Kur humori legjitimon diskriminimin

Një lexues i Historia-ime.com na njoftoi nëse e kishim parë emisionin e fundit të Apartamentit 2XL. Në fakt nuk e kishim parë. Ai na tha (me një ton të indinjuar) se në një moment “humori” aktori Julian Deda tha: “kam dëgjuar që është një Kristi që ka dëshirë t’i provojë të gjitha ushqimet këtu”. I përgjigjet Genti (aktori tjeter): “Po, është kameramani ynë, jo Kristi Pinderi se ai mund të hajë ku të dojë, por jo këtu te ne…”.
Lajmi i mirë, në rast se do bënim një koment në lidhje me zhvillimin e artit skenik dhe shfaqjeve televizive, është që tashmë kemi disa emisione që me traditën dhe punën e tyre po bëjnë një punë të mirë në fushën e humorit. Janë të paktën tre mini-shkolla të humorit shqiptar, Portokalli, Al Pazar dhe Apartamenti 2XL. Do të ishte trishtuese mungesa e prodhimeve televizive të humorit, sidomos në një vend që është i mbushur me humor e me sensin e shakase, nga mëngjesi deri në darkë.
Por, nga ana tjetër është e trishtueshme të shikosh që niveli shqiptar i humorit që paraqitet në të tilla programe është në kufijtë e të qënit banal. Një target i përhershëm, i padrejtë i prodhimeve të tilla, mbetet komuniteti LGBT. Sidomos meshkujt e feminizuar (nëse mund të përdorim ketë term). Si tek Al Pazar i Agron Llakajt, si në Portokalli, etj. Në këndvështrimin tim personal kjo është e padrejtë. Në botën e qytetëruar, humori është një armë e fuqishme kulturore dhe politike për t’i bërë jetët e njerëzve më të mira, ose për të sjellë një këndvështrim më praktik, më të goditur e më të saktë të fenomeneve sociale.
Asgjëkundi nuk bëhet më humor me personazhe djem apo gej të feminizuar në një formë diskriminuese, sepse kjo do të thotë të përforcosh stereotipe të gabuara dhe kjo, në fund të fundit, nuk përcjell asnjë mesazh tolerance, përkundrazi, në formën e vet përdorimi i stereotipeve në emisione me audiencë kombëtare luan rolin e kundërt: frymëzon në mënyrën e vet sjellje mohuese, vecuese dhe diskriminuese ndaj grupimeve të vecanta.
Mos harrojmë që skeçet aspak të bukura me komunitetin rom gjatë Portokallisë ishin në vetvete një turp i televizionit shqiptar. Jo më kot ato u ndërprenë në një moment… Ka një dilemë mes nesh aktivistëve LGBT nëse duhet të reagojmë ndaj këtyre shfaqjeve të fundit që çimentojnë streotipet shqiptare, apo duhet të qeshim me to. Duhet të kuptojmë lirinë krijuese të autorëve të humorit, apo duhet të reagojmë me indiferencë në mënyrë që ata të kuptojnë vetë përgjegjësinë e punës së tyre?
Unë personalisht nuk e di se cila do të ishte formula më e duhur e reagimit, apo bashkëpunimit me të tilla shfaqje intolerance të mbuluara me të drejtën dhe lirinë e artit të humorit. Di vetëm një gjë: humoristët dhe aktorët shqiptarë kanë shansin ose të kuptojnë nga aktorë si Roberto Benigni psh që ngre në këmbë publikun e Sanremos kur reciton me respekt Oskar Uajlldin, ose të vazhdojnë të “krijojnë” “vepra” që jo detyrimisht edukojnë, e jo detyrimisht të bëjnë për të qeshur, ama legjitimojnë probleme të mëdha të shoqërisë, siç është diskriminimi.
Comments
Kristi, mos caj koke, ji

Kristi, mos caj koke, ji krenar per lirine tende dhe zerin tend. Shume nga burracaket barkmedhenj, pa asnje dinjitet human, te jesh i sigurt se e kane zili lirine tende. Do të dojë shumë e shumë kohë të emancipohet shoqëria në shkallën sa të mos ketë nevojë, vend e pa vend, të "përforcojë" burrërinë e vet ne kurriz të të tjerëve. Çfarë është interesante për t'u parë, është pse, sidomos në përditshmëri në shumë forma, burrat e zamanit shqiptarë e kanë kaq të nevojshme që vazhdimisht të shënojnë pra demarkojnë kufijtë e të papranueshmes për ta, pra një mënyrë për të ri identifikuar veten në rolin e tyre standard gjinor. Kjo ka të bëjë në rradhë të parë me dyshim në vete. Mos vallë kjo ndodh pasi në përditshmëri janë dhe ndjehet të gjithë të ç'burrëruar dhe të bërë nga të katër anët legenë?

Puna e perditshme e autorit

Puna e perditshme e autorit te shkrimit, per mbrojtjen dhe promovimin e homoseksualitetit mes shqiptareve,
nuk dallohet te jete teresisht e sinqerte, per sa kohe autorit deri me tani i ka munguar kurajoja publike per te deklaruar lirshem dhe pa komplekse homoseksualitetin ose jo, te vet.

fshati qe duket s'do kallauz

fshati qe duket s'do kallauz

O shoku Penderi. Ne kemi

O shoku Penderi. Ne kemi hallin e Rilindjes se 1 Prillit, dhe skemi kohe te qajme hallet e tua

(deleted)

(deleted)

O LGBT, ju kerkoni

O LGBT, ju kerkoni diskriminim dhe atje ku ka humor se keni hallin e donacioneve, u krimbet me leke

O Krist'... po k'tu tek ne

O Krist'... po k'tu tek ne k'shtu behet humori, duke u kap' tek stereotipet.... s'i ke pa se si tallen me djalektet apo me prejardhjet nga disa zona: lushnja, korca, vlora, shkodra... tropoja... apo tek kjo TI nuk e quan diskriminim, vetem kur te permend dikush TY...

Per mendimin tim kot e ben te madhe, sepse s'eshte ndonje gje, thjesht humor. Per ate pune me personifikimet e karaktereve politike ca nuk bejne ata... e nxjerrin Salen dhe Ramen... edhe me breke, e kan nxjerr at'here Nanon duke u la ne vaske... e asnjehere ska reaguar njeri se u qenka cenuar autoriteti apo personi.

Kshtu qe per mendimin tim, QESH (nese mundesh) ose LERE FARE! Ji indiferent, ashtu si pjesa me e madhe e te prekurit nga ky fenomen humoristash.

Eshte per te ardhur keq per

Eshte per te ardhur keq per kete episod banal! Por televizioni jone eshte shume i dobet, jo interesant dhe keqedukues, fatkeqesisht jo vetem kur vjen fjala tek programet humoristike. Me kujtohet gjithnje nje vajze qe ka qene nje vit tek Big Brother dhe ka thene disa here me gjakftohtesi qe nuk i pelqejne te zinjte. Ne cdo vend demokratik te botes do ishte nxjerre nga programi te pakten. Ne Shqiperi nuk i beri pershtypje askujt.

Po sipas kesaj teorie, i bie

Po sipas kesaj teorie, i bie qe asnje mos tallet me askend se diskriminohet. Cfare mund te themi per batutat e humorit per fshatare dhe qytetare, qe eshte idem si e degjojme? Te apartamenti eshte batuta e Muzait ne cdo vend dhe ty s'te paska bere pershtypje, sa kjo e kuzhines!!! Kristi, ne fund te fundit ti je ai qe thua qe je, pse te djeg nese edhe te tjeret perforcojne te njejten gje me humor? Apo nuk kupton humorin se cdo gje e merr personale!!! Shume patetik je ne te gjitha shkrimet qe ben, te pakten nxirr argumente, mos u kap pas llafeve..

Autori i shkrimit ka shume te

Autori i shkrimit ka shume te drejte.Te shtunen ne Alpazar Agron Llakaj kur tregoi barsaleten me policet tha "pederast".Beri gabim. Pederast eshte fjale e huaj, duhet te thoshte b...q...

Para 4 vitesh ne Miss USA

Para 4 vitesh ne Miss USA 2009, iu be nje pyetje Carrie Prejean, njeres prej pretendeteve kryesore qe ne fakt doli e dyta, ne lidhje me martesat gay. Ajo u pergjigj se ishte rritur ne nje shoqeri ku femijet kane nje nene dhe nje baba, dhe deshironte te vazhdohej keshtu. Me pak fjale la te kuptohej se ishte kunder. Njeri prej jurise, me sa di une eshte njeri i shtypit, me emrin Perez Hilton dhe gay i deklaruar, nuk e mori mire dhe e ngriti si ceshtje diskriminimi.

Ruajna zot!

Nuk kaluan as 30 minuta dhe u mbush interneti me nje furi sharjesh e britmash ndaj te gjores qe ne ditet qe do pasonin do ndiqej nga sulme te njepasnjeshme te komunitetit gay, qe jane shume te pranishem ne art dhe mass media.

Vajten dhe rremuan cdo foto ne social networks qe da demaskonin e ta nxirrnin te pamoralshme. I prishen dhe kontratat me studiot fotografike. "E papranueshme"-bertisnin.

E kam fjalen, keta qe ankohen per diskriminin, jane te paret qe diskriminojne kur u jepet rasti. Keta qe flasin per liri veprimi e mendimi nuk e kane per zor te mohojne lirite e te tjereve.

Duke jetuar ne Nju Jork, kam pasur rastin te njoh plot njerez te ketij komuniteti, madje kam dhe miq. Por ka ardhur koha qe vleresimet te behen me kontribute konkrete dhe jo duke perfituar nga cadra e anti-diskriminimit.

Nqs dikush do te beje humor me Skenderbeun dhe Papen e Romes, me greket dhe korcaret, me maloket dhe fushoret, ka po aq te drejte te perfshije personazhe gay. Pervec rastit kur Z. Kristi mund ta vertetoje se humori eshte bere qellimisht per te degraduar imazhin e tij per ndonje inat personal, mburoja a anti-diskriminimit nuk pin uje ketu.

Me respekt

NYC

Add new comment