Shqiptarët para momentit historik: Ose të zgjedhin autokratizmin e Berishës, ose rrugën drejt BE-së

Oferta e kryeministrit Sali Berisha për t’u rizgjedhur, bazohet në ndërtimin e të parës autostradë në vend. Por mungesa e luftës ndaj korrupsionit dhe dobësitë në zbatimin e ligjit, kanë bërë që shumë vende perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të pyesin nëse Berisha po e çon Shqipërinë në rrugën e gabuar.
Ndërsa shqiptarët po përpiqen që të përcaktojnë se kush duhet të jetë udhëheqësi i tyre i ardhshëm, me zgjedhjet që mbahen këtë muaj, qeveria amerikane- shtylla historike e shenjtë për demokracinë e brishtë shqiptare- si dhe shumë vende perëndimore, janë gjithmonë e më të frustruara me stilin dogmatik të sundimit të Berishës. Por a do i ndikojë mjaftueshëm votuesit kriticizmi ndërkombëtar ndaj Berishës, aq sa ata në këtë mjedis politik të ngarkuar dhe të polarizuar, të largojnë Berishën dhe Partinë e tij Demokratike nga pushteti dhe t’i parandalojnë ata- ashtu siç besojnë shumë- që të manipulojnë rezultatin zgjedhor dhe të dërgojnë vendin në rrugën pa kthim?
Gjatë revolucionit demokratik në fillim të viteve ’90, Berisha, si shumë anëtarë të aparatit të Partisë Komuniste, ndryshoi këmishën e kuqe për ngjyra të reja. Berisha u vesh me ngjyrat e flamurit amerikan dhe e bëri Partinë Demokratike blu, duke e drejtuar atë në fitore me premtimin se do të rregullonte gabimet e të kaluarës komuniste dhe do e afronte Shqipërinë me Europën. Por premtimet nuk patën jetë të gjatë. Me sytë e botës mbi konfliktet në përshkallëzim në ish- Jugosllavi, Berisha nisi të çimentojë pushtetin e tij, duke goditur fjalën e lirë, duke rrahur dhe burgosur kundërshtarët politikë si dhe duke legjitimuar korrupsionin e sponsorizuar nga shteti. Në të njëjtën kohë ai adoptoi një politikë “ose je me mua, ose kundër meje” dhe e ndau vendin në këto linja. Megjithatë ai mbeti i preferuari i Perëndimit, veçanërisht i Uashingtonit, për shkak se e mbajti Shqipërinë larg konfliktit jugosllav.
Por vetëm kur vendi u zhyt në anarki në vitin 1997, pas shembjes së skemave piramidale, të mbështetura nga shteti, Berisha u detyrua që të largohej nga detyra.
Pas kësaj, shumë nga kundërshtarët e tij mendonin se ditët e Berishës si politikan kishin mbaruar. Megjithatë, ai provoi se është një mjeshtër i ringjalljes si një lider i butë dhe tolerant, duke rikthyer në parti ish- anëtarë, që më përpara i kishte denoncuar si spiunë e tradhtare, madje edhe i kishte rrahur për pikëpamjet e tyre të kundërta. Viti 2005 shënoi edhe rikthimin e Berishës në pushtet me premtimin për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar zbatimin e ligjit. Tetë vite më vonë, Berisha mund ta ketë sërish mirë me ish- kundërshtarët e tij në parti, por edhe njëherë vendi ka mbetur pas sa i përket zhvillimit demokratik.
Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në vitin 2012 “korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e pushtetit, veçanërisht në gjyqësor, duke mbetur një problem serioz”.
Për habinë e shumëkujt, Berisha, që është i famshëm për shpërthimet e tij kundër kritikëve, e ka mbajtur gjuhën kundër qeverisë amerikanë dhe ka ruajtur sjelljen e tij prej fëmije të llastuar për ambasadorët amerikanë në Tiranë. Ndërsa po vinte në pikëpyetje manipulimin nga Berisha të gjykatave vitin e shkuar, ambasadori aktual në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u kursye nga një fjalim i ashpër i Berishës. Në vend të kësaj, siç mësoi në një takim publik, Berisha vendosi ta ndëshkojë duke mos i folur. Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, paraardhësi i Arvizusë, nuk pati fat më të mirë. Pasi e kritikoi Berishën se u ka bërë presion gjykatave në favor të miqve të tij, Berisha e akuzoi në mënyrë të gabuar se ambasadori e kishte personalizuar çështjen. Gjatë viteve të fundit, Uidhers është bërë një kritik i hapur i autoritarizmit në rritje të qeverisë së Berishës.
Në një intervistë të kohëve të fundit me Zërin e Amerikës, Uidhers vuri në dukje: “Shqetësohem se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore. Po shkon në drejtim të Ukrainës, që përdor gjykatat për të sulmuar liderët e opozitës ose për të mbrojtur aleatët politikë. Mendoj se po shkon në drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet thjesht nuk janë sipas standardeve ndërkombëtare, që do kërkonte një demokraci e plotë”.
Ditët kur opinioni i zyrtarëve amerikanë për një kandidat ose një parti, përcaktonte rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, mund të kenë ikur. Në më pak se dhjetë ditë, shqiptarët do jenë përballë një momenti historik: të vazhdojnë në autostradën autokratike të Berishës ose të zgjedhin rrugën që e çon Shqipërinë më afër familjes evropiane.
Huffington Post
Comments
Ky flet ne emer te SHBA po
<p> </p><p>Ky flet ne emer te SHBA po citon Withersin nderkohe qe ky thote mos degjoni Washingtonin por Arvizune ..... </p>
Mjere nete shpretet per keto
<p>Mjere nete shpretet per keto Fronat ku ulen e vene prapanicen te gjithe ata qe nuk dine te presin as thonjte.</p>
Add new comment