Më 23 qershor Berisha ka përballë vetëm qytetarët shqiptarë

Dje, pas takimit me zotin Jonathan Moore (në fakt, na thanë për takim, por Moore e kish organizuar si një konferencë për shtypin), i thashë Adrian Thanos në telefon, se “takimi ishte një kohë e humbur”. Ia thashë sapo dola nga dera e Ambasadës Amerikane, në të nxehtë, por të njëjtën gjë mendoj edhe tani, disa orë pas atij takimi, në të ftohtë.
Në fakt, pasi dëgjova atë që miku nga Washington-i kish thënë paraditen e djeshme në Durrës (“KQZ-ja nuk është gjithçka; keni dhe Kolegjin Zgjedhor”, na tha në thelb ai në Durrës, duke e minimizuar kështu atë që ka ndodhur në KQZ e duke i lënë zgjedhjet në dorë të një Kolegji që Berisha e kontrollon dhe në gjumë), nuk pata më kureshtjen e fillimit, kureshtjen e momentit kur ma bënë ftesën për të qenë në atë takim. Por pata, prapëseprapë, aq kureshtje sa për të shkuar atje. Isha tok me kolegë të mijtë: Skënder Minxhozi, Sokol Balla, Henri Çili, Armand Mero, Armand Shkullaku, Mero Baze, e Ilva Tare. Ish dhe, siç e donte puna, ambasadori amerikan, Alexander Arvizú.
Na u tha se gjërat që do thuheshin aty mund të ndaheshin me publikun, gjë që krijoi idenë se zoti Moore do thosh gjëra të rëndësishme. Dhe në fakt, ai tha gjëra të rëndësishme. I tha këto gjëra edhe duke u përpjekur të mos thosh asgjë, ose më mirë të them, duke u përpjekur të ish i balancuar në maksimum. Në asnjë moment nuk harroi të thosh se “këtu të gjithë presin që ne të mbajmë anë, por ne nuk mund t’ia lejojmë vetes luksin që të ndërhyjmë në problemet mes palëve politike në Tiranë, se këtu ka mazhorancë, por ka dhe opozitë, se përgjegjësitë janë të palëve, se Rama, Meta, Berisha kanë deklaruar se do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve, se të dy palët janë shprehur se janë të sigurt se do të fitojnë zgjedhjet, s’ka gjë se fitues do jetë vetëm njëra palë (këtë e ka thënë edhe më parë, por ngaqë i është dukur si vëzhgim inteligjent, e ripërsëriti), etj.”. Dhe kur ra fjala për 21 janarin, ndonëse pas asaj date ka rrjedhur shumë ujë, ndonëse vrasësit ia kanë dalë ta hedhin lumin pa lagur, ndonëse procesi i hetimit dhe i gjykimit ka qenë dukshëm i kontrolluar nga vrasësit e urdhëruesit e vrasësve, ai s’e pati për gjë të përsëriste serbes-serbes tezën e vjetër, se Ok, e dimë që ka pasur të vrarë, i kemi qëndruar afër Prokurorisë për këtë problem, por nga ana tjetër ajo ngjarje ishte më komplekse, protestuesit patën një axhendë tjetër përveç protestës që bënë, e mufka të tjera të këtij lloji.
I pyetur, nëse “qeveria shqiptare është futur, apo jo, në rrugën e përplasjes me SHBA-në pas ndërhyrjes në KQZ”, siç ka lënë të kuptohet ambasadori Arvizu, ai e përgënjeshtroi këtë të fundit dhe tha qartë e saktë, se “jo, nuk mund të flitet për përplasje mes Washington-it e Tiranës”. Ndërsa i pyetur mbi rolin e kompanisë “Podestá Group” në përcaktimin e qëndrimeve ndaj qeverisë së Shqipërisë e ndaj zhvillimeve shqiptare në tërësi, ai tha se “po, ne kemi kontakte me këtë kompani e kompanitë e lobimit në përgjithësi”, por nuk u zgjat më shumë në këtë pikë, pa iu përgjigjur pyetjes. E duhet thënë se ai në përgjithësi nuk iu përgjigj pyetjeve. Por edhe kështu ai ishte shumë i lexueshëm. Ai ka folur me synimin për të fshehur qëndrimet e veta, por qëndrimet e tij u bënë kështu paradoksalisht më të qarta. Mesazhi kryesor që ai lëshoi (ca i troçtë, ca i nënkuptuar) ishte: “Ne do jemi të pranishëm në zgjedhjet e 23 qershorit, para dhe pas tyre, por këto zgjedhje janë tuajat e të institucioneve që ju keni ndërtuar”.
Shkurt, kush ka jetuar me idenë se SHBA janë të zemëruara me Berishën, se Berisha ua ka sjellë në majë të hundës me sjelljen e vet, se këtë herë nuk kanë për ta lënë të vjedhë zgjedhjet, etj., etj., bën mirë ta kuptojë se këto janë iluzione. Nuk ka asnjë problem mes Berishës e SHBA-së. Sigurisht, mendja të shkon se SHBA nuk kanë për ta inkurajuar Berishën që të vërë dorë mbi zgjedhjet, por është e qartë se nuk kanë për t’ia bërë të madhe ndonjë zullum, siç nuk ia kanë bërë të madhe zullumet e deritanishme, ca prej të cilave kanë qenë ku e ku më të mëdha se sa trukimi i një rezultati elektoral (siç ishte, fjala vjen, vrasja e katër qytetarëve në bulevardin kryesor të Tiranës).
Zgjedhjet pra janë një çështje e jona. I kemi ne në dorë, ne qytetarët shqiptarë. Nëse Berisha vendos t’i fitojë ato me çdo kusht, ai nuk mund të ketë një pengesë tjetër, veç nesh. Shqiptarët mund t’i bëhen pengesë së pari duke shkuar masivisht në votime, në mënyrë që t’ia bëjnë më të ndyrë sfidën (apo më të vështirë planin) e trukimit të rezultatit, së dyti duke rritur vigjilencën (kjo është detyrë për opozitën) gjatë procesit të votimit e të numërimit të votave, dhe së treti, duke u ngritur më këmbë në rast se Berisha nuk na lë shans tjetër. Berisha po kërkon të na ngulë në kokë idenë se “opsionet në këto zgjedhje janë dy: fitorja e tij, ose destabilizimi i vendit”, por duhet të jemi ne që duhet t’ia ngulim atij në kokë se opsionet janë dy të tjera: fitorja e tij, ose fitorja e opozitës.
Në këtë betejë nuk kemi aleatë të tjerë. Mund të kishim SHBA, por nuk i kemi. SHBA, në rastin më të mirë, do ta mbajnë bythën mënjanë, e në rastin më të keq mund ta mbështesin Berishën pas ndonjë prapësie, siç e kanë mbështetur gjatë këtyre viteve. Ndërsa europianët nuk mund t’i kemi by default; europianët janë Fule, Kukan, Lajçak, Grossruck, Doris Pack, Wollfarth, Joseph Daul, etj., janë partitë socialiste dhe partitë popullore, janë Berlusconi e Merkel, e kështu me radhë. D.m.th. nuk janë një gjë e vetme e nuk mund të kenë një zë më vete. Sa për vëzhguesit, në këto rrethana ata janë zëri më i parëndësishëm. Por edhe sikur të vijë puna që të kenë rëndësi, atyre do t’u mbyllet goja, siç u është mbyllur zyrtarëve të Departamentit të Shtetit. Nuk di se si mund t’ua mbyllin gojë vëzhguesve, por e dimë tanimë pse Washington-i mbështet Berishën. Ky i fundit ka një mik që është më i fortë se disa zyrtarë në Departamentin e Shtetit. Shumë më i fortë se sa Jonathan Moore. Ka mik Tony Podestá-në.
P.S. Para dy ditësh u futa në “Google”. Shkrova emrin Jonathan Moore, dhe dhashë komandën “search”. Dhe ja se ç’më doli në “Wikipedia”:
1. Jonathan Moore, atlet, lindur më 1984; 2. Jonathan Moore, basketbollist, lindur më 1958, ka luajtur për skuadrën “Furman University”; 3. Jonathan Moore, basketbollist, lindur më 1982, ka luajtur për skuadrën “North Carolina Central University”; 4. Jonathan Moore, zyrtar i Departamentit të Shtetit, lindur më 1932 (ky i yni është tjetër, është i ri në moshë); 5. Jonathan Moore, lojtar golfi, lindur më 1985; 6. Jonathan Baker Moore (1825–1889), anëtar i Asamblesë së Wisconsin-it dhe gjeneral; 7. Jon Moore, futbollist, lindur më 1955.
Fakti që Jonathan Moore (ky i yni) nuk gjendet në “Google”, nuk ka, e nuk ka pse të ketë, ndonjë domethënie. Unë e përmenda thjesht si një fakt kureshtar dhe argëtues që e vura re, teksa doja të merrja vesh se si emërtohej posti që ai mban në Departamentin e Shtetit.
Shqip
Comments
Mustafa e keni kot qe

Mustafa e keni kot qe shpresni se problemet e shtepise do vije ti zgjidhe bota kushdoqofte , me pak llafe atyre u intereson qe te mos kete rremuja, pa se kush i fiton zgjedhjet pak rendesi ka. Sepse sjell rremuja edhe ne Kosove qe me shume mundime po e vene ne brazde.....pra ne fund e hane turmat ne Shqiperi, pra edhe per 10 apo edhe nja 20 vjet te tjera kjo pune keshtu ka per te vajtur. Saliu e di shume mire se si levizin gjerat dhe prandaj luan keshtu .....me cdo kusht do te mbetet pale dhe faktor politik derisa te vere ne shtratin e vdekjes si Andreoti. Saliu mbase do ta shohe edhe sallen e gjyqit por burgun kurre......

Ne historine e Shqiperise ka

Ne historine e Shqiperise ka pasur vetem 2 periudha kur drejtuesit e vendit kane vepruar si te gjitha vendet e Evropes. Keto kane qene: Periudha 25 vjecare me ne krye Skenderbeun dhe periudha 50 vjecare e udhehequr nga Enver Hoxha. Mire qe nuk e deshem (ishte e domosdoshme kalimi ne sistemin kapitalist) komunizmin apo socializmin por ama demokracine duhet ta bejme me forcat tona. Togfjalshi "Me forcat tona" dhe te tjere qe vijne nga koha e socializmit sot jane te mallkuara dhe te denuara njelloj si "shtrigat e mesjetes". Bota ben mire qe na i perserit mesimet e Enver Hoxhes por ende ka koketrashe dhe koketrasha qe jane "me katolike se Papa".

Mustafa, Ti ke te drejte:

Mustafa,

Ti ke te drejte: Berisha ka perballe Shqiptaret dhe kjo eshte e rendesishme.

Ka qene loja e Berishes per te krijuar Ambasadorizimin e shoqerise shqiptare me shpresen qe parate blejne cdo gje (eshte kollaj te gjesh/blesh Doll, Grosbruk, Walvarth etj etj)

Ai mund ti rregulloje punet me ta, por ka harruar nje gje te rendesishme qe po nuk e pate mire me sovranin (popullin) nuk ka burre qe te shpetoje.

Drejtesia e sovranit, vonon por nuk mungon

Me 23 Qershor eshte shanci i fundit i Shqiptareve per tu ndare nga bota e diktaturave

Duhet te vleresojme Arvizun per nje aksion qe u mundua ta perhapi ne Shqiperi. Levizja Act Now nuk ishte gje tjeter vecse ajo qe ju thoni ne kete shkrim. Populli eshte perballe Berishes dhe eshte Populli qe duhet te marri ne dore fatet e tij

Ambasadorizmi, fotot me

Ambasadorizmi, fotot me Presidenta e me Kryeministra perendimor jane nje mode qe filloi pas viti '97. Kujtoni Limprehtin qe prishte shirita, shukun qe i dhane ati e ndonje tjetri. Duhet denuar kjo sjellje dhe ata duhen kritikuar sa here qe veprojne kunder interesave tona, qofte edhe kur e bejne per interesa te vendit te tyre . Vetem atehere do na konsiderojne e do na respektojne. Ne se gazetaret e politikanet e ndershem do bojkotojne njerez si Wolfarth apo dhe te tjere, do te maten mire ata kur te shpakkin "burra shteti', rising stars e te tjera pleherlleqe..

Mustafa, Nuk pres prej teje

Mustafa,

Nuk pres prej teje te besh analistin e ndershem, as të paanshmin. E di që e ke te pamundur t’a besh nje gje te tille. Nuk po zgjatem te te them arsyet. Tek e fundit une ju mirëkuptoj plotesisht ne zgjidhjen tuaj per te qene tifoz i njeres pale. Besoj se edhe ju me mirekuptoni ne pelqimin tim per palen tjeter.

Ndersa unë nuk mund te pranoj menyren qe ti ke zgjedhur per te mbajtur anen tende. Ti, Mero Baze, Andrea Stefani, Sokol Balla etj., keni 8 vite rresht qe thoni se Berisha vjedh zgjedhjet. Keni shnderruar ne institucion mashtrimin dhe shpifjen. Dhe tani keni filluar t’i besoni “institucionit” tuaj. Ju duket si e dhënë e vertetuar shpifja qe sajuat per tete vite. Dhe te gjithe ju e keni ndertuar kete piramiden tuaj qe nga studiot a bulevardet e Tiranes. Pa e vrare mendjen se miq, kolege, ish bashkestudente, familjare, kushurinj, te njohur tuaj mund te jene hajdutet apo te vjedhurit e komisioneve zgjedhore apo atyre te numerimit. Ju keni perdhosur punen e jashtezakonshme te administrates zgjedhore te Shqiperise. Dhe jane jo pak, por rreth 50 mije njerez qe ju i etiketoni si hajdute apo te vjedhur. Nuk eshte ca si shume Muc?

Ndersa Berisha ka 23 vjet qe i bie kryq e tërthor Shqiperise. Per te krijuar fasaden do te thoshe ti. Per voten do te thosha unë. Po, po, per voten shkon edhe Edi Rama. Fasada eshte e dyta. Fasada behet edhe nga Tirana. Vota s’merret kollaj po s’shkove ne Vermosh e Konispol. Nuk eshte keq te jesh analist i anshem. Eshte me mire te jesh i paanshem. Ndersa eshte detyre te jesh i vertete. Provoje Muc! Asnjehere nuk eshte vone! Provoje, dhe do te shohesh se nuk do te kete njeri kurajon te te quaje palaco apo shpifes.

Shumë e drejtë, Z.Enis. Z.

Shumë e drejtë, Z.Enis.

Z. Musatfa është idealist. Ai e ka thënë vetë se do të merrem me Edi Ramen nëse fiton. Por duhet ta dijë Z.Nano se kudo në botë, votat, në një farë mënyre blihen. Fajtorë janë të dy. Ai që e blen dhe ai që e shet. Dhe kjo ndodh në të dyja kampet. Unë jetoj në Europë, dhe e jap votën për atë që kam më shumë interes, që kam më shumë të ardhura. Duhet të jenë shumë pak ata që mendojnë për të ardhmen e njerëzimit. E për 21 Janarin, situata është vërtetë komplekse.

Ca kohe me pare Or Muc, ke

Ca kohe me pare Or Muc, ke qene ne nje emsion tek TONIGHT kur ishte tema Antiamerikanizmi, bashke me Piro Mishen. Ke thene aty nje gje me vlere, se SHBA duan jo njerez te pergjegjshem qe qeverisin Shqiperine, por duan horra qe i sherbejne asaj. Dhe antiamerikanizmi nuk ka lindur ashtu kot. E ka sigurisht nje baze. Dhe po te shofesh poshterise e qendrimeve te qeverise amerikane qe nga 1992 e deri tani, e kupton se kush e mbrojti Berishen me 1996 e kush e cikloi ate me 1997 apo 1998. Bile me 1998 Berisha meritonte burg te perjetshem pasi organizoi grusht shteti. Tani eshte fyese qe te shofesh sesi oponioni yne i lepin bythen zyrtarve amerikane, qofshin edhe medioker ca prej tyre. Eshte e qarte se ky servilizem ndaj amerikanve, dhe te huajve ne teresi, nuk po na lejon te bejme shtet, dhe nuk dihet se kur do zgjohet ky popull te flasi shtu sic duhet. Ke shume gazetare qe nuk ka rast qe nuk flasin do pa citate te zyrtarve amerikane, saqe shpesh shemebllejne me papagalle te rendomte. Kjo nuk shtyhet me...kjo bythlepirje ndaj te huajve dhe sidomos ndaj zyrtarve amerkane, eshte e padurushme dhe po na ben shume keq. Nqs ky popull don akoma Salen ta qeverise, edhe pasi ka vrare 4 rob me duar ne xhepa, atehere ne jemi per te vene kujen e jo te presim zgjidhje magjike nga amerikanet qe me sa duket jane duke mbajtur anen e poshterise(kujto ctha Arvziu me 21 janar e me pas....burre shteti i tha vrasesit!) Nuk ishte budall Enveri ne nje fare menyre, qe amerikanet i bojkoti se e dinte se cfare maskarejsh ishin. Ku hyn Amerika hyn zjarri dhe antishteti...

Z.Nano te jesh i sigurt se el

Z.Nano te jesh i sigurt se elektorati anti-Berishe nuk ka shpresuar tek mbeshtetja amerikano-evropiane.I vetmi qe u perulet e u puth bythen eshte Edi Rama.Ka zgjedhur te degjoje te korruptuarit e perendimit e te injoroje popullin qe e voton.

Po pse Z.Nano, ai duhej të

Po pse Z.Nano, ai duhej të fliste sipas oreksit tënd?

Ti mendon se ke gjithmonë të drejtë?

Je edhe ti nga ata që kur fiton kundërshtari thua, "ka bërë me hile"? (Kështu thonim kur luanim kur ishim të vegjël).

Kendej nga Shkodra

Kendej nga Shkodra thone"Parja shpon detin" ,kurse me duket se andej nga Dibra,ku detin e kane bajagi larg shprehja transformohet ne"Parja e çon ujin perpjete".......me habit qetesia e opozites ne kete pragkatrahure dhe te marrurit me demek me fushate ne nje kohe qe votat do ti vidhen "derrçe".Shume kush deri me tesh ka krijuar bindjen qe sa te kete jete berisha,vota e qytetarit shqiptar do te vidhet.Une,qofsha i gabuar por mendoj qe opozita nuk po i sherben qellimit te popullit per largimin e kesaj murtaje.Nuk perballohen hajdutat e horat me djem te urte e te edukuar.Horit,hunin.....mire po kane vdeke tramat me duket.

Ne pamje te pare, kjo

Ne pamje te pare, kjo marredhenia Amerike-Shqiperi duket tamam se po i ben karshillek Berishes. Dmth,ato qe thote Nano ne ate artikull jane mese te verteta. Dhe realisht Berisha ja ka arritur qe te munde cdo njeri qe i ka dale perpara,pavaresisht formes jo demokratike.

Megjithate ndalem dhe kthehem pas ne kohe, dhe mendoj ate rotacion pushtetine 2005, kur nje pjese e mire e shqiptareve mendonin se rotacioni e deshen SH.B.A-te , dhe jo se ishte krejt vullnet i popullit. Dhe tani kthehem serish ne te tashmen dhe mendoj se: Kur SH.B.A-te ja dhane pushtetin Berishes, per te penguar fuqizimin e Nanos deri ne piken per tu ber i pamposhtur, ateher ka 1001 arsye me shum per te ber te njejten gje dhe tani!

Kam lexuar pak mbi CV e ambasadorit Amerikan ne Shqiperi, dhe me sa kam ven re,kudo qe ai ka operuar ka patur rotacione pushtetesh!! Mesa duket Z. Arvizu qenka i specializuar per keto lloj problematikash!! Le te shohim nese do t'ia arrij dhe kesaj here!!

PS: Per te gjithe ata komentuesit me siper qe ngren ne qiell kete mazhorance te famshme, ju ftoj te mendoni per pak minuta,se pavaresisht pasurise qe mund te keni akumuluar nder keto vite, femijet tuaj do te rriten ne kete shoqeri te demtuar krejtesisht nga sistemi politik. Prandaj,nese nuk gjeni nje arsye te vlefshme per te ber dicka te mire per Shqiptaret dhe Shqiperine, ndoshta e gjeni kete arsye duke menduar per te ardhmen e femijeve tuaj!!

Cila mund te jete

Cila mund te jete deklarata e nderkombetareve nese Berisha vjedh dhe masakron zgjedhjet e 23 qershorit?

Zgjedhjet u manipuluan duke shkelur rende standartet e tyre demokratike. Shqetesimi yne eshte shume i madh ndaj veprimeve antiligjore te qeverise. Shpresojme se verejtjet dhe kritikat tona do te jene objektiv i punes te ardheshme te qeverise te kryeministrit Berisha qe ne zgjedhjet e pas kater vjeteve ne vitin 2017, te arrihen standartet e kerkuara nepermjet respektimit te vullnetit te popullit shqiptar.

Ke harruar Ben Malajn, Muço,

Ke harruar Ben Malajn, Muço, ke harruar çunin e Vlorës... ;)

Super Muci nje nga perlat tua

Super Muci

nje nga perlat tua kjo....

Shqiperia s'do te kete hajer

Shqiperia s'do te kete hajer kurre derisa shtypin, qe eshte maja e kultures se kombit, ia bejne fshatare provinciale te Jug-ut, si Muçi nga skerkat e skraparit, Stefani nga Permeti i Simon Stefanit, apo Mero Baze nga skekat e tepelenes

E mor edhe ti. Harrove se ke

E mor edhe ti. Harrove se ke vuri Sala drejtor te TVSH me 1991??? Nje tropojan medioker si Bucpapa qe smerrte vesh fare nga drejtimi...nje te paaafte klasik, qe e beri TVSH si TVPD...

ti Muci flet sikur Berisha

ti Muci flet sikur Berisha rrembeu koburen e u ra vete atyre 4 fakireve. Po ne cdo vend te botes hetuesit e vrasesve nuk e ngrene kurre akuzen pa dhene motivin e vrasjes dhe per aq kohe sa motivi i vrasjes se 4fishte e tejkalon Berishen dhe interesat e tij e ke te kote qe e akuzon ate si te vetmin fajtor ne vrasje. Berisha ka shume mekate por ne 21 Janar eshte bashkfajtor i provokuar mirefilli e jo GUILTY sikurse e etiketon zotrote. Moore dhe politika e atyre qe ai perfaqeson e di mire kete sic njeh mire dhe alternativen qe konkurron ashper e radikalisht Berishen prandaj dhe Moore ne deklaratat e veta e dredh bishtin si ngjala qe qelbesirat e tua hengren te Gj. i Lalzit.

Tani e kuptova

Tani e kuptova krejt-e-krejt

perse Koço Kokedhima i premtoi Mustafa Nanos se, pas 23 qershorit,

do ta nxirrte nga sindromi i inferioritetit provincial!

Mustafa Nano e urren Berishen per shkak te Vetes!

Si femije i rritur nen edukaten komuniste, nuk arriti dot kurre ta njoh

dhe as ta kuptoj Ameriken...

Nano e te ngjashmit e tij, presin qe Moor dhe amerikanet te flasin

si ...shoku Enver!

Add new comment