shpetoi ndonje

Nuk besoj se i shpetoi ndonje votuesi shqiptar por edhe cdo bashkekombasi reflektimi per disa caste per statusin aktual te politikes shqiptare dhe te ardhmes se saj qe ironikisht perputhet me slloganin e humbesit te madh. Cfare do te ndodhe kur te shohim perpara?

E perbashketa e shumices se ndjesive te votuesve majtas apo dhe djathtas ishte nje nuhatje qe krahu i fitores do te ishte “mavi” dhe qe pak pranohesh por shume u frigoheshin edhe ata me idhtaret e oborrit te te izoluarit kryeminister.

Pasi ju largua dukshem KOP-it te tij, intelektualeve partiake dhe jo vetem, te rinjve qe votuan per here te pare ne tete vitet e fundit qe besoj jane rreth 250 mije te tille, pasi i dha mundesine socialistit kale troje te marre rreth 40 perqind te krediteve politike dhe administrative te qeverisjes 4 vjecare qe lehtesisht, fshehurazi dhe sipas gjasave edhe ne menyre korruptive dhe te jashteligjshme i kthehu ne vota te shumefishuara te majta, te marra keto kryesisht nga votat e te pakenaqurve te indinjuar dhe indiferente qe pane ti bashkedrejtonte nje socialist integrues ne qeveri gjoja te djathte ?!!!

Sigurisht cdo ndryshim eshte nje mundesi per te ecur perpara sepse nuk besoj se rilindja eshte titulli me i mire i procesit te vazhdimesise ne rrugen e zhvillimit qe as “qorrat” nuk mund te mos e shohin qe ka kahje pozitive ndonese do te kete edhe kosto per sa kohe asnje investim nuk mund te jete “dhurate”.

Shpejt rilindasi i veteshpallur do te mendoje te ece perpara duke harruar perrallen e rilindjes per te bere te mundur qe ai bashke me rilindasin integrator te sjellin ne jete ato premtime ne kete vend qe ka shume deshire te jete po aq i zhvilluar dhe me standate sa edhe Europa te ciles te gjithe duam ti bashkangjitemi pa shume vuajtje por me shume pune dhe bashkepunim mbareshqiptar.

Sharjeve dhe ndarjeve ne kampe duhet ti mbivendosim nje klime te pershtatshme administrimi qytetar dhe shume te moderuar duke hequr se pari cdo simbol partiak nga banesat apo institucionet dhe te rikthejme normalitetin.

Te gjithe shpresojme se do te arrijme me “lart” duke pare “perpara” ne kete 2013-te qe nuk e dime pse na duket akoma afer 1990-es apo 1997-es??!

Shpresojme shume qe te gjithe shqiptaret te shohin vetem Perpara!

Duhen fyer publikisht, keto

Duhen fyer publikisht, keto vemje, qe edhe ne fotografite qe bejne me Perdoruesin e Radhes,

shfaqen po aq te nenshtruem, si perpara vesit te tyre...

Nese politikanet edhe mund te justifikohen ne perdorjen e gazetareve te tille, keta nuk do duhet

ta kene me te drejten morale per te vazhduar sherbimet e tilla, me nje perdorim!

Kujtohuni qe po ky njeri, e ftonte Ismail Kadarene dhe e pteste vetem per Enverin e nexhmijen,

dhe asnjehere per politikat e dites, dhe mjerisht, kurre nuk folen per letersine, te cilin ai tjetri mezi

e shpetoi prej diktatorit, per te cilin Blè shkroi nje liber te trashë (si volum e kam fjalen).

Zoti Blendi. Dikush do te

Zoti Blendi. Dikush do te ishte lider i demokracise si fillim. Fati i takoi Berishes. Por mos harro se: Berisha sanksionoi vjedhjen e votes; Berisha sanksionoi blerjen e votes. Keto te dyja jane e do te jene nje çiban i madh ne trupin elektoral te Shqiperise per shume e shume vite, pasi vjedhjen dhe blerjen e votes, tashme po mundohen ta pervetesojne edhe te tjere. Kjo nuk eshte pak, bile eshte shume. Te rrojme e te shikojme. Te rrojme e te gjykojme.

Se pari falenderoj zotin qe

Se pari falenderoj zotin qe ka njerez me arsye ne kete vend dhe dine te dallojne te keqen nga e keqja ( flas per ju komentuesit ).Jam thjesht e shokuar nga komentet qe kam lexuar neper rrjete sociale ku me te vertete alfabeti funksional mbreteron me se miri.Gjithesesi edhe une si nje parashkrues refuzoj te lexoje shkrimin e nje pseudogazetari te tille;eshte thjesht patetik.Njerez te tille si ky dhe ca qener te tjere qe nuk ia vlen te permenden jane thjesht llumi i shoqerise pavaresisht se na hiqen si intelektualet e kombit.Turp tu vije !!!

Add new comment