Anti

Ndërsa vijon agresioni verbal me destinacion 23 qershorin – dita kur shqiptarët do të kandisen për të zgjedhur midis së djathtës së milionerëve në pushtet dhe së djathtës së milionerëve pretendentë për pushtet – vëzhgues të shumtë po kërkojnë një mënyrë sesi të papërfaqësuarit të bëjnë të ditur se janë të papërfaqësuar dhe të pazëshmit të marrin zë. Ata po vënë re se më në fund, mënyra e vetme që politika në Shqipëri të detyrohet të bëhet përfaqësuese është ndonjë lloj forme bojkoti ndaj forcave aktuale politike; ndonjë lloj vote proteste, e cila të lexohet në mënyrë të pangatërrueshme vetëm si votë proteste dhe të mos interpretohet si diçka tjetër. Mbi të gjitha, një votë e cila të mos ketë mundësi të manipulohet nga ata që manipulojnë edhe votën e njëri-tjetrit e jo më atë të asnjërit prej tyre.
Idetë sesi mund të realizohet kjo janë të shumta, ashtu si edhe iniciativat. Disa burojnë nga dëshira e mirë dhe e pastër për të nxitur një lloj mobilizimi social të qytetarëve që janë aktualisht në një masë të madhe të papërfaqësuar; disa të tjera nga qëllimi për të ndihmuar në mënyrë djallëzore kastën e politikanëve.
Nga ana e tyre, këta të fundit – politikanët – dukshëm po e ndiejnë përditë e më shumë rrezikun e delegjitimimit të tyre përmes braktisjes nga ana e qytetarëve. Dëgjojini me vëmendje. Nëse ka një argument për të cilin janë të gjithë në unison edhe Rama, edhe Berisha, edhe Meta e madje edhe ambasadat e huaja, kjo është kërkesa për pjesëmarrje masive në votime, për mosrënie të interesimit për këtë klasë të skaduar politike por për mbajtjen e saj në lojë.
Që kjo të ndodhë, duhet që qytetarët të shkojnë më 23 qershor e të dorëzojnë vullnetin e tyre për t’u qeverisur në kutitë e votimit. Vaj hallit nëse gjendet një mënyrë që t’i bëjë esëll shqiptarët të cilët i kanë ndarë me marifet në dy skuadra ultrasish futbolli, të cilëve u mbahet truri në alarm ditë-natë me anë mitingjesh me daulle, koncertesh me këngëtare joshëse, fjalimesh nevrastenike në podium, SMS-sh këmbëngulëse në celular, spotesh hollivudiane në ekran, debatesh patetike në televizor, artikujsh delirues në shtyp, statusesh analfabetike në “Facebook” etj.
I
Një nga idetë më të kollajshme kur flitet për bojkot të kësaj klase politike jopërfaqësuese është bojkoti fizik, mospjesëmarrja në zgjedhje, injorimi i vetë procesit të votimit në ditën e caktuar për të votuar. Megjithatë, bojkoti i zgjedhjeve është një mjet i papërdorshëm në Shqipëri. Dy forcat politike PD dhe PS, të cilat ngjajnë kaq të papajtueshme dhe armiqësore në këto ditë fushate – në një situatë paraardhëse, qetësisht, në mënyrë vëllazërore dhe pa bujë e zhurmë kanë ujdisur një sistem zgjedhor që u garanton atyre përjetësinë.
Nuk ndodh në asnjë vend tjetër demokratik të botës – shikoni çfarë kanë sajuar në bashkëpunim Rama me Berishën të cilët sot bëjnë sikur janë në gjakmarrje me njëri-tjetrin: kanë ndërtuar një sistem që prodhon pushtet për ta edhe sikur shumica e qytetarëve të mos shkojnë fare të votojnë.
Fundja ata kanë të tyret edhe KQZ-në, Ministrinë e Brendshme, komisionet zonale, papagajtë analitikë të medias, si dhe këdo që mund të konstatonte se politika në këtë vend nuk po çon ujë në interes të qytetarëve ndaj qytetarët po largohen nga pjesëmarrja. Pra, në daç shko të votosh ti, daç mos shko, kjo pak rëndësi ka. Me konsensus, zgjedhjet quhen të vlefshme edhe nëse votojnë vetëm 3 vetë. Ti do të qeverisesh nga pakica dhe Parlamenti i dalë nga votat e kësaj pakice do të ketë të drejtë të hartojë ligje që të marrin ty paratë me taksa, që të shtypin me polici, që të ngarkojnë me detyrime dhe masa shtrënguese dhe që në fund të fundit, të shtyjnë të çosh një jetë krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishe menduar për veten dhe fëmijët e tu. Mënyrë ankese s’ka. Qarku është i mbyllur.
Përveç kësaj, mospjesëmarrja në votime, mbetet një thirrje memece. Ajo mbart një mesazh që gjithsekush e lexon si t’ia volisë vakti. Askush nuk mund ta dijë nëse mospjesëmarrja jote në zgjedhje është për shkak të pakënaqësisë me të gjitha forcat politike, apo sepse të dhembte dhëmballa. Për ta minimizuar pastaj peshën e bojkotuesve me mospjesëmarrje kujdesen analistët-ushtarë të dy forcave politike të cilët kanë për detyrë t’i japin nota epike çdo banaliteti të punëdhënësve të tyre e të skartojnë si jo-relevante gjithçka që defaktorizon punëdhënësit e tyre e si rrjedhojë edhe vetë ata.
II
Atëherë, meqenëse bojkoti përmes mospjesëmarrjes skartohet kollaj, stadi tjetër fillestar ku shkon mendja e atij që do të kërkonte t’u jepte një mësim politikanëve shqiptarë është bojkoti përmes abstenimit, pra mospërzgjedhja e asnjë prej alternativave në fletën e votimit dhe hedhja e kësaj flete votimi pa u përdorur.
Në një iniciativë të para disa muajve të quajtur “vota e bardhë” një grupim të rinjsh me shumë ambicie por pa shumë kontakt me realitetin, tentuan të popullarizojnë këtë lloj alternative, duke pasur ndoshta përshtypjen se gjithçka është kaq e thjeshtë. Do të ishte bukur në fakt, sikur më 23 qershor në mbrëmje, në një sfond idilik kur sapo ka nisur edhe numërimi i fletëve të votimit, komisionerët do fërkonin sytë me habi duke parë përmes fletëve boshe të lëna nga shqiptarët, realizimin e skenarit të Saramangos në novelën e tij “Le të ulërijmë”.
Fatkeqësisht, Shqipëria e natës së numërimit të votave është një pritë ujqish, pabesish dhe intrigash nëpër terr. E gjithë trupa e administratorëve të vullnetit të shqiptarëve përbëhet nga politikanë batakçinj ose militantë të tyret. Historia e manipulimit të fletëve të votimit që madje janë të shënuara qartë se shkojnë për një parti të caktuar, është tashmë një traditë e konsoliduar në Shqipëri. Imagjino se çfarë dhurate hyjnore do të ishte një kuti përplot me fletë të bardha votimi – të gatshme për t’u plotësuar sipas qejfit – për një komisioner të një force politike i cili përmes ryshfetit apo kërcënimit në errësirën e 24 qershorit sapo ka bërë zap tërë grupin e numëruesve.
“Vota e bardhë” është kësisoj jo vetëm një alternativë e padobishme për të shprehur me anë të saj protestën qytetare, por madje ajo mund të shndërrohet në një armë të rrezikshme në duart e manipulatorëve të votave nëpër zgëqet e heshtura pa dëshmitarë të Shqipërisë elektorale. Jo më kot, pikërisht kjo iniciativë (vota e bardhë), u përkrah në mënyrë entuziaste dhe gjeti jehonë mediatike në Shqipëri, ndonëse u braktis shumë shpejt, ngase, tepër e lexueshme.
III
Një tjetër ide e cila ngjan njëherit e sofistikuar po aq sa brutale, është ajo e zhvleftësimit të fletës së votimit përmes ndonjë shenje të unifikuar. Ndonjë lloj simboli popullor i cili të përbashkojë nga njëra qendër votimi në tjetrën, anekënd Shqipërisë, të gjithë elektoratin e të pakënaqurve, si në një network njerëzish solidarë që edhe pse s’njihen, mendojnë njëlloj. Ndër të gjitha idetë dhe propozimet që po qarkullojnë së fundi, ajo që po gjen përsëri më tepër përkrahje, madje edhe nga agjentë të lidhur direkt a indirekt me kastën politike (dhe kjo duhet të na bëjë skeptikë) është ideja e një kryqi të madh mbi fletën e votimit, me shpresën se kësisoj, ajo do të bëhet e pavlefshme.
Por, ia vlen të bëjmë përsëri një parantezë në këtë pikë. Le të dërgojmë përsëri fokusin e vëmendjes te tradita e konsoliduar e politikanëve shqiptarë për ta shkulur me thonj përfitimin nga vullneti i qytetarëve edhe atëherë kur ai dukshëm është kundër tyre. Ata që kanë qenë dëshmitarë të procesit të ankimit të votave të pavlefshme në zgjedhjet e shkuara lokale, mund të dëshmojnë për dhjetëra raste sesi, në rast nevoje kur rezultati ishte i ngushtë, çdo votë e diskutueshme që ndoshta ishte zhvleftësuar qëllimisht nga votuesi, u lexua dhe u interpretua si e vlefshme. Për numëruesit politikanë të votave, vota e pavlefshme nuk ekziston.
Ishin me dhjetëra precedentët kur vota me kryq janë lexuar si vota që shkonin në favor të atij subjekti që përkonte me pikëprerjen e brinjëve të kryqit. Janë me qindra rastet kur vota të shkarravitura, të mbushura me fjalë të ndyra, karikatura, përqeshje, organe gjenitale etj., janë lexuar si vota të vlefshme në favor të atij apo këtij – në varësi të kujt kishte marrë në kontroll komisionin zonal në fjalë. Për këtë arsye, votimi i protestës me kryq është edhe ai një vakt i shijshëm dhe i gatshëm, që qytetarët mund t’u blatojnë ujqërve të politikës.
IV
Zgjidhja duhet të jetë diçka tjetër. Pavarësisht pengesave të këtij sistemi armiqësor dhe plot gracka që politikanët kanë ngritur në dëm të qytetarëve, këta duhet të gjejnë mënyrën e tyre për t’u thënë të gjithëve se kupa u mbush.
Qytetarët duhet të gjejnë mënyrën që të kuantifikojnë forcën reale të atyre që duan realisht shpëtimin nga kjo klasë politike që bën rotacion në pushtet dhe opozitë duke u rrotulluar në formën e një rrote që po na rrokullis të gjithëve në greminë. Dhe duhet të mbjellin, ashtu siç të gjithë shpresojnë, farën e një bime të re në truallin e dhunuar të demokracisë sonë tashmë tërësisht jopërfaqësuese: farën e demokracisë direkte të qytetarëve. Bimën e atij sistemi i cili kur politikanët kanë dalë nga binarët dhe prodhojnë më shumë dëm sesa dobi, ua kthen pushtetin qytetarëve që ata ta administrojnë vetë.
Shqip
Comments
Po cila eshte zgjidhja Sokol,

Po cila eshte zgjidhja Sokol, ate duam. Ta kishe zgjeruar paragrafin e fundit. Interesante eshte se askush nuk ofron zgjidhje, e kemi ves qe vetem te konstatojme, kritojme e shajme dhe kujdesemi te shkruajme bukur. Po me tej? Pse nuk ngrini ju nje parti dhe krijoni nje fryme. Boll me me thirrje coroditese. Une mendoj se vetem ideja e rrotes se pushtetit pra e rrotacionit e pastron klasen politike, duke u rrotulluar rrota, njerezit e perlyer do te largohen nje nga nje...normal, duhen dhe ca vite...

Menyra per te kundeshrshtuar

Menyra per te kundeshrshtuar keto dy parti politike qe nderrojne vendet me rrotacion (ndonse kjo nuk eshte aspak e vertete, sepse Pd nuk e leshuar ndonjehere pushtetin me rotacion madje fjala rrotacion eshte dicka e panjohur per te) eshte te krijosh nje front te ri ashtu si Erdogan ne 2002. Per sa kohe qe komenti i vlefshem i Shametit nuk ka arritur te krijoje efektin e nje force te re politike, nuk mund te pretendohet qe kjo te dale permes protestes ne forme votimi.

Gjithashtu barazimi midis nje partie ne pushtet qe prej 8 vjetesh dhe nje force politike te rinovuar si PS sherben me shume per te ngaterruar njerezit se sa sqaruar. Qe Ps eshte e rinovuar, ndryshe nga PD, provohet po te kemi parasysh qe Fatos Nano, Kastriot Islami, Arben Malaj-figura te rendesishme te kesaj partie e gjejne veten me prane partise Demokratike. Kurse drejtuesi i PD vazhdon te jete Berisha me gjithe mentalitetin e tij arkaik. Fakti qe ka milionere ne te dy krahet, kjo nuk na jep shume shprese se mund te gjendet nje model pa milionere. Model i tille eshte vetem ay qe ofron komunizmi dhe diktatura e proletariatit, qe ashtu sic u aplikua ne shekullin e 20 ne shqiperi dhe europen lindore ka krijuar nje alergji per 100 vjet te tjera ne vazhdim.

Shkurt mendimi im per kete artikull: ai eshte vazhden e shplarjes se truve qe barazon ata qe ushtrojne pushtetin me ata qe kerkojne nje model me te drejte qeverisjeje duke e pretenduar ate pushtet

Dakord me artikullshkruesin,

Dakord me artikullshkruesin, por nuk na thote ku ta gjejme kete faren e re dhe ta mbjellim ne trurin tone. Keta jane analistet qe rrahin uje ne havan. Qe vetem konstatojne, por nuk dine burimin nga vjen uji i tij, ku te pime edhe ne lexuesit.

Shkrimi me ngjan si nje ese

Shkrimi me ngjan si nje ese maturanti, që shkruhet ne kontekstin e nje projekti arsimor: "Per zgjedhje sa me te mira".

Nuk eshte veshtire te rremosh neper shtigjet e nje procesi zgjedhor, per te peshkuar argumente qe kthehen ne objekt diskutimi publik. Sikunder, nuk eshte e veshtire te kthesh hamendësimet vetjake ne te vereteta të padiskutueshme.

1. Perfaqesim perkunder mosperfaqësimit: Kushdo mund te supozojne gjithfare arsyesh rreth nxitesve dhe motiveve qe grumbullojne njerezit ne sheshe, te themi nga opozita. Ne Berat, mbreme, ata dhjetra mijra vete, mund te ishin aty ose pse gjeten perballe perfaqesuesit e tyre, ose per te kaluar kohen, ose per te monitoruar ecurine nga keshshikimi i deshmitarit etj., etj. Te gjitha jane te pranueshme, sa dhe te diskuteshme. Por, ajo qe nuk ndryshon dhe mbetet fakt objektiv, eshte prania e tyre perballe ekipit te kandidateve per deputete. Perse u dashka te pranojme se jane aty per sa thote e argumenton shkruesi i rradheve?

2. Le te supozojme se vota e bardhe rezulton opsion i realizuar: Votuesit nuk e deklarojne parapelqimin e tyre. Atehere: a) Sipas logjikes qe perdor shkruesi, numuruesit nuk e kane per gje t'i lexojne ato siç u do qejfi. b) Nese a) nuk realizohet, atehere procesi do te duhej te fillonte serish, e kështu me rradhe.

Nese votuesit shqiptare ndajne ide te njeta me shkruesin, ata do ta gjejne vete zgjidhjen. Por nuk eshte ketu thelbi i sfides qe ka sot Shqiperia. Te gjithe e dime, edhe pse disa persona i qasen ndryshe te vertetes. Koha do te tregoje se kujt dhe pse i sherbejne qasjet qe sugjerojne disa individet "autentikë", ne sjellje dhe oferta.

Po te kishte nje zgjidhje

Po te kishte nje zgjidhje optimale, nje fare te re, nuk do ishim duke shkruar po do ishim duke vepruar.

Kete zgjidhjen e re jemi duke e kerkuar te gjithe ne nje menyre ose ne nje tjeter, e rendesishme per momentin eshte qe te krijohet tamam ajo masa kritike ku nje nr i madh njerezish ndergjegjesohet jo thjesht per problemet, po per faktin qe ka te tjere qe e shohin situaten si ata vete. Dhe qendrimet e Kolit, apo te Lubonjes, ne fund te fundit po u tregojne shqiptareve qe ka mjaftueshem njerez qe po u vjen ne maje te hundes nga Rama e Berisha. Dhe kjo nuk eshte pak per mua.

Tani vjen pjesa e veshtire, po qe te vish deri ketu duhet te ndodhe edhe ky ndergjegjesim qe ka kohe qe ka filluar e qe tashme po artikulohet gjithmone e me shume. E rendesishme eshte qe jemi shume qe e shohim situaten njesoj dhe eshte koha te bejme dicka ta ndryshojme. Rama e Berisha nuk duhet te vazhdojne gjate ne politike.

Ne fakt, eshte inkurajuese qe

Ne fakt, eshte inkurajuese qe mjaft nga komentuesit ngrejne pyetjen: Mire, tu bejme mootin te gjitheve, po a zgjidhet gje nga kjo?-Duhet kuptuar qe gjetja e nje zgjidhjeje apo alternative nuk eshte çeshtje individesh si Shameti ketu, apo Lubonja diku tjeter; eshte çeshtje ndergjegjesimi qytetar. Si munden Lubonja e te tjere te japin alternativa perkunder sistemit, kur 35% e njerezve te ketij vendi vazhdojne te votojne Berishen, dhe po aq ose me shume, duke perfshire edhe eliten e mendimit shqiptar, vazhdojne te besojne qe me ardhjen ne pushtet te Rames zgjidhen nje pjese e madhe e dilemave qeverisese? Ndergjegja qytetare nuk eshte diçka qe krijohet brenda nates, dhe deri kur te vertetohet skepticizmi i Lubonjes e te tjereve, edhe me alternativen Rama(qe ne fakt, nuk eshte alternative, por vazhdimesi e sistemit), do vazhdojme te genjejme veten kolektivisht me historira rotacionesh; kur edhe kjo cope histori vetegenjimi te jete konsumuar(qe une besoj nuk do zgjase me shume se 2 vjet), dhe kur mbi 50% e njerezve me ne fund te binden qe rruga te ciles i kemi hyre eshte nje rruge qorre, hajdeni te flasim per ide e alternativa te reja. Deri atehere, le te shtyjme kohen duke lexuar Zaloshnjen&Andrea Stefanin, meqe e vetmja alternative qe na ngelet, me e dobishme se leximi i teorive te tyre, eshte te vrasesh miza. Ose, barabar e dobishme: te shkojme te votojme per Ramen, qe te mos na e ngarkojne ne fajin partizanet e rotacionit nese nuk arrijne te fitojne ndaj Berishes.

Me duket sikur mbeshtetesit e

Me duket sikur mbeshtetesit e votes se bardhe/zeze kane nje shqetesim e synim te vetem: Te permbysen lideret e partive kryesore. E mundesisht, nepermjet nje vote masive proteste, te ushtrohet i njejti presion per reformim ndaj te gjithe klases politike.

Por, edhe pse nje pjese e madhe e elektoratit do t'i nderronte me deshire lideret aktual, ndryshimi i njekohshem i lidershipit ne te gjitha partite kryesore nepermjet votes se protestes eshte ne praktike i paarritshem ne realitetin shqiptar apo dhe tjeterkund. Per me teper, qendrojne dhe nje sere ceshtjesh qe shqetesojne elektoratin. Perpos nevojes per reformim te partive (i cili mund te nise gradualisht qe me partine me te madhe qe do humbase keto zgjedhje dhe te vazhdoje ne zgjedhjet e ardhshme me partite e tjera humbese), shume votues kane njekohesisht dhe shqetesime shtese si: nevojen per tu qeverisur ne vazhdim dhe mundesisht me mire; nevojen per te pasur rrotacion dhe zgjedhje te lira e te ndershme pas 20 vitesh pluralizem.

Keto te fundit me duken ceshtje po aq sfiduese dhe urgjente (ne mos me shume) sa dhe vete nevoja per te rrezuar lideret autoritare te partive. Me vjen keq qe kaq shume energji shkojne per te kete objektiv te vetem dhe jo per teresine e problemeve qe duhet te marre parasysh votuesi para se te vendose.

Jo, daku, jo. Nuk funksionon
Jo, daku, jo. Nuk funksionon me "aman, qafsh mu, voto per mu; provoje i here se s'te rre lali jot, kur mos kem njeri".
Te mesojne te rrejne me mire te pakten, se ketu eshte katandis pazari.
Ku shitet ajo fare e re ?! Ne

Ku shitet ajo fare e re ?! Ne cilin treg sepse kam 'ca toka' te pambjella...

Zoti Shameti bejme nje aritmetike fillore ?!...

Ju degjuam juve, Lubonjen, Shenasiun e te tjere dhe shkuam 90 perqind e votuesve e i tjekim kryq te madh, te zeze a me ngjyre, dhe cndodh ?! 10 perqind te tjeret kane votuar per dy koalicionet. Ose fiton Berisha sepse i ka me te shumta mundesite dhe precedentet e procedurat. Ta gezojme karrocen e tij me rrota qerre qe krakavisin edhe per kater vjet ! Ty s'te vret kepuca ? Po ai miku im qe barrit zbathur ?!...Ose fiton Rama, sepse nuk ka qeverisur asnjehere si kryeminister, sepse premton dhe s'mund te paragjykojme te nesermen e tij kur ne nuk themi asnje fjale per dhimbjet e sotme nga pushteti aktual.Shpresa vdes e fundit thone dhe shpresa nuk ka konceptin e tanishem por te neserme. Atehere te shpresojme tek Berisha qe na i vyshku e i shkundi petalet, apo tek Rama qe nuk e kemi provuar si kryeminister?

Z.Shameti, edhe ty do te besoje ne idete tuaja kur 'te mbillni' ate 'faren e re'...por mbjelljet behen ne vjeshte ...nuk eshte vakti tani...tani korren te mbjellat...kombajnat kane dale...

Add new comment