Propozon rrogë minimale 300-400 euro

Postuar në 18 Shtator, 2019 12:50

Në Kongresin e 7-te te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë, Lulzim Basha ka premtuar se sapo të vijë në qeveri do të sanksionojë një pagë minimale 300 euro, ndërsa në 4 vitet e para paga minimale për të gjithë punëtorët do të bëhet 400 euro në muaj.

“Deklaroj para kësaj asambleje vendimin e PD për të kaluar brenda gjashtë mujorit të parë të qeverisjes masën e rrogës minimale në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 viteve 400 euro. Si një mase e domosdoshme për punëmarrësit, pa të cilët nuk mund të ketë treg të lirë dhe mirëqenie”-theksoi Basha.

Po ashtu Basha tha se sa të vijë në qeveri do të hetojë të gjitha PPP dhe koncesionet me një plan të mirëmenduar që sipas tij do të gjurmojë paranë.

Comments

Submitted by Tahir Gashi (not verified) on

Sa te mira i presin shqiptaret!
Mire me Ramen, me mire me Bashen!
Mendoni, te gjithe sot ndjehemi te lumtur dhe krenare me Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballen!
Mendoni pak kur keta ti zevendesojme me Ciljeten dhe Flamur Noken!

Submitted by X (not verified) on

E ka kollaj te premtoje sepse e di qe do jete ne opozite shume gjate. Deri ne 2033 apo 2037 kur PD mund te marre pushtetin, keto premtime do jene harruar.

Dyshja Palmer&PS ka rruge te gjate te perbashket .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.