Marrëveshje armësh dhe bankash, 7 orët e pazarit të Sirisë

Postuar në 22 Tetor, 2019 21:54

Pas gati shtatë orësh bisedimesh, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan njoftuan në një konferencë të përbashkët shtypi se Rusia dhe Turqia do të fillojnë patrullin e përbashkët në Siri në një zonë sigurie 10 km nga kufiri turk.

Presidenti rus theksoi se forcat e huaja të vendosura në Siri në mënyrë të paligjshme duhet të largohen nga territori, duke shtuar se Ankaraja gjithashtu ndan këtë pozicion si dhe idenë që sovraniteti i Sirisë duhet të ruhet.

Putini shtoi se Erdogan i sqaroi në detaje objektivat e operacionit ushtarak turk, duke theksuar se është e rëndësishme që veprimet e Turqisë në Siri të mos shfrytëzohen nga terroristët. "Territori" i Sirisë nuk duhet të jetë pengesë për funksionimin e Komisionit Kushtetues”- shtoi Putin.

Nga ana e tij, presidenti turk përsëriti se nuk dëshiron territore të huaja dhe se Turqia "po bën gjithçka për të çliruar këtë rajon nga militantët e armatosur kurdë". Grupet e armatosura kurde duhet të fillojnë të largohen ditën e mërkurë nga zona e sigurisë që shtrihet 30 kilometra larg kufirit turk, dhe për këtë arsye do të kenë 150 orë në dispozicion nga mesdita e së mërkurës.

Sapo të përfundojë ky interval prej 150 orësh, patrullimet do të fillojnë  në perëndim dhe në lindje nga kordinatat ku po zhvillohet operacioni "Burimi i Paqes". Sipas Erdoganit, patrullimet e përbashkëta do të zhvillohen në një thellësi prej 10 kilometrash nga kufiri me Turqinë. Presidentët e Rusisë dhe Turqisë diskutuan gjithashtu përfshirjen e bankave turke në sistemin e transferimit të dhënave të Bankës Qendrore të Rusisë me qëllim kryerjen e transaksioneve financiare.

Putin tha se me homologun turk  "u fol për një marrëveshje të rëndësishme që parashikon përdorimin aktiv të rublës dhe lirës turk në tregti, por edhe për zgjerimin e pranimit të kartave ruse Mir në territorin turk dhe lidhjen bankave dhe kompanive turke në sistemin ndërbankar të Bankës së Rusisë".

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po kurdet c'faj kane dhe pse duhet ti mbajn pazarlleqet e botes? Apo qe te shiten armet ne kembim te naftes dhe gazit?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.