Meidani versus Tarifa: një ballafaqim jo thjesht akademik

Postuar në 27 Nëntor, 2011 13:51

Fatos Tarifa i kthehet me një shkrim në Mapo Rexhep Meidanit, i cili nga ana e vet, nëpërmjet shkrimit me titull “Kemi nevojë për më tepër emancipim individual e kolektiv” të publikuar para tri ditësh po në Mapo, polemizonte me një koment të shkurtër të Tarifës. Ky i fundit thotë në shkrimin e sotëm se në në atë koment thjesht i mbahej idesë, që “një njeri i vetëm, i mençur dhe i drejtë, në krye të shumë njerëzve të tjerë të mençur dhe të drejtë, të cilët Shqipërisë nuk i mungojnë, do përbënin një elitë dhe një klasë politike të mençur dhe të pakorruptuar...”. Dhe Meidani, sipas tij, nuk e ka kuptuar, ose e ka keqkuptuar, këtë ide. Tarifa shfaqet i çuditur se si një shkrim i shkurtër dhe jo fort pretencioz i tij, ku ai thjesht evokonte një mendim brilant të Mandelës e nuk ish shtyrë në “një analizë të mirëfilltë filozofike e sociologjike”, e ka bërë Miedanin të reagojë “me një leksion ‘filozofik’ të gjatë, të thatë dhe të mërzitshëm, në frymën e materializmit historik, që më kujton pedagogët më të dobët të filozofisë marksiste në vitet e shkollimit tim, duke përdorur, madje, fare pa vend, edhe një thënie të Hegelit dhe një referencë nga Plehanovi.”

Duket se mes dy pedagogëve, të cilët kanë ushtruar dhe përgjegjësira shtetërore (Meidani President i Republikës, dhe Tarifa ambasador në Holandë e në SHBA) ka dhe keqkuptime apo moskuptime të tjera, që s’lidhen vetëm me shkrimet e fundit.

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.