Shërbimi sekret lëviz me “karroca”, nga 260 makina vetëm 15 në gjendje pune

Për të kuptuar mjerimin e atij që duhej të ishte Shërbimi Informativ Shtetëror mjaftojnë vetëm disa shifra: nga 800 informatorë, vetëm 11 prej tyre raportojnë për punë çdo ditë, ndërsa nga 260 makina që gjenden në inventarin e këtij institucioni, vetëm 15 prej tyre janë në gjendje pune. Makinat janë të prishura, ndërsa informatorët nuk janë aktivë sepse nuk paguhen nga shteti. Shifrat i ka paraqitur dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare kreu i Shërbimit Bahri Shaqiri, i cili ka kërkuar më shumë fonde për vitin në vazhdim. Me anë të një raporti ku janë detajuar zërat dhe shpenzimet, shefi i SHISH-it u ka kërkuar deputetëve ndihmën e tyre për lëvrimin e 94.6 milon lekëve të reja, shkruan e përditëshmja ‘Shekulli’. Shaqiri ka pohuar se paratë duhen jo vetëm për të mbuluar shpenzimet e vitit 2012, por edhe për të mbyllur vrimat e lëna nga buxheti i shkurtuar i viteve paraardhëse. Bahri Shaqiri nuk hyn te miqtë e kryeministrit Berisha, i cili ka kërkuar me ngulm shkurtim të mandatit të shefi të SHISH-it. Me Kushtetutë kryetari i SHISH-it varet direkt nga kryeministri, por Shaqiri ka patur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe posaçërisht të amerikanëve, me shërbimin sekret të të cilëve, CIA-n, thuhet se ka një bashkëpunim të frytshëm.
H.B.
Comments
Pershendetje Do deshiroja ti

Pershendetje

Do deshiroja ti shtoja vetem nje fjali ketij lajmi,Shaqiri eshte zoterues i nje pashaporte amerikane dhe eshte agjent i CIA,dicka qe dhe ju me shume finese e keni then ne fjaline e fundit.

Pershendetje Do deshiroja ti

Pershendetje

Do deshiroja ti shtoja vetem nje fjali ketij lajmi,Shaqiri eshte zoterues i nje pashaporte amerikane dhe eshte agjent i CIA,dicka qe dhe ju me shume finese e keni then ne fjaline e fundit.

nje burrec legen si Berisha

nje burrec legen si Berisha nuk mund te bej me shume se kaq.. Meqe amerikanet nuk duan te hiqet Shaqiri andej, ky e ngordh per leke, duke demtuar deri edhe interesat kombetare. O zot si nuk e shplan nje mortje kete vend qe mban funderrina te tilla si sali zgjyra mbi koke

Ashtu e beri edhe me

Ashtu e beri edhe me Bashkine. E la pa fonde dhe tani thote i shperdoroi ai qe ishte. Por opozites ja tregoi vendin. Ja mori me pahir ate bashki duke vjedhur vullnetin elektoral te mbeshtetesve te opozites. Dhe e mori. Duke e bere Shqiperine nje vend ku ai qe vjedh buke per te ngrene shkon ne burg kurse ai qe vjedh nje mandat elektoral, quhet kryebashkiak.

Edhe SHISH-it po ja ben gropen njesoj. Mbase ua gjen anen dhe amerikaneve qe e mbrojne, sic ja gjeti opozites. Me pahir e force ndoshta nuk ua merr dot por me para ama mund tja heq mbeshtetjen edhe Shaqirit.

E cmund te bejme ne? Asgje. Ky vend ka nje opozite qe nuk ka besim te vetja e as te populli. Femijet e tyre bredhin me BMW X6 si femije sheikesh. Saliu mund te vazhdoje ta shes Shqiperine tek fqinjet per te mbajtur veten ne pushtet me cdo kusht e me cdo cmim. Mund te vazhdoj te perdoret edhe si lolo ne skenen gjeopolitke sic po ndodh ne Izrael. Mund te turperohemi gjithe diten per kete mjerim qe kemi ne krye, por nuk ben fajde ky turp yni.

Sepse tjetri te gjykon nga ajo qe sheh. E kush i njeh shqiptaret vertet? Askush. Ja njohin Berishen dhe thone: Keshtu si ky trapi jane edhe shqipot

Add new comment