Siguri, jo më Demokraci/Jemi rikthyer në Ballkan. Në Greqi do investojmë, Turqia është shumë e rëndësishme për Ne
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën konservatore greke, “Kathimerini”, me rastin e vizitës së tij në Greqi. I pyetur nëse SHBA-të janë rikthyer në Ballkan, pas perceptimit se me ikjen e Barack Obamës, ato u tërhoqën nga rajoni, Pompeo shprehet prerazi se rikthimi është i sigurtë dhe madje mbi synime strategjike.
Ne jemi ktyer. Dhe kur them jemi kthyer, ne jemi të angazhuar, sepse është në interesin më të mirë të Amerikës të jetë e angazhuar…Ne na intereson shumë që ta shohim Ballkanin të stabilizuar…dhe ne duam që Greqia të udhëheqë këtë rrugë
ka thënë ai.
Ai ka komentuar ftohtë dhe me realizëm vendimet e qeverisë së mëparëshme greke për t’i hapur rrugë ofertave kineze në ekonomi, duke iu referuar të drejtës sovrane të çdo vendi për të vendosur për më të mirën e vet.Kur vjen puna te përfitimet e bashkëpunimit greko-amerikan, Pompeo ka renditur të parën në listë Sigurinë, më pas tregëtinë. I pyetur për Armikun e Perëndimit këto kohë, sidomos për manifestimt e tij në Ballkan, Pomepo nuk ka ditur të japë ndonjë gjë më shumës sesa “ndikimi malinj i Rusisë dhe Irani”.
Pyetja ndoshta më domethënëse që zbulon më mirë diplomacinë amerikane, është ajo për Turqinë, një vend që sfidon vazhdimisht kufijtë e Egjeut dhe që kërkon të rrisë praninë e vet në kërkimet nëndetare për gaz dhe naftë në të. Sekretari amerikan ka refuzuar të flasë për një zgjedhje mes Greqisë dhe Turqisë në këtë kuadër, duke renditur me këtë rast rëndësinë e Turqisë, që është një aleat i NATO-s dhe një partner tregëtar.
Po bëjmë gjithçka mundemi që të parandalojmë paparashikueshmërinë e asaj që mund të ndodhë në Egje. Është një partner I rëndësishëm tregëtar për ne. Ata janë qartazi një aleat I NATO-s ku ne kemi një infrastrukturë të rëndësishme. Kemi objektiva të rëndësishëm politikë, ju i njihni mirë rreziqet e refugjatëve që vijnë nga Turqia apo Siria, apo nga rajoni. Kështu që një Turqi e suksesshme, një Turiq me rritje ekonomike, që përparon është e rëndësishme jo vetëm për Greqinë, por për të gjithë ne...Ne e shohim Greqinë dhe Turqinë jo në konkurencë, por me karakteristikat e tyre specifike
është shprehur Pompeo.
Komente që në terma praktikë duan të thonë se: Në Greqi do të investojmë, me Turqinë nuk e prishim. Parim që kufizon në maksimum marzhin e veprimit të Athinës zyrtare që përherë ka kërkuar mbështetje në përballjen e vet në Egje. Po kështu duhet theksuar se në intervistën e vet sekretari amerikan i Shtetit nuk ka përmendur asnjëherë fjalën Demokraci.
Comments
Nuk e ka permendur fjalen
Nuk e ka permendur fjalen Demokraci sepse ai eshte i bindur se te gjithe nuk e besojne ne rast se ai flet per te, sepse Amerika ka dekada qe perhap Kaos dhe Anarki ne cdo cep te Botes.
Demokracia nuk perhapet me lufte dhe as bllokadeekonomike
Add new comment