Zgjedhjet në Shqipëri dhe heshtja e mediumeve në Kosovë

Postuar në 06 Qershor, 2013 02:22
Arben I. Kastrati

Fushata e partive politike në Shqipëri ka filluar dhe zyrtarisht edhe pse s’kishte pushuar asnjëherë. Fushatat e partive politike shqiptare, s’pushojnë asnjëherë, se asnjëherë nuk u shuhet deshira për pushtet…

Përkundër preokupimit të shqiptarëve për të ardhmen e saj, dhe përkundër faktit se televizioneve shqiptare iu duhet më shumë hapësirë se zakonisht për të mbuluar kampanjat e partive të shumta shqiptare në terren, të gjitha televizionet shqiptare pa përjashtim, i kushtojnë si zakonisht, shumë hapësirë ndodhive në Kosovë. Madje disa kanale i kushtojnë Kosovës trajtim të vecantë, me kronika të vecanta dhe korrespodent nga vendngjarjet.

Ndërkohë që në të tërë Shqipërinë ka një të dërguar (korespondent) të vetëm televiziv nga Kosova, që na informon me nga një lajm (të vonuar) kohë pas kohe. Ndërsa televizionet në Kosovë kanë të dërguar (korrespondentë) të shumtë nëpër shumë shtete të botës. Dhe “për cudi” gjithmonë arrijnë të mbulojnë vizitat e pushtetarëve të shumtë kudo nëpër botë, qofshin ato edhe vizita të parëndësishme.

Televizionet në Kosovë, të tilla siç janë, me gazetarë kryesisht mediokër, me redaktorë dhe me mediokër, në pamundësi për të mbuluar program 24 orësh, transmetojnë çfarëdo dhe i kushtojnë rëndësi dhe trajtojnë me veçanti çdo temë të mundshme. Mjafton një këngëtar estrade të promovojë një video-klip, që të na shfaqet në çdo kanal televiziv, të na dëftojë për rëndësinë e klipit dhe ndikimin pozitiv që ka video-klipi i tij në popullatë, mundin dhe lodhjen që ka përjetuar gjatë xhirimeve gjysmëditore, falenderimet për sponsorët, falenderimet për grimerët…që ne fund të na shfaqet një video-klip që nuk marr mundin as t’ia përshkruaj primitivizmin që përmban…

Televizionet në Kosovë, i kushtojnë rëndësi të madhe dhe gjërave e temave nga më të çuditshmet, me të ftuar, personazhe që titrat përfundi na dëftojnë se janë - analistë. Flasin e trajtojnë vogëlsirat me madhështi, por transmetojnë asnjë lajm të vetëm për zgjedhjet në Shqipëri. Thuajse fushata parazgjedhore po ndodh në një vend të parëndësishëm të cilin nuk arrijmë ta gjejmë as në hartë. Duke shikuar indiferencën e televizioneve në Kosovë (dhe mediumeve në përgjithësi), kam përshtypjen se në zgjedhjet në Shqiperi do të votojë një komb tjetër. Aq indiferent dëftohemi ndaj kombit shqiptar. Aq indiferent dëftohemi për të ardhmen e shtetit Shqiptar. Shtet për të cilin të gjithë shqiptarët kemi nevojë. Shtet me të cilin të gjithë identifikohemi.

Ku qëndron problem? Tek frika të cilën ia kemi instaluar vetes. Tek ajo – psikologji e robit, nga e cila nuk arrijmë te lirohemi. Tek frika e reagimit ndërkombëtar që të mos identifikohemi me kombin shqiptar. Të mos identifikohemi me shtetin Shqiptar. Ndërkohë që cdo mohues i gjuhës e kombit ka hapësirë të pakufizueshme në të tëra mediumet të shprehë një të pavërtetë se ne qenkemi dy kombe, se qenkemi - ne dhe ata.

Janë këto të njëjtat televizione qe kyçen drejtpërsëdrejti me korrespodentë nga vendngjarjet dhe me të ftuar “analiste” në studio, kur ka zgjedhje ne Amerikë apo në Europë, që të na dëftojnë për rëndësinë që kanë ato zgjedhje për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

E di se zgjedhjet në Amerikë dhe Europë janë të rëndësishme për tërë globin. Por, pa dashur që ta marr tundimin ta analizoj dhe t’i jap “zgjidhe” politikes globale si “analistët tanë televizivë”, marr tundimin dhe guximin të ftoj po ata analistë, që me atë dije që kanë, të analizojnë dhe komentojnë zgjedhjet në Shqipëri. Sepse një Shqipëri e fortë dhe stabile është në të mirën e popullit shqiptar. Më shumë se që dëshiroj të shikoj përparim në politikën globale dua ta shoh kombin shqiptar të përparuar. Dhe mediumet mund të ndikojnë të përparojmë. Por fillimisht duhet të përparojnë vet mediumet. Fillimisht duke u liruar nga frika…

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Shkrim interesant, jo vetem per faktet - qe prirem t'i besoj sikunder i parashtron z. Kastrati - por dhe mbi te gjitha per filozofine qe shpalos.

Asnjehere nuk eshte vone te mbeshtetesh nje kauze te drejte, e çdo do natyre qofte ajo.

Per kauzen kombetare aq me shume.

Nje kombe forcohet permes shume rrjedhave e prurjeve, te cilat kauza  u jep orientimin dhe frymezimin.

Arbenit, pergezimet e mija dhe te shume te tjereve qe mendojne e ndjene si ai, si une. Per risini qe sjell ne mediumet e komunikimit me kurajo te spikatur, duke identifikuar nje dukuri qe nuk asnje arsye që te gjalloje kësisoj.

Submitted by AnonimTR (not verified) on

Mediat e Kosoves jane komplet pro Berishes.Nuk mund te jete ndryshe.Sindromi i Stokholmit i lidh fort me burrin e Slobodanka Bulatovic,me mikun e Fazllic dhe Tesic. Me ate qe i fali detin Jon Greqise.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Turpi i mediave kosovare asht se jane te shituna.  Dhe ay qy ju ka dhane paret asht tu u rrzu nga pushteti. Edhe sondazhat qi ka ba vet Berisha po ja diftojne nji ket gja. Prandaj nuk duan ti bajne ma shume jehone humbjes te baces se tyne qe e dun fort, se i ka vra me ane te tankeve te krushkut Sllobodan, te cileve ju dha nafte.

O kosovare. Bahuni qytetare te menqun dhe bashkojuni perparimit dhe rruges per ne Europe. Boll ma me tranxicion 23 vjeqar. ACT NOW...

Submitted by e. s. m. (not verified) on

Si gjithmonë dhe gjithnjë i veqantw Arben I. Kastrati! T'lumtw!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.