Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa: Ndihmë! Kam kundër gjyqtarët.

Postuar në 26 Nëntor, 2011 05:22

Kryetari i ri i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, ngrihet publikisht kundër gjyqtarëve, të cilët ia kanë hedhur poshtë shumicën e denoncimeve që ai ka bërë në harkun e 100 ditëve të fundit lidhur me masakrën urbane që është bërë e bëhet atje. “Nismës sonë ‘Prishim beton e  mbjellim lule’ i përgjigjen me të kundërtën dhjetra kompani ndërtimi që ngrenë pallate mbi zonën arkeologjike A e mbi zona të gjelbra, dhe që krijojnë gadishuj duke e mbushur detin. Nuk mund t’i ndalojmë, pasi këta kanë mbështetjen e sistemit të drejtësisë, shprehet Çipa për Shqipin.

Është e hera e parë që një kryetar bashkie bën një denoncim të tillë publik. Përgjithësisht ndodh që pushtetarët lokalë bëhen shpejt e shpejt pjesë e sistemit, ndërsa Çipa shfaqet i indinjuar dhe i revoltuar nga rendi i gjërave. Por sa pará bën; ndihet i pafuqishëm. “Një numër vendimesh të gjykatave janë të formës së prerë; gjyqtarët gjejnë gërma në ligj me synimin për t’i bërë të ligjshme ndërtimet e paligjshme, dhe kështu janë duke e shkatërruar përfundimisht Sarandën”, thotë në thelb ai. Mund të ketë ndonjë teprim në këtë akuzë en bloc, por çështja është se askush nuk po ia vë veshin. U ka dërguar shkresë të gjithëve, ministrit të drejtësisë, KLD-së, KRTRSH-së, Kryeministrit, Presidentit të Republikës, dhe u kërkon që të marrin në shqyrtim e në analizë vendimet e gjykatave, dhe të ndjekin e hetojnë respektimin e ligjit dhe të procedurave ligjore në marrjen e këtyre vendimeve, por asnjë përgjigje.

Uf! Duket sikur s’funksionon asgjë në këtë vend.

Re.Pu.

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>kur vihet bytha te gatuaje dihet se c&#39;gjelle del!</p>

Submitted by xhimi (not verified) on

<p>Kerkoi ndihme &nbsp;kryegjyqtarit K.Spahiu te mbuloje me nje flamur gjigant,gjithe gjyqtaret qe po pasurohen.</p><p>Cfare ironie per kete vend tragjik, me nje popull fisnik e te vuajtur, &nbsp;qe nuk &nbsp;po shpeton nga agallaret e &nbsp;rinj,nga xhon-patriotet fallco qe</p><p>po devijojne vemendjen nga hajdutet e drejtesise drejt simbolikave te kotesise!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.