Rudina në botën e çudirave!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Gjithmonë kam menduar se Faik Konica e ka tepruar disi me qëndrimet antishqiptare në shkrimet e tij . Më është dukur i padrejtë përçmimi i tij ndaj vendit dhe paraardhësve tanë edhe pse mund të ketë qenë pjesë e vizionit të tij kritik e qortues me qëllimin për të bërë korrigjime. Por që të jem i sinqertë jo rrallë e kam ndjerë veten time të zhytur në vrullin e zemërimit të Konicës që ndoshta shpeshherë ju ka pushtuar edhe ju. Diçka të tillë ndjeva duke lexuar një lajm të ditës sipas të cilit deputetja Rudina Seseri lë mandatin dhe kthehet në Amerikë. Në letrën e saj “të lamtumirës “ na thotë se do të vazhdojë të japë kontributin për rimëkëmbjen e Shqipërisë , shprehje që më tepër se një zotim apo ideal m’u duk veçse një mënyrë etike për ta bërë sa më të butë ndarjen. Ndoshta nuk kam të drejtë të ngre paragjykime mbi të ardhmen apo për ndonjë rikthim tjetër të saj, prandaj vendosa të sjell ndër mend të shkuarën.
Nuk di pse imagjinata ime më shtyn të mendoj se Rudina ashtu si edhe unë ushqente një farë pakënaqësie apo qejfmbetje ndaj Konicës kur në vendin që ky dikur e pat quajtur Zululand mori vendimin të kthehej me dëshirën për të bërë diçka të mirë apo thjesht për të vërtetuar se Konica e paskësh gabim. Nuk mund të hedh dot poshtë as mendimin e disa skeptikëve se ajo është nisur vetëm nga disa ambicje personale me qëllimin për të bërë karrierë . Edhe kjo nuk më duket aspak gjë e keqe . Çdo njeri ka të drejtë të synojë për tu ngjitur më lart dhe le të ngjitet nëse është i zoti dhe e meriton.
Imagjinata më lejon të mendoj edhe versionin që Rudina e mbështetur mbi tavolinën e saj të punës në një nga firmat prestigjoze në Amerikë, papritur të jetë zhytur në një ëndërr ashtu si personazhi i përrallës së famshme Liza që hyn në botën e çudirave. Por në këtë rast personazhi ynë me anë të ëndrrës së vet ndërmerr një udhëtim me misionin për t’u bërë drejtuese në botën e çudirave të Konicës . Endrrën e filloi duke u caktuar anëtare e Kuvendit Popullor që thuhej se qenkësh institucioni më i lartë që ” bënte ligjin “ në këtë vend. Ajo u nis me emocione si fëmija në ditën e parë të shkollës që e humb entuziazmin ditë pas dite kur në shkollë nuk bëhet mësim fare. Edhe pse e kishte menduar krejt ndryshe pozicionin e vet, s’kishte se ç’bënte tjetër, do të përshtatej si gjithë të tjerët. Kur u nis kishte përshtypjen se për një punë të tillë do t’i vlenin bagazhi intelektual dhe dituritë e fituara nga arsimimi në universitetin e Harvardit apo eksperienca e punës në Microsoft, por këto nuk kishin se ç’duheshin në një botë çudirash. Për më tepër aty diploma, grada e gjëra të ngjashme si këto shiteshin nëpër disa dyqane mode që ishin shtuar shumë këto kohët e fundit. Nëse kishe para mund t’i blije si t’i doje e sa të doje. Kishte menduar se për t’u përfaqësuar denjësisht në Kuvend nevojitej mençuri, urtësi e seriozitet , por si mund të ketë seriozitet në një botë çudirash e përrallash. Aty ka vetëm lojra të ndryshme të cilat duhet të dish t’i luash. Asaj jo vetëm që nuk iu dha mundësia të tregonte urtësinë në foltoren e kuvendit , për faktin se këtu lojrat zhvilloheshin rrugëve , por iu desh të mësonte e të luante bashkë me shokët. Aty pa ligjbërësit të bëheshin palaço e prestigjatorë cirku përpara njerëzve, të luanin “roja dhe hajduti” duke vjedhur nga xhepat e njëri-tjetrit si shami hundësh vullnetet dhe fuqitë e popullit, të luanin “shtëpirash“ në disa çadra përpara Portës së Lartë, një lojë të lodhshme gjer në sakrificë që në fund nuk e kuptoi se kush ishte fituesi dhe kush humbësi i lojës. Ajo u çudit kur u gjend pa dashje në disa lojra si “kungulleshka me vota” , “kukamfshehti me kuti” , “kala dibrançe me policë“ e deri edhe “lojë luftash” . Për të marrë pikë në këto lojra nuk nevojitej as zgjuarsia as bukuria e nje femre por në radhë të parë servilizmi. Një deputet i zoti duhej të ishte kokulur përpara komandantit dhe autoritar e kapo i bandës së të fortëve të lagjes se vet, me të cilët mund të bënte hile në lojë sy për sy apo ta prishte lojën fare kur nuk i pëlqente rezultati. Ndoshta ishte me fat që ishte bërë deputete ashtu si rastësisht me anë të një ëndrre pasi shumë nga shokët e tjerë ose e kishin blerë me para deputetllëkun ose ishin të fortët e lagjes.
Kur iu dha mundësia të hynte në kuvend edukata e saj u trondit me themele. E gjeti veten brenda një familjeje të degjeneruar ku pjesëtaret e saj akuzonin e shanin njëri-tjetrin mashtrues, hajdut, vrasës, narkoman, të çmendur, pederast, puçist .... e deri te sharjet më të rëndomta nga ato me fis e me farë, ekskluzivitet këto të më të moçmit të fisit, i cili ua shpërndante deputetëve sharjet në grumbull si fara luledielli. Asaj i vinte shumë cudi që këta njerëz që gjithë ditën shaheshin e ziheshin , në mbrëmje uleshin rreth tryezes , hanin e pinin duke bërë gallatë me njëri-tjetrin si të ishin aktorë komedie që sapo kanë dhënë me sukses një shfaqje.
Ndoshta sharjet dhe banalitetet apo lojrat me hile nuk mund të kenë qenë një arsye e fortë për ta trembur Rudinën, por kur disa lojra me gjeneralë e robër, me agjentë e puçistë, me plane A e B e C, me stilolapsa pistoletë e çadra mitralozë, u bënë aq të rrezikshme sa shkaktuan plagosje dhe humbje jete të kalimtarëve në rrugë, apo kur një mëngjes mund të merrte vesh se shoku i bankës mungonte në kuvend pasi nje natë më parë që vrarë në derën e shtëpisë, atëherë kishte vërtetë një arsye të fortë për të patur frikë. Kur një ditë prej ditësh Rudina shkoi në Kuvend, shokët dhe shoqet e saj që i kishin lënë orët e mësimit qeshën dhe u tallën me të. Ajo paskësh lënë nam që kishte kërkuar rrogën e vet , sepse deputetëve nuk ka se ç’u duhet rroga. Në botën e çudirave ka shumë mënyra të tjera që deputetët të marrin para dhe ato “pak” para të rrogës as që u hyjnë në sy . Aty ka një manual metodash të titulluar “Vjedhje me duar të pastra” ku mund të gjesh mënyra që nga dhuratat e marra me detyrim e deri te lojrat e fatit me liçensa, konçesione, privatizime, leje ndërtimi, importim plehrash e shumë e shumë të tjera si këto.
Në botën e çudirave që dikur Konica e pat quajtur Zululand vjedhja është virtyt i shoqërisë ndërsa nderi shihet si diçka pa vlerë që më e shumta mund të bëhet skllav i ligësise. Këtu hajdutët nderohen , gradohen e bëjnë karrierë, ndërsa ata që nuk vjedhin tregohen me gisht si njerëz të pazotë. Në këtë botë çudirash ndodhin çudira të tilla si për shembull hajduti të shpallet viktimë e i vjedhuri fajtor , sepse drejtësia është diçka që blihet me para në dorë. Me para blihet çdo gjë , jo vetëm trupi por edhe shpirti. Ke para dhe je më i zgjuari , je më i dituri. Me para bëhesh deputet , drejtor , profesor e çfarë të duash edhe pa patur mend. Sepse këtu flet paraja dhe mendjet heshtin. Nëse ke aftësi dhe kërkon që të ngjitesh më sipër e ke tmerrësisht të vështirë, dhe kjo jo prej pamundësisë së mposhtjes së forcës së gravitetit, por sepse një mekanizëm i hekurt të shkel e të rrëzon sa herë që tenton të ngjitesh. Për t’u ngjitur ose duhet të paguash ose duhet të kesh pak fat që do të thotë të kesh një dorë magjike që ta zgjatin nga lart. Këtu reklamohen ca projekte si Brain Gain, që në të vërtetë s’janë gjë tjetër veçse një mënyrë për të kaluar ca fonde publike nëpër xhepa, se për të ‘mbledhur mendje’ nuk i intereson askujt. Jetojmë në mbretërinë e antivlerave dhe këto antivlera që na kanë zaptuar njëlloj si plehërat rrugëve ne i nderojmë e i ngremë ne piedestal. Magjia e parasë na ka bllokuar çdo vlerë njerëzore. Këtu blihet çdo gjë, blihen diplomat, blihet kandidimi, blihen votat , blihet një vend pune për mësuese fshati, blihet edhe buzëqeshja e një infermiereje apo një mjeku në spital. E keqja është se këto blerje na duken normale. Na duket shumë normale edhe “kafeja” e policit që na ndalon makinën ndonëse pa patur ndonjë shkelje edhe “kafeja” e rojes te porta. Jo vetëm që na duken normale pasuritë marramendëse të politikanëve, por ata njerëz ne i kemi lejuar të hyjnë e të na rrinë këmbëkryq në shtëpitë tona. Po na vjedhin bukën e gojës, po na tallin, po na marrin nderin dhe ne jo vetëm që nuk i nxjerrim jashtë, por bëjmë gjumë letargjik ose ç’është dhe më e keqja i adhurojmë si perëndi. Nuk e di nëse Rudina ashtu si edhe unë është ndjerë e zhgënjyer nga njerëzit e popullit të saj, që me urdhër të eprorëve dhe idhujve medioker dalin rrugëve e janë gati të bëjnë çdo gjë që kënaq interesat e komandantëve, ndërsa për veten e vet nuk ngrihen kurrë .
Rudina në ëndrrën e saj u nis drejt Olimpit për t’u bërë pjesë e tij, por rrugës nuk pa asnjë hyjni. Shpesh i shfaqeshin përpara lukuni qensh që kishin zhvatur ndonjë kockë nga kufoma e shtetit. Si për çudi , gjë që nuk është e pamundur në një botë çudirash, ëndrra diku kishte ngatërruar rrugë dhe në vend të Olimpit ajo e gjeti veten në shpellën e hajdutëve. Gjëja që i bëri më shumë përshtypje ishte se ndërsa hajdutët ndanin plaçkën e grabitur, shqiponja e flamurit dhe e gjakut tonë, që ashtu si të gjithë ne edhe ajo e njihte për shpend të egër, ishte zbutur si një papagall që rrinte në supet e hajdutëve dhe përsëriste gjepurat e tyre.
Rudina e la ëndrrën e saj përgjysëm, u ngrit edhe iku për të rifilluar jetën e saj normale. Po ne që mbetëm këtu ç’të bëjmë?! Njëra nga gjërat e pakta që dimë ta bëjmë mirë është që ndërsa harxhojmë kohë të zgjatura në kafene, të trazojmë me kafen e hidhur edhe keqardhjen për fatin tonë të keq. Pastaj do shfletojmë gazetat për t’u kënaqur me sharjet dhe batutat e politikanëve.
Ndoshta Rudina nuk ka të bëjë fare me këtë trillim të imagjinatës sime dhe unë i kërkoj ndjesë që kam përdorur figurën e saj si personazh të kësaj rrëfenje. Gjithashtu nuk kam se çfarë t’ju kundërshtoj edhe juve që mendoni ndryshe pasi jeni të mbarsur me mllefe personale, politike apo thjesht jeni të zemëruar prej veprimit të saj . Por unë dhe ju e dimë shumë mirë se midis nesh ka qindra e mijëra Rudina, që dëshirojnë por kanë frikë të kthehen, që kthehen e prapë ikin apo që vetëm ikin për të mos u kthyer. Ky fund vjeshte shkëputi edhe një gjethe, ndoshta edhe shumë të tjera nga trungu i atdheut tonë. Kam besuar se gjethet e kanë vendin në pemën e tyre , vetëm aty mund të bëjnë fotosintezën, t’i japin jetë pemës dhe kuptim jetës së tyre. Por kur sheh se nuk ushqejnë as veten as trungun por krimbat që i kanë zaptuar, atëherë më mirë le të fluturojnë në erë se stina e jetës është e shkurtër. Nëse në kopshtet e huaja të këputura, të zverdhura ndihen edhe më me vlerë, atëherë unë me keqardhje ua pranoj largimin.
Comments
Shkrim i bukur, edhe pse nuk

Shkrim i bukur, edhe pse nuk pajtohem me këtë ndjenjë pesimizmi total. Thjesht për debat, po ju siguroj se shumë nga pikat që këni parashtruar në artikullin tuaj janë “trillime të imagjinatës”, siç edhe e keni theksuar ju vetë në fund të artikullit. Ja disa nga këto:

“Kur u nis kishte përshtypjen se për një punë të tillë do t’i vlenin bagazhi intelektual dhe dituritë e fituara nga arsimimi në universitetin e Harvardit apo eksperienca e punës në Microsoft”

Ju siguroj se idera të tilla nuk mund të kalojnë në mendjen e dikujt që ka studjuar jashtë shtetit (po jua them nga përvoja ime vetjake). Kjo sepse: 1) Zakonisht, nëpër univesitete nëpër botë, çoku e shpjegojnë se si zhvillimi në vendet e varfëra, ka më shumë të panjohura se ai në vendet e pasura. Ndër to janë mungesa e një shteti ligjor, korrupsioni, arsimimi i ulët, mungesa e një parlamenti serioz apo prania e drejtuesve të partive që përpiqen të veprojnë si mbretër duke zgjedhur njerëzit që duan nëpër poste, e shumë të tjera. E nëse zonja në fjalë nuk i dinte këto, do të më bënte të dyshoja në pregatitjen e saj. 2) Pervoja e punes ne Korporata: debatohet shumë në përëndim për faktin se korporatistët (ata që punojnë nëpër korporata të mëdha si në Microsoft) nuk arrijnë të jenë politikanë të mirë. Disa mendimtarë e arsyetojnë këtë me faktin se korporatat janë korporata, dhe mqs. qëllimi i tyre kryesor është fitimi, atëherë është më se llogjike që të punësuarve të tyre u kërkojnë të jenë të pamëshirshëm ndaj gjithkujt që i del përpara, e të kërkojnë suksesin me çdo kusht. Një sjellje e tillë bie në kundërshtim të plotë me atë të politikanit. Një politikan i mirë zakonisht nuk e ka këtë privilegjin e korporatistëve, Ai duhet të merret me njerëzit e çfarëdolloj niveli arsimor, të ulet këmbëkryq me to, t’u qajë hallet e të vijë me ide të reja për t’i dhënë zgjidhje problemeve që ata kanë, pa i shkelur me këmbë.

“ Kishte menduar se për t’u përfaqësuar denjësisht në Kuvend nevojitej mençuri, urtësi e seriozite”

Ju siguroj se nuk kam dëgjuar ndonjëherë të thuhet jashtë shtetit se mjaftojnë zgjuarsia, serioziteti e shkollimi për t’ia dalë mbanë në vende si Shqipëria. Politika është politikë, në çdo vend, dhe cilësitë që përmendni ju më lart, jo domosdoshmërisht garantojnë ndonjë sukses në këtë fushë. Politika është fusha e djallit, tashmë dihet.

“Asaj jo vetëm që nuk iu dha mundësia të tregonte urtësinë në foltoren e kuvendit”

Në cilin vend të botës njerëzve iu krijohen mundësitë për të shprehur talentin e tyre nëpër kuvend? Në SHBA është më keq se në vendin tonë, në Itali po ashtu. Në kapitalizëm, mundësitë sot njeriu i krijon vet. Ka shumë punë që të kërkojnë të shpikësh një mundësi, nëse do të mbijetosh. A po, kur ke të bësh me punë përpara kompjuterit, gjërat ndryshojnë. Në ato raste të shkolluarve u kërkohet të tregojnë aftësitë e tyre duke i vënë përballë programeve kompjuterike super të avancuara, dhe atyre s’u mbetet gjë tjetër veçse të lexojnë/analizojnë shifrat.

“Nuk e di nëse Rudina ashtu si edhe unë është ndjerë e zhgënjyer nga njerëzit e popullit të saj, që me urdhër të eprorëve dhe idhujve medioker dalin rrugëve e janë gati të bëjnë çdo gjë që kënaq interesat e komandantëve, ndërsa për veten e vet nuk ngrihen kurrë”

Njerëzit e arsimuar s’besoj se zhgënjehen nga apatia e popujve, dhe të atij shqiptar. Kjo sepse shumë shqiptarë janë në pikë të hallit dhe nuk kanë mundësi të merren me filozofira rreth “demokracisë” në vendin tonë e përmirësimin e këtij sistemi nëpërmjet protestave. Ata copëtohen për t’ia dalë në fund të muajit. I takon pjesës më të shkolluar të një kombi, të luftojë për njerëzit e tjerë në përgjithësi. I takon Z. Seseri dhe të të tjerëve të shkolluar si ajo, të luftojnë kundër eprorëve apo të zgjojnë ndërgjejgjen e popullit, por përpara, këta të fundit duhet të zgjohen nga ëndrrat.

Nejse, mbas kësaj, po ju them se unë nuk kam asnjë simpati për zonjën Seseri si politikane. E adhuroj si studjuese, që jashtë shtetit ka mbaruar një shkollë të mirë dhe që ka arritur suksese të larta në fushën e saj. Kjo na bën krenarë të gjithëve.

Por, kur vjen puna te Z. Seseri si politikane, unë jam më se e zhgënjyer. E para ka të bëjë me mënyrën se si u katapultua në politikë, nga Capo-ja i PS-së (të paktën në bazë të sa është thënë). Kjo më zhgënjen dyfish. Një arsye ka të bëjë më faktin se Z. Seseri nuk respektoi fare faktin se në demokraci ka rregulla për të hyrë në politikë dhe nuk mund të vish si e përzgjedhura e Capo-s. Arsyeja tjetër ka të bëjë me të qenit femër. Ndërsa të shumtë janë ata që luftojnë për arsimimin e gruas, në përgjithësi që kjo e fundit të dalë nga zgjedha shumëshekullore e burrave (të më falin ata burra të civilizuar për përgjithësimet ndaj tyre), z. Seseri, duke qenë nën komndësn e Capo-s, tregon se një gjë e tillë është e pamundur, edhe në ato raste kur gruaja arrin një nivel të shkëlqyer shkollimi. E dyta: Z. Seseri, gjatë gjithë kohës nuk u shqua për ndonjë stratege të shkëlqyer dhe për këtë arsye nuk la gjurmë në vendin e saj, të paktën unë nuk kam ndonjërën në mëndje. Nëse gabohem, ju lutem ma bëni të ditur dhe më tregoni faktet. E treta: Z. Seseri është treguar oportuniste. Këtë e vërteton me faktin që pranoi katapultimin në politikë nga Capo-ja në fillim dhe dorëheqjen e saj në fund. Mqs. tani i kanë dalë mundësi më të mira në SHBA, çfarë bën kjo zonjë? Hop, kërcet e ikën. Nuk e di juve, po mua më duket oportunizëm i mirëfilltë.

Pyetjes së autorit “Po ne që mbetëm këtu ç’të bëjmë” që na lër një ndjenjë pesimizmi të pafund, unë do t’i përgjigjesha në të kundërt, me optimizëm.

Unë mendoj se, me rastin e ikjes së kësaj zonje, ne shqiptarët bëjmë mirë të fillojmë të kuptojmë diçka: 1) Të zbulojmë vlerat tona si komb. Njerëzit tek ne duhet të fillojnë ta kuptojnë se ne kemi vlerat tona, dhe aty nuk varen nga kush vjen e ikën. Vlerat tona nuk duhen kërkuar tek politikanët, por tek pjesa e shëndoshë e shoqërisë. Ajo pjesë që sot komenton sepse është e shqetësuar për të ardhmen. Populli ynë në këtë moment ka etje për drejtësi, gjë që është tregues i egzistencës së një pjese të shëndoshë të tij.

2) Luftë ndaj idesë se jashtë shtetit – apo në Olimp – gjithçka është e përkryer: ligjet, politika, arsimi, shëndeti publik, etj. Në të vërtetë nuk është ashtu. Cdo vend ka problemet e tij. Tani një pjesë e madhe e jona ka udhëtuar apo studjuar jashtë shtetit dhe e ka kuptuar se edhe jashtë politika është shumë e ngjashme me atë shqiptare, se në disa shtete nuk ka fare shëndet publik, se varfëria egziston në shumë nga vendet e zhvilluara. Nuk duhet harruar se vendet e zhvilluara e kane arritur zhvillimin mbas shume kohesh.

3) Luftë ndaj idesë se gjithçka që vjen nga jashtë është më cilësore se gjithçka që kemi në vend. Kjo duhet të fillojë që nga politikat deri tek mallrat dhe njerëzit. P.sh. nëse FMN-ja thotë diçka për Shqipërinë, së pari duhet parë me sy kritik, pastaj pranuar. Nëse të tjerë si puna e zonjes në fjalë vijnë si shpëtimtarë të kombit, përpara duhen vënë në provë, pastaj kategorizuar si të tillë.

4) Luftë kundër idesë se Shqipëria nuk bëhet. Kjo është thjeshtë e pabesueshme. Shqipëria është një vend si gjithë të tjerët, as më shumë e as më pak. Ka të pasur e të papasur, të zgjuar e më pak të zgjuar, të shkolluar e të pashkolluar, e kështu me rradhë. Neve na duhet vetëm t’i gjejmë fillin lëmshit e të fillojmë nga puna, sidomos brezi i ri.

Me këtë notë optimizmi, ju oroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve e Mos humbshi kurre shpresat!

Më pëlqen komenti!

Më pëlqen komenti!

NDRYSHIMI FILLON NGA TI!!!

NDRYSHIMI FILLON NGA TI!!! nga une, ai, nga te gjithe ne...
DHE GABIMIN E BEJME NE, QE USHQEJME KAFSHE QE NA VRASIN, I JAPIM LEKE TE FUTEMI NE NJE PUNE, sado kot e pa lidhje qofte me skemi studiuar, mjafton te veshim taka e kollare e te dukemi njerez te larte e me rendesi, mjafton te jetojme ne Tirane (te kthyer nga jashte e ata me diplome (e aspak te shkolluar) shqiptare (ndoshta nder kjo (!))) dhe sapo kemi fillaur pune IA NXIJME JETEN NJERI TJETRIT, DUKE MARRE KENAQESI (!) NGA PERULJA E TJETRIT (antivlera; dhe jo ngritja me lart e figures personale, vlera) etj budalliqe me brire,,,

ja, pak me pare hasa me "keshtu do katandiset dhe Tirana po ta beje Luli tramvajin" pse vini emra ?? ne vend te diskutojme ceshtjen ne fjale, perfundojme shahemi me liber partie,,,dhe nderkohe jemi aq injorante per te kuptuar se sa dem po ikin leket/taksat tona (jo thjesht sbejme para,,me keq akoma)

Po te kemi pak me shume solidaritet dhe te cmojme njeri-tjetrin, mund te arrijme te konsolidohemi!!

Appreciate this post. Will
Appreciate this post. Will try it out.
I know this if off topic but
I know this if off topic but I'm looking into starting my own blog and was wondering what all is required to get set up? I'm
assuming having a blog like yours would cost a pretty penny?
I'm not very web smart so I'm not 100% positive. Any recommendations or advice would be greatly appreciated. Appreciate it
For the reason that the admin
For the reason that the admin of this web page is working, no question very quickly
it will be well-known, due to its feature contents.
As the admin of this website
As the admin of this website is working, no doubt very quickly it will
be renowned, due to its feature contents.
I am genuinely glad to glance
I am genuinely glad to glance at this blog posts which carries tons of useful information, thanks for
providing these kinds of information.
Hey I know this is off topic
Hey I know this is off topic but I was wondering if you knew of any widgets I
could add to my blog that automatically tweet my newest twitter updates.
I've been looking for a plug-in like this for quite some time and was hoping maybe you would have some experience with something like this. Please let me know if you run into anything. I truly enjoy reading your blog and I look forward to your new updates.
WOW just what I was looking
WOW just what I was looking for. Came here by searching for text your ex back example
Howdy! This article could not
Howdy! This article could not be written any better! Looking through this article reminds me of my previous roommate!
He continually kept preaching about this.
I am going to forward this information to him.
Fairly certain he's going to have a great read. I appreciate you for sharing!
I pay a visit everyday a few
I pay a visit everyday a few web pages and blogs to read articles, except
this website offers feature based writing.
What's up it's me, I am also
What's up it's me, I am also visiting this site daily, this web page is in fact good and the viewers are truly sharing pleasant thoughts.
Your write-up features proven
Your write-up features proven necessary to me. It’s
very useful and you're certainly extremely experienced of this type. You possess opened up our face for you to varying opinion of this kind of topic along with intriquing, notable and strong content material.
Great blog right here! Also
Great blog right here! Also your site quite a bit up very fast!
What host are you using? Can I get your associate link on your host?
I wish my website loaded up as fast as yours lol
Your own write-up offers
Your own write-up offers verified necessary to
me personally. It’s very helpful and you are clearly really well-informed in this field.
You have opened up my personal eyes in order to various opinion of this subject using intriguing, notable and solid
articles.
Unë me të vërtetë donte të
Unë me të vërtetë donte të dërgoni një fjalë të vogël të them në sajë të ju për pikat fantastike ju shkruani në respublica.al . Lookup kohë-konsumojnë ime e internetit ka në fund është nderuar me ide jashtëzakonisht të mira për të shkëmbyer me pals e mia . D Unë Express ' se shumë prej nesh në fakt vizitorët e faqes janë të pajisur jashtëzakonisht të ekzistojnë në një komunitet të dukshëm me kaq shumë individë bukuroshe me pikë të dobishme . Ndihem me të vërtetë me fat që e kanë përdorur faqen tuaj dhe të shohim përpara në momente kaq shumë më shumë argëtim leximit këtu . Thanks a lot përsëri për shumë gjëra .
Pages
Add new comment