80-vjetori i Luftës së Dytë Botërore, Polonia nuk fton Serbinë dhe Rusinë
Serbia dhe Rusia nuk janë ftuar në aktivitetin që mbahet në Varshavë më 1 shtator me rastin e 80-vjetorit të nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Mediat serbe raportojnë prej dy ditësh me një frymë skandali mohimin që i bëhet Serbisë, një vend që ka kontribute të mirënjohura në këtë luftë dhe që ishte një ndër viktmat, por edhe fitueset e saj.
Thuajse të gjitha kanë vënë në dukje se ky është rasti i dytë kur Serbia fyhet publikisht duke mos i njohur kontributin e saj historik, pas asaj që ndodhinë aktivitetin e zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, kur presidenti Vuçiç u caktua të qëndronte pas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që qëndronte në krah të homologut rus, Vladimir Putin.
Mungesa e një ftese për Serbinë dhe Rusinë, ngjan tërësisht absurde nëse shihet nga plani historik, por siç shkruajnë mediat serbe, i Ngarkuari me Punë i ambasadës polake në Beograd, Pavel Sokolovski, ka deklaruar se ftesa u është dërguar vendeve të ngushta partnere nga BE, NATO dhe atyre në Lindje.
Në aktivitet thuhet se do të marrin pjesë edhe vende si Gjeorgia, Armenia apo Ukraina, duke e bërë atë kryekëput një ngjarje politike.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç e ka cilësuar të trishtë situatën e krijuar, ndonëse në rastin e Serbisë duhet thënë se ka një lloj alibie: në kohën kur nisi LIIB, Serbia nuk ekzistonte si entitet politik, pasi ajo përfshihej në Mbretësinë Serbo-Kroato-Sllovene, njësoj sikurse Rusia ishte inkuadruar si njësi e Bashkimit Sovjetik.
Comments
y
LGBT-istja Ana Brnabic, justifikon Polonine me faktin qe Jugosllavine nuk e perfaqeson Serbia dhe Bashkimin Sovjetik nuk e perfaqeson Rusia. Thirren Kroacia dhe Ukraina si perfaqesues te ketyre vendeve, kur fakt eshte qe nazizmi bazat e mbeshtetjes ne keto vende i ka patur nga Ukraina perendimore dhe nga Kroacia!
Pra fitoren mbi nazizmin e festojne mbeshtetesit e nazizmit.
E ngjashme me kete tek ne, qe ballistet rehabilitohen dhe partizanet nxirren si kriminele.
Anglo saksonet ishin financuesit e luftes se dyte boterore. Permes saj ata kane zhvilluar ekonomite e tyre dhe rriten ndikimin tek vendet e tjera. Eshte normale qe ata te tallen me viktimat e lojes se tyre. Here vleresojne njerin e here tjetrin.
"Mungesa e një ftese për
"Mungesa e një ftese për Serbinë dhe Rusinë, ngjan tërësisht absurde nëse shihet nga plani historik"?! E shtjelloni dot pak me shume, se se kuptoj pse Serbia te pakten u dashka vleresuar per rolin e saj ne Luften e Pare Boterore.
Gabim*
Gabim*
Add new comment