Gjueti balonash - një kronikë trishtimi parazgjedhor

Postuar në 23 Prill, 2019 00:12
Bard Camaj

 

Në pikëpamjen e kulturës politike, aktualisht jemi në stadin e evolucionit të një demi të tërbuar, që i vërsulet çdo gjëje që lëviz, dhe që në të njëjtën kohë është e kuqe. Përgjithësisht në këto raste beteja jonë qytetare përfundon në një ritual grotesk të trazimit të ajrit me brirë, sepse me to godasim kudo përveçse aty ku duhet: Të gjitha grykat kundërajrore të opozitarizmit këto ditë janë kthyer kundër partizës së Rudina Hajdarit; gjuajnë me predha artilerie një balonë.

Sikur partiza belbëzuese e do figurave jo pak të rëndësishme të PD, me një kauzë aspak jolegjitime, të ishte problemi madhor i opozitës zyrtare. Çudi që legjitimiteti është shqetësimi kryesor i PD, në një kohë kur legjitimiteti nuk ekziston, në një prerje transversale të tërthortë të të gjithë spektrit politik. Në kushtet kur të gjithë janë përfshirë në prostitucion politik, duket goxha jo bindëse që një nga laviret e politikës të dalë e të tregojë me gisht laviret e tjera që i kanë zënë vendin.

Po të ishte për mua, në vend që të merren me akuza virgjiniteti, më mirë do ishte të diskutohej mbi mënyrat e spostimit të bordellos diku në periferi të shoqërisë. Sepse kur të gjithë kanë votuar unanimisht që ky show të vazhdojë, është e natyrshme që të ndiqet principi i reduktimit në maksimum të dëmit: zvogëlimi drastik i kompetencave dhe ndërhyrjes së shtetit, me idenë që një hajdut të vogël, po të na fusë duart në xhepa, do të mund ta rrahim.

Ja pra, ku doli një ide gjeniale të cilën do të mund ta vinte në jetë Lulzim Basha, nëse do të vendoste një ditë që politikën ta merrte seriozisht. Por seriozitet nuk ka, sepse ky mall në PD është po aq me pakicë sa legjitimiteti, për këtë arsye opozita detyrohet të dalë gjueti me kundratanke e kundraajrorë për të gjuajtur balona. Ndërkohë, avionët e ngarkuar me eurodollarë largohen çdo ditë nga Rinasi, dhe ne duke u ndjerë të keqardhur që kemi arritur të grabisim vetëm tre-katër prej tyre.

Comments

Submitted by anti-injoranti (not verified) on

Po të ishte për mua, në vend që të merret me akuza virgjiniteti, më mirë do ishte qe autori te vizitoje nje bordello diku në periferi, se vetem per gazetari nuk ben. Ndoshta ka me shume sukses ne bordello me prostitutat qe I ka aq qejf. Vetem kjo eshte e qarte ne kete shkrim. Te tjerat jane lesh e li.

Submitted by Denis Brini (not verified) on

Anti-injoranti, kishe ndonje argument ne lidhje me shkrimin, apo thjesht zbrite nga fluturimi nga lartesite e intelektit sa per te leshuar nje glase?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.