Rama kundër shitjes së hidrocentraleve: Jemi në prag të humnerës

Rama vijon të vizatojë me ngjyrë të zezë gjendjen e financave shqiptare. Sipas tij, “humnera është në horizont; ne jemi në prag të humnerës”, dhe kjo situatë nuk e përligj rritjen e parashikuar ekonomike, e cila është “krejt utopike”, dhe me sa duket qeveria don të vazhdojë “lojën e thellimit të borxhit”. “Logjika është që pas nesh u bëftë qameti”, thekson ai, duke u ndalur dhe tek vendimi i lajmëruar nga ana e qeverisë për të nxjerrë në shitje katër hidrocentrale, të Ulzës, të Shkopetit, e të dy Bistricave, të cilët gjithsej prodhojnë rreth 6% të energjisë. “Potenciali i këtyre hidrocentraleve mbërrin në 22.5 milion euro. Kjo pasuri kombëtare po trajtohet si një plaçkë ndërkohë që burimet financiare të shtetit po shterojnë. Privatizuesit e këtyre hidrocentraleve do e nxjerrin shpenzimin e blerjes në 7.8 vjet”, flet Rama me ca shifra, të cilat konfirmohen dhe nga gazeta Shqip.
Qeveria, në fakt, nuk ka bërë shpjegimin e një privatizimi të tillë. Gjasat janë që ky privatizim të jetë llogaritur si një atout për të mbushur vrimat në buxhet. Në rrethanat e një ritmi të ulët rritjeje e në rrethanat që qeveria do ta ketë të vështirë të marrë borxh, ajo nuk ka rrugë tjetër, veç privatizimit të aseteve nacionale, për të mbajtur një minimum premtimesh.
M.N.
Comments
Rama po mundohet te thote ate
<p>Rama po mundohet te thote ate qe te gjithe e dine perfshi edhe ju Nano si botues i kesaj gazete.Nje njeri banal dhe pa prestigj po bredh ku mundet dhe po njollos edhe dinjitetin shteteror vetem e vetem te marre ca ndihma finaciare.Pasurise shteterore ne Shqiperi po i vjen fundi ,nuk ka mbetur me asgje pa u vjedhur,shitur ,tjetersuar dhe mbi 90% e shqiptareve kane dale me gisht ne goje nga kjo loje 20 vjecare.Sali Berisha e ka te qarte qe nje dite do ta lere pushtetin,por me sa duket po pregatit dora dores skenarin me te zi ndaj Shqiperise:ate te rrokullisjes ne humnere dhe mosngritjes.Ai eshte bere thjesht nje buratin ne duart e Mafias qe kontrollon cdo gje,pushtetin politik,ate gjyqesor ,ekzekutiv dhe ate finaciar.Mbas meje le te behet qameti,kjo eshte llogoja e Berishes.Nje vend qe ka borxh mbi 55% te prodhimit te pergjitshem kombetar c'fat e pret tjeter pervecse atij te renies ne gremine.Periudhes se 'arte' ku ne linim prapa shume vende te Europes(Afrikes) po i vjen fundi,eshte nje skeme Ponzi kjo qe ben Berisha&co duke marre borxhe gjithandej ,te brendeshme dhe te jashtme dhe qe tanime gjithkush e kupton se nuk mund te paguhen me qofte dhe interesat.Por mos te harrojme historine e fresket te 1997 kur mbas permbysjes se Piramidave sic i njohin shqiptaret u ngrit nje uragan qe fshiu shume gjera por,aksidentalisht "harroi" Berishen.Historia perseritet.............</p>
Shqiptari eshte qenie te
<p>Shqiptari eshte qenie te cuditshme. Per njeqind leke ose per nje vije uji po ja more te merr jeten. 10milion ose nje hidrocentral po te jene pronare 10 vete thote "emo ne hale vajcin, ...edhe keta 9 te tjeret po humbin."</p>
Add new comment