Pse nuk e kishim parashikuar këtë plebishit kundër regjimit?

Këtë shkrim po e bëj pasditen e datës 24 qershor, pak pas ores 17.00, një ditë pra pas zgjedhjeve parlamentare. Janë numëruar më shumë se 30% e votave, dhe vihet re një avantazh i qartë i opozitës së sotme, që nuk mund të çbëhet më. Del ndonjë si Bogdani apo Bregu, që pretendojnë se fitorja në fund do t’u buzëqeshë atyre, por me këta as nuk duhet qeshur, pasi me këtë tregojmë se i marrim sadopak seriozisht.
Në anën tjetër, ka opozitarë optimistë që rezultatin që ka dalë nga numërimi i votave deri më tani e shtrijnë në kohë deri në përfundim të procesit të numërimit, dhe për rrjedhojë bëjnë parashikime “shock”. Maxhorancës së ardhshme i japin 84 vende në parlament, dhe maxhorancës së sotme i japin 56 vende. Si zor që humbja e Berishës të jetë në këto nivele (nëse po, do duheshin nxjerrë ca përfudnime të rëndësishme, por le të presim më mirë para se të ngutemi), por janë të gjitha gjasat që koalicioni Rama-Meta të kapë pa frikë 78 deputetë në rastin më “katastrofik” për ta. Ndërsa 84 deputetët do të përbënin një rast ideal për opozitën, dhe një rrethanë që do të bënte të gjithëve t’i bënim ndryshe, shumë ndryshe, llogaritë, arsyetimet, pritmëritë dhe frikërat për nesër, etj. Por po e lë këtë skenar, si tepër futurist.
Po përmbushet “profecia” e kompanisë italiane të sondazheve, IPR Marketing, e cila në vijimësi gjatë muajit të fundit ka dhënë pak a shumë këtë rezultat që po verifikohet. Pakkush i ka besuar shifrat që dhanë përfaqësuesit e kësaj kompanie, dhe aq më pak i kanë besuar shifrat që u dhanë për exit poll-in, menjëherë pas mbylljes së qëndrave të votimit. Kam dëgjuar opinione përqeshëse për këo shifra. Unë vetë isha në një ndërdyshje të siletshme. “Ky njeri, tok me të vetët”, thoja parmbrëmë për Antonio Noto-n, Presidentin e kompanisë në fjalë që mori përsipër t’i mbronte vetë rezultatet faqe botës, “ose e dinë mirë se ç’po bëjnë, ose po bëjnë një të pabërë kolosale pa e ditur”. Në fakt, rezultoi që ish e para. Ata e dinin mirë se ç’po bënin. Ata kanë lexuar saktësisht atë që ne të këtushmit s’kemi mundur ta lexojmë. Dhe të vjen të pyesësh veten, apo ta shtrosh si pyetje për të gjithë: Pse vallë ne të tjerët, ne aktorët lokalë pra, nuk kemi mundur ta vëmë re këtë frymë gati plebishitare kundër regjimit të Sali Berishës? Pse vallë as partitë e opozitës nuk kanë qenë në gjendje ta parashikojnë këtë që po ndodhte?
Ka një numër arsyesh në këtë mes. Së pari, është media që ka krijuar një realitet tjetër, që s’ka lidhje me – më ndjeni për këtë togfjalësh tautologjik – realitetin real. Dhe kjo ka ardhur më së shumti nga edicionet informative të televizioneve, të cilat kanë qenë në stilin propagandistik. Propaganda në një numër rrethanash ka qenë e shpërndarë në mënyrë të balancuar, sidomos gjatë fushatës, por në disa televizione ka qenë e dominuar nga ideja se regjimi mbahej fort, dhe se shqiptarët kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si rridhnin gjërat këtyre anëve. Nga ana tjetër, opinionistët e analistët që kanë marrë pjesë në studiot e debateve kanë qenë të ndarë në mes; pothuaj gjysma e tyre i janë mbajtur idesë se regjimi nuk ishte regjim, përkundrazi ishte një mrekulli që ekzistonte për fatin tonë të mirë, dhe gjysma tjetër i janë mbajtur idesë së kundërt. Vektori rezultant ka prodhuar një mesazh neutral.
Së dyti, vetë fushata e koalicionit të djathtë, për shkak të mobilizimit të pazakontë elektoral e për shkak të parave që janë hedhur pa hesap, krijoi iluzionin se mbështetja në favor të tij vijonte të ish në nivele spektakolare. Duhet thënë se opozita i harxhoi të gjitha bateritë (“bateritë”, në të gjitha kuptimet), gjithashtu, duke ia dalë të organizojë një fushatë po njësoj spektakolare, dhe pikërisht kjo gjendje ka krijuar në rastin më të mirë idenë e një gare sup më sup.
Së treti, dhe ndoshta më e rëndësishmja, e gjitha ka të bëjë me vetë regjimin. Regjimet krijojnë mitin e pathyeshmërisë së tyre. Kam takuar plot opozitarë katër vitet e fundit, të cilët ishin me idenë se “Berishës nuk ke ç’i bën”, ishin të sigurtë se opozita nuk ka fuqi t’i mbrojë votat, se Berisha i ka të gjitha në dorë për të bërë një manipulim të rezultatit, se ai kot nuk i shtiri në dorë të gjitha institucionet e shtetit, se ai e tregoi me Tiranën që është në gjendje ta bëjë manipulimin sy për sy të atyre që vëzhgonin, dhe të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë, se ai arriti të urdhërojë vrasjen e katër protestuesve në bulevard, dhe nuk reshti së qeni arrogant dhe i pacipë me të gjithë (madje, dhe Arvizu-së që në atë rast iu ndodh fatalisht pranë, nuk i demonstroi as respekt, as mirënjohje), etj, etj. Të gjitha këto pra i bënin opozitarët që të ishin të frikësuar, dhe gati-gati të dorëzuar.
Së katërti, regjimet nuk të lejojnë ta sondosh opinionin me sy të lirë. Regjimet krijojnë një klimë hegjemonie e homogjeniteti. Ato krijojnë dhe një klimë frike, gjithashtu, e në këtë klimë frike secili e ka të vështirë të kuptojë se çfarë mendon secili. Në rastin tonë, kjo klimë frike kish pushtuar biznesmenët dhe pjesëtarët e administratës publike, të cilëve u kërkohej të mos hidhnin vickla opozitare, përndryshe u mbinin te dera tagrambledhësit, apo u jepej në dorë pusulla e shkarkimit nga puna. Dhe kjo nuk është sendërgjí. Kjo ka ndodhur gjithë kohën. Vetëm të liqtë e idiotët nuk kanë mundur ta vënë re, e ta denoncojnë.
Mobizilimi i administratës publike dhe shtrëgimi që u bëhej punonjësve të saj për të marrë pjesë në tubimet elektorale të PD-së ka qenë një nga gjërat më të shëmtuara që kanë ndodhur këtyre anëve pas rrëzimit të regjimit komunist. Berisha ia doli të ndërtonte një polici të vetën, një gardë të vetën, një ushtri të vetën (prandaj hoqi dhe tre gjeneralët gjatë muajit të fundit), një TVSH të vetën, shërbime sekrete të vetat, etj, por nuk besohej se do të arrinte që ta shtrinte dorën e vet të rëndë tek arsimi e tek administrata. Ndodhi më shumë se njëherë gjatë fushatës, por edhe para fushatës, që janë mbyllur shkollat e janë nxjerrë nxënësit në rrugë për të pritur e brohoritur Berishën apo Topallin, ndodhi disa herë që Berisha merrte takim me fëmijët e shkollave dhe u fliste atyre për ligësinë e antishqiptarizmin e Edi Ramës (ky gjest ka qenë një nga më perversët që ka bërë ky njeri), ndodhi shpesh që punonjësit e administratës mobilizoheshin për qëllime partiake. Me siguri, disa mijra prej këtyre punonjësve të administratës kanë votuar kundër regjimit më datë 23 qershor, por është e habitshme se si denoncimet e presioneve që ushtroheshin mbi ta kanë qenë me pikatore.
Të gjitha sa më sipër, por ndoshta dhe arsye të tjera, e kanë bërë të vështirë të besohej se shqiptarëve u kish ardhur në majë të hundës deri në këtë farë feje, e se kishin një ndjeshmëri të tillë ndaj një regjimi të tillë. Mirëpo, po rezulton e kundërta: Shqiptarët kanë mjaft cene si qytetarë e si shtetas, por si votues, nëse lejohen të zgjedhin të lirë brenda kutisë së votimit, kanë instiktin të mos gabojnë. Ata me votë rrëzuan një regjim të ndyrë. Tani do duhet të jenë vigjilentë, pasi vetë ata, ne të gjithë dmth, kemi talentin për t’i falur besim e mbështetje një dore të fortë. Edi Rama na është ofruar edhe si i tillë, dmth si një dorë e fortë. Por nuk është kjo, për të cilën kemi nevojë, Ne na duhet një shtet ligjor, një demokraci funksionale, dhe një drejtim i vendit me autoritet e me përunjësi. Që të trija këto kanë lidhje me dorën e fortë aq sa ka lidhje Berisha me fitoren e zgjedhjeve më 23 qershor 2013.
Shqip
Comments
Nuk me duket se duhet te jemi

Nuk me duket se duhet te jemi kaq optimiste per kete popull. E verteta eshte se kjo fitore eshte kaq spektakolare nga rritja po kaq spektakolare e LSI. PS nuk ka nje rritje kaq te forte te votave qe ta justifikoj rezultatin, dhe e dime pakashume se si i mbledh votat LSI-ja. Duke premtuar vende pune per militantet apo shperblime te tjera, pra jane vota klienteliste. Merita ishte se bindi shume shqiptare qe ata jepnin me shume garanci se ndonje parti tjeter qe po ta votonin do gdhiheshin me pune, sidomos brezin e ri qe pasi e moren shkollen me leke tani po e duan dhe punen me parti. Kam pershtypjen se brezi i ri votoi ne mase LSI, pikerisht per shkaqet e mesiperme, une per vete nuk arrij te gjej nje tjeter shkak pse duhet votuar LSI-ja.

I dashur Mustafa, Kjo nuk

I dashur Mustafa,

Kjo nuk eshte ashtu si thua ti. PS mbeti ne kuotat e veta, ku ishte edhe kater vjet me pare, dhe te gjitha gjasat sipas nje njoftimi tek PPU( peshku pa uje) tregon qe do te bien ne 65. Rama dy vjet e mbajti vendin varur mu vodhen votat e hap kutite, kur edhe pas kater vjet te Berishes s beri asnje ngritje. Duhet te analizosh fenomenin LSI perse- LSI mori vota djathtas ose nga elektorati gri dhe tani vertet do te jete Kingmaker. Perse Partia Republikane siguroi kater vende dhe po keshtu PDUI qe ka marre deri ne 5 me sa duket.

Nuk eshte kjo vote vetem kunder Berishes, por kunder monopolit mbytes ne popull te dy partive te medha, dhe me shume e mbi te gjitha, mbase ju nuk doni ta shkruani si kanakar i Rames qe je, por mendoj eshte perbuzja qe Shqiptaret treguan per politiken idhnake e nihiliste te Rames dhe arrogancen ose me mire, kokefortesine e Berishes, dhe korrupsionin e te dyve... njeri ne Bashki me Lopate e tjetri ne qeveri . A mendon midis tre te korruptuarve, perse shqiptaret preferuan Ilir Meten...

Kete shpego.... e jo ti besh akoma fresk Rames... NE je analiste i vertete... tani duhet te fillosh analizat... mbaroi koha e heshtjes.

Po bej nje perjashtim per

Po bej nje perjashtim per t'ju sqaruar posacerisht e vecanerisht personin pa identitet,ne se qe, kjo fitore vetem e LSI dhe jo e PS.-- Ka nje te vertet qe PS ja, ka nje shtim prej njiqindmije votash, pikerisht kjo sasi ka qene shkaku qe E Rama ka qare per keto vota te munguara ne zgjedhjet e kaluara.Por ju thoni si ka mundesi qe shton shume LSI , PR, gati katerfish kur keta kane bere jehone te madhe me Gerdecin dhe ate te videos, por Berisha qe ka faj ne kete raste i nxori pa lagur madje i rikuperoi ligjerisht. Si ka mundesi ? Nuk eshte puna se jane permisuar LSI apo PR por puna eshte se nje parti si PD qe kishte plotesisht legjistlativin nga me i larti deri tek me i uleti u perpoqen qe ligjerisht keto kocka qe i ngelin ne fyte kujtedo ti kaperdinte per te fituar ca vite me teper pushtet. Por kjo akumuloi nje indinjate e cila ne heshtje si tek nje kondensator u mblodhe dhe u clirua pa u ndjere ne kutin e votimit. Pra nuk eshte fitorja e PS e as e LSI apo PR dhe P Camve por urrejtje e akumuluar ne nder vite tek njerzit qe jane ndjere lecke dhe kane shtrenguar nofullat se do hakmereshin nje dite. Dhe mesa duke nuk harruan. Fakti qe e pesoi PDja dhe u katerfishuan te tri partite e tjera te vogla mundet te jete dhe nga efekti i zbatimit te formules e cila favorizon shume te voglat por gjithnje e pak Partite e medha.Ka njerez qe sa do ti sqarosh ata jane tendencioz dhe jo vetem nuk duan te sqarohen por te leshojne helemin e hidhet qe kane ne shpirte e s'u ka ikur dhe ca me keq nuk ka me i hikur per nje kohe te gjate mbase deri nga viti 2020. Derisa hidhesia inatit ti haje fytin. Dhe s'ke derman fatkeqsisht, i vetmi c'lirim do te jet te sajosh pytje shpirtliga.Hajt TuNG anonim me siguri e ke emrin Abdulla.

Mustafa, Shiko komentet e mia

Mustafa,

Shiko komentet e mia ne kete site dhe kam thene qe me kete gjendje edhe te djathte si une do votoj opoziten dhe normalisht ne kushte te votimit krejtesisht te lire rezultati duhet te ishte 65/35 ne vote popullore.

Pas konsiderimit qe vetem 5% e votave do jene te manipuluara (blerja, presioni, votimi i dyfishte, votimi i kosovareve) kam thene qe 40%-60% ne vote popullore.

Ne rastin e rregjimeve diktatoriale masa e pupullit qe nuk jane militante dine te bejne zgjedhjen e duhur

Ne fund rezultati ishte i paparishikueshem per ata qe nuk donin ta shikonin, ketu futen edhe analistet dhe politikanet

Shkrim real Z.Nano.Edi Rama

Shkrim real Z.Nano.Edi Rama dhe qeveria e tij e ardhshme varet teresisht nga oreksi i Metes per korrupsion.Shume shpejt Rames do i duhet te zgjedhe midis nje qeverie qe pranon skandalet korruptive te ministrave te saj LSI-ste apo dhenia fund e aleances me LSI dhe shkuarjes ne zgjedhje te reja. Ilir Meta eshte komplet anti-teza e programit te rilindjes qe Rama deshiron te realizoje.

Nuk di sesi mund te quhet

Nuk di sesi mund te quhet plebihsit kunder regjimit, kur te vetmet parti qe kane bere progres ne mandate deputetesh jane partite qe kane bashkpunuar me Bereishen ne 4 vitet e qeverisjes 2009-2013... Nqs do kishim plebishit, atehere rritjen ne mandatet i merrte PSja dhe jo aleatet e Berishes si LSI, PR dhe PDIU...Por PS nuk ka marre mandate me shume se 2009...Plebishit eshte ky? Jo jojo jooooo

Pse nuk e keni

Pse nuk e keni parashikuar kete fitore plebishitare te opozites? Sepse fajtori kryesor jeni ju analistet dhe media ne pergjithesi. dhe pikerisht per kete gje analistet duhet te kerkojne falje publike. Nuk e njihnin zemerimin popullor. Njihnin vetem studiot televizive dhe zyrat rreth bulevardit te Tiranes.Ndersa pjatat ne tavolinat e shqiptareve ishin bosh, askush prej jush nuk e vinte ne dukje kete fakt.

Aq keq keni punuar ju analistet neper studio, aq poshtersisht ka goditur media trurin e shqiptareve, sa qe cdo shqiptari qe i ishte neveritur regjimi se bashku me Berishen dhe Jozefinen, i shtohej dyshimi, se mos ai ishte nje individ i shkeputur, qe do te duhej te perballej me vote me kete regjim. Dhe keshtu shumica e shqiptareve nuk guxonin as t'ja thoshnin njeri tjetrit cfare mendonin. dhe u habiten sa shume paskan qene kunder regjimit.

Metingu i fundit i Berishes. Si thate ju media 5oo mije ne sheshin Nene Tereza. Cudi, te gjithe votuesit ne shesh. Se aty aty po sillen votat qe ka grumbulluar PD.

Ne Shqiperi mungon gazetari dhe kronisti i terrenit. Ne bote eshte e kunderta.Gazetari i terrenit paguhet dhjete here me shume se nje opinionist i studiove. Se do ta kishit kuptuar se shqiptaret nuk ngopen duke ngrene copa NATO, nuk emocionohen shume nga vizat dhe nuk duan tja dine as per BE, as per SHBA, as per ceshtjen kombetare, apo Kosoven, bile as se cfare fshihet brenda tuneleve te Berishes. Per ta ka rendesi ajo qe thashe me siper. Cfare do tju jape per darke femijve te tij. si do ta ndjeke me shkolle te larte femijen e tij te shkelqyer ne mesime, por qe rrezikon te shkoje te ruaje lopen se familja e tij nuk ka leke per shkollimin e tij.

Prandaj ky rezultat duhet t'i beje te gjithe canistet, zheistet,cilistet, hoxhistet, pekinistet, shkullaklanistet, fevzistet e te tjere, qe te zhduken te pakten per gjashte muaj nga te gjitha ekranet...

Nato, Vizat, Rruget jovetem

Nato, Vizat, Rruget jovetem jane buke dhe uje por jane themelet e te ardhmes, por nje kokebosh si ty nuk ka i ta kuptoje.

Nese sot nuk do ishim ne Nato ... nuk do hidhte njeri 1 miliard dollare investim ne nje vend te ballkanit dhe as nuk do te ishte duke u ndertuar me nje shifer te tille edhe HEC me i kushtueshem qe po ndertohet sot ne Europe (kaskada e Devollit)

Nese nuk ka rruge dhe viza nuk ka treg dhe levizje te lire.

Nese nuk ka gaz dhe energji te lire nuk ka zhvillim industrial dhe vende pune

Po si nuk te vjen zor qe merr mundimin te kepusesh ksi brockullash ... teveqel

Ha...ha...ha.... Po ben edhe

Ha...ha...ha.... Po ben edhe si shkencetar tani ?

E para : Nuk tha njeri qe rruget nuk duhen ! Por u tha qe mundet te shpenzohen (por jo te vidhen 300.000.000 euro) per rruget e nevojshme (dhe jo ato te fshatrave te thella duke lene arteriet kryesore!!!???) duke investuar edhe ne fusha te tjera te zhvillimit te jetes ne vend ! Te mos vidhet kromi dhe te mos vidhet nafta ! Te behen rruget e zonave turistike te parat dhe arteriet kryesore qe lidhen me to ! Te mos ndertohet rruga moderne nga Athina ne Tepelene dhe nga Tepelena ne Tirane te lihet pa asnje mirembajtje si ne mesjete ! Berati turistik , te mos lihet me nje rruge te riparuar qe ne vitin 1985 ! etj.etj. Pra kakerdhiat dhe hipokrizine shko tregoja kokebosheve te tu !

Ndersa persa i takon futjes ne NATO , na sqaro me pare nese shperthimi i bombes atomike te Gerdecit ishte aksidental , apo i planifikuar te ndodhte 1 dite para Samitit te NATO-s ? Shko sqaroje njehere , sepse pas sqarimit , mundet te kete ndonje malesor te Shales ne Dukagjin qe mundet te besoje se ishte Sali Berisha qe na futi ne NATO !

O Dritan! Si s'te paskam

O Dritan! Si s'te paskam lexuar? Po vazhdove te na quash kokebosh mua dhe nje milion shqiptareve qe votuan si mua, me keq per ty. Por them se nuk eshte mire as per Shqiperine. Prandaj ndrysho mendje. Shiko tavolinen e shtepise te cdo shqiptari, jo lesh me qime...

Shume i goditur termi

Shume i goditur termi ''realiteti real'' per ate pjese te medias e cila haptazi dhe ne menyre arbitrare beri ''spokesmenin'' (sic) e Berishes. Per Plebishitin cfare te themi, eshte gati si nje referendum por jo si ai. Si term vjen nga Latinishtja (form e fjales referoj) dhe mund te jete obligues apo keshillues (meqe ka parlament vendimet i merr ai, r.asti 1 Zvicra, i 2-te Britania) Shpesh mendohet se a) elektorati nuk ka arsyen dhe njohurine e duhur per ta kuptuar se per cfare voton. b) qe ne kohen e Platonit, eshte thene se individit mund ti manipulohen ndjenjat per nje ceshtje, e ai nuk arrin te vendose per te miren e kombit.

Vec keto jane arsyet qe mund te gjendet, sesi nje vend Europian (Shqiperia) ri-ktheu, me vote, nje person, i cili, ne vitin 1997 ishte ne krye te shtetit dhe shpuri vendin ne lufte civile. Njerezit u vrane dhe u zhduken, shtepite u humben dhe ndertesat u doqgjen, ushtria u shkri dhe armet u moren, parate u humben dhe vendi u ri-varferua, dhe perfundimisht Berisha nuk jepte as pushtetin dhe as nuk mbante/mban pergjegjesi. U deshen nje ushtri, e perbere nga ushtare te 12 kombeve, te vinte e te hapte rruget tona ... qe vaji e mielli te kalonte neper rruge, dhe te vihej nje fare qetesie. Kam frike qe kjo ''anomali pa precedent'' e historise tone moderne ose po harrohet ose nuk eshte analizuar asnjehere ne menyre te qarte. Dhe sikur, Z Berisha, te ishte komplet i pafajshem ne kete mes, 16 vjet me pare, per pa-aftesi dhe mungese pergjegjesie karriera e tij Politike dhe Drejtuese duhej te mbyllej aty. Por ja cfare ndodhi.

Tani le te shohim dyshen Meta-Rama, sesi do shkoje le t'ja leme te ardhmes, une nuk besoj se do dale/vazhdoje mire. E vetmja shprese qe kam eshte ''zhvillimi by proxy'' nga ate qe mesojne dhe punojne jashte e kthehen prape, nga moderniteti dhe sitemi i hapur i komunikimit qe futen ''me dhune,'' nga investimet individuale e te tjera si keto! Duan-s'duan, ne nje fare menyre gjerat do ndryshojne, pa per politke/politikane qe kemi... .

p.s. sikur shqiptaret te kishin nje buton-Reset, dhe pa partizanllik apo argumenta, te marrin vendim e te ''thanin oksigjenin e Publicitetit per Berishen'' A ka mundesi qe ne 4-5 dite me pas, emri te mos i permendet asnjehere?! Fare, fare.

Kto sterkomentet ne lidhje

Kto sterkomentet ne lidhje dhe gjykimet me analistet jane icik te tepruara: Nano e ka vene ne plan te pare rolin ngaterrimtar/manipulues/fuqiplote te medias duke veteperfshire ma do mendja dhe rolin apo kontributin personal. Dmth nuk ka kuptim ti bihet po me nji ven'.

Ceshtja eshte qe ne teresi si popullsi ne nuk e kemi problem qe te mos shohim me larg se pertej vetes tone dhe te anashkalojme te perbashketen. Ndryshe, ftoj secilin ktu qe te specifikoje kontributin personal perballe nje padrejtesie apo anomalie qe ka deshmuar gjate gjithe ketyre viteve rrenim dhe regres.

Personalisht mendoj se duhet kushtuar vemendje pikerisht ceshtjes dhe efektit te rregjimeve qe sqarohen ne paragrafe 4&5. Fundja kjo na kanoset me shume se cdo gje : fillimisht per 45 vite dhe me tutje per 22.

Eshte alarmante pikerisht dorezimi ne meshire te fatit : ketu dorezimi pa kushte kundrejt te supozuarit dhe veteshpallurit 'omnipotent' : eshte e frikshme letargjia per te pakten 8 vitet e fundit dhe terrori i te ndjerit i pafuqishem kundrejt cdo gjeje, sidoqofshin rrethanat.

Fenomeni i mesiperm eshte me tragjiku: ky duhet analizuar me sa me objektivitet.

I vetmi "plebishit" ishte

I vetmi "plebishit" ishte ai i LSI dhe me nuk e di se cili prej analisteve e kishte parashikuar nje gje te tille, biles te gjithe e kishim pare si nje pengese.

Ju shkruani:

Shqiptarët kanë mjaft cene si qytetarë e si shtetas, por si votues, nëse lejohen të zgjedhin të lirë brenda kutisë së votimit, kanë instiktin të mos gabojnë. Ata me votë rrëzuan një regjim të ndyrë. Tani do duhet të jenë vigjilentë, pasi vetë ata, ne të gjithë dmth, kemi talentin për t’i falur besim e mbështetje një dore të fortë. Edi Rama na është ofruar edhe si i tillë, dmth si një dorë e fortë. Por nuk është kjo, për të cilën kemi nevojë, Ne na duhet një shtet ligjor, një demokraci funksionale, dhe një drejtim i vendit me autoritet e me përunjësi.

Shqiptaret kane votuar prej interesit apo hallit perndryshe nuk shpjegohet votimi per LSI shpk.

Qe te flitet per ndertimin e nje shteti ligjor kur fituesi i vertete i ketyre zgjedhjeve eshte nje nder te korruptuarit/korruptuesit me te medhenj eshte njesoj sikur te degjosh Berlusconi-n te thote qe do te behet prift.

Muc lexo votat e leri

Muc lexo votat e leri egzaltimet prej fanatiku te Rames.

PS-ja eshte fiks ne te njejta kuota me 2009! Ku iku kauza e kutise? Pse eshte Rama sot kryetar partie duke perjashtuar kedo qe e kundershtoi? Do kesh ndershmerine intelektuale ta ngresh si pyetje kete ti apo miqte e tu?

Fitorja eshte e gjitha per shkak te LSI-se qe ka marre te gjithe pragmatistet e PD-se, te cilet duke ndjere rrotacionin kane vajtur te gjejne streh te Ilir Meta. Akoma me keq, ky grup po fillon te perbehet gjithmone e me shume nga biznesmen te fuqishem qe duan te jene perhere ne kontakt me pushtetin dhe me Meten dhe kete kod zgjedhor kete e kane te sigurt. Meta ne plan afatgjate do i gerryej komplet partite e medha sepse u ka kthyer armet e tyre kundra. Sot favore-dhenesi me i madh ne Shqiperi eshte Ilir Meta, as Rama e as Berisha.

Largimi i Berishes eshte dicka pozitive, absolutisht. Po ajo qe po pervijohet ne horizont eshte akoma me e rrezikshme, ne kemi lene tranzicionin nga komunizmi ne nje shtet kapitalist, po kam frike se me shume se Europes Perendimore po i afrohemi Amerikes Latine. Po krijohet nje shtet gati feudal, me nje klase politikano-biznesmenesh qe kontrollojne gjithe pushtetin ne kete vend. Shpresoj qe ty, ashtu si dhe Zalos, mbasi te festoni largimin e "vucidolsit" Berisha te uleni e te mendoni icik me seriozisht se ku po shkojme e cfare perfaqesojne keto zgjedhje. Po ok, festo dhe icik se e kuptoj qe ke 20 vjet qe e vuan Berishen mbi supe.

nUK ESHTE 84 ME 56 POR 85 ME

nUK ESHTE 84 ME 56 POR 85 ME 55.

JU LUTEM KONTROLLONI TE DHENAT

Askush nuk e kishte

Askush nuk e kishte parashikuar sepse megjithese te gjithe e dinim se Meta eshte hajdut dhe kishte vjedhur miliona e miliona euro gjate qeverisjes,askush nuk arrinte ta merrte me mend qe kishte vjedhur aq shume sa te blinte votat e 100.000 mije demokrateve!!!!!!!!!!!!!!!!! Kjo ishte vertete e paparashikueshme!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Poe mos u ngazelle shume o Muc se po keshtu do bleje dhe votat e socialisteve pas 4 vitesh!!!!!!!!!!!!!!!

Z nano..! Dy fjali kisha per
Z nano..! Dy fjali kisha per kte, nuk ka se si ju gazetaret ta dinit kte gje kur merreni vetem me pingponet e politikes dhe jo me realitetin, dhe kjo jo pa qellim disa gazetare apo analiste pro berishes arriten te perdornin edhe ato pak gazetare te ndershem ne lojen qe u pelqente atyre duke akuzuar ramen se nuk ka sjelle nje fryme fitoreje..? Besoj se rezultati flet qarte dhe Rama disa here ua ka thene nje gje te tille ne terren eshte ndryshe sa you gjykoni neper studio, ne funde me fale por mjere shqiperia per kte lloje gazetarie. Tung
Z. Muc Nano, kesaj monstre ja

Z. Muc Nano,

kesaj monstre ja futi administrata dhe servilet e shumte qe i pelqente aq shume. Ja futi luli, muli, jozi, maja, monda, laura, e nje turli sahanlepiresisht - vete thyente rekorde noti e alpinizmi qe promovoheshin nga sander burgaxhiu i TV Klan e ABC.

Ne cdo vend te botes po ti marresh njerzit zvarre ne miting eshte bumerang. Njerzive te mij qe punojne ne administrate ju kishte ardhur ne maje te hundes kjo sjellje rrugacerore - e salliut me servilet e tij.

Salliu kishte vite qe masturbohej dhe vetegratifikohej me ndihmen e servileve burra e gra si pune sulltani ne stanin e tij !!!

Mire do bente te blinte nje litar dhe tek palma para kryeministrise te varte veten (ja tregon mesila se cila eshte) dhe te qerohej nje here e mire nga kjo bote. Keshtu do te preheshin te qete edhe ata 4 te pafajshmit e 21 Janarit e 29 te Gerdecit!!!

Shkurt e fare thjesht o Nano

Shkurt e fare thjesht o Nano : Sepse nuk te ka interesuar gjendja e popullit shqiptar dhe e Shqiperise ! Po te te kishin interesuar , ashtu si cdo zot shtepie qe here pas here kontrollon themelet e shtepise dhe "tullat e themelit" , edhe ti bashke me shoke , do t'i kishit hedhur nga nje sy atij 96%-shit , qe zoteron vetem 30% te depozitave bankare dhe t'i mbanit syte nga 4% qe zoteron 70% te depozitave !

Por nuk keni faj ! Sepse 4% , ka parate , ka pushtetin , ka dovletin , ben si do vetin ....etj.etj. ! Prandaj nuk eshte e nevojshme "demokarcia" , paret dhe eurot , na arrijne dhe na "gjejne" sido qe te jete !

Dhe thone keta te vjetrit , qe prej shume shekujsh , se "qeni leh atje ku ha!" ! Eeee hajde mos i jep te drejte mencurise popullore shekullore ??????

Qe P.S. do te vinte ne

Qe P.S. do te vinte ne pushtet, kjo as qe vihej ne dyshim, por qe te kishte nje vote masive per PS dhe te majtet dukej pak e veshtire. Kjo ndodhi per shume arsye. Nje qeveri tejet e konsumuar, me te njejtet ministra, me te njejtit njerez, me gjendjen e mjerueshme te shtreses se mesme. Berisha shikohej nga ne votuesit e thjesht si nje perbindesh qe nuk kishte te ngopur me asgje. Berisha u kthye ne nje diktator modern, shume arrogant, jo vetem ai po te gjitha ata drejtues qe ishin ne drejtori te ndryshme u bene te padurueshem me arrogancen e tyre. Gjithsesi Shqiperia ka nevoje per demokrate te vertete dhe jo per pseudo demokrate si Saliu.

Shpresoj dhe besoj se RAMA ka per te qene Qeveria me e mire e gjithe ketyre 20 viteve te fundit dhe ti japi fund trazicionit ne shqiperi, te sjelli nje demokraci te vertete. Urime RAMES!

ORE,PO SI NUK THA ASNJERI

ORE,PO SI NUK THA ASNJERI QE ,BERISHA HUMBI,SE...,VEC TE TJERAVE,NA MBIU GJITHE DITEN E NATEN NEPER EKRANET E TELEVIZIONEVE,AQ SA DISA PRINDER E KTHYEN NE GOGOL PER TE TREMBUR FEMIJET,ME ATE ARROGANCEN KARAKTERISTIKE TE BAJRAKTARIT DUKE U MBURRUR E LAVDERUAR ME DEMAGOGJI PER GJITHECKA,TE SHOQERUAR ME XHESTIKULACIONE,MIMIKE KLLOUNESH E SHTREMBERIME TE FYTYRES,AQ SA NUK E BESONTE KUSH EDHE PER ATO QE ISHIN TE VERTETA. PER TU BERE PJESE E STAFIT TE TIJ,DUHEJ TE ISHE ARROGANT,GOJE SHTHURUR DHE "KLONIM" I BERISHES,QE TE MUND TE BEHESHE MIK I TIJ.EDHE ME TE URRYERA E TE PA DURUESHME U BENE FEMRAT NE PD,QE VETEM FEMRA NUK MUND TU THUASH.PA FOLUR PER KORRUPSIONIN GALOPANT QE U BENE NJESH ME CDO PUNONJES SHTETI.

O Mustafa nje kuriozitet...Ne

O Mustafa nje kuriozitet...Ne cilat lloj regjimesh del diktatori dhe thote jap doreheqjen sepse humba zgjedhjet dhe do respektoj vendimin e sovranit? Jo se ndoshta hyn ne terminologjine e shkencave politike.Regjim elektoral,ose demokraci diktatoriale,regjim shtrati,regjim me pak kalori,diktator i votuar nga populli,diktator doreheqes e kushedi sesa terma te tjere do mund te proshosh me kete "gjetje" tenden.

Add new comment