Bashkëjetesa e xhamisë me krimin

Nëse të gjitha energjitë që po harxhojnë analistët në media kundër "votës kryq" do të shpenzoheshin për të mbrojtur parkun e Namazgjasë, ne nuk do ishim duke folur sot për "votën kryq"
Po bëhet një krim, në emër të një xhamie. Teneqet e krimit ekologjik kanë rrethuar një park të mrekullueshëm, pranë Parlamentit, një nga pikat më tëbukura të Tiranës e thuajse vendi i vetëm ku ti nuk ndjehesh që po jeton në Xhibuti. Duan të prishin parkun e të ndërtojnë një xhami. Ëshët e qartë që po bëhet shpejt e shpejt sa pa u bërë zgjedhjet, që ata që do vijnë ta gjejnë fakt të kryer.
Ky krim po bëhet në sytë tanë, në emër të besimtarëve, nën hundën e opozitës dhe mes budallallëkut të njerëzve të Facebookut.
Në emër të fesë
Brenda një kuadrati të vogël në qendër të Tiranës ka 2 katedrale dhe 1 xhami, ndërsa teneqet pregatisin një xhami të dytë, të stërmadhe.
Është fare e qartë që e gjitha kjo është një shpërfaqje force. Fetë, përtej tolerancës me të cilën mburren, nën rrogoz po zhvillojnë prej vitesh një veprimtari të ethëshme konkurrence.
Gjithçka po ndodh me teneqet rrethuese që po shkatërrojnë parkun për të ndërtuar një xhami, nuk ka sesi të mos dihet nga drejtuesit e fesë. Por, duket se atyre nuk u intereson qyteti, por parcela e tyre, nuk u intereson interesi i gjithë qytetarëve, madje as i vetë besimtarëve të tyre, por vetëm ai i lidhur me demostrimin e forcës.
Në emër të Xhamisë
Unë besoj se një besimtar, do duhej të ishte njëkohësisht dhe një qytetar. Por kam frikë, se nga mëynra sesi fetë kanë operuar sidomos pas rënies së komunizmit alla-enver ka njerëz të cilët janë vetëm besimtarë. Ndryshe nuk kam sesi ta shpjegoj heshtjen e tyre. Sikurse dhe heshtjen e ortodoksëve kur një mega-betonizim shkatërroi një tjetër hapësirë të gjelbër, mu në qendër, në emër të një katedraleje. Natën, ajo katedrale të tremb, por nuk të fton.
Sigurisht, nëse ka njerëz në këtë vend që ndjehen më shumë besimtarë sesa qytetarë, nuk është faji i tyre. Është mënyra sesi feja zuri hapësirat boshe të lëna nga ateizmi i dhunshëm alla-enver. Por, që në emër të besimit të tyre bëhen krime të tilla, ata janë përgjegjës.
Në emër të biznesit
Për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh është thirrja në shkretëtirë e ekologjistëve, që shpjegojnë se bashklë me xhaminë do ndërtohen dhe 2 qendra tregëtare!!! Pra, nuk qenka thjeshtë “punë feje”. Më saktë, biznesi po shfrytëzon fenë për të dhunuar edhe një herë qytetarin. Ata e kanë të sigurt që nuk ka mbulesë më të mirë për projektet e tyre të dhunshme sesa mbulesa fetare. Shumë krime janë bërë në emër të fesë. Dhe për më tepër, ata janë të bindur që hipokrizia në këtë vend do bëjë që askush të mos hapë gojën për çfarëdolloj krimi të “veshur” me xhami. Aq më pak, politika.
Në emër të popullit
Nëse të gjitha energjitë që po harxhojnë analistët në media kundër "votës kryq" do të shpenzoheshin për të mbrojtur parkun e Namazgjasë, ne nuk do ishim duke folur sot për "votën kryq".
Përveç disa organizatave, askush nuk protestoi. Pozita është e tredhur (ajo pjesë që nuk është e blerë). Opozita ka hallin e votave, dhe nuk ka pse të “kruhet” me një grup besimtarësh që janë më shumë besimtarë sesa qytetarë.
Është dhe grupi tjetër qesharak që u ngrit të protestonte për Parkun Gezi në Stamboll, por nuk ngrihet të protestohet për parkun e vet!! Për të qarë e për të qeshur. Na mbytën revolucionarët në Facebook, njerëzit që ndjehen “turq” e që përloten kur shohin sesi ngrihen turqit kundër despotizimit. “Revolucionarët” e tredhur të online-it. Ata që e “luftojnë” diktaturën me statuse! Ata që dalin për Erdoganin a kundër Erdoganit. Patetike, qesharake, dhe idiote.
Unë besoj se një diktaturë mund ta shembësh edhe pas ca vjetësh. Por, një monstër betoni jo. Aq më tepër, kur atë e veshin me xhami. Nuk kam dëgjuar në asnjë vend që të prishen monumentet e kultit se janë ndërtime të egra apo të paligjshme. Ne nuk shembim dot ca hundë e ca kate pa leje. Mostrat e betonit, janë aty, për të ngelur.
Në emrin tim
Një krim po bëhet në emër të besimtarëve. Dhe të gjithë po heshtin. Unë do jem aty, qoftë dhe me 10 vetë, po u mbodhën. Deri në fund.
/Dita/
Comments
Bravo Cukali, kjo eshte
Bravo Cukali, kjo eshte ndjeshmeri qytetare, klani Berisha Basha po zhduk hapesirat e e gjelbera.
O Koloreto djali! Shtroji

O Koloreto djali!

Shtroji vetes nje pyetje (ose disa): perse Edi Rama u shpresh qarte dhe hapur per prishjen e pallatit qe po i prish vleren Sky Tower-it te kandidatit Lad Kosta dhe nuk shprehet per kete parkun ekologjik? Perse Edi nuk shprehet per mosnisjen e punimeve tek parkingu nentokesor i Bashkimit? E plot te tjera shkelje per te cilat Edi nuk thote asnje germe e jo me fjale! Dhe ki parasysh qe je ne fushate dhe cdo akuze qe ai do te bente do te ishte e mirepritur ne nje popull ziliqar&komunist si i yni ku me shume kenaqesi do te pritej prishja e iniciatives se komshiut nga ana e qeverise! Dmth pse Edi zgjedh te mos fitoje ca vota shtese?

Z K.Cukali, ju

Z K.Cukali, ju citoni;

"“Revolucionarët” e tredhur të online-it. Ata që e “luftojnë” diktaturën me statuse! Ata që dalin për Erdoganin a kundër Erdoganit. Patetike, qesharake, dhe idiote."

Ju jeni nje shembull i mirefillte i kesaj kategorie. Juve duhet t'ju vije turp nga vetja juaj kur te dilini para pasqyres.

Ku ishte ti mor burr qe na qenke kaq ekologjik,ambientalist, kaq dashamire etj etj...Ku ishte t'i kur Rama prishi barakat(kjoskat) dhe e fortifikoi Tiranen me kulla betoni?

Ku ishte kur prapa bankes u prish ajo lulishte e bukur qe u ndertua katedralja Ortodokse? Po kur u ndertua katedralja Katolike? E kupton sa njeri i ulet je...as 5 leke nuk vlen analiza jote e mbushur me patetizem, urrejte etj etj.

Nuk hic e veshtire qe t'i problemi e ke pse po behet xhamia e jo per hapesiren...Ku ishte kur ne sheshin Partizani u hodhen themelet e tere asaj kulle?

Ku ishe kur Rama hodhi tere ato betone qe nuk la asnje hapesire te gjelber?
Bej nje gje te mire, hap nje blog dhe debato me Tedeschinin per keto terma pasi them qe do kuptoheni shume mire. Mos na shkruaj gjera te tilla ne gazeta se nuk tregon gje tjeter vetem se hipokrizene tende ndaj besimit te tjetrit!!!

Në radhë të parë ndoshta ti,

Në radhë të parë ndoshta ti, siç e lexove këtë artikull, mund të mos kesh lexuar një artikull tjetër që ky ka bërë më parë për ato kishat që thua ti, kështuqë pa u informuar mirë, s'mund të thuash që është i njëanshëm.

E dyta e punës, dhe sikur ai të mos ketë shfaqur fare kundërshti për ato që përmend ti, ç'logjikë leshi është kjo. Domethënë, ne mezi të presim që dikush të bëjë gabim, që pastaj dhe ne të bëjmë një gabim, e t'ia përplasim atij të parit : Shiko, ti e bëre atë që deshe, i re me top, kështuqë dhe mua më lind e drejta t'i bie me top si ti. Nëqoftëse me ato kisha, u krye faj apo krim, kjo nuk e justifikon që ata të bëjnë atë krim që po bëhet aty, e që flas sepse e kam afër shtëpisë. E prandaj të them logjikë leshi, se ti duhet të kundërshtosh shkeljen aty, jo të thuash, për inat të katolikëve apo ortodoksëve, le ta bëjnë dhe ata aty.

E nëse të intereson, unë besoj tek Zoti, por Zoti me natyrën, jo tek institucionet e betonit të këtyre palo feve, e as si Mediu.

Nqs ka reagime nga autori per

Nqs ka reagime nga autori per ato qe un citova me larte dhe na e verteton atehere un i kerkoj falje autorit, prendryshe i bie qe dhe ju te jeni te njeanshem.

E dyta e punes komuniteti premtoi para qytetareve te Tiranes qe nqs shteti i rikethen pronat e tij pra ato qe ja ka grabitur gjysmen e tyre do e bejme lulishte dhe kende lojrash ne te mire te komuniteti. Shteti i ka ne dore tere mekanizmat per ta realizuar duhet thejshte vullnet dhe rrespekt per ta bere kete gje, qe ka munguar nga te dyja krahet e politikes(majte&djathte).

Nqs ti beson ne Zot un te pergezoj me behet qejfi per ty.

Te fusesh ne kete debat figura te vecanta Medira&Co atehere kjo po qe eshte sic thua ti llogjike "leshi".

Ca me duhet Mediua mua? Un si qytetar,si taksapagues e i rregullt dua ate te drejten time qe ma garanton kushtetuta qe te kem vendin tim te kultit qe te falem. Pse nuk tha autori, ne artikull ja pas nje muaj e gjysem Myslimanet do kene festen e tyre te madhe Bajramin sa keq me vjen qe do dalin ne bulevard te falen pasi shteti nuk ua ka bere te mundur atyre te kene vendin e tyre dhe ne si analiste as qe e kemi mare mundimin ta ngreme zerin per kete?

P.s: Kam shume rrespekt per besimin e tjetri dhe per ate qe nuk beson ne Zot se besimi eshte dicka personale dhe cilido qe te jete meriton rrespekt. Ato u ngriten pa bere asnje debat, pa u bere zhurme fare vetem kur vjen puna per Muslimant behet zhurme, na kujtohet laiciteti e etj etj qe sic thua ti nuk jane tjeter vetem se llogjika leshi.

Rrespektet e mia.

Bravo Koloreto, ke preke nje

Bravo Koloreto, ke preke nje plage te vertete. Komuniteti myslimon eshte i kapur nga fondamentalistet dhe bota e krimit, ende nuk eshte gjetur kush e vrau Tivarin. Nje mur i vertete mbrojti vrasesit e tij dhe ky mur eshte brenda komunitetit islam.

Po Sali Tivarin e vrau

Po Sali Tivarin e vrau betoni, more Goni. A i sheh ato kullat e larta ne Tirane? Disa prej parcelave te ndertimit ne qender jane prona te Komunitetit Mysliman, te cilat i kishte nen hyqem i ndjeri Sali Tivari. Vetem po ta vinte firmen ai ndertohej kulla ne token e Komunitetit, kete e di i madh e i vogel. Kur luftojne kater milionera per te bere nje kulle, ka viktima more Goni, se te katert nuk e ndertojne dot pernjehere. Kur te hyje qofte dhe nje milioner ne burg ne Shqiperi, atehere do kete shpresa te gjehet edhe vrasesi i Tivarit. Deri atehere, rrofshin fondamentalistet o Goni, se mezi i kemi.

Bravo Goni e ke kap dhe ti me

Bravo Goni e ke kap dhe ti me dore problemin. Fondamentalistat dhe bota e krimit nuk mund te qendrojne ne nje vend. zgjidh njeren e le tjetren qe te te qendroje argumenti. Si nuk te vjen turp, Dhori Sollaku po ta kishin vrare fondamentalistet do t'i kishte kap me kohe dhe keshu do saldonte menderen tij me ndihen e partnereve ne karrigen e kryeprokurorit, por zgjodhi e hodhi 5 a 6 pista kriminale me qellimin e vetem qe te mbulonte te verteten. Por ty veç e verteta nuk te intereson.

Une personalisht ndihem shume

Une personalisht ndihem shume i fyer nga toni dhe gjuha e Cukalit. Une jam edhe besimtar edhe qytetar i Tiranes. Ne rrethana normale do doja te kisha edhe parkun edhe xhamine, por duke e ditur shume mire qe hapesira te tjera te lira per xhami te madhe ne Tirane nuk ka, me mbetet te kenaqem me projektin ekzistues.
Edhe besimtareve u dhemb ne shpirt prishja e nje parku, apo prerja e nje peme z. Cukali, dhe te pakten marr shprese nga premtimi i KMSH se selvite do ruhen sa te jete e mundur dhe ato qe do hiqen nuk do priten por zhvendosen e per me teper xhamia do rrethohet serish me gjelberim dhe qindra fidane do mbillen neper Tirane si kompensim.
Per ne si besimtare eshte fyese te na mohoet e drejta qytetare e te pasurit nje ambjent dinjitoz ku te kryejme ritet tona fetare. Kalo pak nga xhamia e Et’hem Beut te premten ne dreke z. Cukali dhe me thuaj a te duket “qytetare” menyra si detyrohen besimtaret te falen ne trotuar e ne rruge te madhe mes makinave e kalimtareve, mes zhurmes e pluhurit????

Per fat te keq, ra edhe

Per fat te keq, ra edhe Koloreto...!

Shkelqeu ne disa shkrime, por duket se fraza nuk i shpetoi dot thelbit nen to: ne disa

shkrime te shkurtra paraqitese, si duket ne part time job Respublika, Koloreto po

shfaq profilin tjeter, ate te nje paqartesie te dhimbshme intelektuale...

Kjo s'ka lidhje fare me qendrimin ndaj Berishes, qe trajta e Madhuar e Rames apo

Metes eshte, por ne urtesine dhe paanesine e domosdoshme per urtimin e sa me

shumte te psikologjise sociale ne Tirane.

Koloreto ra ne kurthin ku te tjeret rane me pare se ai...

ngushellime mik...

Gjer sa të jemi një shoqëri

Gjer sa të jemi një shoqëri injorantësh këta do shijnë dhe do bëjnë si të duan në emër të atdheut dhe të Muhametit

sot je i lire te protestosh

sot je i lire te protestosh per parkun qe do mbushet me beton.Te lene te sjellesh parulla,ke lirine e megafonit,biles bashkia e qelbur qe jep leje te ndertohen monstra betoni te dergon edhe police bashkiake,qe te"garantoje"lirine e protestes.Vijne reporteret me ato njeqind mikrofona dhe ne lajmet e tere dites del ndonje minute ky aktivitet.Vertete qe njerezit irritohen,por fatkeqesisht ata kane halle te medha ne familje,sepse papunesia eshte nena e regresit te dinjitetit.Ka shume te tjere qe bezdisen nga lajme te tilla,pasi ata luajne lloto,me shprese se fati mund t'u buzeqeshe vetem ne kete forme.Ne Facebook muri i informacionit kalon shume shpejt,por edhe sikur atje te jene 100 mije qe bejne"like"/pelqej,atje zeri eshte virtual.Fatkeqesisht ky eshte kurthi i rrjeteve sociale.Tani,mesa kam kuptuar une,e vetmja industri qe i kaloi parashikimet ne Shqiperi qe sektori i ndertimit.Tradicionalisht ky sektor gllaberon para qe kalojne ne kanale informale,me shpesh ne ndertim qarkullojne dhe pastrohen parate e trafiqeve;ky eshte fakt i njohur ne gjithe boten.Ne kuptimin metaforik,çdo grataçele qe shkelqen eshte nje lavatriçe e stermadhe parash te zeza.Te pranosh se vetem mafiet(ose bisnesmenet e sponsorizuar nga mafiet)kane fuqi te ndertojne grataçela dhe pastaj ata te jene te kujdesshem per vlerat ambientale,eshte ca utopike.Saviano ne librin Gomorra tregon se mafiet napoletane&kalabreze varrosnin mbeturina toksike e radiokative jo larg vilave te tyre.Njerez te tille jane kaq te etur per para,sa nuk mendojne as per veten e femijet e tyre.Megjithate,t'i kthehem argumentit te K.C.,mire qe behet xhamia,po perse m'u ne qender?Kur para kater shekujsh arkitekti shqiptar Mehmet Biçakçiu hodhi vijezat e xhamise Blu ne Stamboll ai zgjodhi nje koder e shyqyr qe Tirana s'eshte shkretetire ne kete pikepamje.Kurse 400 vjet me vone,djaloshi Basha,me profesion perkthyes dhe minister e tashme kryetar bashkie,nuk ka fantazine e duhur t'i gjeje projektit te nje xhamie nje shesh te duhur,por ç'ben?E ngjesh ne mes te Tiranes,tamam me mentalitetin e gruas anadollake qe e mbush dhomen e pritjes me te gjithe kolltuket e mundshem,per t'i treguar miqve bollekun,paçka se dhomat e tjera jane mizerje.Mesa shoh une,sot ne tregun e Tiranes shitet me lire nje ton llaç sesa humus.Po ndiqja lajmet ne nje vend dhe atje u tha qe turistet e huaj jane me te interesuar per malet shqiptare sesa detin.Boboooooooo,firmat e ndertimit do u sulen maleve tani,do t'i bejne atje grataçelat.

Add new comment