LDK-ja lëshon bombën: Qosja ka marrë 220 mijë Euro për t’na sharë për hesap të PDK-së

Dje publikuam një lajm mbi qëndrimin e fortë të Rexhep Qosjes kundër Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, ku ai “pickonte” fort dhe Isa Mustafën si një person që është “graduar” si akademik me logjikë, e për kontribute, politike. Sot ka reaguar ca më fort Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila fillimisht denoncon një përpjekje të PDK-së së Thaçit “për të ndryshuar Ligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”, gjë që për të është “e dëmshme, e papranueshme dhe e frymëzuar nga një logjikë staliniste”.
Por më poshtë, gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Është hera e një akuze të rëndë: “PDK-ja, pasi pagoi Rexhep Qosjen, e obligoi këtë të fundit që të dalë e ta përkrahë tendencën e mbrapshtë të PDK-së dhe në të njëjtën kohë ta shajë LDK-në, lidhur me një çështje me të cilën LDK-ja nuk ka të bëjë. Por, Qosja arsyet i ka të forta, meqë 220 mijë euro për disa të shara nuk janë pak”, nënvizohet në komunikatën e Kryesisë së LDK-së, e cila ka target deri në fund Rexhep Qosjen.
“Rexhep Qosja ... nuk ka kaluar kurrë procedura zgjedhjeje. Njeriu i dërguar në Akademi nga ish-Komiteti Krahinor i LKJ-së, nuk ka si i mëson të tjerët për rregulla demokratike të zgjedhjes. Po ashtu, i njëjti nuk e di nga i bie ASHAK-ja, meqë aty nuk ka shkelur me dekada, edhe pse vijon të marrë rrogë nga ASHAK-ja, pra nga taksat e qytetarëve të Kosovës”, vijon komunikata e LDK-së në përgjigje të j'accuse-ës së Qosjes një ditë më parë.
Dhe në fund deklarata i referohet frazës së famshme të Qosjes për një “revolucion të vonuar demokratik”, me të cilën ai ka përkufizuar atë që ndodhi në Shqipëri në vitin 1997, dhe me këtë rast atij i atribuohet një ambicje a dëshirë për të provokuar një “revolucion të ngjashëm” edhe në Kosovë. “Do të shkojë nga kjo botë i dëshpëruar, sepse një gjë të tillë nuk do ta lejojnë qytetarët e Kosovës”, garanton deklarata, pa e bërë shumë të qartë këtë lidhje mes Shqipërisë së ’97-ës dhe Kosovës së sotme.
Lihet gjithashtu pa sqaruar se ç’janë efektivisht ato 220 mijë Euro, që e kanë bërë Qosjen të flasë kundër LDK-së (sipas pretendimit të kësaj të fundit).
Re.Pu.
Comments
220.000 Euro ka paguar

220.000 Euro ka paguar Ministria e Arsimit në Kosovë për të shtypur dhe botuar Kompletin e veprës së Rexhep Qosjes... 220.000 Euro nuk janë dhënë qe dhjetë vite në Kosovë për krejt librin a librat në gjuhën shqipe... Buxheti që Ministria e Kulturës ndan për librin (shtypje dhe ndihma botuesve të Kosovës) është rreth 20.000 Euro në vit... Tashti, Ministria e Arsimit nën udhëheqjen e ish-Ministrit të Arsimit dhe tash Ministër i jashtëm Enver Hoxhajt ia ndau Qosjes gjithë atë pare para 2 vitesh... për kompletin e veprës së tij!... Janë 28 libra të shtypura keq dhe nën siglën e Institutit Albanologjik në Prishtinë... Të themi që shtypi dhe ribotimi për 28 libra ka kushtuar 20.000 Euro. Redaktimi e lekturimi dhe shpenzimet tjera rreth 10.000 Euro... Pyetja që shtrohet: sa ishte honorari që Qosja mori nga ato 220.000 Euro! Që po ua kthen me nder (me thanë!) "babai" i kombit- po ua kthen... Edhepse as këta të LDK s'janë hiç më të mirë sepse e kishin Ministrinë e Kulturës në d uar për 10 vjet në duar dhe nuk mundën të bënin gjë të hajrit. Pra, huni i ka gjetur tirqët- thonë tek ne në Kosovë! Teatër absurd dhe i pistë.

Ne njesoj jemi si ketej dhe

Ne njesoj jemi si ketej dhe pertej kufirit politik te shteteve. Shtyjme e peshtyjme pa pergjegjesi dhe shpesh pa shkak njeri-tjetrin.

Thene me se buti, Qosja me

Thene me se buti, Qosja me paraqitjet e veta POLITIKE, po "urinon kundruall eres" dhe po e perlyen vetem veten. Duhet vertete ky njeri,te kete humbur arsyen, sepse shkrimet e tij jane thjeshte "pallavra" qe fabrikohen nga karakteri i tij i lig. Cdo njeri tjeter qe sadokap logjikon, nuk hyne ne polemika kur apriori e din se do te jete i humbur. Eshte me se e vertete qe shkrimet e tij iritojne pjesen dermuese te shqiptareve.

rexhep qosja eshte nje

rexhep qosja eshte nje pseudoakademik dhe politikan i deshtuar.as votat e familjes nuk mori kur krijoi nje parti politike.

Add new comment