Fushata është etike? Po, por Topalli ...

Postuar në 20 Qershor, 2013 17:38
Mustafa Nano

Ka ditë që thuhet nga më shumë se një person se kjo fushatë elektorale ka qenë ndër më të mirat në planin etik. “Është fushata më e shëmtuar në drejtime të tjera”, të thonë, “por në planin e komunikimit mes palëve ka qenë etike”. Rama ka mbërritur deri te stigma e gjyshit dhe e katragjyshit në adresë të Berishës, por nuk ka shkuar më tutje. Vetë Berisha e berishianët ia kanë marrë për të madhe këtë “fyerje”, por pakkush e ka kuptuar e mirëkuptuar ndjeshmërinë e tyre etike në një kohë që ata vetë kanë shkuar pak më tutje, kur kanë folur për martesë elektorale e për martesat e pafundme të Ramës.

E vërteta është, se ka diçka serioze që s’shkon edhe në këto batuta cinike që ata hedhin në adresë të sho-shoqit. Rama ka tentuar ta shpjegojë me një domethënie metaforike stigmën e “gjyshit e katragjyshit” për kundërshtarin, por kjo nëpërkëmbje anagrafike e tjetrit nuk ka kuptim të bëhet. Dhe në fakt, si zor të jetë bërë në ndonjë vend tjetër. Jo për ndonjë gjë, por do të vijë për të gjithë, dhe për Ramën, një moment “i pafavorshëm” anagrafik. Madje, ka për të ardhur shumë shpejt, pasi diferenca mes tij e Berishës është 20, e jo 200 vjet. Por edhe sikur diferenca të ish më e madhe, nuk do të shkonte kjo përbuzje për të moshuarit, në radhë të parë ngaqë shkurt e thjesht nuk shkon, dhe në radhë të dytë ngaqë lagjja e politikës, më shumë se lagje të tjera brenda shoqërisë humane, kanë natyrë më gjerontokratike. Ka një motiv pse është kështu. Në politikë, mosha përkthehet me urtësi, e prandaj ajo është rëndom një avantazh, e jo një disavantazh. Problemi i Berishës nuk është mosha. Berisha ia ka marrë për të madhe këtë punë, duke demonstruar me këtë se i ka djegur shumë kjo punë (nuk kuptohet pse; duhet të ketë ndonjë sëkëlldi senile, me siguri), por problemi i tij nuk është mosha. Mosha nuk është problemi i askujt, në fakt.

Ndërsa sulmi i Berishës ka synuar një denigrim moral të Ramës, por mbi kritere shumë të vjetruara. Vini re: po them të vjetruara, e jo konservatore. Konservator është dhe Berlusconi, miku i Berishës, që ka bërë e bën një jetë ku e ku më libertine se të Ramës. Ndërsa Berisha është i prapambetur. Çdo konservator i botës së sotme do të skandalizohej nga guximi i Berishës për të turpëruar kundërshtarin faqe botës, ngaqë ky i fundit qenka martuar disa herë, e nga guximi për të interpretuar e komentuar martesat e tjetrit si “të kopsitura elektoralisht”. Sikur ta merrte vesh këtë gjë Silvio Berlusconi, do t’i thosh: “Sali, ti ke bërë zgjedhjen tënde të përjetshme me Lilin tënd, por ç’dreqin ke me ne që i ndërrojmë femrat, apo me femrat që i ndërrojnë burrat?”

Sidoqoftë, Berisha është ky që është, s’kemi ç’i bëjmë deri më 23 qershor. Ne jemi mësuar që ai ta lëshojë gojën deri atje sa t’u ngjethë mishin të tjerëve, dhe këtë gjë nuk e ka bërë deri tani; e duhet shpresuar të mos e bëjë, pasi mua qysh tani më zënë të dridhurat prej këtij skenari. Këtë rol, megjithatë, këtë herë ia ka ngarkuar një tjetri. E morëm vesh pardje, në Shkodër.

Në të vërtetë, nuk ishte “tjetri”. Ishte “tjetra”. E nuk mund të ishte, veçse ajo, gruaja më gojëlëshuar e këtyre anëve. Shikoni se ç’ka thënë atje (po ua sjell të paprekur, marrë nga “Shekulli” që kish zbardhur videon e filmuar): “[Edi Rama] fëmijën [e tij] e njohu për herë të parë kur kandidoi për kryetar bashkie për herë të parë. Për herë të katërt a të pestë u martua kur do kandidonte për herë të katërt Bashkinë. Ai përdori sëmundjen e kaluar të fëmijës së tij për pushtetin e tij. Ai përdor nënën, djalin, bashkëshorten e radhës. Ai braktisi të birin foshnjë dhe paditi të atin për një akt monstruoz që vetëm një mendje e sëmurë e bën. Edi Rama edhe në shpirt është lakuriq. A e keni parë ndonjëherë të shtrëngojë duart dhe të përqafohet me socialistët? Ai përçmon njerëzit e thjeshtë. Ai ju thotë çdo ditë mjeranë, injorantë, katundarë, shpellarë, të paditur.”

Ky është një shpërthim i pafalshëm. Dikush duhet t’i shpjegojë asaj zonje se këto shpërthime janë shumë të ulëta për t’u bërë faqe botës. Nuk mund të flasë një personalitet publik në këtë mënyrë. Ne e dimë se ajo i përket shkollës së Berishës (e me sa duket, është e vetmja shkollë që njeh), por s’do të bënte keq që, sa herë që e kapin gjendje të tilla konvulsive, të kujtohet, në mos tjetër, se të paktën vjen nga një familje e fisme, siç nuk harron ta nënvizojë në rrethana të tjera këtë fakt, sa të bëhet të besosh ndonjëherë se mbiemri i saj nuk është Çobo, por është Stuart, apo Tudor, apo Bourbon, apo Valois.

Po i drejtohem zonjës Topalli: “Nuk bëhet, e dashur, kjo që bëni ju. E keni shkelur keq. E keni bërë baltë. Është një teprim e shkuar teprimit. Këto janë gjëra të paprovuara e të paprovueshme, dhe në këtë kuptim, një pyetje më vjen natyrshëm: Si do ju vinte juve, sikur dikush t’iu numëronte botërisht bëma që do ju turpëronin. Ju s’keni bërë të tilla? Po ç’rëndësi ka? E kujt do t’i duhet t’i provojë ato që thotë? A mos vallë ju po i provoni ato që thoni?

Kjo është e para. Ka dhe një të dytë. Këto gjëra nuk thuhen kurrë, në asnjë rrethanë, në adresë të askujt. Me ç’të drejtë dikush mund t’i thotë monstruozitete të tilla? Kush e paska këtë postin apo statusin e një censori të madh moral? Kush e meritoka, në fund të fundit, këtë post a status? Si nuk ju shkon mendja se betejat morale të bëra me këtë gjuhë nuk i shkojnë asnjë politikani. Aq më pak ju shkojnë juve, për arsyet që ne të tjerët i dimë, e që kanë të bëjnë me abuzimin me pushtetin (këto po, që janë gjëra të dokumentueshme; meqë ra fjala, bëjini të fala dhëndrit tuaj! Si po ia kalon në Paris? Po e shijon dhuratën që ia ka bërë vjehrra e pushtetshme?).

Ka dhe një të tretë. Hahuni me kundërshtarin në planin politik! Denoncojeni për bëmat publike, e jo për trillet, huqet apo “lapërdhitë” në jetën private! Evidentojeni si politikan të keq, e jo si njeri të lig! Jeta private, flirtet, tradhtitë e bixarritë intime të kundërshtarëve tuaj nuk janë punë e juaja; janë punë e tyre. Duhet ta kuptoni këtë, e dashur. E nëse s’e kuptoni ju, dijeni se ka plot njerëz që e kanë kuptuar. Janë ata, të cilëve, edhe pse janë shumë kritikë me mënyrën se si ju e keni administruar pushtetin, nuk u ka shkuar kurrë mendja të zhbirilojnë në jetën tuaj private, e aq më pak të sajojnë gjëra në jetën tuaj intime. Nuk ju bën përshtypje që nuk e bëjnë? Duhet t’ju bëjë.

Shqip

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Plotesisht dakord me ty Muç Nano. Të përgëzoj çfarë thua per Xhoz Profesionisten dizenjatore, por mos ma merr për keq kur të them se nuk e ka nga shkolla e Berishes, gjuhën që ajo përdor. Eshte gjuha tipike e çdo rrugaçeje delenxhie. (As prostitutat e shtëpive publike nuk përdorin gjuhe të tillë, se ato e kanë një sens te etikes profesionale - ndersa ato të semaforit nuk kane etike, por vetem nje reagim mbrojtës ndaj keqtrajtimit mashkullor që pësojnë nga tutoret e tyre)

Sa për atë që thua se pas 20 vjetësh, Rama do jetë në moshën e Berishë, së pari këtij të fundit do t'i kete mbire bari 20 pellembe dhe së dyti Berisha vërtet që ka 20 vjet që përgojos të gjithë dhe t'i thuash katragjysh, eshte me e lehte se t'i thuash "Mere Fizi". Sa per antiplumbin, vetem perpjekja e tij per te bere teater neper televizione se gjoja nuk mban antiplumb eshte fakti me bindes se kjo eshte e vertete. Nga se ka frike e di vetem ai. Ka bere shume zullume.

Submitted by Ilir (not verified) on

Te gjitha jane fushate per tu bere me djathtas sec eshte dhe per te mbuluar po me balte ate qe deputeti i PS per Shkodren beri disa dite me pare duke e anashkaluar ate dhe duke u marre  drejtperdrejt me kryetarin e PS.....sespe edhe ky i fundit "nderseu"....deputetin e Shkodres....me muhabete  rrugesh...m.gj.th pota marresh nga nje ane ajo e meritonte....

Submitted by Dardan (not verified) on

Ore Muç, ore Mustafa, po të them! Si mundet që edhe nga ty të mos dëgjoja spjegimin e saktë të asaj që e konsideron stigmë, "katragjyshi me antiplumb"????

Zotëri, unë të besoj kur shkruan dhe prandaj më vjen shumë inat kur ti analizon at "stigmë" jasht konceptit që ajo e jep në mënyrën më të përkryer.

Kuptimi i  katragjyshit me antiplumb ështe i thjeshtë. Ja përkthimi në gjuhën e njerzve të thjeshtë si puna ime dhe shumë të tjerë.

Katragjyshi me antiplumb baraz politika e vjetër e bunkerizuar.  Je i lutur nga ana ime që këtë spjegim ta bësh publik se anonimatet nuk i lexon kush dhe mendoj se nuk ka arsye që Rama të rëndohet për një epitet aq te qëlluar dhe të kulturuar për një kriminel të përgjakur i cili nuk do ta meritonte këte epitet që shumëkush po e quan stigmë.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kjo zonje pervec servilizmit te tepruar, tregon dhe nje edukate te dobet te mare nga familja e saj. Le te thote kush te doje se ajo rrjedh nga nje familje fisnike. Mundet qe paraardhesit e saj te jene njerez te shkolluar e me kulture. Por kjo nuk do te thote se kjo zonje , nuk eshte ndonje handicapate. Nje e pashkolluar qe nuk ka lexuar nje liber per kulturen dhe miresjelljen ne jeten e vet. Dhe kete ajo e shfaq ne cdo veprim te saj. Edhe tek qeshja si budallacke, kur nuk ka asgje per te qeshur 9 mbase per te qare,po), hy,hy,hyhy...hyhy...hyhy...

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Bravo Muçi, si gjithnje i qarte. Me vjen keq ta them por me i arsyeshmni ne fushate u duk Meta, ndoshta del si i perkore pse i rendon ne ndergjegje videoja e 700 mije eurove!

Submitted by Bard (not verified) on

I rendon ne ndergjegje qe s'ka marre me shume se 700 mije, ndoshta..

Submitted by Gjon (not verified) on

Pertej aspektit etik te gjykimeve te Topallit mbi Ramen, z. Nano shtron problemin e jetes private te nje politikani.  Ka shume raste tashme te njohura qe shume politikane (mjafton te kujtojme Bill Clinton, Berluscon-in e shume te tjere) e kane pesuar nga aspektet e jetes  private.

Shpeshhere nga jeta private e nje politikani njerezit krijojne nje imazh pozitiv apo negativ te figures se tij dhe kjo kushtezon jo pak karrieren politike jo me kot doli edhe Gregu te bente fushate per Ramen.

Shembulli me i mire na vjen nga fushata e zgjedhjeve presidenciale amerikane ku cdo aspekt i jetes se kandidateve kalohet ne vrimen e gjilperes.

Kur dikush i hyn politikes i ve ne kandar te gjitha, perfshire ketu edhe jeten private, perndryshe mund te zgjedhe te beje dicka tjeter ne jete. Nese Rama nuk do t'i kishte hyre politikes askush nuk do te ishte marre me jeten e tij private.

Nga sa kam verejtur une, njerezit kane kuptuar pa dyshim nje gje: pavaresisht se kush e merr  pushtetit, fituesi do te mendoje vec per vete dhe per grupin e biznesmeneve apo te militanteve  qe e kane ndihmuar... te tjeret t'i bejne vete derman vetes.

Submitted by amy (not verified) on

I sakte ne thelb shkrimi, vecse eshte anashkaluar fakti qe edhe kesaj palacos, Toma nuk la gje pa i permenduar lidhur me jeten private e menyren si eshte futur ne politike.

Submitted by RP (not verified) on

Xhozi e ka mbiemrin Qobo,se ç-ne nuk e perdor dot,ngaqe e ka pasur gjuhen shqipe"dhet me hyll"(perkthyer dhjete me yll).Aman,Franca iu preu koken mbretit kurse ju merreni akoma me familjet e "mdhaja".

Submitted by bledi ne greqi (not verified) on

Zt.Nano nuk dua te ofendoj shqiptaret po keta mostra dine shume mire ca duhan turmat injorante qe u mblidhen neper sheshe dhe i perdorin .kritika mua per ju eshte se ti drejtoheni kesaj kafshe me miresjedhje dhe xhentilesen qe ju karakterizon eshte humbje kohe... ​

Submitted by shqip (not verified) on

E bukura eshte se ato qe preken nga "fjalori" i Jozefines jane ato qe votonin Luiza Hoxhen pasi pinte gjak njeriu!

Submitted by liku (not verified) on

Jozi eshte sojLESH si Neritan Ceka dhe e tregon me sjelljen e saj qe eshte sojLESH e vertete. hahahaha dhe populli ja shperbleu duke e hedhur ne koshin e plehrave, aty ku e meriton.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.