Mediat shqiptare mbërthehen nga hareja festive

Postuar në 28 Nëntor, 2011 09:28

Mediat e Tiranës (ato të Prishtinës, po se po) u janë dorëzuar etheve festive me rastin e 28 nëntorit. Të përditshmet kishin nisur që sot, por punën më të madhe do ta kenë nesër, kur do iu duhet të raportojnë harbimin e sotëm me flamuj, deklarata, slogane, etj, etj. Ndërsa televizionet e agjencitë online të lajmeve kishin qysh sot një fokusim ekskluziv tek mjedisi festiv, e në mënyrë të veçantë tek çaprashitjet dhe varavingot e politikanëve. Ja disa tituj që demonstrojnë këtë gjë. Në TV Klan: Berisha, Pavarësia, akti më madhor kombëtar; Basha, Mundësi për të gjithë për të festuar Pavarësinë në Tiranë; Presidenti Bamir Topi për 28 Nëntorin në Vlorë. Në Top-channel kish dhe më shumë lajme, tre prej të cilave ishin: Presidenti uron shqiptarët për Pavarësinë; [Politikanët] të ndarë për festat; Rama uron nga Prishtina Ditën e Flamurit. Televizioni Vision Plus vërtitej po këtu: Festa e 28 nëntorit ndan politikën; Dita e flamurit në Vlorë; Pavarësia, festa në Kosovë; Misteri i Aktit të pavarësisë; Nisin festimet e pavarësisë në Tiranë. Siti Balkanweb.com kish tituj pa fund: 99 vjet shtet; Berisha feston dhe çlirimin; Topi shkon në Vlorë; Topalli, 28 nëntori, ditë e veshur me krenari e besim; Rama nga Kosova, gëzuar të gjithëve; festat, shqiponjë e flamur gjigand në Tiranë; 28 nëntori, AK skuq Prishtinën. Etj., etj., etj.

Vetëm ethet patriotike mund ta relaksojnë median shqiptare në këtë farë feje. Mirëpo një gjë duhet thënë: ky nuk është informacion; ky është një buletin festiv, që – duke përjashtuar ndonjë lajm mbi dokumentin e parë të themelimit të shtetit – s’ka lidhje me gazetarinë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by migena aleksi (not verified) on

<p>Çfarë festojmë? Çfarë është një festë flamuri dhe një festë çlirimi? Janë triumfe të një populli, të një shoqërie që konfirmon suksesin e vet si bashkësi. Ne shqiptarët çfarë kemi për të festuar? Cilin flamur valëvitim ne? Flamurin e vrasjeve të 21 janarit? E shitjes së territorit? E plehrave toksike nga nevojtoret e fqinjëve? &nbsp;E firmave 1 milion dollarëshe të ministrave turistë të një populi emigrantësh? Flamurin e fëmijëve të kryeministrit që pasurohen thjesht sepse marrin frymë përballë miliona të mjerëve që vrasin veten në skamje dhe padije? Çfarë festojmë pra? Kjo nuk është festa e flamurit. As e çlirimit. Kjo është festa e hipokrizisë dhe gënjeshtrës.</p>

Submitted by loni (not verified) on

<p>jam shume dakort me ju migena aleksi...ja kam bere shume here i habitur kete pyetje vetes,&nbsp; cfare festojne!!???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.