Që PS-ja të fitojë kundër Metës, e jo me Metën

Në një lajm të mëparshëm (http://www.respublica.al/artikuj/2011/11/23/rama-ne-vlore-do-fitojme-kunder-ilir-metes-e-jo-me-ilir-meten ), njoftuam se Edi Rama, në një mbledhje të Asamblesë së sapozgjedhur në Vlorë, deklaroi: “Duhet ta harrojmë Ilir Metën [si aleat]; do të fitojmë zgjedhjet me moral, me program, me bashkim; nuk mund të bashkohemi me Saliun për të mundur Saliun; nuk mund të zhgërryhemi për hir të marrjes së pushtetit”.
Por si përkthehet kjo deklaratë në numra? PD-ja, LSI-ja, dhe partitë e tjera të vogla që janë sot në koalicionin qeveritar morën gjithsej në vitin 2009 rreth 90 mijë vota më shumë se sa PS-ja dhe partitë e vogla që janë sot të renditura me të. Në qoftë se sistemit aktual zgjedhor i bëhet korrektim kombëtar, siç po kërkohet nga të gjitha partitë e vogla, koalicionit opozitar i duhet një SHTESË NETO prej të paktën 90 mijë votash, në krahasim me 2009-ën. Pra, një rrudhjeje të votave të koalicionit qeveritar prej, për shembull, 10 mijë votash (si rezultat i ndonjë përçarje të votës së djathtë), koalicioni opozitar duhet t’i përgjigjet me një rritje prej të paktën 80 mijë votash dhe, anasjelltas, një rritjeje të votave të koalicionit qeveritar prej, për shembull, 10 mijë votash duhet t’i përgjigjet me një rritje prej të paktën 100 mijë votash.
Në rast se sistemi zgjedhor nuk ndryshon, që koalicioni aktual i PS-së të arrijë shifrën magjike të 71 mandateve parlamentare, i duhet të shtojë nga një mandat në 5 qarqe dhe TË MOS HUMBASË ASNJË në 7 qarqet e tjera. Po në cilat qarqe është më i mundur ndryshimi i një mandati në favor të koalicionit aktual të PS-së? Në qarkun Berat koalicionit të PS-së i duhen vetëm 500 vota SHTESË NETO në krahasim me 2009-ën; në Tiranë i duhen rreth 5500 vota; në Durrës i duhen rreth 5200 vota; në Shkodër i duhen rreth 5100 vota; në Kukës i duhen rreth 5800 vota.
E.Zaloshnja
Comments
O Edo me gjithe mend e ke kur

O Edo me gjithe mend e ke kur mbeshtetesh tek votat qe thuhet se kane marr ne vitin 2009?

Kendej nga ne ne Rrashbull dhe bufi e dy se ato jane shifra te rrema sepse Saliu beri kerdine ne vota

duke vjedhur si hajdut pulash. Mos bej analiza ne hava

Prandai duhet ndryshuar kodi qe te kete siguri per voten dh ete kete rinumurim ne publik dhe ne

prani te ankimuesit.

E. Zaloshnja i përgjigjet

E. Zaloshnja i përgjigjet lexuesit “rrem vogli, katunar pri Rashbulle”

Në një koment rreth shënimit tim “Që PS-ja të fitojë kundër Metës, e jo me Metën” lexuesi i identifikuar si “rrem vogli, katunar pri Rashbulle” kritkon referimin që i bëj shifrave zyrtare të votimit të 2009-ës. Sipas tij, “ato jane shifra te rreme sepse Saliu beri kerdine ne vota duke vjedhur si hajdut pulash” Këtë kritikë ma kanë bërë shpesh edhe të tjerë (publikisht e privatisht). Por, në fakt, referimi që u bëj shifrave zyrtare të votimit të 2009-ës, nuk presupozon se ato janë të pamanipuluara. Thjesht ato më shërbejnë si piknisje për të llogaritur se sa duhet të ndryshojnë numrat, që të ketë ndryshim të mandateve në kuvend. Ndryshimi për opozitën mund të vijë duke mos lejuar vjedhje/manipulim të votave dhe/ose duke shtuar realisht numrin e votuesve në krahasim me kundërshtarin.

Eduart ,meqe ti je me ne hall

Eduart ,meqe ti je me ne hall se Edi Rama se si do dalin zgjedhjet e ardhshme,dhe me keto shifra tuaja po na mahnit perdite.Ketu ne Kukes sipas teje i duhen Edi Rames 5800 vota per te marre nje deputet.Do shohesh dhe habitesh edhe ti kur te dali 4;0 ne Kukes se ne 2009 doli 3;1.Do habitesh edhe me Beratin e Vloren.Deshirat nuk jane analiza o Eduart,se na lodhe.

Mos!!! Edhe kete e paska

Mos!!! Edhe kete e paska thene Edi Rama,nuk ka koalicion me Ilir Meten!?!? Nese heren e pare pa Ilir Meten, Edi Rama humbi po u gjet perseri,kete radhe do humbase e nuk do gjendet me.Nuk e di si e kane pritur Andrea Stefani,Mustafa Nano apo nje fare Lorenc Vangjeli kete deklarate pushkatuese te Edi Rames.I paska prere ne bese analistet dhe vizionaret.Por edhe sondistet (te sondazheve) gjithashtu.Nuk ja kishin me borxh,por frymezimi prej "KURBAN" beka efekt dhe zgjatka pak si gjate.

Ka tre gabime esenciale te

Ka tre gabime esenciale te Zaloshnjes. I pari ka lidhje me pavertetesine e numrave ne 2009 per shkak te manipulimeve te shumta. Gabimi i dyte ka lidhje me injorimin qe i behet situates para 2009 (ose 2005-2009), duke mos e krahasuar ate me situaten pas 2009-es. Deri ne 2009, Berisha dhe PD kishin disi mbeshtetje popullore pasi ekonomia ishte pakashum e qendrueshme, perceptimi per korrupsionin nuk si ky i sotmi (vazhdonte akoma te besohej politika e duarve te pastra), stabilitite politik ishte shume me i qendrueshem, PD ishte me e unifikuar si parti dhe pa stigmen dhe ndarjet qe ka sot, dhe kriza tek fqinjet dhe ne Europ nuk ishte prezente sic eshte sot. Me pak fjale, situata sot (dhe perceptimi mbi te) eshte komplet ndryshe me ate qe ishte para 2009-es. Gabimi i trete eshte llogaritja e votave te LSI per te larguar Berishen dje ne 2009 si vota te Berishes neser. Mund te flasim edhe per faktore te tjere, por keta mund te konsiderohen si me primar. tung.

Bledar, nuk e paske lexuar me

Bledar, nuk e paske lexuar me vemendje kete analize te Zaloshnjes. Ai i ka theksuar fjalet SHTESE NETO. Dmth, ne qofte se koalicionit Berisha, Meta & co i pakesohen votat per arsyet qe permend ti (le te themi 70 mije vota), koalicionit Rama do t'i duhen vetem 20 mije vota plus ne krahasim me 2009-en (kjo eshte per sistemin proporcional kombeter, por e njejta logjike vlen edhe per sistemin rajonal).

"I vemendshmi", lere

"I vemendshmi", lere Zaloshnjen ta mbroje vet veten se nuk mbrohet dot me postime anonime. Dhe tregohu me i vemendshem dhe perpiqu te kuptosh se cfare ka dashur te thote Zaloshnja kur shprehet se:

"Në qoftë se sistemit aktual zgjedhor i bëhet korrektim kombëtar, siç po kërkohet nga të gjitha partitë e vogla, koalicionit opozitar i duhet një SHTESË NETO prej të paktën 90 mijë votash, në krahasim me 2009-ën. Pra, një rrudhjeje të votave të koalicionit qeveritar prej, për shembull, 10 mijë votash (si rezultat i ndonjë përçarje të votës së djathtë), koalicioni opozitar duhet t’i përgjigjet me një rritje prej të paktën 80 mijë votash dhe, anasjelltas,..."

Zaloshnja ben nje veprim matematikor qe te gjithe e kuptojne pasi nese je 5 vota prapa te duhen 6 per te dale para, ose nese i pari te humbi 6 ty te duhet te mos humbasesh as edhe 1, ose nese i pari humbet 2 ty te duhet te marresh 4. Por ne te njejten kohe, deklarimi insinuon, ose le te kuptohet, se kjo gje duket e veshtire. Ne versionin me te mire, Zaloshnja mund te pergjigjet duke thene se une po bej vetem veprime matematikore. Athere ceshtja qendron tek se sa numrat shpjegojne realitetin ose parashikojne te ardhmen. tung

Pervec Tiranes asnje prej

Pervec Tiranes asnje prej atyre rretheve te tjera nuk eshte skenar i mundshem.

Po sic e shef dhe nga pergjigjet e njerezve, alibia eshte gati. Zgjedhjet jane manipuluar! Do ishte komike sikur te mos ishte tragjike. Te njejtin argument perdornin dhe PD-istat ne periudhen 97-2005 kur humben 5 zgjedhje rrjesht. Dhe nuk i cudiste fakti se pertej problemeve te nje zone ose tjeter rezultatet kishin konsistence te madhe. Pra mund te manipulohej nje kuti atje e nje kuti ketu, po diferencat ngeleshin ne vija te trasha te njejtat.

E njejta gje dhe sot. Marrim psh zgjedhjet lokale ne Tirane. A nuk konfirmuan ato totalisht rezultatin e 2009? Po, e bene nje gje te tille edhe me 10 votat e Rames apo 90 te Bashes. Pra ca mandati i paskan marre PS-se ne 2009, kur edhe zgjedhjet e 2011 me vota te numeruar ne TV dolen njesoj???

Akoma me qesharake eshte pastaj deklarimi i Rames se nuk behet aleat me te perlyer, kur ke nuk ka pranuar ne parti. Problemi eshte qe ai nuk do te ndaje pushtet, jo se i behet vone per anen morale.

Me sa duket ndihet i sigurt qe me alibine se i kane vjedhur zgjedhjet do vazhdoje te rrije ne krye te PS pafundesisht pa shqetesime. Dhe do presi pafundesisht derisa Berisha te vdese ose nderkombetaret ti thone te largohet me zor. Po ky vete nuk ka qeber per ate pune.

Gjithe populli shqiptar eshte

Gjithe populli shqiptar eshte i srelodhur nga kjo qeveri vrastare qe eshte qeveri klanesh dhe monopolesh.Llogarite e zaloshnjes nuk do i dalin nqs behen zgjedhje TE LIRA

E TE NDERSHME.Programi i PS ishte dhe eshte i shkelqyer per gjithe popullin e duhet vene ne zbatim sa me shpejt por jo me kete paloqeveri.Edi Rama

te heqe dore nga emerimet pa merite por te vereje me kujdes se cilet njerez jane vertete besnike dhe duhen vleresuar .populli ja jep voten per qeverisje e saliu nuk e leshon ,

bashkimi i Metes me saliun ka mbjelle urrejtje dhe tradhetaret duhet te shkojne para gjykatesit dhe te vendosen e ZBATOHEN standartet e demokracise

gjithe problemi eshte tek RUAJTJA E KUTIVE TE VOTIMIT .

Add new comment