Krimi më i madh

Dhuna e kujtimeve është një krim me pasoja të mëdha. Kur të vdesë dhe njeriu i fundit që ka njohur personalisht p.sh., Azem Hajdarin ose Ramiz Alinë, atëherë nuk do kemi veçse kujtimet. Të cilat në këtë vend po shkruhen me qëllimin e vetëm të deformojnë kujtesën
Dua të denoncoj një krim. Ditë për ditë, para syve tanë, po vrasin kujtesën tonë historike. Ky nuk është një ankim letraresk, por, të paktën siç e kuptoj unë, është një nga krimet më të mëdha konkrete (e gati gjymtim fizik) që mund t’i bëhet një kombi. Deri tani janë eleminuar me sukses kujtesa e tokës (kadastrat tona janë një pus i thellë krimesh), kujtesa e ëndrrave (ajo e viteve 90-92, kur e donim Shqipërinë si gjithë Europa), etj.
Paralelisht, po vritet kujtesa historike. Duke deformuar kujtesën e kombit, deformohen të tërë gjymtyrët e tij e që funksionojnë përmes saj. Ky krim është i vazhdueshëm, i përditshëm, dhe vetëm këto ditët e fundit naështë shfaqur serbes e me arrogancë shumë herë.
Janë pjella e krimit, dhe medemek “krimi s’jam unë”!
Pak ditë më parë, një shkrim i Agron Tufës në lidhje me nderimet që i bëheshin Haxhi Lleshit, njeriut të besuar të Partisë për të drejtuar Kuvendin Popullor në kohën e Enverit, mori në blogje një uragan ofendimesh nga njerëz që e ngrinin në piedestal Lleshin e sulmonin Tufën (kryesisht si person). Në jubileun e Lleshit kishte dhe plot figura shtetërore. Njësoj si ata që e trajtuan si gjigand të kombit, Ramiz Alinë kur iku. Ish-Drejtori i Burgut të Spaçit, Meto Kondi kish dhënë për një gazetë një intervistë ku pretendonte që i trajtonte të burgosurit si intelektualë, dhe se Lubonja ish sjell keq në burg, sa i kish detyruar këta njerëz të mirë, ta fusnin në birucë. Ish sjellë shumë keq, dmth, nuk kish pranuar të punonte në galeritë e vdekjes në punë të detyruar! Dhe, drejtori na e paskësh plasur në birucë nga halli. Pa le tjetra, sjellja e padenjë e e paedukatë e Lubonjës, që ish futur në grevë urie!!!
Kryetari aktual i Lidhjes së Shkrimtarëve, Hysen Sinani, ka akuzuar se janë zhdukur procesverbalet e Lidhjes së Shkrimtarëve, ku sigurisht ishin të shënuara kush tha çfarë e kush propozoi çfarë mynxyre. Ai ngre gishtin mbi poetin Bardhyl Londo, ish-Kryetar. Ky i fundit, ka publikuar një libër kujtimesh, dhe përmes atyre copërave që solli shtypi, nuk është e vështirë të perceptosh se edhe atë e kanë dhunuar në atë kohë. Dhe jo vetëm kohën “e Enverit”, por, ky rishkrim i kujtesës po përfshin dhe periudhën pre- dhe post- enveriste.
Krim në të gjitha kohët
Po ngrihen shtatore të Zogut dhe po eleminohet nga historia Luigj Gurakuqi. Po ridimensionohet Koliqi (me gjasë dhe për pasion fetar). Pllaka e varrit të Migjenit është thyer (me gjasë për zell fetar). Ndërsa disa protagonistë të post-90, me hije të forta dyshimi për në aktivitetin e tyre jo-ligjor, janë ngritur në piedestale, gati idhuj, ku përmes manipulimi të të së vërtetës e deri dhe dhunës së disa interesave personale e partiake. Askush nuk flet dot, edhe pse mund të shohë historinë fare të freskët sesi është manipuluar për të ngritur idolë të rremë.
Ky manipulim i kujtesës historike, sport që nisi të aplikohej gjerësisht në kohë të Enverit (jo se Zogu qe më i mirë, por mjetet teknologjike atëherë nuk e mundësonin) ka marrë përmasa të frikshme. Dhe ndryshe nga Orwelli, ku manipulimi bëhej në një ndërtesë të vetme, te ne ai është i shpërndarë gjithandej.
Ministria e të Vërtetës
“Të tëra këto kujtime shkruhen për të falsifikuar historinë” thotë Maks Velo. Unë besoj se ka të drejtë. Dhe unë mendoj që pakkush është i interesuar ta dëgjojë këtë kambanë. Ka kaq shumë mëkatarë në këtë vend, sa fare pak kanë mbetur për të luftuar për të vërtetën.
Deformimi i kujtesës po realizohet intensivisht që nga ‘97. Nëntëdhjeteshtata është pragu që ndau ndjeshmërinë tonë, nga krimi i Enverit u gjendëm pa kaluar as një 7-vjeçar në krimin e Saliut. Ndjeshmërinë tonë ndaj krimit të një sistemi, e zëvendësoi shumë shpejt frika aktuale ndaj një krimi që po ndodhte. Ishin krijuar xhahilët e rinj të demokracisë. Pastaj ndjeshmëria topitëse e Nanos, rehabilitimi i buzëqeshur i gjithkujt. Frika e ’97-s. Lufta e Kosovës. Pastaj lodhja.
E vërteta ka nisur të deformohet shi nga ’97-a, kur askush nuk e kishte më mendjen. Kushdo që ka pak akses në media, nxiton të thotë një të vërtetë të zbutur në ujë, dhe vit pas viti, ajo zbutet aq shumë, sa dhe ish-Drejtori i burgut më të tmerrshëm të komunizmit (ma do mendja, jo vetëm në Shqipëri) e quan veten viktimë të një burgosuri që “na vinte në siklet” se bënte greva urie!
Ministria e të Vërtetës, ajo që ndryshon kujtesën popullore të ngjarjeve është e shpërndarë në qindra individë dhe e suportuar nga media, nga injoranca, nga mungesa e përgjegjshmërisë, nga dashamirësi baxhanakësh e farefisi, nga pozitat e pushtetit. Ky manipulim i së vërtetës përmes deformimit të kujtesës, përfitohet shpesh edhe nga kryeultësia e viktimave. Ose nga fakti që ata që ishin në pushtet dje, janë dhe sot, me forma të tjera.
Kompromisi si krim
Unë kam respekt për pleqtë, qofshin këta edhe të veja diktatorësh, apo ish-Drejtorë burgjesh. Unë e kam lexuar e shijuar poezinë e Londos (meqë ra fjala, e dua shumë prozën e Koliqit). Por, nuk mund e nuk dua të bëj kompromise me kujtesën e këtij kombi.
Dritëro Agolli, që konsiderohet si Patriark! Patriark?? Nuk dua të flas për poezinë e tij, që gjithsesi nuk më duket e nivelit të patriarkut, por, për rolin e tij si Kryetar i mjetit më të fortë propagandistik të diktaturës. Dritëroi mund të jetë njeri shumë simpatik dhe i dashur. Por, Lidhja e tij, jo!
Ata që kanë qenë aty ku kanë qenë, nuk mund të imponohen sot as si viktima. Kushdo që ka pasur një pozitë në atë kohë, duhet të mbajë përgjegjësinë e vet. Të plotë. Dhe pa justifikime. Dhe më e pakta, duhet të heshtë. Heshtja, kërkon një forcë shumë të madhe njerëzore. Por druaj se ata që ishin “të brishtë” ndaj forcës detyruese të regjimit – duke marrë me dashamirësi si të mirëqenë që regjimi i detyroi dhe Agollin e London të udhëhiqnin Lidhjen, dhe Kondin të drejtonte Spaçin, dhe Lleshin të drejtonte legjislativin komunist –nuk do kenë forcën të heshtin. Ndaj shkruajnë kujtime.
Krimi i falsifikimit përmes kujtimeve
Dhuna e kujtimeve, është një krim me pasoja të mëdha për të ardhmen. Kur të vdesë dhe njeriu i fundit i gjallë që ka njohur personalisht p.sh., Azem Hajdarin ose Ramiz Alinë, atëherë nuk do kemi veçse kujtimet. Dhe kujtimet, në këtë vend po shkruhen me qëllimin e vetëm të deformojnë kujtesën.
Ne nuk kemi ndërtuar mekanizma për ta mbrojtur kujtesën e kombit. Këto mekanizma i mban shoqëria civile dhe individët. Këto mekanizma, kërkojnë një komb me dinjitet, e jo një turmë që e shet votën 100Euro/copa.
Institucionet tona janë plot me mëkatarë. Akademira, ministrira, OJF-ra... Mediat tona, blihen. Hapësira TV ose në gazetë blihet. Mund të shkruash ç’të duash. Sado të bërtasë të vërtetën e vet Maks Velo, nuk ka mbetur thuajse askush për të dëgjuar. Alzhaimeri i kombit ndjehet. Shiko si jemi katandisur.
Kombi i Alzheimerit
Jemi një popull që i pështyn heronjtë dhe u bën hosana të ligjve. Që mos t’ia lëmë vetëm “popullit” këtë damkë, unë besoj që kjo është vepër e individëve. Heronjtë vetë, nuk para shkruajnë kujtime. Ata bien.
Kemi ndërtuar një marrëdhënie perverse me liderët. Kemi një marrëdhënie prostitucionale me të vërtetën. Zgjedhim ashtu siç jetojmë, mes pisllëkut dhe llogjeve të kafeneve. Çdo gjë të mirë e ulim, çdo gjë e pisët na duket se nuk ka punë me ne. Po të pamë poshtë, të vumë shkelmin. Po të pamë lart, të puthim këmbët. E duam Shqipërinë në një çast, e shesim në tjetrin. Dhëmbët na krimben e goja na mban erë. Sjellja jonë sociale e politike, është e lidhur pazgjidhshmërisht me bombardimin e imazheve të copëtuara që na sjell truri jonë me Alzheimer. Kujtesa jonë është sa ajo e një fëmije 3 vjeç. Sa vjet kanë kaluar nga Gërdeci? E kush e mban mend! “Besimi në Zot” është programi politik i PR-së (!?)
Sa herë që dikush do dojë të mësojë ç’ka ndodhur në këtë vend, do hapë qitapët, do hapë dokumentarët, kronikat TV, intervistat në gazeta, pa harruar memuarët, dhe aty do gjejë një gënjeshtër të madhe e të paturp. Por, ata që do i hapin, nuk do kenë trashëguar asnjë lloj cipe, dhe asgjë nuk do u skuqet.
Eternal Sunshine of The Spotless Mind
(ky kapitull, është bosh)
* REVISTA KLAN
Comments
"Jemi një popull që i

"Jemi një popull që i pështyn heronjtë dhe u bën hosana të ligjve. Që mos t’ia lëmë vetëm “popullit” këtë damkë, unë besoj që kjo është vepër e individëve. Heronjtë vetë, nuk para shkruajnë kujtime. Ata bien".

Kujtesën historike duke djegur dhe zhdukur rregjistrat e kadastrave, dosjet e prokurorive dhe dosjet e sigurimit etj etj, une e kam pare vetëm pas vitit 90. Kete gje nuk e bëri populli por disa njerez prej ndonjë populli cfardo e të paguar nga ata që të paguajne edhe ty.

Ti mund të jesh nje grimcë nga populli shqiptar që ngrihesh me megallomaninë tënde dhe jep sentencën "Jemi një popull që i pështyn heronjtë etj" dhe për të bërë edhe një çikë oportunizëm hipokrit për mbrojtjen e popullit i këput një aguridhe si "Që mos t'ia lëmë vetëm "popullit" këtë damkë,". E pra, ti, edhe pse shprehesh aspak drejt në pikpamje gjuhesore (duhet thënë, "Që të mos ia (ja) lëmë, .... etj" këput prfkën tjetë brenda frazës "unë besoj që kjo është vepër e individëve"

Pse, zotëri, besimi yt se këtë e bëjnë individët ardhkërka për arsyen e qëllimit tënd "hyjnor" që të mos ja lëmë "popullit" këtë damkë.?????????

Me siguri që ju paguheni për të shkatërruar kujtesën historike të popullit nëpërmjet ketyre artikujve ku urrejtjen ndaj popullit e mbuloni me gjithëfarë artificash iluzive dhe aluzionesh qëllimkeqe. Kështu ju po i bëni një shërbim të shquar rregjimit fashist që ka 23 vjetë që i rrotullon "popullit" thikën mbi kockë.

Ne dukje shqetesimi eshte i

Ne dukje shqetesimi eshte i drejte, por argumentet per ate qe duhet te bejne apo per ate qe nuk duhet te bejne ata qe kane jetuar mbi kete toke mungojne.

Kur Berisha arriti t'a

Kur Berisha arriti t'a zbukuroje biografine e vet me kalimin e viteve, duke hedhur nje deklarate ketu e nje kujtim atje, edhe pse ishte komunist i devotshem e i betuar sipas statutit, pse te mos e bejne edhe te tjeret duke shkruar kujtime pasi kane vdekur deshmitaret okulare te kohes ?!

Edhe spiunet e asaj kohe sot dalin se kane spiunuar per te rrezuar komunizmin dhe luftonin per demokracine ne frontin e ftohte te nendheshem te shikut, me falni sigurimit,duke kontribuar sot me devotshmeri ne shtyrjen e demokracise ne demokrature. 'Une jam fik deti' ka pas thene dikush ne rini te vet dhe u dermuan per te gjetur se kujt i hynin me shume gjembat ne 'byth'; komunizmit apo demokracise. Dhe rrijne e bejne analiza per t'i nxjerre dhe ndeshkuesit si te ndeshkuar dhe te ndeshkuarit si ndeshkues.

Dhe ku vemi ?!

Ku vete nje gjallese pa gjymtyre e shqisa ?!

Dhe perse ndodhin te gjitha keto ?! Thjesht e thjesht duke perfituar nga nje komunist e parise tone po rregullon biografine e vet pse te mos e rregullojne dhe te tjeret qe jane afer tij ?! Shih rrushi-rrushin e piqet ..dhe kombi shkrumbohet.

Mbase pas disa shekujve do te shkruhet historia, por jo sipas arkivave tona, fakteve e dokumentave tona, por sispas arshivave te Vatikanit, te shteteve fqinje, te fuqive te medha e te tjereve qe na vezhgojne nga jashte...

Te gjithe vuajne nga D E M E N C A...

Koloreto rrefen... S'eshte

Koloreto rrefen...

S'eshte e thene, as ai s'kerkon, te mendoni e ndjeni e te shpreheni si ai!

Rrefimi eshte ulje ne gjunje, mbyllje sysh, me endjen se degjohesh prej Atij Atje Lart, Zotit!

Partia republikane, psh, ben edhe me pronare pa prona, por shqiptareve ende u mungon Zoti...

Besnik Mustafaj psh, u lodh dhe dha doreheqjen, por ishte Preç Zogaj qe "spiunoi" dhe na rrefeu se, pak para doreheqjes, pra pak para vizites se Presidentit Amerikan ne Tirane, Doktorri e kishte pyetur: Po, (eshte e vertete se me ke shoqeruar kur shkuam tek Ramiz Alia) por per ke punon ti mor' djale?!

Edhe Remzi Lani...

Ne Tirane, kudo, ne te gjithe ekranet e faqet e shtypit, deshmojne deshmitaret qe vetem te verteten nuk duhet te thone...

Cukali, mos qofshim gabuar, kete thote.

Te izoluem me shekuj nga

Te izoluem me shekuj nga bota, shqiptart nuk njohin tjeter kend veç vehtes. Per kete arsye nuk kan se si ta kuptojne se vetem nder shqiptar ndodhin keto gjana te shemtueme. Vetem nder shqiptar ngrihen ne pjedistal kriminelat dhe u hidhet balte patriotve. Prandej pergjegjesia asht e popullit shqiptar dhe jo e disa individve. Pergjegjesia asht kolektive.

Nje artikull qe ve me te

Nje artikull qe ve me te vertete gishtin ne plage, ne nje plage ende te pambyllur ne nje histori qe akoma duhet shkruar .

Per fat te keq kriminelet e djeshem nuk e kane per gje te ripereserisin krimin duke perdhosur kujtesen e vuajtjeve qe i shkaktuan shume njerezve. Ka nga ata syresh qe me arrogance idiote ngrihen ne mbrojtje te krimineleve qe i sherbyen deri ne fund regjimit te Enver Hoxhes, sigurisht sepse nuk e kane provuar ne lekuren e tyre doren e rende kriminale te atij regjimi

Kam pasur fatin te degjoj vis a vis deshmite e vuajtjeve te disa personave dhe me kane bere pershtypje ato pauzat e gjata me psheretima qe flisnin me shume se fjalet, kishte shume humanizem ne rrefimet e tyre dhe aspak urrejtje kur tregonin me njelloj senso del pudore torturat e tmerrshme...

ka shume servile - shume dhe

ka shume servile - shume dhe vete politikanet per te keqen e tyre e te familjeve te tyre i nxisin keta lloj robsh te servilosen e llapangjosen. E cuditshme qe edhe njerez ne dukje me personalitet te forte e te formuar u krrusen nga servilizmi absurd - ju kujtoj Ceken psh. Si ka mundesi ? Pra njeriun eshte shume veshtire ta njohesh - servilin edhe me veshtire - ju kujtoj imamin psh. Cfare jane keta lloj robsh ?

Edhe me tutje servili SALLI njihej mire nga cunat e enverit se i shoqeronte dhe i jepte edhe varkes - vete e mbajten afer dhe vete e pesuan nga ai - a e kuptojne qe servilit duhet ti japsh vetem nje te drejte - te te mos afrohet - sa me larg, eshte ai qe ta fut i pari se do te serviloset me kundershtarin a armikun tend e ka ne gjak e ka te kultivuar.

jane keta servile qe kriminalizojne viktimen dhe kriminelin e deklarojne te pafajshem - cfare beri ne 21 janar 0 imami, olldashi, e tufa e servileve arrit deri aty sa te ndryshonte modelin e arsyetimit te shendoshe - ju i nxorret ne proteste ju jeni fajtoret - dhe ketu kemi ngelur se bashku me gjykatesit servile - ne kriminelet qe i vrame jemi te pafajshem.

Jane keta servile qe deformojne kujtesen kombetare - a nuk eshte progresist Zogu dhe Noli ishte komplotist - keshtu mendon servili i pasherueshem salli antikombetare dhe keshtu e mbeshtesin turma e servileve.

Plot me envere ky vend...!

Plot me envere ky vend...!

trullosje kolosale,thone qe

trullosje kolosale,thone qe liria maksimale perkthehet ne anarki.Orwell denonconte totalitarizmin,qe sillte e gatuante vetem nje version te fakteve,por qenka me dobiprures per klasat dominuese hedhja ne shesh e te gjitha fakteve,qe me larmine dhe bollekun e tyre kolosal e trullosin njeriun e shkrete.Nuk e lexova intervisten e drejtorit te burgut,por dallova nga titujt qe ky paska qene me liberal nga Lubonja i burgosur.

Me mire qe s'e ke lexuar se

Me mire qe s'e ke lexuar se do duhej te mesoje qe Bilal Xhaferi, me baba te burgosur e xhaxha te perkushtuar dhe letersi te ndaluar, qenka arratisur si i derguar i Sigurimit te Shtetit!!!

Gati gati njelloj sikur te thoshin se Ismail Kadarea u arratis pak perpara se te krijohej PD, qe te mos perplasej me Sali Berishen!

Nuk ja mbaj mend emrin po

Nuk ja mbaj mend emrin po eshte nje piktor Kinez qe eshte bere i famshem nga qe pikturon veten te tjetersuar, gati te padukshem, i sfumuar, i tejdukshem si nje fantazme. Ai eshte kudo ndermjet njerzve si nje siluet qe shkrihet dhe eshte veshtire te lexohet. Eshte ne stacione autobuzi, eshte para makinave, ne salla luksoze, para shtepise, brenda shtepise, ai eshte gati i padukshem i vendosur ne tablo ne plan te pare po qe humbet e behet flur ne prespektiven e gjerave e per nje sy indiferent eshte i padukshem. Eshte nje piktor super realist me nje gjetje metaforike te mrekullueshme. I prishen studion dhe u ankonte kudo po asnjeri nuk ja varte e nuk e vinin re, dhe kety i lindi ideja qe ai ishte i padukshem.......... nejse. Mua me duket koloreto e te tjere njerez te mire si Cukali si topografe surreale me ate “dylbine trekembeshe“ - ce dreqin e ka emrin ai lloj aparati qe une nuk e di po po e quaj dylbi - qe ndron ne mes te rruges e ven piketa e tabela qe ketu ishte burgu, kety ishte spaci, ketu u rrezua diktatori e u tehoq zvarre, ketu, ketu, ketu, e ketu ne emer te kujteses qe te dime se nga vijme dhe ku shkojme. Qe te dime te mos perserisim historine po te nxjerrim mesime nga pesimet. Dhe po me vizatim surreal: njerez te xhindosur, te fantaksur e hallakatur ne kaos prishin shenjat, burgjet, muzete, ngrene piedestale, statujen e diktatorit e prishin shenjat, piketat e tabelat e topografeve......... e ne centrifugohemi e thithemi ne vorbullen e djallit si Qeni qe kerkon te kafshoje bishtin e tij.

@ Zapbone '' ce dreqin e ka

@ Zapbone

'' ce dreqin e ka emrin ai lloj aparati qe une nuk e di po po e quaj dylbi - qe ndron ne mes te rruges e ven piketa... ''

Quhet Teodolit, nje instrument precizioni per te matur kendet ne planet vertikale e horizontale. (Angl-Theodolite)

Add new comment