Nuk e mundi Edi Rama. E mundi seksi!

Postuar në 25 Qershor, 2013 12:18
Kimete Berisha

-Arroganca është vetëvrasje

-Çdo gjë që e fëlliq arroganca-e pastron kënga

Sali Berisha bëri krimin më të pafalshëm që mund të bëhet: Qytetarët i preku në gratë e tyre.

Njeriu më përpara ndahet dhe e harron gruan e tij, sesa harron ofendimin që ia ke bërë gruas së tij.

Arroganca nxit inferioritetin e njerëzve. Inferioriteti nxit nervozizmin. Nervozizmi nxit nevojën për hakmarrje.

Fjalori i Sali Berishës që ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë:

-Të verbrit i tha: Ti nuk e di sa i bukur është qielli;

-Jetimit i tha: Me qenë i mirë ti nuk ishe jetim. Jetimin e ka nemë Zoti;

-Sterilit i tha: Ti nuk e di sa mirë është me pas fëmijë; Ai që s’ka fëmijë- s’ka ndjenja. Si Nëna Terezë për shembull,

-Të shëmtuarit ia bëri me dije shëmtinë fizike. I tha: ti je i shëmtuar;

-Të pafatit i tha: Me qenë i mirë ti kishe pas fat;

-Vajzave beqare u tha: ju nuk keni vlerë se s’jeni të martuara; Me qenë të mira ju, do të kishit pas burrë, siç ka vajza ime;

-Të divorcuarve u tha: kurva të klubeve të natës, lavire;

-Kazanovës i tha: Ti me qenë i mirë nuk i kishe ndërru gratë. Për pejgamerin Muhamet e ka pasur fjalën;

-Kantit i tha: ti me qenë i miri nuk ishe aseksual; Kishe pas jetë seksuale (me një grua të vetme), por ja që nuk ke, i nderuar, prandaj njerëzve u shërben për ta matur kohën e tyre, kur të shohin në mëngjes para Universitetit, e dinë që ora është fiks 7-të. Ai që s’bën seks, ka kohë për të mbërri me kohë në punë;

-Të sëmurëve u tha: u ka dënuar Zoti dhe u ka mallkuar; Këqyrmëni mua, kam shëndet të plotë;

-Sakatëve u tregoi kënaqësinë që sjell noti. Noton se ia ka dhënë Zoti, se është i lindur me krahë, e jo si ata-të gjymtë!;

-Azilit të pleqve ua dha këtë mesazh: me qenë të mirë, ju do të ishit në shtëpitë tuaja, si unë që jam i rrethuar me nipa e me mbesa; Me qenë të mirë, o kurva e ju o kurvarë, nuk do të ishit braktisur nga fëmijët tuaj;

-Të mbijetuarve të familjeve të shfarosura u tha: S’e dini ju çka keni humbur. S’e dini ju se si frymëzohet njeriu nga nipat e mbesat;

-Elektoratit i tregoi diçka që elektorati e dinte: Unë e kam vetëm një grua. Ndërsa në mesin e elektoratit kishte homoseksualë, kishte aseksual, hudumë, të paaftë seksualisht, burra me nga dy gra, vizitorë shtëpish publike;

-Gjatë fushatës elektorale, foli me terminologjinë e Hoxhës nga Prizreni, për të joshur anën myslimane të votuesve. Po, harroi se për myslimanët nuk është atraktiv ai që e nis dhe e përfundon me një grua.

-Të krishterëve u tha që sikur të ishte Krishti i ditur do ta kishte arritur pleqërinë. Nuk do ta kishte bërë veten të kryqëzohej nga të paditurit;

-Sali Berisha bëri krimin më të madh që është bërë ndonjëherë në historinë botërore nga një politikan: E pikëlloi deri në asht një djalë të ri, i pafajshëm për fatin e vet. E vrau e masakroi për së gjalli, duke i thënë: Ti nuk je djali i tij!

Vetëm të paditurit nuk i nguci.

Humbja e ka terminologjinë e vet. Heshtja tregon se njeriu nuk e ka marrë me mend që do të jetë i humbur, prandaj nuk e di asnjë fjalë, asnjë term, që e përshkruan humbjen;

E humbën dhe e mundën: jetimët, beqaret, fakirët, të shëmtuarit, të divorcuarit, të vetmuarit, të varfrit, “kurvat”, të sëmurit, të burgosurit dhe bandillët.

Ky është një gozhdim me baza seksuale.

E gozhduan si Krishtin, por me fjalët e veta.

Nuk e mundi Edi Rama. E mundi seksi.

Tema online

Comments

Submitted by ervin (not verified) on

O Kimete mbaroi procesi i lavazhit te trurit te shqiptareve por ty nuk te qenka fikur akoma lavatricja. Je shume hiperbolike ne ato qe thua. Bej pak aritmetike dhe zbriti mandatet e LSI-se 84 se mazhorances se re do te te dali nje shifer nen 70. A e more vesh tani se kush e mundi Berishen. Zyra e punes e djeshmja qe do vazhdoje te jete zyre pune dhe neser.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Boll ju shkenctaret e leshit qe doni me prish edhe ato pak dite te bukura qe ka Shqiperia. Ca mandate LSI-ja i ka prej ligjit te Kac Islamit qe e hengri Rama dhe e miratoi atehere kur akoma e kujtonte politiken si Bashkine e Tiranes. Shembull: ne Kukes LSI merr 1 nga 4 mandatet (pra 25% te vendeve) me vetem 12% votues.

Ligji favorizone shume partite e vogla, dhe persekutonte partite lilipute. Kete gje nuk paten kohe ta kuptonin te vegjlit ne 2009, por e kuptoi LSI, PDIU dhe PR perfekt ne 2013.

Si e shpjegon ti Ervin qe parti te vockla qe te gjitha se bashku jane me pak se LSI e 2009 (qe mori 4 deputete) kane sot 9-10 deputete ne parlament ????!!!.  Berisha me kolonat e tij te 5-ta miratoi kete kod zgjedhor  qe kemi qe te kontrollonte gjithmone politiken.

Fryma e Rilindjes ja ktheu Berishes ligjin kundra.  Pas 4 vjetesh jam i bindur qe do votojme me nje ligj qe nuk deformon voten. Atehere me 100% do

Submitted by ervin (not verified) on

Nqs ti i dashur beson tek Rilindja me vjen keq te ta them por je personi me i iluzionuar ne kete vend pasi gjithmone duke iu referuar shifrave LSI-ja (force e dyte qeveritare deri me 1Prill) me 17 mandate e terheq per hunde liderin tend rilindas ne cdo moment, per cdo ligj apo per cdo ndryshim kushtetues te mundshem. Ju keni vetem celesat e kashtes i dashur rilindas.

Submitted by arnaut (not verified) on

cfare eshte kjo shfryrje anti-muslimane Kimete? vaj medete...

Submitted by alek j. dryness (not verified) on

ESHTE  E  VERTETE  MOJ  MOTER.  SEKSI  KA  MUNDUR,  SHEMBUR  DHE  PERMBYSUR  PERANDORI  APO  MBRETERI,  LAFARAKE  APO  USHTARAKE,  MONOGAME  APO  DON  ZHUANE,  POLITIKANE  APO  HAJVANE.  KOMPLIMENTE  PER  SHKRIMIN  POLITIKO-EROTIK.  KENDVESHTRIM  ME  STIL  KAMASUTRE  I  TE  PARIT  TE  GJERAVE,  TE  FENOMENEVE,  APO  TE  TIPAVE.  ME  PELQEU  SHUME.  JU  LUMTE.

Submitted by Juli (not verified) on

Moj Kimete me lezete, mos ke qene e kesituar kur shkrove kete shkrim? Po eshte se Berishen e munden ata qe thoni ju, Demokraci mos ardhsh kurre! Me sa duket ti i permbahej tezes se Mustafa Nanos: le te bashkohen gjithe qelbesirat per te mundur Sali Berishen. Me kete shkrim fyeni votuesit e Rilindjes dhe liderin fitues, pasi ai, sipas teje, fitoi se kishte ca probleme familjare dhe jo se ka ide, vizione dhe projekte.

Submitted by suzi (not verified) on

Kjo biçim gruaje e çoroditun të cilës urrejtja ia verbon edhe ata pak mend që ka, vetëm gënjeshtra ka shkru kundër Berishës. Ramën vërtetë vetëm e ka kundërsulmu /kurrë sulmu/ por gratë nuk i ka përmend në kontekst negativ. Shkrimi i saj paçavure asht nji ndër faktet pse jemi ne shqiptarët në k'të gjëndje...

Submitted by Zallheri-District (not verified) on

Kimete. Ste ka dale akoma pija me duket. Fryi miushit njehere para se te shkruash.

Mjer populli midis badakshinjve e budallenjve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.