Kryqin fletës dhe mirupafshim në Taksim Square!

Pardje tek respublica.al ishin njëri mbi tjetrin 3 lajme:
- Fytyra e “shtetit me dorë të fortë”: Protesta masive në Stamboll, por media censurohet krejtësisht
- Dritan Prifti: Meta mund të kthehet “brenda ditës” te Berisha. Votat e mia, do t’i ruajë Gramoz Ruçi.
- Lubonja: Shqiptarë, abstenoni masivisht! Withers: Votoni masivisht kundër diktaturës!
Kuptohet leximet dhe komentet më të shumta i kish marrë lajmi i 3-të.
Për mua, i vetmi lajm me vlerë aty është i pari. Për pasionantët e politikës, emocion ngjallte i 3-ti (sa bukur kur përballet tradhëtari Lubonja me heroin Withers). Disa kaluan dhe nga i 2-ti, sa për t’i bërë dhe një resume personale Priftit, kush është, kush ka qenë, dhe pse ia kanë bërë mirë.
Lajmi i tretë
Ka një etje të madhe për të lexuar njerëz që na flasin pro emocioneve tona. Dhimbja na ka mpirë. (Nuk më vjen një fjalë e saktë shqip për “dull”)
“Votoni kundër diktaturës” -ka një urrejtje të madhe ndaj çdo devijimi nga ky emocion. Lubonja, që fton të votohet kundër klasës politike (kryq fletës), është “megalloman shterpë”, “me axhendë tjetër”, “servil i Berishës”, “gjoja neutral”, “i rrjedhur”, “legeni i Klanit” etj. Pasionet kanalizohen ku të munden e me aq fjalor sa disponojmë.
Z. Withers është heroi. Unë e vlerësoj atë që z. Withers bën akoma për ne, deklaratat që na japin zemër, edhe pse është një qytetar i thjeshtë amerikan. Nuk e di si duket Shqipëria nga brenda Ambasadës, apo nga Amerika. Por, di si duket Shqipëria nga poshtë, ku jetojmë ne. Z Withers nuk ka qenë (e kurrë mos qoftë) ndonjëherë këtu poshtë.
E vërteta e Priftit
Prifti është njeriu që nxori videon që solli 21 janarin. Njeriu tjetër në video, është sot në krah të luftës për një shtet më të mirë të së vëllazërisë, barazisë e lirisë. Lideri i 21 janarit (ai që i doli për zot) nuk e qas më njeriun që i dha videon.Kaq. Mos e komplikoni më shumë, se s’ka nevojë.
Ka ca të vërteta të hidhura në fjalët që thotë ky njeri (politikisht) i vetmuar.
Në këtë pikë, shqiptarët janë ulur online e shfrejnë. Jemi një komb i mpirë nga 1 a 2 ide fikse, e që nuk duam të dëgjojmë gjë tjetër.
Janë dhe karagjozllëqet muzikore e gjasme filozofike të Dr. Florit, por që s’ia vlen të merren në konsideratë. Qendrimet kanë vlerë kur kanë qendrueshmëri e vijimësi,jo kur sponsorizohen para fushatës.
Kohortat e sundimtarëve modernë ngrihen mbi tru të mpirë e me një ose dy ide fikse.
Putin shembulli i Berishës. Por Erdogan, modeli i Ramës?
Erdogani, është mbreti i pakontestuar i Turqisë së sotme. “Mrekullia e tij ekonomike” - mbase ai po korr frytet e një pune të mbjellë nga të tjerë – është taksë e paguar me lirinë.
Në Taksim Square u ngritën për të mbrojtur një park, nga ndërtimi i një Qendre Tregëtare. Por, nuk është vetëm ajo. Liritë kanë vdekur në emër të ekonomisë. “Duan ta kthejnë këtë vend në një shtet islamik, dhe të imponojnë vizionin e tyre, ndërsa pretendojnë demokraci” thotë një protestuese në Sheshin Taksim. Islamizim i dhunshëm i një Turqie sekulare (a thua sekularizmi ka qneë parakusht për “mrekullinë ekonomike”?) për disa të tjerë. Në Ankara po u heqin deri dhe alkoolin nga shitoret. Ca nuk e pinë për arsye fetare, ndaj ua heqin dhe të tjerëve.
Ajo që po ndodh në Taksim Square është e bukur.
Janë nisur vetëm për një park, por nuk është thjesht një park. Ishin vetëm disa dhjetëra vetë. U bënë mijëra. Më pas, dhjetëra mijëra. (ju kujtohet vetmia e atyre dhjetërave në grevë urie? U dogjën në vetmi).
Është protestë kundër një mbreti të zgjedhur me vota dikur. Si Berisha më 2005. Si Rama më 23 qershor. Nuk ka kompromis me lirinë.
Dogma
Feja e Shqiptarit është shqiptaria. Por jo për shumë komentues online. Feja e tyre është islami. Ose katolicizmi. Ose Berisha. Ose “Berisha ik”.
Është e trishtueshme që sistemin presim ta rregullojmë me njerëz që pasi shajnë Lubonjën në mëngjes, i fusin një pazar në Qendrat Tregëtare të mafias në drekë, për t’u bërë dru (dull*) me idhuj televizivë në darkë.Nuk kemi për të zgjidhur kurrë gjë me pasionet fetare - feja e disave është “Berisha”, e ca të tjerëve “Berisha ik”.
Gjithçka fillon tek lufta për një park. Kështu që boll, boll me shfrimet prej njerëzish të mpirë në tru nëpër blogje. Dilni në rrugë e merrni pak ajër. Hapeni mendjen.
Dilni mbroni ndonjë park, po e doni Shqipërinë qoftë dhe aq sa e do z. Withers.
Comments
Pamje shume interesante. Por,

Pamje shume interesante. Por, qe te jemi te kthjellet deri ne fund, thirrjet e ketij lloji, vijne gjithashtu nga nje kontekst blog-ist, qe ne thelb, e deligjitimojne kerkesen tuaj. Te tjere, prej kohesh, e kane perdorur kete kontekst per te hedhur krijuar nje "sindrome" te ngjashme, duke perfshire te gjithe emrat publike qe keni permendur.

Protestat do te ndodhin kur vertet, nje grup njerezish (se duhet grup per protesta) ta konsiderojne me vlere nje kauze te tyre, aq me vlere sa te jene gati te bejne gjithçka per kauzen - ketu perfshihet edhe te shprehurit publik ne blog a ne nje kontekst online, qe eshte nje perpjekje qe mund te sjelle rezultatin e deshiruar, ndersa formeson opinionin publik ne drejtimin e duhur... Respekte per stilin e te shkruarit.

për fjalën "dull" kemi fjalën

për fjalën "dull" kemi fjalën e bukur shqipe "topitje". Po të duroni gjatë të shkruarit, i gjeni të gjitha fjalët e huaja në shqip, bile duke qënë se gjuha shqipe është ndër më të vjetrat ka shumë fjalë të gjuhës shqipe që nuk mund të perkthehen saktë tek disa gjuhë të tjera. Një përqindje shumë të lartë të fjaëve në anglisht, shkencëtart dhe gjuhëtarët britanikë dhe amerikanë i kanë futur nga gjuhët e huaja. A e dini pse e kanë bërë këtë???? Për arsyen e mësipërme!

Koloreto shkruan: 'Liritë

Koloreto shkruan: 'Liritë kanë vdekur në emër të ekonomisë'. Më lejo të bëj një saktësim.

Ajo e vërtetë që doli lakuriq me projektin e Erdoganit për një qendër tregtare në vend të parkut Gezi (si psh Parku Rinia ne Tr), është fytyra e vërtetë e një politikani i cili ka 11 vjet në pushtet duke përdorur retorika populiste konservative e të bazuara mbi gjoja moral islamik me qëllim të manipulojë shtresën më të varfër të shoqërisë turke dhe të shkatërrojë trashëgimninë Qemaliste (vepra historike e Ataturkut).

Për të siguruar vitin tjetër mandatin e 4 rrjesht, këto kohë Erdogan ka shtrënguar akoma më tej 'darën' duke ushtruar trysni dhe kontroll në të gjithë institucionet dhe për efekt elektoral në masën konsrvative atë e mbështet duke vendosur disa ligje si psh ai i ndalimit të puthjeve në metro. Çdokush ne Turqi e di tashmë se këto kanë të bëjnë vetëm me pozicionimin e tij si kryeministër autoritar duke përdorur si instrument elektoral konservatizmin dhe fenë, vetëm e vetëm për interesat e tij ekonomike dhe të njerëzve të tij.

Njerëzit sot po mundohen të mbrojnë Republikën turke dhe fundamentet e saj sekulariste dhe moderne.

Vendimi i tij për prerjen e pemëve në mes të Stambollit dhe shkatërrimit të parkut Gezi nxori ne sipërfaqe fytyrën e vërtetë të Erdoganit. Partia e Erdoganit është në pushtet me 50% të votës turke, por ai e trajton pushtetin si pronë të vetën. Kjo rezonon mjaft mirë e qartë edhe me situatën në Shqipëri.

Janë kryeministra që fitojnë zgjedhje në forma të dyshimta e më pas e përdorim pushtetin dhe monopolin e dhunës të "shumicës" e nuk druhen të përdorin dhunë kafshërore policore ndaj çdokujt.

Kupa u derdh në momentin kur dhuna e ushtruar në mes të Stambollit ndaj një grupi të vogël studentësh e aktivistësh mjedisi, ishte jo vetëm e ekzagjëruar dhe jashtë çdo proporcioni, por edhe u çenzurua nga të gjitha mediat. Kjo shpalosi në efekt domino gjithë ngrehinë anti-demokratike të shtetit e shoqërisë që Erdogan ka marrë nën kontroll absolutist.

Në Turqi sot po luftohet për fundamentet e lirisë dhe të trashëgimnisë së Ataturkut. Po luftohet për thelbin e një shoqërie moderne e sekulare e cila ka qenë arritja më e madhe e popullit turk.

Erdogan është përpjekur e po përpiqet ta shkatërrojë këtët trashegimni e atë shtet modern, për hir të interesave të një kaste të koruptuar rrotull tij, duke u përpjekur të thyejë një nga një, parimet e thelbësore sekulare të kushtetutës turke që ndjanë rolin dhe përyierjen e fesë me shtetin e politikën si dhe administrimin e çështjeve publike.

Pra lufta është në mbrojtje të një shoqërie sekulare dhe moderne kundër një pushteti sharlatan dhe dhunës që ai përdor pa pikë turpi ditën me diell ndaj qytetarëve të tij.

Probleme me fundamentalizmin fetar ka çdo shoqëri dhe kjo nuk ka të bëjë me faktin a është myslimane apo e krishterë një shoqëri. Ka të bëjë me principet bazë të një shoqërie moderne dhe sekulare.

Me ndarjen e shtetit modern nga ndikimi i religjionit.

Një konflikt i tillë nesër mund të ndodhë kudo duke filluar nga SHBA, me fundamentalistët e saj kristianë, e deri ne Japoni, me ata budistë.

Është një luftë për sekularizmin dhe shoqërinë e hapur. Mbi të gjitha për ndalimin e disa sharlatëneve politikë për të prekur kollonat e vlerave të qytetërimit modern. Nuk ka të bëjë me ekonominë.

AFA, jam shumë dakort me

AFA,

jam shumë dakort me ty.

Kur po i referohesha "lirive ekonomike" në fakt e kisha fjalën për këtë më poshtë (shkëputur nga Economist):

"For all its recent setbacks, the AK party would probably win again if elections were held today. Like most people, Turks tend to vote with their pockets. A decade of AK rule has brought unprecedented prosperity. Per-capita income has trebled, exports have increased nearly tenfold and Turkish banks are in good health."

Edhe shumë shqiptarë e shohin me admirim Erdoganin pikërisht për këtë. Dhe një nga problemet më të mëdha të lirisë (mund të na vijë dhe ne pas pak vitesh) është shkëmbimi i mirëqenies me lirinë.

K. Cukali

Problemi tek ne është se

Problemi tek ne është se ekonomikisht na ka shkuar thika aq keq deri në kockë, sa një nga mënyrat e vetme të ruajtjes së një statusi deri diku të pranueshëm ekonomik ka mbetur legenosja ndaj pushtetit. Tek ne ka një shtresë të vogël në nr që praktikisht është e blerë nga pushteti qoftë edhe me një rrogë. Në rast se ne do të kishim një ekonomi më fuknsionale (si ajo e Turqisë) njerëzit do të kishin patur shumë më shumë autonomi, pra liri edhe të respektonin çfarë ndjejnë përbrënda tyre. Sot kjo është deformuar në Shqipëri. Për shkak të varfërisë, apo hijes kërcënuese të saj, vërej me keqardheje dhe tmerr se shumë njerëz do të shkëmbenin edhe shpirtin me djallin në Shqipëri. Fatkeqësisht shumë njerëz e kanë bërë këtë, me apo pa vetëdije.

Mund të them gjithashtu se protesta e opozitës shqiptare nga vjeshta 2009 deri në dimrin 2011 ishte e bazuar në koncepte dhe principe. Fatkeqësisht pothuaj të gjithë në Shqipëri, edhe ajo 50% që e mbeshteste dhe e mbeshtet, ushtruan kudodhe 24 orë trysni se nuk duhej të flitej për çështje principesh apo konceptesh, por për vështirësitë konkrete ekonomike që njerëzit kanë dhe jetojnë.

Kjo solli një ndërrim të diskursit të PS, nga çështje prinicipi dhe koncepti bazë të demokracisë (për të cilin u bë dhe greva e urisë të 200 vetëve 20 ditë) drejt kritikës për varfërinë, papunësinë etj si këto pika, ku po përqendrohet edhe fushata. Ka shumë mundësi që kjo retorikë të "ngjisë" më shumë, të paktën kjo pritet, por mbetet për t'u parë. Rezultati i luftës për principe u pa në 8 Maj. Nuk pati mbështetje masive popullore, opozita mbeti plus-minus në kuotat e saj. Kjo edhe pas vrasjeve të 21 Janarit. LSI nga njëra anë mori po aq vota, nëmos më tepër, nga kishte dhe e njëjta gjë vleu edhe për partine Republikane e PD të cilave nuk u iu prek asnjë qime elektorale nga Gërdeci.

Pra ku jemi ne? Ne nuk kemi shkëmbyer mirëqënie me lirinë, kemi shkëmbyer mbijetesën me të. Kjo fatkeqësisht ka hyrë aq thellë në kulturën tonë sa sot ka shumë njerëz që hapin sytë dhe nuk kuptojnë asgjë për çfarë ndosh në Turqi. Për këtë mund t'ia dimë vetëm për faleminderit çunave dhe gocave dhe popullit të Stambollit, Ankarasë, Izmirit dhe të gjithë Turqisë dhe të shpresojmë që do t'i hapen disi sytë edhe shqiptarëve nga kjo ngjarje.

Tek ne dhuna policeske ka qenë ekstreme dhe ka shkuar deri në vrasje të hapura. Korrupsioni ka qenë aq ekstrem sa pati si simbol që nuk harrohet bombën atomike të Gërdecit. Zgjedhjet janë pranuar hapur nga të gjithë që i fiton ai që vjedh apo paguan më shumë. Institucionet shtetërore janë të gjitha nën kontroll të partisë në pushtet dhe drejtësia nuk funksionon. Si qershi mbi tortë kemi dhe një televizion publik që vazhdon me të njëjtën këngë propagandistike pro pushtet dhe është fytyra e vërtetë më e pa maskueshme e realitetit institucional të vendit dhe përgjegjësive të tij ndaj të gjithë vendit, jo vetëm pushtetit.

Pra ne jemi në kushte ku e ku më ekstreme se Turqit, dhe në këtë gjendje përsëri, për një copë rrogë apo për një të ardhur të madhe apo të vogël, një pjesë e jona bëhen pa turp e pa nder avokatë të një pushteti pa asnjë princip dhe vetëm lapërdhar. Sikur të mos mjaftojë legenosja ndaj Berishës, një pjesë e madhe mendojnë se këtë duhet ta bëjnë dhe me Erdoganin. Nuk ka njeri që nuk e di se pushteti i sotëm tek ne nuk ka asnjë princip. E keqja është se një mungesë të tillë të pakrahasueshme principesh, ka disa njerëz që përpiqen t'ia delegojnë edhe opozitës. Kjo ndoshta është e drejtë, por në një vënd ku votat shiten e blihen, funksioni i votës së bardhë është zero.

Sot Berisha, i frymëzuar nga Erdogan, komplet i dehur jashtë realitetit, ka përmendur biblën e kuranin dhe të dhjetën kishtare në një takim elektoral. Është pikërisht kjo ndaj të cilët turqit janë ngritur; kundër përdorimit politik të fesë. Mirë do të ishte që edhe tek ne, të kishte patur pak më shumë ndjeshmëri në opinion, orientimi kulturor i politikanëve dhe psejo kjo të bëhej edhe pika vendimtare në këto zgjedhje, jo premtimet ekonomike.

Turqit e dinë se ekonomia dhe liria lidhen me njëra tjetrën. Nqs Turqia është atje ku është sot ekonomikisht, kjo ësthë efekt i politikës gjeniale kulturore dhe shtet formuese të Ataturkut. Këtë politikë kulturore dhe shtet formuese kanë dalë në rrugë t'a mbrojnë sot, dhe nuk e negociojnë.

Shkrimi eshte i bukur, eshte

Shkrimi eshte i bukur, eshte si nje sulfate zererri qe e fut ne goje dhe e pin dhe pa uje. Te shkrihet vete, dhe per disa e jep efektin drejteperdrejte. Po per mua lajm me vlere eshte i treti: “ Lubonja: Shqiptarë, abstenoni masivisht! Withers: Votoni masivisht kundër diktaturës!“ Kush e thote kete? Pse e thote kete? Si e thote kete? Ja qe njerzit nuk u orjentokan vete kjo per nje miljon arsye qe nuk do te zgjatem ketu. Ju e thoni qe: Withers nuk jeton ketu poshte,“ po Lubonja vjen nga bodrumet e nendheshme dhe ka nje qendrim si nje Shine Treni per te gjthe ato qe dine ta lexojne. Ai nuk i perket atyre njerzve qe kane qejf te hypin ne tribune, apo te behen te vemendshem me finte e manipulime. Nejse, po kshu eshte kjo pune si dhe sa eshte i formuar njeriu, dhe Lubonja bashke me ju dhe te tjere kerkon te trimeroje dhe te orjentoje pafuqine e nenshtrimin tone kolektiv ne sovranitet.

Shkrim kaotik, titull kaotik

Shkrim kaotik, titull kaotik (dhe i demshem), perqasje politike kaotike, thirrje kaotike dhe ne fund nje thirrje e madhe dhe e bukur qe nuk ka bythe ku te rri, sepse nuk e mbron dot parkun po nuk mbrojte demokracine nga dhunuesit e saj qe jane po ata te parkut. Ne Stamboll, ata qe dolen per parkun, nuk dolen per parkun (bimesine), por per simbolin e parkut (e fundit gje qe nuk kishte pushtuar Erdogani).

E vetmja gje me vlere ne kete shkrim eshte pyejtja "..ju kujtohet vetmia e atyre dhjetërave në grevë urie? U dogjën në vetmi...?". Kjo po eshte nje kujtese dhe nje mesazh i fuqishem. Eshte nje turp i madh per eliten e Tiranes.

Z. Cukali nqs nuk e di, po te ndricoje pak mendjen. Ka tre grupe blogistesh ne Shqiperi:

1. Jane vegla qorre te pushtetit; 2. Emigrante qe u dhemb shpirti per Shqiperine 3. Njerez qe rrojne ne Shqiperi dhe e duan demokracine dhe luftojne me cfare te munden.

Ky grupi i trete qe eshte aktiv ne blogje, eshte gjithmone aktiv edhe ne rruge edhe ne shesh. Fatkeqesia e madhe e ketij kombi eshte qe eshte akoma grup shume i vogel, disa qindra. Prandaj tjeter here mos na fyej ne blogistave dhe protestuesva, por mundohu dhe gjej rrugen e duhur per t'i komunikuar mendimet e tua publikut.

K.C.Kohorta kujt i thone?Mos

K.C.Kohorta kujt i thone?Mos i thone togave te shoqerimit te mbretit/princit ne kohet mesjetare?Ne fakt,ti KC hap nje thes te stermadh diskutimi duke e ditur dhe vete qe njerezit nuk duan ti sqarosh.Ti sqarosh perse?Sepse lufta politike nuk na sjell as lidere te rinj,as ide te reja,por serish te njejtat beteja mes te pashpresesh.Pak a shume si lufta permanente,qe duhet jo sepse dikush duhet ta fitoje,porse nevojitet per te ruajtur gjendjen e gatishmerise per lufte,qe anullon te gjitha arsyet e tjera.Ne "1984",personazhi i Orwell nuk vdes,ai kursehet,por tashme i depersonalizuar,jo po ai me mendje te ndryshuar;thjesht nuk ekzistonte me ai qe kishte qene;kjo nepermjet tortures dhe perseritjes.Tortura moderne e kaubojsave te politikes shqiptare eshte heqja/futja ne pune;kjo eshte lufta permanente.Nje person qe e njoh une,keto 15 vjet eshte hequr tri here dhe futur serish ne pune;sa here e heqin e kuptoj se paska qene simpatizant me iks parti qe iku e sa here qe futet besoj se paska hyre me iks parti qe erdhi.Qesharake,por funksionon.Metoden e perseritjes e shpjegon Erich Fromm,perkunder maksimes:"Perseritja eshte baza e çdo qartesie".Fromm shpjegon se metoda e perseritjes eshte hipnotizuese,eshte ne bazen e reklames se produkteve,ajo te mpin,siç thua ti.Cfare perserisin kaubojte e aleancave fushatore?Po ja,Berisha perserit se do shtroje rruge,biles edhe atje ku rruget jane shtruar e nuk sherbejne me si problem,se do mbjelle ullinj,edhe atje ku ullinjte jane me te moçem se Berisha,por ai ka nevoje ta perserise kete,se ia ka sugjeruar Podesta nga Amerika,qe Shqiperine e shohin nga Google Earth;ata paguhen per te dhene mend apo jo?Edhe Rama po te njejten gje,perserit Rilindjen,biles kulmi ishte kur Rilindjen ia kujtoi edhe Erdoganit,hahahahaaa,por Rilindja ishte ne bazen e pavaresise nga Turqia,apo me eshte mpire edhe mua truri?Ne fakt,une mendoj se duhet votuar,sejcili te beje si ti thote qejfi,ose ne me pyetshin mua,te votojne ate qe nje francez ua ka keshilluar miqve te tij ne '800;"Votoni kandidatin qe ju premton me pak,sepse do ju zhgenjeje me pak"!Kjo gjithmone ne pritje te heronjve,qe sipas meje dhe ata nuk i terheq as Lavdia dhe as Idealet;te dyja keto jane blere me pazar te mire.

Kryqi fletes se votimit
Kryqi fletes se votimit rekomanduar nga Lubonja eshte tradheti ndaj demokracise. Duhet patjeter pjesemarje maksimale dhe votim pa gabime per te mos patur flete votimi te pa vlefshme.
Keni te drejte z.Cukali

Keni te drejte z.Cukali qe thoni qe te dalim neper sheshe dhe parqe per te mbushur mushkerite me ajer te paster. Por nuk duhet te harroni zoteri qe para se te mbushim mushkerite me ajer, ne ne fillim duhet ti kemi mbushur trute me ide dhe ideale, dhe zemrat me pasione dhe dufe. KAM FRIKE SE JEMI BOSH GJITHANDEJ.

Add new comment