Sa e lehtë paska qenë të rrëzojmë Berishën

Postuar në 25 Qershor, 2013 02:54
Mentor Kikia

Sali Berisha i ka humbur zgjedhjet. Ndoshta jo me atë rezultat që tregohej kur ishin numëruar më pak se gjysma e fletëve të votimit,por ai ka humbur tashmë dhe rezultati është vetëm një çështje statistikash, që do t’i shërbejë forcimit ose jo të mëtejshëm të pushtetit të Ramës nesër. Selia e PS-së nuk ka dhënë ende urdhër për t’i ndezur boritë e festës, pasi duhet të pritet të paktën kalimi i numërimit të më shumë se gjysmës së votave, apo edhe më tej, zyrtarizimi i rezultatit. Megjithatë, nga selia e partisë kryesore të opozitës nuk kanë munguar deklaratat e forta që e konsiderojnë këtë si fitore historike. Ikja e Berishës është konsideruar si fundi i tranzicionit, është konsideruar si ndarje historike me të keqen, si një kthesë e madhe në historinë e vendit tonë etj., etj.
Në fakt unë bashkohem plotësisht me këto qëndrime, pasi personalisht kam që në vitin 1990, kur isha student, që e shikoj Berishën në tribunë dhe sot kur po u drejtohem të 45-ve, e kam ende në tribunë. Në rrjetet sociale ka vërshuar një ngazëllim i paparë njerëzish, të cilët si lënë gjë ngazëllimit të libianëve kur rrëzuan dhe vranë pas një viti lufte Muhamar Gedafin, e pse jo edhe ngazëllimit tonë asokohe kur, me Berishën në krye, rrëzuan komunizmin.
Por a është kjo një festë për ne shqiptarët? Disa thonë me plot gojën që po. Sepse tani Berisha nuk kthehet më në pushtet. Thonë po, sepse Berisha ishte kryeministri më i korruptuar dhe ai po mbante peng Shqipërinë. Përtej zellit opozitar të atyre që presin t’u zënë vendet e punës demokratëve në zyrat e shtetit, disa që kanë pak më shumë logjikë e arsye, thonë po, sepse në fund të fundit elitat drejtuese kanë nevojë të qarkullohen. Edhe sikur të ishin të kulluara, 23 vjet dominant në skenën politike është shumë, madje shumë fare për një politikan shqiptaro-ballkanas.
Por dua ta bëj sërish pyetjen: A është kjo një festë, ose më saktë, pse duhet të festojmë? Në fund të fundit ne e rrëzuam (nuk jam dakord as me shprehjen rrëzim, pasi kjo fjalë nënkupton dhunë) me votë Berishën. Pra, shumë thjeshtë. Ne votuam dhe Berisha mori më pak vota, e për pasojë nuk do të jetë më kryeministër. Ja sa e thjeshtë paska qenë. Dmth. nuk na u desh ta bëjnë si në Siri, kur prej 2 vjetësh njerëzia po hanë njeri-tjetrin, jo në kuptimin figurativ të fjalës. Pra, mjafton që të votosh dhe në një sistem edhe me demokraci gjysmake si e jona dhe e heq qeverinë dhe udhëheqësin që nuk e do. Por përse na ishte bërë kaq shumë gogol Berisha atëherë?
Në 1997 na u desh të merrnim armët dhe t’i bënim vendit dhe vetes atë që s’na e kishte bërë askush tjetër, duke larguar edhe Berishën. Por në vitin 2005 çfarë ndodhi që e bëmë sërish të parin e vendit Berishën? Atëherë ai nuk i vodhi votat, ka qenë një proces i pakontestueshëm. Ne, me votë të lirë e rikthyem atë në pushtet, duke u bërë unikalë në sojin tonë, që një udhëheqës të rrëzuar me kryengritje të armatosur ta rikthejmë me votë demokratike, plotësisht demokratike. Disa syresh fajësojnë ndarjen e Metës me Nanon, por ky nuk ishte faji i Berishës. Në 2009, Berisha mbijetoi në pushtet falë një makinacioni me Ilir Metën dhe opozita e xhindosur s’la gjë pa bërë për të detyruar të ikte, nga grevat deri tek 21 janari.
Veçanërisht ky 4-vjeçari i fundit e mitizoi Berishën, si dragua, si bajloz, që edhe pse me 7 plagë pleqërie nuk bie përtokë, si kuçedër me shtatë kokë, që sa i pret njërën, del tjetra. Propaganda e opozitës ishte aq e fortë, sa të gjithë në këtë vend nuk duhet të mendonin as për të shkuar në shkollë, as për të shkuar në punë, as me pushime, as në piknik të shtunën, as për të luajtur futboll…. Të gjithë duhet të mendonin vetëm si të largonin Sali Berishën, jo vetëm nga pushteti, por edhe nga Shqipëria, atje në Alkatraz mundësisht ose diku në një ishull tjetër si Napoleon Bonapartin kur ra nga froni.
Por ja që Berisha s’paska qenë as dragua, as kuçedër e as bajloz. Problemi kishim qenë ne. Ne që mendojmë se punët duhen zgjidhur vetëm me pushkë. Ne që nuk dimë të votojmë, ne që e shesim votën për pesë para. Faji për Berishën nuk është i Berishës, por i yni që e votuam pa e bërë qejfin qeder në 2005 dhe që nuk votuam me shumicë kundër në 2009. Faji është i yni, sepse ne nuk votojmë për të ndërruar qeveritë në kohën e duhur, por i lëmë të kalbëzehen mbi kurrizin tonë dhe i rrëzojmë pastaj kur na vjen thika në kockë, pra pasi na është bërë dëmi. Por dhe atëherë, ne nuk votojmë për alternativën më të mirë, por votojmë si kope vetëm për të hequr atë më të keqin dhe pastaj bëjmë gosit sepse mendojmë se shpëtuam.
Dhe ja ku e bëmë rotacionin e radhës, më në fund. Po tani? Tani ne do rehatohemi dhe të paktën për 8 vjet do ta votojmë qeverinë socialiste, edhe sikur ajo të korruptohet që në mandatin e parë. Do të presim, edhe sikur të na e rrjepin sërish lëkurën dhe kur të na ketë shkuar sërish thika në kockë do të ngremë krye. Dhe sërish atëherë nuk do të jetë faji i Ramës apo Metës, kushdoqoftë, por i yni.

GSH

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

"Por dhe atëherë, ne nuk votojmë për alternativën më të mirë, por votojmë si kope vetëm për të hequr atë më të keqin..."

O njeri, populli kurre nuk e ka votuar partine demokratike sepse e ka ditur qyshkur se kjo parti mbeshtetet mbi llumin me te zi te shoqerise shqiptare.

Submitted by reformer (not verified) on

Kikia ke humbur detajin kryesor: per here te pare jane kryer zgjedhje te lira dhe te ndershme pas 1992!

Paradoksalisht kjo eshte merite e Berishes! Paradoksalisht nuk ishte aq e lehte te hiqej qafe Berisha! Paradoksalisht 1997 ka qene si lufta ne Siri! Paradoksalisht ti thjeshton dicka qe ne fakt eshte shume e komplikuar dhe e veshtire dhe qe na kushtuar tete vjet rropatje!

E vetmja gje e sigurte ishte se kjo do te ndodhte nje dite. Por askush nuk mund ta thoshte se si: me nje votim kaq te thjeshte sic ndodhi, apo me ndonje 1997 tjeter.

Sa per PS shpresoj qe ajo ta filloje me nje mentalitet tjeter, post-tranzicion, perndryshe edhe ata do te marrin te njejten pergjigje.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Zoti Kikia, po i beni keto analiza para nje fakti te bere: por ka shume arsye qe te bejne te mendosh qe kjo puna e ndryshimit me vote eshte kaq lineare, sa mjafton te votosh...ka shume informacion, por edhe eksperienca te hidhura (duke permendur si domethenese Tiranen 2011 apo kete me KQZ ne 2013) qe te bejne te dalesh ne nje rezultat shume probabel qe Berisha do e permbyste nje rezultat te permbysshem; biles kuptohet qartazi qe kishte krijuar bindjen se kishte mbeshtetje te mjaftueshme dhe nuk e priste kete regim popullor, qe ishte edhe nje reagim i heshtur i shume njerezve qe mendonte se i kishte ne ktheter.

Perfundimisht ne shpetuam nga konflikti civil (ose nenshtrimi i turpshem) thjeshte nga kjo mase e paprecedent e reagimit popullor; populli, ndryshe nga ju, e kuptoi shume me mire problemin qe kishte perpara...

Theksoj se pervec probabilitetit shume te larte qe shqiptaret kane sot per te ndertuar shtet, arritje shume e madhe ishte kohezioni kombetar (dritherues) dhe rifitimi i besimit te njerezve tek vota...

Me vjen keq qe po e them, por perfundimi qe nxirrni (per lehtesine e procesit te largimit me vote) eshte shume siperfaqesor dhe pa marre ne llogari historine politike te Berishes dhe shqiptareve.

Submitted by Anila Shehu (not verified) on

Ky Kikia i shkrete e paska koken si bllok betoni dhe per çudi nuk ngrihet me lart se emocionet e nje shtatevjeçari qe kenaqet me nje kallam sheqeri. Lum ne per analistet qe kemi. Harroi ky se po na vjen Koço Kokedhima dhe Gramoz Ruçi qe e luajne si marionete Ramen dhe ato zonjushat histerike qe e rrethojne?  Nuk arrijne te kuptojne se po hyjme ne nje periudhe afre te pasigurte politike dhe institucionale dhe gjithe llumi i dikurshem qe ishte terhequr do te dale mbi toke?.

Submitted by Anonim (not verified) on

Te dhemb o Kikia , te dhemb pak largimi..."Engjellorit" Berisha.E mitizuam thua, e quajtem kuceder me shtate koka.Po keshtu ishte, kuceder qe prej 23 vitesh i ka zene frymen demokracise. I vetmi ish komunist ne Lindjen postkomuniste qe pretendonte nje mandat te trete.U mitizua nga ju elita e tredhur e medias  qe  i thuret me 1001 hile , here si te papanshem e here si kamikaze, masken e te plotfuqishmit, te paprekshmit, energjikut, Mjeshtrit te madh dhe Takticienit te Shelqyer te Politikes.Ndersa ai ishte nje HAJDUT  votash dhe nje DEMAGOG, nje PERCARES i MADH (po, ketu ishte vertet i madh, Gjeniu i se keqes ), nje Autokrat dhe Bajraktar!

Submitted by lleshi (not verified) on

Zoti Kiki-kiiii .....! Te me falesh per origjinalizimin e mbiemrit , por nuk e di pse me erdhi ne mendje emri i gjelit !

Zoti Kikia , nuk ishte aq e lehte te rrezoje Berishen ! Joooo zoti Kikia ! Ne kete perplasje gjigande dhjetra vjecare , Berisha u dorezua ! Pervec shume hesapeve personale qe ai ka lene hapur , ndoshta nuk ndihej i zoti te hapte te reja ! Berisha e dinte mire qe nje 1997 tjeter , do ta detyronte jo si gjyshin e tij te ikte nga Puka , por te ikte nga Shqiperia , dhe kjo ne rast se do t'ia arrinte !

Populli shqiptar hoqi shume per ta hequr qafe çibanin Berisha ! Tani kemi pune akoma me te madhe me Berishizimin ! Per kete do te shikojme se sa "lufte e madhe" do t'i duhet Shqiperise Zoti Kikia !

Dhe eshte mire ta heqesh kete artukull nga qarkullimi ! Se do te te ngrihet Ramiz Alia nga varri apo do te te dale ne media Nexhmie Hoxha dhe do te thote : "-uuuaaa , pse genjen zoti Kikia , juve me lehte na rrezuat neve te "diktatures ! Dhe ishit ankuar , madje , se kishim vra edhe njerez , kur ata u vrane me vendime gjykatash , ashtu sic Sali Berisha "fitonte" zgjedhjet ! "..... dhe sipas kesaj mendjes tende kikiki , kjo ka shume te drejte !

Submitted by dritan (not verified) on

Cdo politikan humb nje dite dhe ne zgjedhje kane humbur burra me te mire e te shquar se Berisha se e kane mbyllur ciklin e tyre, por rendesi ka per cfare mbahen mend. Berisha iken me nje thes arritje (nuk po rri ti numeroj). Ndersa ata qe cirren per fitoren ndaj tij mire eshte te mendohen dy here sepse nuk ka asgje morale ne fitoren tuaj. Nuk keni fituar ju sepse pasi i hapet kutite nuk gjetet aty kokerr vote me sh se ne 2009. I fituari i ketyre zgjedhjeve eshte ai qe ne keto 4 vjet vodhi me sh se gjithe qeveria bashke. Eshte Ilir Meta .... nuk u rrit PS por u rrit LSI me 6% dhe kjo solli fitoren tuaj. Pra njerezit, e varfer, ata qe ishin te pakenaqur dhe te frustruar e te rreenuar as nuk e pordhen Rilindjen e Edi Rames sepse ju knei ngelur ku ishit ne 2009. Ne vend te saj ata zgjodhen Ilir Floririn ...... se cfare rilind me pas e kuptoni edhe vete

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.