Aritmetika e çuditshme e dy të këqijave

Teza për t’u vënë një kryq të tërëve në fletën e votimit, apo për ta dorëzuar të bardhë atë, në mënyrë që të dalë e pavlefshme, ka filluar të diskutohet në nivel mediatik këto kohë. Kjo tezë është hedhur e hidhet për diskutim, afërmendsh, jo thjesht për të ndikuar në rezultatin elektoral, por edhe si një mundësi nga ana e njërit apo tjetrit për të afishuar apo përforcuar një qëndrim individual lidhur me situatën politike në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë me zgjedhjet e datës 23 qershor. Kjo tezë, në dijeninë time, është hedhur për herë të parë nga Shinasi Rama, e më pas është marrë nga Fatos Lubonja (që do të bënte mirë, në respekt të “copy right”-it, t’i referohej “shpikësit të patentës”).
Personalisht, jam kundër këtij qëndrimi, jam me idenë që këtë herë duhet të ndahemi njëherë e mirë me Berishën e me gjithçka që ai ka ndërtuar e përfaqësuar këto dy dekada e gjysmë në politikën shqiptare. Por jam në gjendje, megjithatë, të kuptoj arsyet e atyre që e hedhin këtë tezë për diskutim. Jam në gjendje t’i kuptoj këto arsye, pasi dhe vetë kam herë pas here ndërdyshjet e pasiguritë e mia për “zgjedhjen” që kam bërë. Më shumë se njëherë e kam kapur veten përballë pyetjes: Mos kanë të drejtë këta? Mos vallë rotacioni, kështu si po kërkohet e po gatuhet, do të na rezultojë një pesë me hiç, apo – siç thotë Lubonja në shkrimin e djeshëm te “Panorama” – një zëvendësim i një të keqeje me një të keqe që nesër mund ta tejkalojë të keqen e madhe?
Më ka qëlluar ndonjëherë që, për shkak të natyrës amorale të tezës sime e për shkak të përmbajtjes e të avantazhit moral që bart në vetvete teza e tyre, arsyetimet të më kenë çuar në përfundimin, se “më duket se jam unë që e kam gabim”, por kjo gjendje nuk ka zgjatur shumë. Në të shumtën e kohës kam menduar se ky regjim duhet rrëzuar. Shqetësimet e tjera mbi atë që vjen pas janë të gjitha legjitime, të kuptueshme, të drejta, ndoshta dhe të mençura, por jam me idenë se gjërat duhen marrë me radhë. Teza e Travaglio-s, që përmend Lubonja, sipas së cilës “të jetosh me idenë e zgjedhjes së të keqes më të vogël është një shantazh që s’mbaron kurrë”, mund të jetë thënë vërtet nga gazetari italian, por më duket se përgënjeshtrohet vençe nga qëndrimet publike të Travaglio-s vetë, të cilit po i ikën jeta në një betejë të pafundme kundër të keqes më të madhe, Berlusconi-t. Për më tepër, mua nuk më duket i bartshëm në Shqipëri ky pohim i nxjerrë nga konteksti. E për më tepër akoma, nuk bëhet fjalë për thënien e shekullit.
“Duhet të mbështesim një alternativë tjetër”, thuhet. Kush është kundër kësaj teze? Asnjë njeri me arsye të shëndoshë, por puna është se kjo alternativë duhet të krijohet. Sa kohë që nuk është krijuar, na mbeten dy alternativa. Dhe merret vesh se alternativa e nxjerrjes së pavlefshme të fletës së votimit ka për pasojë, edhe pse jo për qëllim, mbështetjen dhe inkurajimin e regjimit të Berishës. Dhe kështu, Lubonja që është i sigurt se “e keqja më e vogël, me të ardhur në pushtet, bëhet e keqja më e madhe”, do të duhet të na gjejë pastaj ndonjë citim të ndonjë italiani tjetër, ku të thuhet se “e keqja më e madhe, nëse mbahet në pushtet, na bëhet vetvetiu e keqja më e vogël”. E meqë jemi këtu, duhet thënë se kjo puna e citimeve është pa dobi e pa kuptim, kur ato sillen të zhveshura prej kontekstit apo kur sillen si ultima ratio. Një citim është një citim, asgjë më tepër. Ja, po sjell dhe unë një, që sapo e pashë në “Google”, duke kërkuar emrin e Sylos Labinit të Lubonjës. Lubonja e citon Labinin në shkrimin e tij që të ketë thënë se “e keqja më e vogël përgatit një të keqe më të madhe sesa ajo që ti kërkon të evitosh”, ndërsa unë po e citoj Labinin për një qëndrim tjetër: “Nuk ka rëndësi fare e majta apo e djathta; ka rëndësi të shkojmë të votojmë kundër Berlusconi-t; të zhgënjyerit nga e majta që, bash për këtë arsye, nuk duan të votojnë, është mirë ta dinë se kështu fiton Berlusconi; dhe një fitore e këtij të fundit do të ishte një katastrofë për demokracinë”. Labini kundër Labinit? Jo, është Labini kundër Lubonjës.
Po përsëris: Në rrethanat ku po jetojmë, nëse shkojmë në qendrën e votimit për t’u vënë një kryq të tërëve, gjasat janë që nga kjo sjellje me motivim qibar të ketë qar Berisha. Është kështu by default, dhe kam përshtypjen se me këtë deduksion mund të bjerë dakord dhe Fatosi me Shinasiun. I shërben kjo vendit? Në ç’kuptim i shërben? Mos vallë ngaqë kështu do të plasë muti sheshit, e për rrjedhojë do të binden të gjithë se gjërat duhen ndryshuar? Mua personalisht më duket i rrezikshëm ky skenar. Më duket shumë i rrezikshëm. Përveç kësaj, më duket naive të jetosh me idenë se po plasi muti sheshit, do të plasin sheshit dhe energjitë pozitive e konstruktive të shqiptarëve. Këtu po ju kujtoj dy fakte të kronikës së politikës: 1. Pas tragjedisë së Gërdecit, PD-ja ka marrë shumicën e votave në Gërdec; dhe 2. Pas publikimit të videos me Ilir Metën, u rritën votat në mbështetje të këtij të fundit në zgjedhjet lokale të radhës.
Këtu ka plasur muti sheshit edhe në raste të tjera. E ç’të plasur se! Më 21 janar 2011, Berisha dha urdhër të qëllohet me armë mbi turmën e protestuesve, pas kësaj kërkoi ta fshehë këtë gjë, më pas nxori një mjek të thoshte se “të vrarëve u është qëlluar nga afër”, më pas nxori do ministra të thoshin se katër të vrarët ishin vepër e opozitës, pastaj, kur doli e vërteta në shesh, Berisha zuri të fliste për puç, zuri të fyente e kërcënonte hapur kreun e shtetit, të prokurorisë e të opozitës, ngriti një komision hetimor parlamentar, fshehu e fshiu provat e krimit brenda Kryeministrisë, mori në mbrojtje gardistët, e … i nxori më në fund të pafajshëm. Lubonja vetë ka qenë një nga njerëzit më pak të tronditur prej asaj që ndodhi, prej vrasjeve të kryera me gjakftohtësi, por dhe prej guximit e pacipësisë për t’u tallur me të gjithë me lojën që u bë më pas për të justifikuar vrasjet e për të nxjerrë fajtorë ata që u vranë. Madje, sepse kam përshtypjen se Lubonja ka demonstruar pakëz mirëkuptim për qeverinë atëmot. Jo vetëm kaq. Kam përshtypjen edhe se, po t’i kërkosh sot një mendim Lubonjës lidhur me 21 janarin, ka rrezik të mos thotë më shumë sesa fraza që ka thënë Sokol Olldashi, e së cilës i është referuar në një rast në mënyrë gjoja neutrale: Dikush i çoi ata të katër atje për t’u vrarë!!!!
Këtë fakt të fundit e nënvizoj për të thënë se – të më falin lexuesit që po e përmend për të tretën herë këtë frazë “jo shumë elegante” – muti ka plasur sheshit prej kohësh; thjesht janë ca njerëz që nuk duan ta shohin. Por nënvizimin e bëj edhe për t’i shtënë në kokë Lubonjës idenë, se ca përunjësi në shkrimet e tij polemike, sidomos në këto rrethana, nuk i bën keq. Bën mirë që i mban e i mbron qëndrimet e veta, bën mirë që e bën këtë edhe kur janë të gabuara (dhe për mua, qëndrimet publike që ka mbajtur pas vitit 2005 e deri para pak muajsh, kanë qenë dramatikisht të gabuara), por bën mirë t’i lërë mënjanë pozat moraliste e denoncimet e gazetarëve të llogoreve nga pozitat e atij që është jashtë sistemit. Jemi të gjithë, kush më shumë e kush më pak, brenda sistemit, dhe ky fakt nuk mund të fshihet e zhbëhet. Jemi, qoftë dhe për një rregull të lojës, brenda këtij sistemi. Nuk po bëj një autokritikë të stisur, nuk po bëj mazokistin me pahir për të bërë përshtypje, por kështu është prore në demokraci. Kush ka një zë, madje edhe kush ka një votë, është në mënyrën e në masën e caktuar përgjegjës për gjërat që ndodhin. Përsëris: të gjithë jemi brenda sistemit. E gjatë viteve të fundit, Lubonja ka qenë më brenda sistemit se shumë të tjerë. Ka qenë, madje, mú në zemër të sistemit. Të paktën, sipas meje. E prandaj pozat moraliste nuk i kanë hije.
Shqip
Comments
M. Nano, ne kete sjellje te

M. Nano,

ne kete sjellje te tos lubonjes (tos nano, tos maramalata, tos qorri) etj tosa si njerez pa shtylle morali me duket se eshte nje lloj infeksioni qe ka kapur shume shqipatare te cilet vdesin te behen skllever.

Shikoni te gjithe ata qe ka shkerdhyer Salliu i lepihen sot e gjithe diten:

Shoqata e te Shkerdhyerve nga Salliu:

Kryetar: Tos Nano

Nenkryetar: Kazzo Islami

Sekretari Pergjithshem: Sander Mafishja i TV Klan

Antar: Arben Ristani, burgaxhiu qe u be kryetar i KQZ dhe sot zv.Misister i Brendshem, hataja kandidat per PD

etj: Gencat, Tanrat, etj etj

Si shpjegohet kjo sjellje njerezore - me tipiket jane burgaxhinjte e Salliut: Tosi, Sandri e Ristani - hata boterore skllever shembullore ne shekullin e ri.

Muc Nano do te desha nje artikull si si shpjegohet ky fenonmen alla-shqiptar - nuk e kam tek sindroma e Stockholmit por dicka tek personaliteti i thyer i ketyre shqiptareve.

Ore ketu kemi perballe nje

Ore ketu kemi perballe nje njeri qe ka vrare shqiptare te pafajshem dhe akoma flitet per te keqe te madhe apo te vogel. Ore ky kokeboshi Lubonja, e kam pare qe gjithmone perdor ate qe ka qene ne burg ne kohen e Enverit. Ore Enveri nuk e vrau kete, ky idhulli i sotem i Lubonjes ka vrare njerez si mund tju a shpjegoj femijeve te atyre fatkeqeve kete ky njeri. Pse duhet te kemi dhembsuri per kete, dhe jo per jetimet e te vrareve te Saliut. Pastaj cfare mendimi ka Lubonja se cdo here qe del ne TV reciton disa gjera qe i meson permendesh ky ka thene keshtu dhe ky ashtu, Travaglio ketu Grillo atje. Ore ky derdimen ca mendimi ka. Se kjo gje na ka mare ne qafe ne, del nje njeri qe meson permendesh si peshkop ca thone disa gazetare dhe shkrimtare dhe dalin i derdellisin sikur po zbulojne henen. Si ky kishim dhe ish kryeminstrin ne qe nga prapa i vinte historia (Nanon), derdelliste gjera qe dhe vete nuk i kuptonte dhe behotet shtriheshin barkas pas tij. Pastaj ky behej tape, rrinte gjithe kohen jashte shtetit dhe linte leket qe vidhte neper kazino, po ska gje se eshte koke e madhe dhe i lejohen keto gjera. Muci na duhen njerez qe mendojne me koken e vet, praktike dhe jo qua qua ra qua (sic thote Travaglio qe ka qejf Lubonja) qe derdellisin kot dhe kane vajtur per lesh me kohe.

Une nuk besoj se ka njeri me

Une nuk besoj se ka njeri me ndergjegje te paster dhe intelekt qofte edhe mesatar qe te mendoje qe Berisha te vazhdoje te qeverise; ajo çka qajme ne "moralistet" nuk eshte rotacioni ne vetvete, por efekti kolosal anesor qe po shoqeron kete rotacion: Sado te mundohemi ta fshehim pas logjikes se numrave, apo urgjences se rotacionit, ILIR META DO TE JETE NE QEVERI;PJESA ME E KORRUPTUAR E QEVERISE BERISHA, DHE KATEGORIA ME E ULET SOCIALE QE E KA SHENDRRUAR POLITIKEN NE BIZNES, do te vazhdoje te qeverise shqiptaret, te imponoje filozofine e vet, dhe te perdhose me duart e llangosura ne korrupsion shpresen e shqiptareve per ndryshim. Ata qe rrine e justifikojne urgjencen e rotacionit, do beheshin me te besueshem sikur te dilnin me disa ide se si kjo fare e keqe te shkulet nga trualli i politikes; ne mungese te ketij angazhimi, eshte e kuptueshme qe shume njerez te mos gjejne asnje arsye per te votuar, apo per t'i vene kryqin fletes, dhe une nuk shoh ndonje shenje "tradhetie" ketu.

Nese beson tek vota si

Nese beson tek vota si mekanizmi i pastrimit te politikes atehere duhet te kishit protestuar per voten e lire. Ajo qe kerkon ti do te ndodhte sikur Lubonja dhe sekti i tij te protestonin per hapjen e kutive ne 2009 dhe te protestonte per vjedhjen e votes ne 2011 kur iu luajt edhe me voten e Presidentit. Meqenese juve Lubonjistat nuk ankuat per kete dhunim qe iu be votes cfare pastertie kerkoni nga opozita tani? Per cudi Lubonja sikur "nuk ka patur kohe" te merret me spektaklin e KQZ-se? Te jete shume i zene valle?

Pergezme Muci qe nuk ia perton dhe nuk intimidohesh nga "pastertia publike" i ketyre palo "intelektualeve".

Grupi ku jane

Grupi ku jane pozicionuar Rama (Shenasiu) dhe Lubonja eshte ai i intelektualeve qe gjykojne duke u bazuar ne kategori absolute te tipit " e mira" dhe "e keqja". Keta intelektuale me te drejte mund te quhen "murgj te se drejtes" pasi nuk arrijne te negociojne dot asnje forme apo shfaqje te se keqes edhe kur ajo eshte thjesht cmimi i qe paguhet per nje te mire te caktuar. Ne fakt diskutimin mbi te keqen me te vogel qe serviret si nje diskutim moralist, nje utilitarist e sheh me syrin e perfitimit te se mires me te madhe. Intelektuale te tipit Rama dhe Lubonja duket se nuk jane te interesuar per pasojat e kryqit ne flete. Ata gjykojne qe keta lidera politike qe kemi meritojne te ndeshkohen njesoj, por ne thelb thirja per kryq ne flete nuk eshte gje tjeter vecse thirrje per te vrare politiken. Politika lind pikerisht aty ku cdo e mire nuk vjen falas por ka nje cmim ose sakrifice dhe roli i politikes eshte pothuajse gjithmone zgjedhja e te mires me te madhe ose ndryshe i te keqes me te vogel. Dhe mua nuk me intereson te ndeshkoj politikanet njesoj, por ajo qe vjen me pas pra ajo qe fitoj une dhe komuniteti nga ky veprim. Ne rastin me te mire eshte nje krize tjeter politike dhe ne rastin me te keq anarki totale. Nuk mund ta luftosh sistemin nqs i harxhon te gjitha energjite duke e urryer ate. Dhe vertet sa naiv duhet te jesh qe te mendosh qe e keqja do shkulet me nje kryq ne flete. Absenteizmi eshte baras me te mosberit asgje nderkohe qe popujt kane derdhur dhe vazhdojne te derdhin gjak per te fituar mbi te keqen. Keni degjuar ndonje shoqeri qe eshte gdhire demokratike brenda nates? Dhe ne pergjigje te komentit te nje lexuesi me siper, kjo eshte menyra e vetme qe njeh njerezimi per te shkulur te keqen, duke e pakesuar ate.

Muc Nano ke nje merite shume
Muc Nano ke nje merite shume te madhe minimumi, ne faktin qe ajo qe ti deshiroje na solli ne diten qe te merremi me kete lloj Aritmetike. Po ka nje problem te madh Muci. Une nuk behem dot me qelbesirat sic ti deshe dhe as e ndiej veten te tille. Kjo eshte aritmetike sipas teje o Muc?
Po cila eshte menyra me e

Po cila eshte menyra me e mire per te pamundesuar qe "e keqja me e vogel neser te mos behet e keqja me e madhe"?! Nuk do shume mend per tu kuptuar - eshte rotacioni. E keqja behet e padurueshme kur e di qe eshte e paprekshme. Pra kur e di qe nuk do te jape llogari kurre per ato qe ka bere. Keshtu ngjau me regjimin dikatorial qe mendonte se do te ishte i perjetshem. Qe e beri balte. Supozojme nje moment, ne rast se marrim per baze trute e rrjedhur te Lubonjes, se Rama do te behet me keq se Berisha! Nje absurditet me brire, mjafton te studiosh gjenezen e tyre. Po nejse. Atehere çfare do ngjase?! Njerezit do t'i japin duart edhe Rames dhe do zgjedhin ne pushtet nje tjeter, ta zeme Bamir Topin. Perpara kesaj mundesie Rama edhe sikur te doje nuk mund te behet me i keq se Berisha. Sepse nder te tjera do t'i kujtohet edhe Nano. Ky e trashi zullumin aq shume nga 1997 deri me 2005 saqe shqiptaret e zhgenjyer ia dhane voten nje njeriu qe mezi e hoqen me lufte. Vetem se ky u premtoi "duart e pastra"! Shqipetaret e sotem jane po aq te genjyer sa me 2005. Prandaj do ta hedhin komunistin e fundit te Europes Lindore ne koshin e historise. Ne kete menyre, me rotacion, duke iu treguar vendin te gjithe atyre qe mashtrojne dhe zhvasin vendin, do te vije nje kohe qe nje qeveri e pergjegjshme, qe ka frike nga vota e popullit do te nise te punoje per mbrothesine e vendit dhe shqiptareve. Nuk ka gje me te keqe sesa uji i ndenjur. Per sa i takon megallomanise se pafund te Lubonjes, kozmopolitizmit te atij qe nuk e qasin as te fshati, nje gazetare shqiptare, Mimoza Dervishi me duket se quhet, ia ka dhene mire pergjigjen. "Lubonja ka nevoje per nje terapet" - shkruajti ajo para pak ditesh, dmth per nje psikanalist qe te sherohet nga madheshtia e marrezise qe e ka pushtuar.

Sa keq qe ju o militante te

Sa keq qe ju o militante te kulluar nuk e kuptoni futurizmin ne mendim te Lubonjes, nuk pranoni cfarosjen e frymes por spazmoni per nje rrotacion pushteti qe ne thelb nuk mbart asgje te re pervec absurdit se Meta do te bashkqeverise pa korrupsion kurse klani ndertues K.dhima-Kosta-Ylli do te votoje 3-4fishimin e tatimit te te ardhurave te tyre milionere (pra bamiresi e rendit te miliona eurove ndaj shtetit). A e besoni vertet apo ju ka pushtuar juve marrezia e rrotacionit pa kusht???!

Kush eshte futurizmi i

Kush eshte futurizmi i Lubonjes qe gjerat te rrine ne vend mos te ndryshojne. Te leme prape Salen ne pushtet se ku i dihet mund te behet me keq se kaq. Dmth sipas teje dhe Lubonjes le te rrinin komunistet prape ne pushtet ne 1991, pamvaresisht se burgosen Lubonjen dhe shume te tjere kot fare dhe na i futen sa krahu per 50 vjet. Apo kur i vin afer bythes se tij nuk i vjen mire Lubonjes.

ti luke nuk besoj qe shtepine

ti luke nuk besoj qe shtepine tende te re do ta ngrije mbi themelet e nje germadhe te vjeter. Pikerisht kjo eshte ajo qe ofron ky Rama yt rrotacional. E vetmja alternative e tij eshte te hedhim saliun dhe ti nuk e ve re se dhe vete rama eshte po aq sali sa saliu qe do te largoje nga pushteti. Sa per 91 ai sistem ishte i veterrenuar dhe nuk kishte shprese te vazhdonte por pikerisht per mos tu ricikluar 91 pas 23 vitesh une personalisht jam kundra ardhjes ne pushtet te 1 njeriu qe nuk arriti te krijoje 1 fryme ndryshe por eshte garancia me evidente e jetegjatesise se frymes se deritashme.

O Ervin nuke eshte Rama ne

O Ervin nuke eshte Rama ne pushtet eshte Saliu. Ketu kemi 2 alternativa: 1- Sala qe eshte ne pushtet dhe ka vjedhur, vrare dhe bere 1000 maskaralleqe dhe 2- Rama qe kryeminster ska qene ndonjehere. Si kryetar bashkie i Tiranes eshte i vetmi qe ka bere dicka te prekshme. Kur e mori Rama bashkine Tirana ishte kthyer ne shurrtore popullore(fale politikave te idhullit tuaj), por ky arriti ti japi te pakten formen e qytetit. Keshtu qe nqs e ke llafin per germadhe apo themele te vjeter e ke llafin per Salen se Rame seshte ne pushtet dhe nuk ka qene ndonjehere. Megjithese te flasesh me ju eshte e kote, ju jetoni ne boten tuaj paralele. Germadhe e vjeter kush eshte ai qe eshte apo ska qene ndonjehere. Sic te thashe dhe pak me larte shikoni dhe realitetin mos besoni qe cdo gje qe u thote doktori eshte e vertete. Se mos ju kane thene ai qe eshte Rama ne pushtet dhe duhet ta permbysni me cod kusht se keto qe shkruan ti dhe partizanet e votes se bardhe vetem nje njeri qe jeton jashte realitetit mund ti shkruaje

Abstenuesit sot jane njerezit

Abstenuesit sot jane njerezit me qytetare te ketij vendi por fatkeqsisht jane ne minorance. Une e di qe Saliu eshte ne pushtet por di qe dhe Rama eshte pjese e pandashme e trupit te tij. Sa per idhull Saliun nuk e kam patur as ne 92 dhe aq me pak sot por nese do te vesh ne balance te 2 mund ta mbushin gojen plot me corbat qe kane bere njeri ne Tirane dhe tjetri ne Shqiperi por te 2 kane bere shume me pak sesa votuesit e tyre kane merituar. Gjithesesi ju me militantizmin tuaj apo me personalizimin qe i beni Saliut sepse e shikoni si individ politik dhe jo si fenomen shkaterrues nuk keni te drejte te stigmatizoni ate pakice qe synon dicka me te mire per vete sesa e keqja me e vogel qe i imponohet sot. Fatkeqsia e ketij mileti eshte (perfshi dhe kolumnistet antiberishiane) se ka votuar gjithmone sot per sot me inatin e momentit dhe jo me largpamesine dhe thellesine e gjykimit qe kerkon dhenia e votes.

Pas 22 vitesh procesesh

Pas 22 vitesh procesesh prove/gabim, dhe zgjedhjes me te mire te mundshme duke pasur parasysh rrethanat, ka ardhur koha qe te gjendet, ose te pakten te flitet per "zgjedhjen e duhur". Besoj, shumica e lexuesve ketu e bejne l dallimin mes "zgjedhjes me te mire qe lejojne rrethanat", dhe "zgjedhjes se duhur". Une besoj gjithashtu qe ata qe promovojne ne kete faqe, qofte nepermjet hedhjes se nje teze mbi zgjedhjen e duhur, alternativa qe shkojne pertej trilemes Rama&Berisha&Meta, nuk bejne ndonje mekat. Mekat mund te quhet kjo veç nga ata qe mezi po presin tu zene vendin demokrateve ne administrate, ata qe duan te zevendesojne "familjen" me nje "familje" tjeter, ata qe po shpresojne qe Berisha mos t'i shesi te gjitha pasurite e shtetit, qe edhe ata te mund te shesin ate qe ka mbetur, gazetaret qe u kane rene honoraret ose nuk jane te ngopur me aq sa jane, pseudointelektualet qe me intelektualin kane te perbashket veç faktin qe i ngroh i njejti diell.

Ndoshta eshte teper heret per te hedhur ide te tilla. Ndoshta ky vend nuk i meriton te tilla idera, ngaqe njefare "autocensure" e peshtire po na sugjerohet, qe te mos mund te na akuzojne qe po pengojme ardhjen e opozites ne pushtet. Epo mire, qofte e bere, fundja nje jave na ndan nga kjo flame e keqe, dhe edhe nese e mbyllim gojen nuk humbim gje, meqenese kjo lehje kolektive ne emer te rotacionit nuk lejon te degjohet as ndonje mendim i hajrit, as ndonje ide qe do t'i rezistoje kohes. Megjithate, kur hesapet te jene lare, dhe pija elektorale ta kete humbur efektin e vet, ajo çka do te mbetet do te jene pikepyetjet e Lubonjes e ca pak te tjereve, pergjigjet e te cilave mund t'i shtyjme ne kohe, por jo pafundesisht. Ne ate kohe, edhe debati do te jete me i mundur, ngaqe ata qe sot akuzojne Lubonjen se po bashkepunon me Berishen, do te jene te zene me pune te tjera: duke vjedhur ndonje tender, duke hequr ndonje qyqar nga puna per ti zene vendin, duke abuzuar me ndonje fond publik. Shihemi pas zgjedhjeve...

Kot me te pyet Muco, si tu

Kot me te pyet Muco, si tu duk e keqja me e vogel Rama mbreme? Te pelqeu sesi nuk duronte dot qe ti bente njeri pyetje, se si donte te fliste vetem vete, se si ishte komplet kokebosh per cdo gje qe thoshte.

Nuk e di nese ne ato momente, edhe si skraparlli qe je, mund ta pyesje veten se mbase me mire te behej Meta kryeminister se sa piktori i cmend?

Shenasiu me Lubonjen o Nano

Shenasiu me Lubonjen o Nano nuk po thone se nuk duhet te iki Berisha.Perkundrazi Shenasiu me insistim po kerkon qe te iki berisha,vecse ai ndryshe nga ushtaret purple thote se duhet te ike edhe Rama megjithe klanet kriminale brenda PS-se.Dikush duhet te me shpjegoje se pse vota e bardhe eshte vote per Berishen.Kam lexuar shume opinione.analiza,argumente por akoma s'ma ka shpjeguar njeri tamam.Ti Nano po perdor "monstren" Berisha per t'i shtyre ata qe jane jashte politikes te votojne per PS-ne!!!

Është vota e bardhë pro

Është vota e bardhë pro Berishës sepse Berisha në masën më të madhe i ka votuesit militantë, ushtarë, pak prej modelit të tij, po pak dhe prej pushtetit që mbledh servilët. Ndërsa opozita, si e tillë, ka dhe ajo militantë e fanatikë, po ndryshimin ia bëjnë votuesit e rregullt, që nuk janë fanatikë. Dhe pikërisht, thirrjes për votë të bardhë si mendon ti, kush do t'i përgjigjet, pikërisht këta votuesit e ndershëm, jo fanatikë, që në masë të madhe i ke me opozitën (e kujtdo qoftë ajo). Prandaj, kjo vota e bardhë do të minimizojë votën opozitare, e mos e vër në dyshim se do të kapë ndonjë votues të Salës.

Add new comment