PD-ja duhet qortuar për aleancën me LSI-në, por jo në terma elektoralë

Është një e dhënë e njohur dhe e pamohueshme që PD-ja është tkurrur në pikëpamje elektorale në pjesën urbane të Shqipërisë. Përveç kësaj, në zgjedhjet e fundit lokale, ndonëse koalicionin që drejtonte e pati të suksesshëm (maxhoranca mori mbi 100 mijë vota më tepër se sa opozita), PD-ja vetë pati një rezultat shumë të dobët. Dy zëra nga brenda PD-së i lidhin këto dy dështime me aleancën që është lidhur me LSI-në pas zgjedhjeve parlamentare. Oketa thotë në një intervistë për Shqipin e sotëm, se “fakti që në zgjedhjet e fundit lokale pati tkurrje të numrit të votave të PD-së, dhe në të njëjtën kohë pati rritje të LSI-së (sipas pretendimeve të kësaj të fundit), do të thotë që PD-ja ka paguar kosto nga kjo aleancë me LSI-në.” Me këtë ai shpjegon rënien e PD-së në planin nacional. Ndërsa rënien urbane e nënvizon si fakt, duke lënë sërish të nënkuptuar një penalizim prej LSI-së: “Megjithëse garuam me LSI-në në zgjedhjet lokale të 8 majit, ne nuk arritëm të fitonim në qytetet më të mëdha të vendit”.
Nënvizimi i fundit është i saktë, por shpjegimi i këtyre dy dështimeve jo dhe aq. Aleanca PD-LSI është e qortueshme në shumë drejtime, por jo në pikëpamje elektorale.
E.G.
Comments
E verteta eshte se baza
<p>E verteta eshte se baza elektorale i PD eshte e njejta me LSI si te majte ,keshtu qe shume votues te Pd nder vite e shofin veten brenda LSI,po ti shtosh ketu edhe premtimet bombastike te Metes si" Parti evropiane e integrimit">Ne kete dyshe po nuk ndolli divoresi politik PD do rezikoje te dali partia e trete ne Shqiperi. Kjo eshte thelbi i te ardhmes elektorale ne kete vend....</p>
Add new comment