Shumë zhurmë e Lubonjës për pak gjë

Postuar në 05 Qershor, 2013 11:55
Eduard Zaloshnja

Në një shënim të djeshëm në respublica.al rreth diversioneve që po bëhen ndaj koalicionit opozitar (http://respublica.al/artikuj/2013/06/03/shenim-vazhdojne-diversionet-ndaj-koalicionit-opozitar ) kisha ngatërruar një videoklip të Doktor Florit me një të ngjashëm të një grupi tjetër hip-hop, i cili e kishte entuziazmuar Fatos Lubonjën. Një lexues e vuri në dukje ngatërresën time të videoklipeve dhe menjëherë e korigjova gabimin. Kjo gjë u bë shkak që Lubonja të botonte sot tek gazeta Panorama një shkrim të gjatë me një lumë të gjatë akuzash ndaj meje. Nuk më duket e udhës t’i përgjigjem akuzave të Lubonjës një nga një (mund t’i lexoni në nyjen http://www.panorama.com.al/2013/06/05/mjaft-me-me-ju-gazetare-llogoresh/ ), por sidoqoftë mendoj se vlen të bëj sqarimin e mëposhtëm për Lubonjën.

Unë nuk e siguroj ushqimin e familjes time me publicistikë apo analiza televizive (siç ndoshta e siguron Lubonja), por me punë studimore që nuk ka fare të bëjë me publicistikën, politikën apo ekonominë shqiptare. Madje nuk kam as edhe më të voglën lidhje ekonomike personale me çfarë ndodh këtu, sepse punoj për një institut studimor në SHBA që s'ka asnjë ndërveprim me Shqipërinë (http://www.pire.org/staff.asp?cms=110&cur=y#bot ). Arsyeja përse jam aktiv në mediat e shkruara dhe vizive shqiptare është e thjeshtë – jam një përkrahës i vendosur i rrotacionit të pushtetit, pavarësisht se kush është në pushtet. Kështu kam qenë në këto 24 vjet e kështu do të jem edhe pas 4, 8, 12, 16, 20, 24...... vjetëve . Pikë.

Arësyet përse jam përkrahës i rrotacionit dhe se çfarë më motivon për këtë përkrahje i kam bërë të qarta në shumë shkrime dhe komente të mija televizive. Falë Google-it, kushdo mund t’i lexojë apo ridëgjojë ato.

Në situatën aktuale, mendoj se çdo votues i majtë që e dëshiron rrotacionin, bën mirë të marrë pjesë në zgjedhje dhe të votojë për një nga partitë e koalicionit të majtë, por jo për parti apo kandidatë të pavarur jashtë këtij koalicioni. Nga ana tjetër, çdo votues i djathtë që do largimin e Berishës nga pushteti, bën mirë të votojë për FRD-në. Ndërsa ata të djathtë që e duan Berishën edhe 4 vjet në pushtet, le të votojnë për një nga partitë e koalicionit të djathtë.

Ky është opinioni im, të cilin kam gjithë të drejtën e zotit ta kem. Ndërsa Lubonja ka opinionin se gjëja më e mirë që duhet të bëjnë votuesit është që të marrin pjesë në zgjedhje, por t’i vënë një kryq të madh fletës së votimit.

Ata që na lexojnë apo dëgjojnë, le të gjykojnë vetë mbi secilin opinion.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Edo te thame te gjithe ate dite qe e kishe ekzagjeru me shtremberimin e fakteve. Tani fushate eshte e kuptojme, po mos i bi me top.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Zaloshnja, dhe gjithe gazetaret e tjere.

Ju keshilloj mos te merreni fare me Lubonjen. Lereni te flasi ne monolog se ai per publikun shqiptar ka mbaru me kohe. Tani qe eshte bere edhe kamikaz i Berishes po na vjen dhe veshtirosja ndaj tij, prandaj mos na e kujtoni se na prishni oreksin.

Submitted by kukudhi (not verified) on

Po sikur nuk na u shfaqe si "dashnor i rotacionit" nja dy vite me pare o Zaloshnje, kur Edi Rama konkuronte per te 4 here si kryetar i Bashkise se Tiranes. Apo jo?  Te lutem Zaloshnje....edhe ne e dime...po edhe ti e di.....ti e ke xhan Edi Ramen. Neve, sna e hedh dot, sepse e dime,  keshtuqe sigurohu te mos i mbushesh mendjen vetes se je vertete "dashnor i rotacionit".

Submitted by respublica (not verified) on

para dy vjetesh nuk jane zhviiluar zgjedhje per nderrimin e pushtetit ne Shqiperi; para 4 vjetesh jane zhvilluar zgjedhjet e fundit per kete gje.

Submitted by Albi (not verified) on

Ca eshte ky argument mer? Seriozisht e ke ti me kete?

Perqendrimi i pushtetit eshte i rrezikshem ne cdo nivel, qofte per ate kryetarin e komunes qe e konsideron ate post bajrakun e tij, qofte per nje kryetar bashkije qe ben cfare te doje me leje ndertimi e tenderat e qytetit, qofte kryeministri. Kuptohet qe per shoqerin ne teresi demi me i madh vjen nga kryeministri, po edhe nga te perjetshem te tjere ka deme.

Submitted by kukudhi (not verified) on

Me falniiiiiiiii mua, a nuk quhet Pushtet Lokal ai? Cfare mendoni ju se eshte apo quhet struktura administrative qe kontrollon 1/3 e popullsise se vendit dhe kryeqendren industriale dhe tregtare te vendit si dhe zonat me sheshet me te shtrenjta te ndertimit ne te gjithe vendin?

Nuk ishte duke bere lojen e 4 ne Bowling Edi Rama mor tu befsha, por po kerkonte per te 4 here te kapte kryeqendren e vendit. E per me teper duke pretenduar paralelisht dhe Pushtetin Qendror, sepse e synoi per te 4 here Bashkine duke qene kryetar i PS-se.

Pra rrotacioni ne Pushtetin Lokal kishte dhe nje arsye me teper per tu mbeshtetur. Kaq kisha.

Submitted by bbb (not verified) on

Meqenese Rama dilka i perlyer, jepjani voten Gjinushi, Milos apo Bamir Topit. Shume me dinjotiz mund te jete kryeminister Gjinhhsi apo Topi sesa Rama, nqs do prajoe kriticizmin tuaj rreth Rames. Une si i majte do votoj Gjinushin...ndersa po te ihs ai djathte do votoja Topin

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje Respublika, pershendetje zoti Zaloshnja.

Per mendimin tim eshte e vertete ajo qe shkruan z.Lubonja kur thote : "Megjithatë, këtë shkrim nuk e kam për Zaloshnjën".

Z.Lubonja nuk e ka me z.Zaloshnja e ka me Respublika, e ka me Mustafa Nanon, e ka me drejtimin editorial te kesaj faqeje elektronike. Ai shkruan se :"Për habinë time, disa ditë më pas më erdhi një sinjalizim nga një dashamirës se në faqen online “Respublika”, që siç thonë, është nën drejtimin e Mustafa Nanos", medemek z.Lubonja nuk e di qe pergjegjes per faqen Respublika eshte zoti Nano, ka degjuar poshte e larte qe edhe mundet por nuk e ve doren ne zjarr per kete. Vetem kjo fraze e nxjerr zotin Lubonja lakuriq. Si ka mundesi qe nje intelektual, analist i shquar etj etj, mund te shkruaj ne nje te perditshme kombetare -"thone keshtu po une nuk jam i sigurte"? si ka mundesi qe po i njejti analist qe i merr erzin kolegut te vet analist per nje gabim ne titullin e kenges i lejon vetes te perseris llafe pazari ne nje artikull?

Mendoj qe zoti Lubonja ne artikullin qe ka shkruar ka bere nje veprim qe, gjithmone per mendimin tim duhet ti skuqet faqja. E ka filluar artikullin me nje zjarr te papare per titullin e nje kenge dhe te gjitha arsyetimet qe deshiron ti beje vet jau ka veshur komentuesve te blogut te Respublikas. Kjo me se paku eshte burracakeri dhe populizem. Nuk mundet qe nje analist i pavarur dhe kunderr rryme, sic Atij i pelqejne ta quajne, te gjithe kritiken dhe armiqsine e tij ndaj z.Zaloshnja, Respublikas, dhe gazetareve te tjere qe kane idera te kunderta me te, ta veshi me argumente te tipit " e shikon edhe ai komentuesi tek blogu jot tu pergjigj keshtu apo ashtu". ne mos qofte kjo varferi intelektuale nuk di se cfare emri ti ve. Si ka mundesi qe nje person si z.Lubonja merr per kapitale shprehjet e komentuesve ne kete faqe kur eshte po i njejti qe shprehej me shume te drejte se fjalet e thone poshte e perpjete per te qe ka kater shtepi, fraze kjo e thene nga k/ministri ishte nje akuze pa baze, dhe po ky person merr persiper qe te akuzoje koleget e vet me nje artikull qe fund e krye ka vetem frazat e komentuesve. Mua kjo me duket e habitshme.

Sa per akuzen qe zoti Lubonja i ben gjithe klases gazetareske shqiptare kam vetem nje pyetje per te per te kuptuar se kush i sherben kujt.

A mundet zoti Lubonja te beje transparencen per motivacionin e Urdhrit te Merites qe Republika Italiane e ka dekoruar ne 27 Dhjetor 2007?

Jo per gje por me kete Urdher sapo eshte dekoruar edhe ish ambasadori shqiptar ne Itali zoti Llesh Kola me graden "Oficer i Madh i Urdhrit" me motivacionin "për kontributin e vyer që ka dhënë në realitetin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, gjatë misionit të tij në Itali." dhe kjo sigurisht eshte e kuptueshme ajo qe nuk kuptohet eshte se kush eshte arsyeja qe nje shkrimtar normal shqiptar, as me i madhi dhe as me i shquari, i akordohet nje titull qe eshte titulli me i larte qe ka vendi fqinj. Kush jane meritat e zotit Lubonja ne drejtim te Republikes Italiane?

Me respekt

Emigranti

Submitted by bbb (not verified) on

Ideja e Lubonjes per te hedhur kryq ne flete-votime, eshte dicka jo e vlefshme do te thoja une, marrezi. Tash Sala e ka mbush kupen, 23 vjet ne pushtet, 4 vete te vrare me duar ne xhepa, falimentim ekonomik tek kur ke rob qe blejne buke me lista...Nuk di perse Lubonja i vendos te tere ne nje thes, kur thote se edhe PD edhe PS jane njelloj(!?). Me 2005 Lubonja nuk thosh se Nano e Berisha ishin njelloj, bile Berisha vinte pas humneres 1997 me 3000 te vrare dhe 2 milard dollare te vjedhur nga pirimidat. E kurse tani me 2013 thote se jane njelloj Rama dhe Berisha. Natyrisht Rama, nuk eshte njeri i paperlyer, ka bere edhe ai pislleqe, por kriminel si Sala qe vrau 4 veta te pafajshem, nuk eshte dhe ketu eshte nje ndryshim i madh i cili sjell nevoje urgjente per rotacion...Nuk dihet perse Lubonja nuk medonte ne kete neyre qe do ish me racionalja. Cudi...se ska emision qe nuk ben moral

Submitted by A (not verified) on

O bbb, të kërkoj ndjesë, se shoh që t'i e paske veç me Metën problemin, jam dakord me ty, por mendoja se mos prej atij ishin ndyrë të gjithë e ishe dhe ti në atë valën që hajde o burra të mos votojmë. Dakord jam, sadoqë Gjinushi për mendimin tim është një nga ata kokëbardhët që bashkë me Ruçin duhet të merrnin rrugët, është një njeri besnik kundër  Berishës. Mendoj se në këto që je përgjigjur më lart, dhe te ky komenti këtu je mëse konkret dhe në një vijë mendimi të cilën e ndaj me ty.

Submitted by Elton (not verified) on

O Zaloshnje prape po manipulon ore? Nuk jane zhvilluar zgjedhje per nderrim pushteti para dy vjetesh thote Zaloshnja. Po pse nuk e quan pushtetin lokal PUSHTET ti? Or mik ja keni nxjerre bojen te gjithe vetes si ju analistet e majte edhe te djathtet. Mos u hiq si i paanshem se eshte me mire. Thuaj qe ti do qe te vije Edi se sben ne pushtet. Nuk eshte turp qe ta duash Edin edhe per ndonje hall ekonomik qe te kesh. Mos i beni njerezit kot per budallenj se e dime shume mire se ne cfare sahani hani e pini te gjithe ju analistet perfshire ty dhe Lubonjen.

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Kot i vini verdalle kesaj pune : Lubonja eshte nje berishist i kamufluar. Pike.

Prova me e qarte ishte qendrimi per 21 janarin.

Qendrimi i tij i tanishem per te mos votuar, (apo vene kryq fletes se votimit) eshte te mbaje Sali Berishen ne pushtet.

Arsyeja eshte nje mllef personal me Edi Ramen.

Dhe kjo eshte sa vulgare aq edhe e turpshme per dike qe e mban veten intelektual, analist , etj , etj..

Ne rastin me te mire Lubonja eshte nje anarkist sepse nuk jep asnje zgjidhje , asnje alternative.

Motoja e tij eshte : shkaterroni ! pa treguar e argumentuar ,sic ia kerkon zanati,  se cfare e si duhet rindertuar  ajo qe prishet. Nuk ka asgje origjinale , thjesht nje kopjac idesh qe kurre nuk i ka perpunuar e pershtatur per kushtet e vendit.

Shkurt - nje megaloman.

Submitted by shkurt (not verified) on

Ore ç'garanci ka Lubonja(si nismetar i madh i kesaj ideje) se fletet me kryq s'do merren andej nga fundi i numerimit dhe do numerohen si te vlefshme pa piken e turpit? E bene ne zgjedhjet e kaluara.

Submitted by Vlora (not verified) on

Eduart ke shume te drejte.

Fatos Lubonja nuk eshte budalla, ai thjesht eshte me Berishen.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Opsionet qe jep Zaloshnja jane krejt te qarta si per votuesin e djathe ashtu edhe ate te majte. Kurse ajo qe thote Lubonja eshte nje marrezi e rradhes. Po te supozojme se 90% e atyre qe lexojne artikullin e Lubonjes per te vene kryq ne flete votimi ju mbushet mendja dhe ne shenje proteste vene kryq, kjo dmth qe keto flete votimi jane te pavlefshme. Prandaj rezultati i votimit do te percaktohet nga ata qe nuk e kane lexuar ftesen e Lubonjes dhe ata qe nuk e dine fare qe egziston nje fare Lubonje,  te cilet jane shume me teper nga ata qe lexojne ate normalisht. Dhe ne kete menyre del se ata qe lexojne jane me pak te pergatitur per te deleguar pushtetin e tyre njeres pale apo tjeter sesa ata qe nuk lexojne. Pra ne fakt injorate jane ata qe pranojne te tille marrezira te cilat kane si product final statuquone, dmth mandatin e trete te berishes.

Submitted by I_Pakapshem (not verified) on

Zoteri,

Ju nuk keni adresuar asgje nga ato qe ka thene Lubonja, por thjesht keni bere nje diversion mbi se ne cfare menyre e nxirrni buken e gojes (Lubonja as qe ka thene gje mbi kete fare por eshte marre me mashtrimin tuaj) dhe argumentin kryesor mbi keqinterpretimin e qendrimin te Lubonjes e keni anashkaluar si nje gabim te pafajshem.

Submitted by Dren (not verified) on

Zoti Zaloshnja, degjova nje akuze te rende nga Kreshnik Spahiu ndaj jush qe tha se ju e keni kercnuar per sondazhet e IPR Marketing. Ai potencoi se ju i paskeni thene se ne qofte se nuk ben AK koalicion me PS, atehere ju do e nxjerni me 2 ose 3% neper sondazhe. A eshte kjo e vertete?

Submitted by respublica (not verified) on

Ky pretendim i Spahiut eshte po aq i vertete sa ai pretendimi i tij se ka 1 milion anetare kuqezinj, qe do dilnin ne shesh ne 1 maj... E.Zaloshnja

Submitted by noli (not verified) on

Dielli me shoshe nuk mbulohet Zalo. Gazetare llogoresh jeni. Nuk e di a ka ndonje perjashtim. Jeni rreshtu neper llogore e jeni bere te padurueshem. As qe keni te beni fare me gazetarin e analistin. Nje pyetje kam une. Pse loboni kaq shume per partite? Perse nuk beni vete nje parti? Ka shume lodhje e energji qe shpenzoni me luften ne llogore, do ta kishit nje parti mjaft konkurruese.

Submitted by alek j. dryness (not verified) on

KRYQI  MBI  KOKE  TE  LUBONJES  U  VENDOSTE  INSHALLAH !!!!!  (me  falni  qe  po  blasfemoj,  por  keta  tipa  ta  sjellin  ne  maje  te  hundes) !!!!  ME  C'FARE  THOTE  DHE  BEN  KJO  GJEJA,  DUKET  QE  E  PASKA  PASUR  HALLALL  BURGUN  QE  KA  BERE  NE  KOHEN  E  KOMUNIZMIT.  PALE    KA  QENE  DHE  I  BURGOSUR  POLITIK.  KY  NUK  MERR  VESH  FARE  NGA  POLITIKA.  PERDERISA  NUK  ESHTE  MBESHTETES I  RROTACIONIT  POLITIK   (I  KUJDO  KRAHU  QOFTE).  ATEHERE  PERSE  E  PASKA  BERE  BURGUN ?  TURP  !  1000  HERE  TURP !

Submitted by Gjon (not verified) on

Alek,

a me blen edhe mua nje kile rotacion se,  nga si po sillet Edi Rama dhe mbeshtetesit e tij, eshte bere si mall tregu dhe jo si nocion i demokracise.

Nje gje nuk kuptova perse gjithe ky turr per te sulmuar vetem Lubonjen, kur edhe Shenasi Rama eshte per voten e bardhe si shenje proteste, per me teper me nje pretekst qe doli te ishte fals. Eshte i dyti sulm qe i behet Lubonjes pas atij te Mimoza Dervishit ...

Reaksione te tilla lene te kuptohet se asgje nuk eshte e sigurte mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe sigurisht opinionet e Lubonjes kane rendesi  ne betejen elektorale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.