FRD-ja mund ta çojë Berishën në pension – siç çoi LSI-ja Fatos Nanon...

Postuar në 15 Qershor, 2013 01:01
Eduard Zaloshnja

Pasi Ilir Meta u largua nga PS-ja dhe krijoi LSI-në, Fatos Nano, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë, deklaroi me arrogancë se partia e Metës do të ishte “vetëm një pikë uji në oqeanin e madh socialist”. Por një vit më vonë, në zgjedhjet parlamentare, “pika e ujit” LSI rezultoi të ishte një liqen – fitoi të paktën 8.4% të votës popullore – duke u bërë kështu faktori kryesor i dërgimit të Fatos Nanos në pension politik.

I ngjashëm ishte edhe reagimi i Berishës dhe njerzve pranë tij kur u krijua FRD-ja. Ata e injoruan atë si një parti që nuk do të merrte vota nga elektorati i djathtë. Por sondazhet e publikuara deri më sot, i Institutit Piepoli dhe i IPR Marketing-ut (përkatësisht në Vizion Plus dhe Ora News), tregojnë se rënia e kuotave të koalicionit të djathtë në krahasim me 2009-ën shpiegohet kryesisht me rrjedhjen e votave drejt FRD-së. Dhe kjo është e vërtetë si në rang kombëtar edhe në dy qarqet më të mëdha të vendit, Tiranë e Fier.

Kështu, partitë që sot janë në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 51.4% në vitin 2009, si në rang vendi edhe në qarkun e Tiranës. Dhe sondazhet e sipërcituara tregojnë se janë praktikisht në të njëjtin nivel edhe sot. Në mënyrë të ngjashme, edhe në qarkun e Fierit, sondazhi i IPR Marketing tregoi të njëjtën situatë.

Nga ana tjetër, partitë që sot janë në koalicionin e djathtë (PD, PR, LZHK, PDK etj.) arritën nivelin 48.6% në vitin 2009, si në rang vendi edhe në qarkun e Tiranës. Ndërsa sot, sipas sondazheve, janë në nivelin 42-43%. Rënia e ndjeshme e kuotave të koalicionit të djathtë shpiegohet kryesisht me rrjedhjen e elektoratit të djathtë drejt FRD-së, e cila ka një përkrahje prej rreth 4% në rang vendi dhe në qarqet Tiranë e Fier.

Nuk mund të parashikohet dot që sot se sa mandate do të marrë FRD-ja në këta dy qarqe, por një gjë është pothuaj e sigurtë – në qoftë se ajo ruan kuotat e sondazheve të sipërcituara, koalicioni i Berishës zbret në nivelin e 69 mandateve. Sepse në këta qarqe, një rënie fare e vogël prej 0.2% (në krahasim me 2009-ën), ia humb shpresën koalicionit të Berishës për të marrë mandatin e fundit të qarkut. Dhe në qoftë se një situatë e ngjashme vërtetohet edhe në Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Berat dhe Vlorë, koalicioni i Berishës përfundon me 63 mandate.

Duke e ndjerë këtë rrezik, kampi i Berishës, edhe pse nuk e jep veten publikisht, po bën një fushatë të egër ndaj kandidatëve dhe përkrahësve të FRD-së. Kështu, një kandidat i FRD-së në Roskovec u kërcënua dhe u rrah barbarisht nga vëllai i kryebashkiakut demokrat lokal. Ndërsa bashkia e Shkodrës po sulmon biznesmenët që përkrahin Fatlum Nurjen, kandidatin e FRD-së në atë qytet. Etj., etj. etj.

Se sa do të frikësohen përkrahësit e FRD-së deri ditën e votimit mbetet të shihet, por në qoftë se ata do t’i mbetet besnikë kauzës së partisë së tyre, Berishës do t’i duhet të bëjë gati dosjet për dorzim pas datës 23 qershor.

Kuptohet, në qoftë se ai ka ndërmend të pranojë humbjen paqësisht - ashtu siç bëri paraardhësi i tij në postin e kryeministrit…

Comments

Submitted by Dren (not verified) on

Jam nga Tetova e Maqedonise dhe cdo dite lexoj respublica.al.
Personalisht, jam pro rrotacionit dhe faktit se Berisha duhet te largohet, duke pasur Shqiperia pas 23 qershorit si Kryeminisiter Edi Ramen( absolutisht kunder Ilir Metes).
Gjithsesi, kjo nuk me pengon ta verej se ju z. Zaloshnja aq shume i meshoni tezes qe kjo Qeveri te largohet, qe sjellni faktor te tjera jashte orbites se koalicioneve te medha per te gerryer votat e PD-se. Dikur si adut kryesor kishit AK, ndersa tash potenconi, madje edhe shihet nje sforcim i rolit te FRD-se.
Eshte me mire te tregoni se pse PS-ja duhet te fitoje, si te marre votat e ku ti rikuperoj ato, se sa vazhdimisht te theksoni se AK-ja dikur, apo FRD-ja sot do ta cojne ne pension politik Berishen.

Submitted by respublica (not verified) on

"Kështu, partitë që sot janë në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 51.4% në vitin 2009, si në rang vendi edhe në qarkun e Tiranës. Dhe sondazhet e sipërcituara tregojnë se janë praktikisht në të njëjtin nivel edhe sot."

Submitted by Albi (not verified) on

Po Nano sikur humbi per shkak te korrupsionit masiv?

Si i bie tani, qe Nanos ja paskan fut nga brenda partise e per rrjedhoje i lind dhe atij e drejta per t'ua fut ketyre?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.