Drama e një babai nga Bulqiza, që ilustron një realitet të tërë social

Postuar në 23 Nëntor, 2011 12:59

Tema online, duke ju referuar televizionit Ora News, jep një lajm tronditës lidhur me një minator nga Bulqiza. Është 55 vjeç. Quhet Luftim Asllani. Fizikisht është i brishtë, pasi ka bërë dy operacione në zemër. Është martuar dy herë. Dhe deri këtu, nuk ka asgjë që mund të ndjellë vëmendje gazetareske. Por ka diçka tjetër të rëndësishme në jetën e vet, të cilën ai don ta ndajë me publikun; ndoshta ngaqë beson se një rrëfim para kamerave mund ta ngushëllojë.

Ai është baba i palumtur, ngaqë ka humbur kontrollin mbi djalin e tij 16 vjeçar; e kjo gjë po e bën të çojë nëpër mendje ide që të shock-ojnë. Gazetarët e televizionit Ora News e kanë intervistuar, dhe ai nuk është menduar dy herë për të deklaruar se “do të vrasë djalin e tij adoleshent, ngaqë nuk ka fuqi ta ndalojë në veprat e turpshme që po bën kohët e fundit”. Me vepra të turpshme, Luftimi ka parasysh vjedhjen. “Djali im është lidhur me grupe hajdutësh, dhe për këtë më është dashur herë pas here të paguaj dëmet që ai bën. E kam dërguar në polici me duart e mija, por asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk mundem më. Shteti duhet të ndërhyjë, t’ma dërgojë në një shkollë riedukimi”, shprehet ai i dëshpëruar.

Është një histori që ilustron një realitet të tërë.

E.G.

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Baba i palumtur?</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>aq komplekse eshte kjo sa nje pergjigje do ishte hic.</p><p>njerez si ai djali po lindin dhe krijohen perdite. une personalisht po pres doomsday. te tjeret, le te tjerrin, ca te them.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.